Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 22.08.2019

Zgjedhje të reja me sfida të vjetra

Evropaelire.org 

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe organizimi i tyre për një periudhë të shkurtë kohore, do të përcillet me sfida dhe vështirësi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vlerësojnë zyrtarët e këtij institucioni, i cili merret me organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në rastet kur zgjedhjet nuk janë të planifikuara... Читать дальше...

Merkel përkujton "Zinxhirin e Baltikut" të krijuar 30 vjet më parë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përkujtuar qindra mijëra persona që janë rreshtuar në tri shtetet baltike 30 vjet më parë, për të krijuar atë që do të njihej më vonë si Rruga Baltike, në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik. Përmes një video-mesazhi të transmetuar më 22 gusht në një konferencë në kryeqytetin e Letonisë, Riga, Merkel e ka përshkruar Rrugën Baltike apo Zinxhirin Baltik si “hap të rëndësishëm drejt lirisë dhe demokracisë në Evropën Veriore, Qendrore dhe atë Lindore”. Presidenti i Letonisë... Читать дальше...

Autoritetet e Moskës refuzojnë kërkesën e opozitës për protestë

Evropaelire.org 

Një kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht. Lyubov Sobol ka thënë të enjten se aktivistët kanë propozuar tri vende për mbajtje të marshit, në shenjë proteste ndaj “shtypjes politike”, mirëpo secila kërkesë është hedhur poshtë. Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor... Читать дальше...



Shefi i Pentagonit konfirmon vdekjen e Hamza bin Ladenit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar vdekjen e Hamza Bin Ladenit, djalit të themeluesit të grupit, Al-Kaida, Osama bin Laden. “Kështu kam kuptuar unë”, ka thënë Esper në një intervistë për Fox News, kur është pyetur nëse Hamza Bin Laden është i vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. “Nuk kam detaje për këtë rast. Edhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt nëse do të mund t’i ndaja me ju”, ka shtuar ai. Mediat amerikane kanë raportuar në fillim të muajit gusht se bin Laden... Читать дальше...

Raportohet për të vdekur në malet e Polonisë nga vetëtimat

Evropaelire.org 

Dhjetëra persona është raportuar të jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga disa vetëtima që janë shkrepur bashkë me një stuhi të papritur në male, në jug të Polonisë. Vetëtima është thënë të ketë goditur një grup turistësh në malet Tatra. Disa media polake kanë thënë se një fëmijë ka qenë në mesin e viktimave. “Kanë ndodhur disa vdekje në zona të ndryshme në malet Tatra”, ka thënë për gazetarët, shefi i shërbimit të shpëtimit në male, Jan Krzysztof. Katër helikopterë me ekipe të shpëtimit janë dërguar në këtë zonë... Читать дальше...

Macron: Shume vonë për marrëveshje të re për Brexit

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmnuel Macron i ka thënë kryeministrit britanik, Boris Johnson se nuk ka kohë të mjaftueshme për të rishkruar marrëveshjen që parasheh kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor. Johnson është takuar me presidentin francez në Pallatin Elysee, një ditë pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, e cila ka sfiduar Britaninë që të prezantojë alternativë për siguri në kufirin irlandez. Më shumë se 3 vjet prej kur Mbretëria e Bashkuar... Читать дальше...

Policia maqedonase ndalon 45 migrantë afër kufirit me Serbinë

Evropaelire.org 

Policia në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ka ndaluar 45 migrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar ngasësin e mjetit, nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz. Në një komunikatë të policisë maqedonase është thënë se 42 migrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit, transmeton agjencia e lajmeve, The Associated Press. Migrantët besohet se kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi... Читать дальше...

Katica Janeva në paraburgim, zgjerohen hetimet për rastin “Reketi”

Evropaelire.org 

Prokuroria Publike për Luftë kundër Krim të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paralajmëruar vazhdimin e hetimeve për rastin “Reketi”, ku si e dyshuar është edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, të cilës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, pas marrjes në pyetje prej më shumë se katër orë. Prokurorja e lëndës, Vilma Ruskoska, nuk ka dashur të flasë për të dyshuar të tjerë të mundshëm, siç përflitet në opinion, madje për përfshirjen në këtë skandal edhe të politikanëve të pushtetit aktual. Читать дальше...



Protestohet ndaj ministrit brazilian për zjarret në rajonin e Amazonës

Evropaelire.org 

Ministri brazilian i Ambientit, Ricardo Salles, është kritikuar gjatë një takimi për ndryshime klimatike, pasi të dhënat janë duke treguar shifra rekorde të zjarreve në zonën e  Amazonës. Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë. Disa pjesëtarë të takimit janë dëgjuar duke bërtitur “rajoni i Amazonës është duke u djegur”, teksa Salles ka arritur në sallë. Читать дальше...

Taksa rrit importin e mallrave përmes transportit hekurudhor

Evropaelire.org 

Bizneset në Kosovë po e shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër infrastrukturën hekurudhore për transportin e mallrave nga vende e Bashkimit Evropian. Për gjashtë muajit e parë të këtij viti, sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 153 mijë tonë mallra të ndryshme janë transportuar me tren, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, paraqet një rritje prej 59 për qind. Sipas përfaqësueseve të komunitetit të biznesit dhe afaristëve në Kosovë, një nga arsyet e rritjes se transportit... Читать дальше...

Thaçi: Së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, shpejton hapat drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai ka thënë se brenda një kohe të shkurtër do të marrë vendim për dekretim të datës së zgjedhjeve. “Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri”, ka thënë Thaçi në një komunikatë. Читать дальше...

SHBA synon heqjen e kufizimeve kohore për ndalim të fëmijëve migrantë

Evropaelire.org 

Familjet migrante që kalojnë ilegalisht kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara mund të ndalohen pa afat kohor, sipas një rregulli të ri të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo masë zëvendëson një marrëveshje që parashihte kufizim të kohës që qeveria mund të mbante fëmijët migrantë në mbajtje. Ky vendim i bërë publik nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan, pritet të nisë së zbatuari në 60 ditë. Meksika në anën tjetër ka shprehur... Читать дальше...

Ndëshkimet për vjedhjen e votave

Evropaelire.org 

Mbi 1700 persona janë përballur me ligjin për shkak të vjedhjes së votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore.

BE-ja përshëndet Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare

Evropaelire.org 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur vendimin e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes Financiare, IPA 2018 (Instrumenti i Paraanëtarësimit). Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook,  blloku evropian ka thënë se ky vendim “siguron mbështetjen e BE-së në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim dhe punësim”. Miratimi i kësaj marrëveshjeje ka ndodhur para votimit të deputetëve për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës. Читать дальше...

Irani rrit tensionet teksa prezanton sistemin e ri raketor për mbrojtje

Evropaelire.org 

Irani ka prezantuar një sistemi të ri raketor, të ndërtuar në nivel lokal, teksa vazhdon rritja e tensioneve në mes të këtij vendi dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë në një fjalim më 22 gusht se sistemi raktor, tokë-ajër është krijuar meqenëse “armiqtë e Iranit nuk e kuptojnë logjikën, as ne nuk do të përgjigjemi me logjikë”. “Kur armiqtë nisin raketë kundër nesh, ne nuk mund të mbajmë fjalim duke thënë: ‘Zonja Raketë, të lutem mos godit vendin dhe njerëzit tanë të pafajshëm’”... Читать дальше...

Ambasada amerikane: Kuvendi mori vendim të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konsideruar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë legjislaturën e gjashtë përbën hap të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka thënë se “një fushatë, në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedime me Serbinë, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, do të siguronin se Kosova nuk humb më shumë kohë në ndërtimin e një baze për të ardhmen”. Me 89 vota për... Читать дальше...

Franca kundër rihapjes së bisedimeve për Brexit-in

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, disa orë pasi presidenti francez insistoi që rihapja e negociatave për procesin e Brexit-it nuk është "një opsion". Macron tha se “BE-ja duhet të ndihmojë britanikët të merren me këtë krizë të brendshme demokratike, por nuk duhet të jemi peng të saj dhe as ta eksportojmë atë”. "Rinegocimi i kushteve të propozuara aktualisht nga britanikët nuk është një opsion që ekziston, dhe kjo gjithmonë është bërë e qartë", tha Macron. Читать дальше...

Votimi për shpërndarjen e Kuvendit

Evropaelire.org 

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës votuan për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet midis udhëheqësve botërorë të G7-ës, tha një zyrtar i lartë evropian, raporton Reuters. Shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë. Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit. Читать дальше...


Музыкальные новости
Майкл Джексон

Ему сделали 9 операций! Вот Мюрат Джексон





Персональные новости
Александр Бастрыкин

Бастрыкин поручил представить доклад по делу о побоях 10-летней девочки в реабилитационном центре





Vriten tre ushtarë turq

Evropaelire.org 

Tre ushtarë turq u vranë në një përleshje me militantët kurdë në Turqinë juglindore, afër kufijve me Sirinë dhe Irakun, tha të enjten zyra e guvernatorit lokal. Tre militantë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u "neutralizuan" në luftime, u tha më tutje në njoftim.  Ushtarët po ruanin sigurinë për kompaninë shtetërore të energjisë, pranë qytetit Silopi në Sirnak kur shpërtheu përleshja. Militantët ishin vëzhguar më parë nga një dron, në të njëjtën zonë, deklaruan autoritetet. Читать дальше...

Balje: Grupi parlamentar 6 Plus nuk voton për shpërndarjen e Kuvendit

Evropaelire.org 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila i takon grupit parlamentar 6 Plus, që përfaqëson deputetët e bashkësive pakicë jo serbe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nuk do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit. Siç ka thënë deputetja Balje „nuk ka arsye për shpërndarjen e Kuvendit dhe nuk duket që zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime radikale, përveç që do t'i shpenzojnë paratë e shtetit“ „E gjithë kjo dërgon në drejtim të ndryshimit të vetëm një njeriu, presidentit dhe e gjitha bie mbi kokën e shtetit... Читать дальше...

Raportet mes SHBA-së dhe Danimarkës të mira, pavarësisht grindjes për Grenlandën

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka lavdëruar Danimarkën pas një grindjeje publike mes të dyja vendeve mbi Grenlandën. Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi një vizitë në Danimarkë. Trump tha se kryeministrja e Danimarkës ishte "e ligë" kur kundërshtoi idenë e tij për të blerë rajonin e Grenlandën. Trump anulon vizitën në Danimarkë pas diskutimeve për Grenlandën Në një telefonatë me ministrin e Jashtëm danez, Jeppe Kofod, sekretari Pompeo "shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e Danimarkës" si një aleat i SHBA-së. Читать дальше...

Facebook mbyll qindra llogari

Evropaelire.org 

Kompania Facebook tha se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim "manipulimin e debatit publik". Kompania mbylli 89 llogari në Facebook, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës. Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se Facebook kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes... Читать дальше...

KS i OKB-së diskuton për testimin e raketës nga ana e SHBA-së

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim të hapur më 22 gusht, me kërkesën e Rusisë dhe Kinës, për të diskutuar mbi testin e fundit të një rakete nga ana e Shteteve të Bashkuara. Në kërkesën e Rusisë u tha se takimi mbahet pas "deklaratave të zyrtarëve amerikanë mbi planet e tyre për të zhvilluar dhe vendosur raketa me rreze të mesme", njoftoi Reuters. Një traktat tre-dekadësh i vjetër i armëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u shfuqizua në fillim të këtij muaji. Читать дальше...

Franca kundër Gjermanisë për çështjen e Brexit-it

Evropaelire.org 

Franca ka thënë se është kundër një diskutimi të sërishëm të marrëveshjes së Brexit-it, vetëm disa orë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel i tha Britanisë së Madhe të përgatisë një plan për çështjen e kufirit irlandez, brenda 30 ditësh. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes. Të mërkurën, pas një takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kancelarja Merkel, tha se plani që i ka kërkuar Britanisë së Madhe kërkon një "qartësi... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в ⅛ финала турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ключевой аспект успеха: как построить долгие и хорошие отношения с клиентом





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Генсек НАТО прибыл в Киев: главные заявления Столтенберга и Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Трофимов

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ



Москва

Регистрация Авторского права. Регистрация объекта авторского права. Регистрация Авторского права на книгу. Регистрация Авторского права на музыку.

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net