SHBA-ja e shtyn vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Kinës
Prodhimet përfshijnë telefona celularë, laptopë, disa lodra, monitorë kompjuterash, këpucë dhe veshmbathje.
Lajmi befasues nga zyra e përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara ngjallën një rritje prej 5% të aksioneve të kompanisë amerikane Apple.
Njoftimi u bë i ditur disa minuta pasi ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës-kryeministri, Liu Ai kishte zhvilluar një telefonatë me zyrtarët e tregtisë amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se do të vendosë një tarifë prej 10 për qind në 300 miliardë dollarë të mallrave kineze, duke fajësuar Kinën që nuk i zbatoi premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane.
