Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Ambasada e SHBA-së përgëzon largimin e Berishës nga PD-ja

0
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti është i guximshëm dhe “meriton respekt”.


Përmes një postimi në Twitter, Ambasada amerikane tha se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara.


“Vendimi i vështirë, i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha, meriton respekt. Ky vendim tregon se - ashtu sikurse 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë - Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri të ditur mbrëmjen e së enjtes për përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, pas një cikli të gjatë akuzash në drejtim të tij nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Shqipëri.




Sipas Bashës, ky vendim bëhet “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundim të kërkesës ligjore për transparencë”, pas shpalljes së Berishës person i padëshiruar nga Departamenti amerikan i Shtetit.


“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë zotit Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhje të plotë të kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Basha.


Në anën tjetër, ish-kryeministri Berisha ka shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në krijimin e legjislaturës së dhjetë, dhe e ka quajtur "null" vendimin e Bashës, duke e quajtur atë bashkpunëtor të Edi Ramës. 


Berisha u prit para hyrjes së sallës së Kuvendit me duartrokitje nga simpatizantë të Partisë Demokratike. 


“Siç e shihni unë jam anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kompromisi Basha-Rama është null. Nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës së qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.


Largimi i Berishës nga PD-ja vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes në, siç është thënë, korrupsion të gjerë.


Në deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.


Berisha i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar që të publikohen fakte.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net