Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 30.08.2019

Rusia njofton për armëpushim në rajonin Idlib të Sirisë

Evropaelire.org 

Rusia ka njoftuar se të shtunën do të nisë së zbatuari një armëpushim nga forcat e Qeverisë siriane në rajon Idlib, të kontrolluar nga rebelët. Marrëveshja e njëanshme do të nisë së zbatuari  nga ora 6:00 në mëngjes, ka thënë ministria ruse e Mbrojtjes. Forcat siriane kanë shtuar përpjekjet e tyre nga muaji prill për të kontrolluar sërish rajonin Idlib. Kombet e Bashkuara kanë thënë se qindra mijëra persona janë larguar nga ky rajon prej kësaj kohe dhe të paktën 500 civilë janë vrarë në këtë provincë me 3 milionë banorë. Читать дальше...

Kryeministri britanik: Shtyrja e Brexitit dëmton besimin publik

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar të premten se secili tentim nga ligjvënësit për të bllokuar apo shtyrë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian përtej 31 tetorit, mund të shkaktojë “dëm afatgjatë” sa i përket besimit publik në politikë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. Johnson ka thënë se britanikët kanë vendosur të largohen nga BE-ja në referendumin e 2016-ës dhe deputetët kanë premtuar disa herë se do ta realizojnë këtë vendim. “Nëse e bllokojmë Britaninë nga të larguarit më 31 tetor... Читать дальше...

Pas vendimit të OKB-së, viktimat e përdhunimit në Bosnje në pritje të dëmshpërblimit

Evropaelire.org 

Autore: Mirna Sadikoviq Kombet e Bashkuara kanë urdhëruar Bosnje dhe Hercegovinën që ta dëmshpërblejë një grua të përdhunuar nga një ushtar serb gjatë luftës. Ky ka qenë rasti i parë i dhunës seksuale që është sjellë para Komitetit të OKB-së kundër Torturës. Disa thonë se ankesa e myslimanes nga Bosnja, e përdhunuar në vitin 1993, mund të shërbejë si precedent, duke iu mundësuar viktimave të dhunës seksuale në gjithë botën të kërkojnë kompensim, në bazë të ligjeve ndërkombëtare për torturat. Читать дальше...



Negociatat për qeverinë e re italiane nuk kanë përfunduar ende

Evropaelire.org 

Partia italiane, Pesë Yjet ka paralajmëruar të premten se tentimet për të krijuar koalicion me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, ende ka mundësi të dështojnë. Drejtuesi i kësaj partie, Luigi Di Maio, ka thënë se “ne ose do të arrijmë marrëveshje që bazohet në pikat e programit tonë, ose do të ndalemi këtu”. Nëse Partia Demokratike, e cila ka qenë armike e Lëvizjes Pesë Yjet vetëm disa javë parë, nuk pajtohet me kërkesat kyçe të Lëvizjes atëherë “do të jetë më mirë që të kthehemi te kutitë e votimit sa më shpejt që është e mundur”... Читать дальше...

Mes urrejtjes dhe pamundësisë për integrim

Evropaelire.org 

Muajve të fundit kanë ndodhur disa sulme fizike ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Rasti më i fundit është rrahja e një vajze tetëvjeçare egjiptiane nga një 29-vjeçar në fshatin Gurrakoc të Istogut. Më herët, një fëmijë 12-vjeçar rom u gjet i vdekur pasi ishte abuzuar seksualisht, ndërkohë që një grua rome u rrah dy herë publikisht, në Lipjan dhe Ferizaj. Qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian thonë se janë pre e urrejtjes dhe se askush s’po i ndihmon për ta kaluar këtë situatë.

Ministrat e BE-së "më pozitivë" rreth bisedimeve për anëtarësim me Ballkanin

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ka thënë të premten se kolegët e tij nga Bashkimi Evropian kanë shumë shpresë se do të lëvizin drejt bisedimeve për anëtarësim me  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat kohor. Haavisto i ka bërë këto deklarata pas një takimi me homologët e tij evropianë, me të cilët përveç çështjeve tjera është diskutuar edhe për këto dy vende të Ballkanit, të cilat janë përballur me vonesa dhe kundërshtime të disa shteteve për nisje të negociatave për anëtarësim. Читать дальше...

Ambasadori amerikan kërkon ngritje të zërit nëse dëmtohet demokracia

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se është i shqetësuar për thashethemet se disa parti politike tashmë kanë nisur që përmes frikësimit dhe taktikave të fshehta që të zvogëlojnë garën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ai iu ka bërë thirrje banorëve të Kosovës që të ngrisin zërin. “Për popullin e Kosovës: nëse shihni dikë që dëmton demokracinë tuaj, ngrisni zërin”, ka shtuar Kosnett. Deklarata e tij vjen pas një dokumenti të lëshuar nga vendet e Qunt-it... Читать дальше...

Quint-i për zgjedhjet: Mundësi vendimtare për qytetarët që të vendosin për drejtimin e shtetit

Evropaelire.org 

Vendet e Quint-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se presin nga të gjitha partitë politike të krijojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në 6 tetor në Kosovë. Këto vende kanë konsideruar këtë proces zgjedhor “mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit”. Aty është thënë se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit andaj... Читать дальше...



Shkarkohet asistentja e presidentit Trump, Madeleine Westerhout

Evropaelire.org 

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqje nga pozita që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, pas rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme për familjen e tij. Westerhout, 29-vjeçare, është larguar menjëherë pasi Trump ka mësuar për hollësitë që ka ndarë ajo në një darkë me gazetarë më herët gjatë muajit. Rrjeti CBS, ka raportuar se ajo ka qenë duke pirë teksa ka treguar për qasjen te presidenti Trump kur ai ka qenë në pushime në Nju Xhersi. Читать дальше...

Rasti “Reketi”, test për pavarësinë e sistemit gjyqësor

Evropaelire.org 

Institucionet e sistemit të drejtësisë duhet të përcjellin një porosi të qartë në Bruksel, se kanë kapacitet dhe mbeten të përkushtuar për zbardhjen e plotë të rastit “Reketi”, duke i përballur me drejtësinë të gjithë ata që kanë shkelur ligjet dhe janë të përfshirë në vepra kriminale, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri për Integrime, Bujar Osmani. “Rasti ‘Reketi’ paraqet një test pikërisht si letra e lakmuesit para vendimit të madh në tetor të Këshillit të Evropës... Читать дальше...

BE-ja zotohet për të punuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, mirëpo blloku evropian është i hapur për ndonjë përparim përtej saj. Shefja për Politikë të Jashme e BE-së, Federica Mogherini, i ka bërë këto komente më 30 gusht në Helsinki gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, në të cilin pritet të diskutohet për marrëveshjen bërthamore dhe sigurinë e transportit ujor në Gjirin Persik. “Roli im është... Читать дальше...

Prishtinë: 24-vjeçari dënohet me 6 muaj burgim për propagandë të IS-it

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar 24 vjeçarin, Berat Qamili, me gjashtë muaj burgim për shpërndarje të materialeve që përkrahin grupin militant, Shteti Islamik (IS), në rrjetet sociale. “Sot është bërë shpallja e aktgjykimit dhe Gjykata e shpalli të fajshëm klientin tim duke e dënuar me gjashtë muaj burg efektiv,” ka thënë, avokati Gazmend Ismajli për Radion Evropa e Lirë. Aktakuza ndaj Qamilit nga rrethi i Mitrovicës është ngritur në janar të vitit 2018 nën dyshimin se ka kryer veprën... Читать дальше...

Mungesë e stafit shëndetësor në Mjekësinë Familjare

Evropaelire.org 

Ikja e stafit mjekësor ka prekur edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, të cilat po përballen me mungesa të mjekëve e infermierëve. Sidomos gjatë stinës së verës, theksohet se këto mungesa vërehen edhe më shumë, për faktin se gjatë kësaj sezone shfrytëzohen edhe pushimet verore, çka ndikon që këto qendra të mjekësisë të punojnë me staf të reduktuar. Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë një viti kryhen më shumë se 1 milion vizita. Pacientët thonë se janë të kënaqur me trajtimin në këto qendra. Читать дальше...

Marsh për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të premten në Prishtinë është organizuar një ecje sensibilizuese, që kishte si qëllim dhe mesazh, adresimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë.

Stuhia "jashtëzakonisht e rrezikshme" po i afrohet Floridës

Evropaelire.org 

Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa i afrohet tokës amerikane, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare për Stuhi. Dorian aktualisht gjendet në kategorinë e dytë të stuhive, mirëpo pritet të arrijë në të treten më vonë gjatë ditës. Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diel. Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në më shumë se 209 kilometra në orë. Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohtë... Читать дальше...

Varshava dhe Uashingtoni pajtohen për pozicionimet e trupave të reja amerikane

Evropaelire.org 

Varshava dhe Uashingtoni janë pajtuar për gjashtë lokacione të reja për pozicionim të trupave amerikane në Poloni, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka anuluar një vizitë në kombin në lindje të Evropës. Trump ka anuluar udhëtimin e tij në fundjavë për shkak të një stuhie që po arrin në Florida, andaj nën-presidenti i SHBA-së, Mike Pence, pritet të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara në Poloni, për të shënuar 80-vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Botërore... Читать дальше...

Lirohen me kusht dy aktivistët kyçë të marsheve të Hong Kongut

Evropaelire.org 

Policia në Hong Kong ka liruar me kusht aktivistët, Joshua Wong dhe Agnes Chow, pasi ka akuzuar ata për rolin e tyre në një protestë para selisë së policisë. Partia politike e këtyre aktivistëve, Demosisto, ka njoftuar përmes një deklarate më 30 gusht se të dy janë liruar me kusht. Chow, 22-vjeçare, është thënë të jetë “shtyrë me forcë” në një makinë private, teksa ka qenë duke shkuar në një stacion të metrosë. “Ne njerëzit e Hong Kongut nuk do të heqim dorë dhe nuk do të frikësohemi nga ky terror dhe kjo padrejtësi”... Читать дальше...

Ministrat e BE-së diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Në Helsinki të Finlandës të premten zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.  Pritet që në këtë takim të dominojë tema e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Pas arritjes në Helsinki, Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për perspektivën evropiane të rajonit. Ai ka thënë se Kosova duhet të heqë tarifat prej 100 për qind në mallrat ndaj... Читать дальше...

Ecje sensibilizuese në Prishtinë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Evropaelire.org 

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, të premten në Prishtinë është organizuar një ecje sensibilizuese, që kishte si qëllim dhe mesazh, adresimin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë. Përfaqësuesit e shoqatave të personave të pagjetur, kërkuan më shumë angazhim të institucioneve për zbardhjen e fatit të këtyre personave, numri i të cilëve llogaritet të jetë mbi 1600, për të cilët nuk dihet asgjë që nga koha e konfliktit të vitit 1999. Në emër të familjarëve të të zhdukurve... Читать дальше...


Музыкальные новости
Бато Багдаев

Детская фотосессия театра кукол «Ульгэр» в Улан-Удэ





Персональные новости
Арцах

Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции





Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë të burgosurit

Evropaelire.org 

Një shkëmbim i të burgosurve po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas një deklarate nga zyra e presidentit të Ukrainës. Deklarata nuk bënte të ditur se cilët të burgosur po shkëmbehen, duke thënë vetëm se procesi ishte "në vazhdim". Por, një prokuror ukrainas më herët tha se ata që janë liruar përfshijnë regjisorin Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas që u arrestuan vitin e kaluar. Nuk ka asnjë konfirmim të shkëmbimeve nga ana e Rusisë. Ndërkohë u raportua se të afërmit e disa prej... Читать дальше...

Qeveria ndan mjetet financiare për KQZ-në

Evropaelire.org 

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës të premten do të ndajë rreth 5 milion e 700 mijë euro, për Komision Qendror të Zgjedhjeve. Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit në largim të Financave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se “më qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës, për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për KQZ-në”. Читать дальше...

Bisedimet për Brexit-in do të intensifikohen

Evropaelire.org 

Kryeministri Boris Johnson tha se dëshiron të "shpejtojë" bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja më 31 tetor. Negociatorët britanikë do të takohen me homologët e tyre në BE, dy herë në javë përgjatë shtatorit, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci. "Ne jemi të gatshëm të punojmë në një mënyrë të vendosur për të arritur një marrëveshje", tha Johnson. Negociatori i tij kryesor për Brexit-in... Читать дальше...

Presidenti Trump anulon vizitën në Poloni

Evropaelire.org 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e ka anuluar udhëtimin e tij në Poloni, pasi do t’i duhet të qëndrojë në SHBA, për shkak të stuhisë Dorian, e cili po kërcënon të godasë shtetin e Floridas, brenda disa ditëve të ardhshme. "Për të siguruar që të gjitha burimet e qeverisë federale janë të përqendruara në Florida, unë kam vendosur të dërgoj nënpresidentin, Mike Pence, në Poloni këtë fundjavë", tha Trump. Presidenti amerikan tha se është e rëndësishme që ai të mbetet në Uashington, për t'u marrë me stuhinë... Читать дальше...

Vitet e dhembjes, shpresës dhe zhgënjimit

Evropaelire.org 

Lutfije Vokshi, me prejardhje nga Mitrovica, tash e 20 vjet është duke e kërkuar vëllanë e saj, kurse Erblini babain e tij, dr. Adem Ademin.  Ademi është zhdukur më 19 prill të vitit 1999, kur së bashku me një grup prej 25 personash, nëpër mal kishin provuar të dalin nga Kosova në drejtim të Malit të Zi. Siç thotë Lutfija, besohet që ky grup është ndaluar nga forcat serbe në fshatin Dren, në komunën e Zubin Potokut. Që atëherë, atyre u është humbur çdo gjurmë. “Në fillim e kemi kërkuar, sepse kemi shpresuar që është diku i gjallë. Читать дальше...

Vendet evropiane diskutojnë për tensionet me Iranin

Evropaelire.org 

Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë bisedime, për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë dalur nga marrëveshja vitin e kaluar, dhe po bëjnë presionit të vazhdueshëm mbi Teheranin. Diplomatët evropianë do të takohen më 30 gusht, në margjinat e një takimi të Bashkimit Evropian në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Evropianët bëjnë thirrje për dialog mes Iranit dhe SHBA-së Diskutimet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Хоккейный клуб из Балашихи выиграл Кубок Регионов


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Рублев отдохнул психологически и в Мадриде показывает качественный теннис» — Тарпищев


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Экологические итоги недели: Миллиарды цикад покроют Америку





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Генсек НАТО прибыл в Киев: главные заявления Столтенберга и Зеленского


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Стинг

Стинг и Эминем – хедлайнеры культурной программы в США



Москва

Мужчина ударил бывшую супругу ножом в торговом центре в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net