Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Rusia voton në zgjedhjet parlamentare

0
Rusia voton në zgjedhjet parlamentare

Të lodhur nga koronavirusi, pagat e ngecura, korrupsioni i pakontrolluar, rusët filluan të votojnë të premten në zgjedhjet parlamentare.

Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë.

Zgjedhjet do të zgjasin tri ditë, deri më 19 shtator.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Autoritetet gjithashtu kanë bllokuar nismën Votimi i Zgjuar, e cila mbështetet nga  udhëheqësi i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny.

“Është regjimi rus, dhe jo publiku, ai që ka nevojë për zgjedhje”, ka thënë Andrei Kolesnikov, analist në Qendrën Carnegie të Moskës, në një koment në internet.

Video:

Sondazhet parazgjedhore nga Qendra e pavarur Levada kanë treguar se shumica e rusëve janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon Duma.

Sondazhet kanë treguar probleme edhe më të thella me Rusinë e Bashkuar, parti që e quan veten të pavarur, por që në fakt është e lidhur ngushtë me udhëzimet nga Kremlini dhe administrata e fuqishme presidenciale.

Rusia e Bashkuar ka shumicën në Dumën e Shtetit, por popullariteti i saj është aktualisht më i ulëti në gati dy dekadat e ekzistencës së saj.

Edhe sondazhi shtetëror VTsIOM ka zbuluar se mbështetja për Rusinë e Bashkuar sillet në rreth 29 për qind.

Për dallim, presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nuk është anëtar i partisë, ruan popullaritet të gjerë dhe nuk ka rival të mirëfilltë politik.

Megjithatë, popullariteti i tij ka rënë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të reformës së përgjithshme të pensioneve, të miratuar pas rizgjedhjes së tij në vitin 2018, dhe perceptimeve për nivele të larta të korrupsionit në Qeveri.

Pagat kanë ngecur për një pjesë të madhe të popullsisë, ndërsa ekonomia lufton me sanksionet ekonomike nga Perëndimi, taksat e larta dhe inflacionin në rritje.

“Llogaris në pozicionin tuaj qytetar, të përgjegjshëm, të ekuilibruar dhe patriotik”, ka thënë Putin në një video-adresim, të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit në prag të votimeve.

Përveç Rusisë së Bashkuar, edhe tri parti të tjera kanë aktualisht ulëse në Dumën e Shtetit.

Më e fuqishmja është Partia Komuniste. Dy të tjerat janë: Partia Liberale Demokratike e Rusisë dhe partia Një Rusi e Drejtë.

Të tria thonë se janë në kundërshtim me Rusinë e Bashkuar, por, në realitet, ato rrallë votojnë kundër iniciativave të shumicës ose atyre që lobon në mënyrë eksplicite Kremlini.

Vlerësimet e dobëta në sondazhe për Rusinë e Bashkuar paraqesin sfidë për këshilltarët e politikës së brendshme të Kremlinit, të cilët kanë frikë se partia mund të humbasë shumicën.

Humbja e shumicës së madhe mund ta bëjë më të vështirë për Dumën që të kalojë legjislacione të mëdha, të tilla si ndryshimet kushtetuese.

Kjo do t’i komplikonte potencialisht zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, kur mandati aktual i Putinit është i planifikuar të përfundojë.

Vitin e kaluar, Duma ka miratuar ndryshime kushtetuese që i hapin derë Putinit të qëndrojë në pushtet përtej vitit 2024, por ai nuk ka treguar nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о сбитом на подлете к Москве беспилотнике


Спорт в России и мире
Москва

Монсон заявил, что его спортивная карьера практически завершена


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Шнайдер вышла в третий круг турнира WTA-1000 в Риме, победив Самсонову в российском дерби


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Крылатчан попросили с пониманием отнестись к спортивному ориентированию





Путин в России и мире
Москва

Си отказал Макрону в просьбе, связанной с Путиным. В Москву прибыл лидер Кубы


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко вернулся с парада Победы в Минск: "Ядерный апокалипсис неминуем"




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Волочкова спасала платье и чуть не утонула на Мальдивах



Москва

На Земле началась сильнейшая магнитная буря

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net