Rusia thotë se nuk do të vendosë sisteme të reja raketore nëse SHBA-ja bën të njëjtën gjë
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu tha sot se Moska nuk do të vendosë raketa të reja, përderisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë në Evropë dhe Azi. Ai tha se vendi i tij është i gatshëm për dialog me SHBA-në lidhur me raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi dhe ripërsëriti qëndrimet e fundit të Moskës se nuk ka plane për dislokime të reja të raketave. “Ne do t’i përmbahemi kësaj. Nëse nuk ka sisteme të tilla në Evropë (të vendosura nga Uashingtoni) ne nuk do të bëjmë asgjë atje”, tha Shoigu. Читать дальше...