Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 31.08.2019

Ukraina dhe Polonia duan që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha sot se ai dhe homologu i tij polak, janë pajtuar se sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë, derisa Ukraina të mund të riktheje territorin e humbur, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska më 2014. I shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit të tij të ri, Zelenskiy po qëndron në Poloni, ku përveç takimeve me homologun e tij, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që do të mbahet të dielën. Читать дальше...

Përfshirje e ulët e të rinjve në tregun e punës

Evropaelire.org 

Masat dhe programet e shumta që po ndërmerr Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vetëpunësimin e të rinjve, me qëllim të uljes së papunësisë, kanë sjellë në masë të caktuar rezultate, por të rinjtë, sipas njohësve, vazhdojë që perspektivën e tyre ta shohin në vendet e Bashkimit Evropian. Së fundmi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një video-mesazhi, që e ka shpërndarë në rrjetet sociale, i ka porositur të rinjtë që të luftojnë për krijimin e kushteve më të mira në shtetin e tyre. Читать дальше...

Ryshfeti s’është faktori i vetëm i tërheqjes së njohjeve

Evropaelire.org 

Mungesa e kultivimit të marrëdhënieve me disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën, konsiderohet si një prej faktorëve që po çon në tërheqjen e këtyre njohjeve, thonë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, Kosova duke lënë anash kultivimin e raporteve dhe marrëdhënieve me këto vende, u ka lënë hapësirë veprimi diplomacive nga Rusia dhe Serbia që të bindin disa prej këtyre shteteve që të tërheqin njohjet. Së fundmi, Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe kabinetin e ministrit të Jashtëm serb... Читать дальше...



Greqia me masa të reja për migrantët

Evropaelire.org 

Greqia ka marrë vendim sot që të shtojë masat e sigurisë në kufijtë e saj dhe do të zhvendosë migrantët nga kampet që gjenden në ishujt grek, në përpjekje kështu për t’u përballur me valën e re të migrantëve. Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas arritjes së një numri të madh të migrantëve në Greqi më herët gjatë kësaj jave, transmeton Reuters. Qeveria greke tha sot se përveç zhvendosjes së azilkërkuesve nga kampet që gjenden në ishuj... Читать дальше...

Uragani Dorian forcohet, javën e ardhshme pritet ta godasë Floridën

Evropaelire.org 

Stuhia e fuqishme që po kërcënon të godasë Bahamasin dhe brigjet e juglindjes së Shteteve të Bashkuara, është rritur në kategorinë e katërt, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së. Uragani Dorian tashmë ka erëra që arrijnë në 225 kilometra në orë. Pasi të kalojë përmes Bahamas, Dorian javën e ardhshme pritet ta godasë bregdetin lindor të Floridës. Turistët në Bahamas kanë shpejtuar që të largohen, përpara mbylljes së aeroportit. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Florida... Читать дальше...

Të paktën 24 të vdekur pasi autobusi bie në lumë

Evropaelire.org 

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi që autobusin me të cilin po udhëtonin ra në një lumë në veriperëndim të Pakistanit, tha policia. Aksidenti ndodhi në orët e vona të 30 gushtit në zonën Kandian, që gjendet në provincën Khyber Pakhtunkwa. Policia tha se të gjithë personat që po udhëtonin me autobus, i përkisnin një familjeje, të cilët po ktheheshin nga një dasmë. Lidhur me këtë aksident, policia ka nisur hetimet. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë... Читать дальше...

Përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë

Evropaelire.org 

Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë, në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë.  Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit. Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Evropaelire.org 

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur dhe po marshojnë në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet. Autoritetet kanë refuzuar një kërkesë që të marshohet drejt Zyrës së Qeverisë së Kinës, për të shënuar përvjetorin e pestë të një vendimi të Partisë Komuniste të Kinës, kundër zgjedhjeve plotësisht demokratike në Hong Kong. Policia në Hong Kong ka vendosur disa barriera dhe ka dërguar kamionë uji në lokacione të ndryshme të qytetit. Protestat në Hong Kong nisën dymbëdhjetë javë më parë... Читать дальше...



SHBA-ja vendos sanksione ndaj cisternës iraniane

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj cisternës iraniane Adrian Darya 1 dhe kapitenit e tij, përmes një urdhri ekzekutiv “që ka për cak terroristët dhe ata që ofrojnë mbështetje për terrorizmin apo për aktet terroriste”. Departamenti amerikan i Thesarit më 30 gusht e cilësoi cisternën – që besohet që është nisur drejtë Sirisë – si “pronë të bllokuar” sepse anija bartë 2,1 milionë fuçi të naftës së papërpunuar iraniane dhe se “Garda Revolucionare e Iranit përfiton” prej kësaj nafte. “Si pjesë e veprimeve të sotshme... Читать дальше...

Afganistan: Talibanët sulmojnë qytetin e Kunduzit

Evropaelire.org 

Militantët talibanë kanë nisur një sulm të madh në Kunduz të Afganistanit, në kohën kur po mbahen bisedimet me Shtetet e Bashkuara, që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit 18-vjeçar në vend. Zyrtarët afganë thanë se militantët talibanë kanë sulmuar pikat strategjike të qytetit Kunduz, njërit prej qyteteve më të mëdha në Afganistan. Zëdhënësi i Presidencës, Sediq Seddiqi, tha se forcat e sigurisë afgane i kanë kundërpërgjigjur këtij sulmi në disa pjesë të qytetit. Ndërkaq, zëdhënësi i talibanëve... Читать дальше...

Vakuumi ligjor lë pa përkujdesje të miturit e varur nga narkotikët

Evropaelire.org 

Përdorimi i substancave narkotike nga adoleshentët dhe të rinjtë, përbën një shqetësim në rritje për shoqërinë kosovare. Arjeta Musliu, një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës kishte vdekur nga përdorimi i narkotikëve, kishte rrëfyer historinë e saj Radio Evropa e Lirë, duke treguar se djali i saj kishte filluar të abuzonte me narkotikë që nga mosha 14-vjeçare. Si pasojë e përdorimit të këtyre substancave, ai kishte vdekur pesë vjet më vonë. Prindërit, si rasti i Arjetës, kërkojnë ndihmën e autoriteteve në raste të tilla. Читать дальше...

Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit

Evropaelire.org 

Katër koalicione do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate kanë dorëzuar kërkesën e tyre në KQZ që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, do të garojnë si koalicion në zgjedhjet parlamentare. Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake... Читать дальше...

Matthew Palmer, emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”. Në këtë kapacitet, Palmer do të udhëtojë në Slloveni... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в ⅛ финала турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о единых принципах привлечения инвесторов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мэр Киева Кличко рассказал о попытках встретиться с Зеленским лично


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Бато Багдаев

Театр, искуство, Россия и дети: кукольная фотосессия в Бурятии



Москва

WSJ узнала об оценке НАТО вероятности нападения России на соседей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net