Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 23.08.2019

Britania e Madhe do të kthejë migrantët që hyjnë nga Franca

Evropaelire.org 

Britania e Madhe do të kthejnë migrantët, që në mënyrë të paligjshme, përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit nga Franca, tha të premten kryeministri britanik, Boris Johnson. "Ne do t'ju kthejmë përsëri", tha Johnson, kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për migrantët e paligjshëm, pasi autoritetet zunë një varkë migrantësh në brigjet e jugut të Anglisë. "Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend, ku ju mund të vini në mënyrë të paligjshme", tha Johnson. Rreth 65 persona që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe... Читать дальше...

Gjermania në prag të recesionit

Evropaelire.org 

Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spiegel. Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve. Qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike - me kusht që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe nëse Britania e Madhe nuk e lë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport. "Prandaj ne nuk shohim asnjë arsye për masa afatshkurtra për të stabilizuar ekonominë"... Читать дальше...

Trump fton kompanitë amerikane të largohen nga Kina

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, porositi kompanitë amerikane të shikojnë mënyra për të mbyllur operacionet e tyre në Kinë, dhe për të prodhuar më shumë produkte të tyre në Shtetet e Bashkuara. Trump nuk mund të detyrojë kompanitë të braktisin Kinën. Ai nuk dha detaje sesi do të procedojë me këtë urdhër. Megjithëse ai tha se do të ofronte një përgjigje më vonë për tarifat ndaj produkteve amerikane të shpallura nga Kina, më herët gjatë ditës. "Kompanitë tona të mëdha amerikane janë porositur... Читать дальше...



Tahiri: Radoiçiqi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit

Evropaelire.org 

Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, është shënuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, dhe dosja e tij është kompletuar, dhe proceduar organeve ndërkombëtare, me qëllim që të nxirret fletarrestimi ndërkombëtar. Këtë e ka deklaruar ministri në largim i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, duke thënë se një vendim të tillë e ka sjellë Gjykata Themelore në Prishtinë. “Milan Radoiçiq është i dyshuar... Читать дальше...

Franca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me Iranin

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se bisedimet me presidentin francez, Emanuel Macron, që synojnë të shpëtojnë një marrëveshje ndërkombëtare të vitit 2015, ishin "produktive". "Franca ka paraqitur disa sugjerime dhe ne prezantuam disa sugjerime se si të zbatohet [marrëveshja bërthamore] dhe hapat që të dyja palët duhet të ndërmarrin", u citua Zarif nga media iraniane. Zarif tha se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, të cilën nënshkruesit evropianë të kësaj... Читать дальше...

Thirrja e nënës që humbi djalin nga droga

Evropaelire.org 

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare deri kur vdiq pas pesë vjetësh.

Kina vendos tarifa të reja ndaj mallrave të SHBA-së

Evropaelire.org 

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë. Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor. Ministria e Tregtisë në Kinë ka njoftuar për tarifat shtesë prej pesë ose 10 përqind, në gjithsej 5.078 produkte amerikane, duke përfshirë produktet bujqësore, naftë bruto dhe avionë të vegjël. "Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa shtesë... Читать дальше...

Arrestimi i Janevës vështirëson funksionimin e Speciales

Evropaelire.org 

Arrestimi i kryeprokurores speciale, Katica Janeva dhe mosmiratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike mund të bllokojnë të gjitha proceset gjyqësore, që është duke zhvilluar Prokuroria Speciale, thonë përfaqësues të këtij institucioni. Bëhet fjalë për 17 padi penale ku janë të përfshirë 94 zyrtarë të ndryshëm, kryesisht të pushtetit të kaluar, përfshirë ish-ministra dhe bartës të funksioneve tjera publike. Prokurorisë Speciale mandati i skadon më 15 shtator, andaj edhe kërkohet miratimi i Ligjit për Prokurorisë Publike... Читать дальше...



Londër: Një hakeri do t'i konfiskohen monedha digjitale në vlerë rreth 1 milion dollarë

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Londër urdhëroi të premten konfiskimin e Bitcoin-it, dhe monedhave të tjera digjitale, me vlerë gati 1 milion dollarë nga një haker kompjuterik. Gjykatësja, Joanna Korner, vendosi që shteti mund të konfiskojë shuma të  monedhave digjitale nga Grant West, 27 vjeç. West, nga Kenti në Anglisë juglindore, u dënua në maj të vitit të kaluar me mbi 10 vjet burg, në bazë të akuzave të komplotit për mashtrim, posedim i pasurisë kriminale dhe të drogës. “Ai duhet t'i bindet urdhrit të... Читать дальше...

Aksident i rëndë në Prishtinë

Evropaelire.org 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, kur një kamion është përplasur me disa automjete tjera. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Në aksident janë përfshirë 9 automjete. Pas këtij aksidenti, 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti. Kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin, është i kompanisë rajonale “Pastrimi”. Me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Pamje pas aksidentit në Prishtinë

Evropaelire.org 

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një kamion ka goditur kështu disa makina. Polica e Kosovës tha se nga ky aksident tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq nëntë vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Prokuroria paralajmëron masa të ashpra për ruajtjen e votës nga “vjedhësit”

Evropaelire.org 

Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë përballur me ligjin, për vjedhje të votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore. Njëzetenjë prej tyre janë dënuar me burg, 42 kanë marrë dënime me gjobë, derisa 1171 persona të tjerë, kanë marrë dënime me kusht. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), thonë se nuk kanë të dhëna të sakta për zgjedhjet para vitit 2014, sidomos për zgjedhjet e vitit 2010, ku ndodhën vjedhjet më të mëdha të votave që nga mbarim i luftës.... Читать дальше...

Palestinezët sulmojnë një familje izraelite

Evropaelire.org 

Një izraelite është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, nga një sulm i palestinezëve afër Bregut Perëndimor, njoftuan zyrtarët shëndetësor. Ushtria e Izraelit tha se një person, dhe dy fëmijët e tij u sulmuan nga palestinezët, të cilët përdorën një pajisje shpërthyese të improvizuar. Zyrtarët njoftuan më pas se nga plagët e marra gjatë sulmit, një 17 vjeçare ka humbur jetën. Ushtria tha se incidenti po trajtohet si një sulm terrorist. Rajoni pati përleshje vitin e kaluar, midis palestinezëve dhe izraelitëve... Читать дальше...

Kosnett: Një person nga Kosova është ekstraduar në SHBA

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se një person nga Kosova është ekstraduar në SHBA. Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se ekstradimi i tij, shënon edhe zbatimin për herë të parë të Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, e cila është finalizuar në qershor të këtij viti. “Në qershor SHBA-ja dhe Kosova përfunduan Marrëveshjen e Ekstradimit. Sot ne e përdorëm atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur, nga Kosova për gjykim në Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Macron për zjarret në Amazonë: Shtëpia jonë po digjet

Evropaelire.org 

Parisi dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për mbrojtje të rajonit të Amazonës, që është përfshirë nga flakët, teksa presidenti brazilian i krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, ka akuzuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron për shpërfaqje të “mentalitetit kolonialist” në këtë çështje. Të dhënat zyrtare tregojnë se gati 73,000 zjarre janë regjistruar në Brazil në tetë muajt e këtij viti, duke shënuar kështu numrin më të lartë prej vitit 2013. Shumica prej tyre janë parë në rajonin e Amazonës. Читать дальше...

Putin urdhëron përgjigje reciproke ndaj SHBA-së

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha ministrisë së Mbrojtjes, dhe agjencive të tjera qeveritare që të analizojnë kërcënimin e paraqitur nga një test i ri raketash amerikane, dhe të përgatisin një përgjigje reciproke. Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin testuar një raketë balistike, që goditi shënjestrën e saj, pas më shumë se 500 kilometra fluturim. Kjo është prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një traktat i kontrollit të armëve me Rusinë. Putin tha se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq... Читать дальше...

Nisma dhe AKR-ja nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Evropaelire.org 

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë një konference për media, tha se ky koalicion parazgjedhor, do të jetë “faktori përcaktues” për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Nisma dhe AKR-ja do të jenë faktori kryesor në qeverisjene ardhshme. Ky koalicion do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”... Читать дальше...

Filmi boshnjako-holandez fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

Evropaelire.org 

Një film boshnjako-holandez me titull, Më dërgo në një vend të mirë (Take Me Somewhere Nice), ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që këtë vit ka shënuar edicionin e 25-të. Filmi i regjisores boshnjake, Ena Sendijareviq, paraqet një vajzë që largohet nga Holanda dhe udhëton drejt vendlindjes së saj në Bosnje për të vizituar babain e sëmurë që nuk e ka parë kurrë. Filmi është shpërblyer me 17,736 dollarë, bashkë me Çmimin Zemra e Sarajevës. Përgjatë ditëve të festivalit... Читать дальше...

Kryeministri Zaev mohon të jetë përfshirë në aferën “Reketi”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka hedhur poshtë spekulimet për përfshirjen e tij, por edhe të politikanëve të tjerë në aferën “Reketi”. Zaev ka thënë se asnjëherë nuk ka biseduar me një nga të arrestuarit në këtë skandal, Bojan Jovanovski, lidhur me siç është thënë “menaxhimin e situatës me të”. Kreu i qeverisë ka komentuar edhe arrestimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva, po ashtu e dyshuar në zhvatjen e 1.5 milion eurove të afaristit, Orce Kamçev, të cilit i është premtuar... Читать дальше...


Музыкальные новости
Певица

Певица Анциферова заявила, что уехавшие из России артисты мозолили глаза на ТВ





Персональные новости
#123ru.net

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»





Me çfarë premtimesh partitë politike do t’i synojnë votat e qytetarëve?

Evropaelire.org 

Zhvillimi ekonomik, punësimi, sundimi i rendit dhe ligjit dhe në veçanti ngritja e cilësisë në arsim, janë disa nga çështjet që mendohet se do të tërhiqnin vëmendjen e qytetarëve në fushatën e partive politike për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Pas shpërndarjes së Kuvendi të Kosovës, brenda 45 ditëve në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për përbërjen e re të legjislaturës së shtatë të Kosovës. Qytetarët do të kenë mundësinë që të votojnë për kandidatët dhe partitë... Читать дальше...

Macron i kërkon Modit respektim të të drejtave të njeriut në Kashmir

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi se Parisi është duke shikuar nga afër zhvillimet në Kashmir dhe i ka bërë thirrje atij të respektojë të drejtat e njerëzve në të dyja anët e rajonit të Himalajeve. Deklaratat e Macronit kanë ardhur pas takimit të liderit francez me Modin jashtë Parisit. Macron ka thënë se planifikon të zhvillojë dialog të ngjashëm edhe me kryeministrin pakistanez, Imran Khan në ditët në vijim. Macron i ka thënë Modit se është... Читать дальше...

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Evropaelire.org 

Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se ai është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar një tetim për t’i vazhduar dënimin. Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht. Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar. Derisa ka qenë në burg... Читать дальше...

Të paktën 5 persona vdesin nga vetëtimat në Malet Tatra

Evropaelire.org 

Të paktën pesë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, si pasojë e vetëtimave në Malet Tatra në jug të Polonisë dhe Sllovakinë fqinje. Viktimat kanë qenë në anën polake, kur ka nisur një stuhi e fuqishme në Malin Giewont. Më shumë se 100 persona tjerë janë plagosur në këtë zonë të populluar me ngjitës. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se disa persona janë në gjendje serioze, pasi kanë shumë djegie dhe plagë në kokë. Shpëtimtarët kanë thënë se ngjitësit kanë qenë afër zinxhirëve të metalit kur ka nisur stuhia. Читать дальше...

SHBA-ja padit 80 persona për mashtrime në internet

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se kanë paditur 80 persona, shumica prej tyre nigerianë, për shkak të pastrimit të parave, që u ka kushtuar viktimave miliona dollarë përmes mashtrimeve në internet. Prokurorët kanë thënë se kanë ngritur paditë pasi 17 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje në Shtetet e Bashkuara, kryesosht në Llos Angjelles. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka thënë se pjesa tjetër e personave të paditur janë në Nigeri. Sipas zyrtarëve amerikanë, të dyshuarit... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Рублев отдохнул психологически и в Мадриде показывает качественный теннис» — Тарпищев


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ключевой аспект успеха: как построить долгие и хорошие отношения с клиентом





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мэр Киева Кличко рассказал о попытках встретиться с Зеленским лично


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Москва

МакSим — о Трусовой: какой характер у этой девочки!

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net