Kosova regjistron edhe 26 viktima nga COVID-19
Sipas raportit, 15 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 11 të gjinisë femërore.
Nga dy viktima u regjistruan në Pejë, Malishevë, Viti, Gjilan Prishtinë, Prizren, Klinë, Ferizaj dhe Gjakovë, ndërkaq nga një rast me fatalitet u regjistruan në Podujevë, Lipjan, Skenderaj, Gllogoc, Kamenicë, Rahovec, Deçan dhe Vushtrri.
Nëntë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, pesë viktima i përkisin grupmoshës 80 vjeç e më të vjetër, aq sa u regjistruan edhe në grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërkaq, nga tri viktima i përkisnin grupmoshës 50-59 vjeç dhe 30-39 vjeç. Në 24 orëshin paraprak ka ndërruar jetë edhe një person i moshës 20-29 vjeç.
Rastet e reja dalin pas testimit të 12.558 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.
Nga kjo shifër, i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për koronavirus.
Sa i përket infektimeve, më së shumti raste janë regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç, përkatësisht 287 të infektuar.
Prishtina ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve, ku në 24 orë janë infektuar me COVID-19 277 persona.
Gjatë 24 orëve paraprake, MSH njofton edhe për shërimin e 1.421 personave. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, ka arritur në 120.892.
Raste aktive me koronavirus ndërkaq janë 26.525.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 20. 479 doza të vaksinës.
Deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar 298.445 persona me të dy dozat e vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 882.718 doza.
