Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 05.08.2019

Putin: Nëse SHBA-ja zhvillon raketa bërthamore, njëjtë do të veprojë edhe Rusia

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të përgjigjet me masa të njëjta, nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme, pas daljes nga traktati kryesor i kontrollit të armëve bërthamore. "Nëse Rusia merr informacion të besueshëm, se Shtetet e Bashkuara përfundojnë zhvillimin e këtyre sistemeve dhe fillojnë ti prodhojnë ato, Rusia nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç se të angazhohet në një përpjekje në shkallë të plotë, për të zhvilluar raketa të ngjashme", tha Putin përmes një deklarate. Читать дальше...

Londra i bashkohet misionit amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Evropaelire.org 

Britania e Madhe njoftoi se po i bashkohet Shteteve të Bashkuara në një "mision ndërkombëtar të sigurisë detare" për të mbrojtur anijet tregtare që udhëtojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një linjë kyçe transporti e naftës në Gjirin Persik. "Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të sigurojë që transporti i saj është i mbrojtur nga kërcënimet e paligjshme," u tha gazetarëve, ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace. "Ne mezi presim të punojmë së bashku me SHBA-në dhe të tjerët për të gjetur një zgjidhje... Читать дальше...

Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Bosnje e Hercegovinë

Evropaelire.org 

Udhëheqësit rivalë serbë, kroatë dhe boshnjakë të Bosnjës ranë dakord për të formuar një qeveri qëndrore, 10 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Krerët e tri partive më të mëdha etnike të vendit, nënshkruan një marrëveshje mbi parimet kryesore për formimin e qeverisë, në një takim të lehtësuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje. "Kjo marrëveshje siguron kushtet për formimin e kabinetit qendror brenda 30 ditëve të ardhshme", tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës ndër-etnike tripalëshe të Bosnjës... Читать дальше...



Trump: SHBA-ja duhet ta dënojë supremacinë e bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të parandaluar dhunën me armë zjarri, duke thënë se amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, urrejtjen dhe supremacinë”. Komentet e presidentit Trump vijnë pas të shtënave masive me armë zjarri, në Teksas dhe Ohajo,  ku mbetën të vrarë 29 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.  “Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten", tha Trump në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.  "Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Читать дальше...

Gjykatës në Shkup i dorëzohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës

Evropaelire.org 

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentacionin lidhur me procedurën e ekstradimit të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik, iu caktua masa e paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, dhe Gjykata më pas, përgjigjen do t'ia dërgojë ministrisë së Drejtësisë... Читать дальше...

Kryejnë punime të dobëta dhe sërish fitojnë tenderët

Evropaelire.org 

Institucionet e Kosovës, çdo vit lidhin mijëra kontrata me kompani dhe operatorë të ndryshëm ekonomik. Por, shumë nga këto kontrata nuk kanë një menaxhim të mirëfilltë dhe si pasojë kompanitë paguhen pavarësisht se kanë kryer punime të dobëta, thotë Diana Metush-Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas saj, mungesat në ligj për menaxhimin e mirëfilltë të kontratave shkaktojnë dëme të mëdha për buxhetin e Kosovës. “Është pjesa e menaxhimit të kontratave që ne i kemi humbur 53 milionë euro me Bechtel Enka-n. Читать дальше...

Qeveria e Kosovës reagon ndaj deklaratave të shefit të ushtrisë serbe

Evropaelire.org 

Zëvëndës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili ka thënë se Rusia, si partner strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shumëfishtë. Sipas Hoxhajt, kërcënimet e Serbisë po bëhen gjithnjë më të shpeshta. “Mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen më të shpeshta. Sot, gjenerali, Mojsilloviq tha se e kanë mbështetjen e Rusisë për Kosovën. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-s?”... Читать дальше...



India ia merr autonominë Kashmirit, reagon Pakistani

Evropaelire.org 

Qeveria e Indisë ka revokuar një pjesë të Kushtetutës që i jep statusin e veçantë rajonit të Kashmirit të administruar nga India. Neni 370 është i ndjeshëm sepse garanton një autonomi të konsiderueshme për Kashmirin me shumicë myslimane. Ky nen i lejon këtij vendi të ketë Kushtetutën e vet, një flamur të veçantë dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve. Veprimi ka gjasë të ngjallë trazira, pasi ndaj këtij rajoni, kanë apetite India dhe Pakistani. Читать дальше...

Skandali me ish kryeprokuroren Speciale, ende pa epilog

Evropaelire.org 

Skandali me ish kryeprokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin e quajtur “reket”, ka mbetur ende pa epilog nga organet e ndjekjes. Për këtë vepër penale të marrjes së 1.5 milion eurove të një afaristi për t’i lehtësuar atij gjykimin në një aferë tjetër korruptive, deri tani ndaj dy personave po zhvillohet procedurë para-hetimore ndërsa të njëjtit ndodhen në paraburgim 30 ditësh. Kryeministri Zoran Zaev, në një mesazh drejtuar qytetarëve ka theksuar... Читать дальше...

Ambasadori Kosnett takon zyrtarët e LDK-së

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin ka diskutuar për situatën politike dhe nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Sipas një komunikate të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ambasadori Kosnett, gjatë takimit, ka theksuar se “është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizimin e raporteve”. Читать дальше...

Irani kundërshton bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se vendosja e sanksioneve ndaj tij, nga ana e Shteteve të Bashkuara, tregon “dështimin” e Uashingtonit për të gjetur zgjidhje diplomatike dhe ulje të tensioneve në Gjirin Persik. Zarif tha një konferencë për media në Teheran, se SHBA-ja ka vendosur sanksione financiare ndaj tij, dhe se ai e refuzon ftesën për të takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump. "Vendosja e sanksioneve kundër një ministri të jashtëm do të thotë dështim ndaj çdo përpjekjeje për dialog”, tha Zarif. Читать дальше...

Mustafa: Nuk jam kandidat për kryeministër, taksa nuk duhet të hiqet

Evropaelire.org 

Lideri i zgjedhur për herë të tretë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër dhe se partia do të zgjedhë një person që e “bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve.” Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq, dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje por ky qëndrim mund të ndryshojë dhe varet se si veprojnë partitë tjera. Читать дальше...

Zelanda e Re po planifikon dekriminalizimin e abortit

Evropaelire.org 

Qeveria e Zelandës së Re ka propozuar masën e dekriminalizimit të abortit, dhe lejimin e grave të zgjedhin një ndërprerje, deri në javën e 20-të të shtatzanisë. Qeveria e kryeministres, Jacinda Ardern, bëri publike detaje të një projektligji i cili do të ndryshonte ligjet e abortit të cilat janë në fuqi, që nga viti 1977. Sipas projektligjit, një grua mund të abortojë nëse dy mjekë vërtetojnë se shtatzënia do të rrezikonte shëndetin e saj mendor ose fizik. Projektligji do të diskutohet për herë të parë në parlament të enjten. Читать дальше...

Gjermania nuk do të bëhet pjesë e misionit në Ngushticën e Hormuzit

Evropaelire.org 

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe e gjithë qeveria gjermane, nuk e shohin vendin pjesë të një misioni detar, të udhëhequr nga SHBA-ja në ngushticën e Hormuzit, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane. Sipas tij "kancelarja nuk sheh pjesëmarrjen në një mision të udhëhequr nga SHBA-ja në situatën aktuale". Ambasada e SHBA-së në Berlin, tha javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar nga Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë, në një mision për të mbrojtur transportuesit që qarkullojnë në Ngushticën e Hormuzit... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës shpërbëhet më 22 gusht

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare. Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj. Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet, por që para shpërbërjes... Читать дальше...

Pakistani kundërshton vendimin e Indisë për Kashmirin

Evropaelire.org 

Pakistani tha se e "dënon me forcë" vendimin e Indisë për revokimin e statusit të veçantë të rajonit të Kashmirit. Qeveria e Indisë e ka revokuar pjesën e kushtetutës që i jep status special Kashmirit, të administruar nga India, shkruan Reuters. Veprimi ka gjasë të ngjallë trazira, pasi ndaj këtij rajoni, kanë apetite të dyja vendet. India dhe Pakistani e pretendojnë atë rajon në mënyrë të plotë, por kontrollojnë vetëm pjesët e tij. Mijëra trupa indiane ishin dërguar në rajon, përpara njoftimit, duke u thënë turistëve të largoheshin. Читать дальше...

Seanca e shpërbërjes së Kuvendit mbahet më 22 gusht  

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare. Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 19 korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. Читать дальше...

Një grua në Australi kërkon ndihmë mjekësore për t'i dhënë fund jetës

Evropaelire.org 

Një grua australiane me kancer është bërë gruaja e parë që i ka dhënë fund jetës përmes ndihmës mjekësore, ka thënë një shoqatë bamirëse. Kerry Robertson, 61-vjeçare ka vdekur në shtëpinë e saj në Viktoria në muajin korrik. Ajo ka fituar leje duke u thirrur në një legjislacion kontravers që ekziston vetëm në Viktoria, mirëpo është duke u shqyrtuar edhe në vendet tjera. Familja e saj ka thënë se ajo ka arritur të ketë “vdekjen që ka dëshiruar”. Robertson ishte diagnostikuar me kancer të gjirit më 2010... Читать дальше...


Музыкальные новости
Александр Розенбаум

Певец Розенбаум похвастался возрождением сети советских пивных в Петербурге





Персональные новости
Казахстан

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай





Trump: Urrejtja nuk ka vend në SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “urrejtja nuk ka vend” në Shtetet e Bashkuara, pasi 29 persona janë vrarë në dy sulme me të shtëna me armë zjarri gjatë fundjavës. Sulmi në një dyqan në El Paso, të Teksasit ka lënë të vdekur 20 persona, derisa nëntë të tjerë kanë vdekur nga të shtënat në Dejton të Ohajos. Trump ka thënë se “ndoshta duhet të bëhet më shumë” për të ndaluar këto sulme. Megjithatë kritikët kanë thënë se ai është pjesë e problemit, duke cituar retorikën e tij kundër... Читать дальше...

K.Jugore do të zhvillojë sërish stërvitje ushtarake me SHBA-në

Evropaelire.org 

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se do të fillojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me forcat e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht paralajmërimeve të Koresë Veriore se këto stërvitje mund të rrezikojnë negociatat për raketat bërthamore në mes të Phenjanit dhe Uashingtonit. Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore ka thënë më 5 gusht se stërvitjet do të testojnë kapacitetet e Seulit për të rikthyer kontrollin operacional të kohës së luftës. Aktualisht, në traktatet e nënshkruara mes Shteteve të... Читать дальше...

India mund të pezullojë statusin special për Kashmirin

Evropaelire.org 

Qeveria e Indisë ka thënë se planifikon të anulojë një pjesë të kushtetutës që i jep privilegje speciale Kashmirit të administruar nga ky shtet. Artikulli 370, që u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, konsiderohet i ndjeshëm sepse është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë. Ministri i Brendshëm, Amit Shah i ka bërë këto deklarata në parlament, teksa janë duke u mbajtur protesta masive nga opozita. Kjo masë pritet të nxisë pakënaqësi. Artikulli... Читать дальше...

Të paktën 19 persona vdesin nga një shpërthim në Kajro

Evropaelire.org 

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim afër Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, kanë thënë zyrtarët qeveritarë. Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate më 5 gusht se vetura e nisur në drejtim të kundërt është përplasur me tri makina tjera, çka ka rezultuar me shpërthim. Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka qenë i qëllimshëm. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, janë parë shumë vetura të përfshira nga flakët, si pasojë e shpërthimit. Читать дальше...

Greva bllokon trafikun në Hong Kong

Evropaelire.org 

Trafiku rrugor është bllokuar dhe të paktën 100 fluturime janë anuluar pas nisjes së grevës së përgjithshme të thirrur nga aktivistët pro-demokratikë të hënën në Hong Kong. Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë se protestat janë duke shtyrë qytetin “në një situatë shumë serioze” dhe janë duke rrezikuar statusin e tij gjysmë-autonom. Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ushtria kineze ka kërcënuar me dërgim të trupave në këtë territor për të ndalur protestat. “Aksione të tilla në emër të... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В СВАО Москвы реконструируют дорогу и построят мост





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Блогер Алена Водонаева заявила, что Тимати нужно похудеть



Москва

Цена вопроса — 30 тысяч. Что известно о сотруднике ДПС, отпустившем сбежавших после убийства байкера

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net