Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 26.08.2019

Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexit-in

Evropaelire.org 

"Është punë e secilit në Parlament" që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë. Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor. Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i "të kryhet". Читать дальше...

Partitë rivale sfidojnë Listën Serbe në zgjedhje

Evropaelire.org 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë, bashkësia serbe do të mund të zgjedhë se për kë do të votojë, marrë parasysh që thirrjeve të Listës Serbe për një qasje të përbashkët në zgjedhje, gati se askush nga subjektet politike tjera serbe nuk do t'i përgjigjet. Bisedimet e kundërshtarëve politik të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme, janë duke vazhduar. Përfaqësuesit e partive politike nga radhët e komunitetit serb në Kosovë refuzojnë thirrjet e Listës Serbe... Читать дальше...

Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, u pjatuan të hënën që të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës, por presidenti populist i Brazilit e cilësoi këtë plan si kolonialist.  Një numër rekord i zjarreve përfshiu rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se Britania... Читать дальше...



McAllister: BE-ja e ka bërë të qartë se taksa duhet të hiqet

Evropaelire.org 

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i qartë, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, në mënyrë që të rinis dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, qysh në nëntor të vitit të kaluar. McAllister po qëndron për vizitë në Serbi ku ka takuar zyrtarët e lartë serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq... Читать дальше...

Macron shpreson se Trump dhe Rohani do të takohen në javët e ardhshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se po bëhen përgatitje për një takim midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Iranit, Hassan Rohani, në javët e ardhshme. "Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për ne: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore dhe kjo situatë nuk duhet të kërcënojë kurrë stabilitetin rajonal", tha Macron në një konferencë për media në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që i zhvilloi punimet në Francë. Читать дальше...

Katër kandidatët për kryeministër sforcojnë garën zgjedhore

Evropaelire.org 

Pozita e kryeministrit përbën figurën kryesore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Andaj, të gjitha subjektet politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje, përpiqen që përmes kandidates apo kandidatit të tyre për këtë pozitë, të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga votuesit. Aktualisht, partitë dhe koalicionet në Kosovë kanë dalë me emrat e katër figurave politike si kandidatë për pozitën e kryeministrit. Partnerët e koalicionit qeverisës, që shumë shpejt mund të mbesin ish-partnerë qeverisës... Читать дальше...

Thaçi shpall 6 tetorin datë për mbajten e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori të hënën vendimin për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës më 6 tetor, 2019. Në vendimin dërguar mediave, të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet që t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, nё përputhje me legjislacionin nё fuqi. Vendimi pason shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, gati një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminstrit të Kosovës. Читать дальше...

Qindra turistë evakuohen në Greqi si pasojë e zjarreve

Evropaelire.org 

Qindra njerëz u evakuuan nga hotelet dhe plazhet në Greqi, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend qysh në fundjavë. Mbi 700 zjarrfikës po luftojnë me to, ndërsa situata më e keqe paraqitet në ishuilln Samos. Autoritetet atje zhvendosën rreth 1,000 turistë nga dhjetëra hotele. Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ishull dhe njerëz që transferohen me anije. Zjarret janë të shpeshta në Greqi, ku temperaturat shënojnë rritje të madhe gjatë muajve të thatë të verës. Читать дальше...



Partitë politike 'dorëlira' me shpenzimet gjatë fushatave

Evropaelire.org 

Partitë politike, kryesisht shpenzojnë shuma më të mëdha të parave për fushata zgjedhore sesa norma e përcaktuar me ligj, thonë përfaqësues të shoqërisë civile të cilat monitorojnë proceset dhe fushatat zgjedhore në Kosovë. Sipas organizatave joqeveritare që monitorojnë aktivitetet zgjedhore, në bazë të një matje që është bërë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, subjektet pjesëmarrëse kanë shpenzuar rreth 4 milionë euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet... Читать дальше...

Prokuroria heton rrjedhën e dëshmive për “Reketin”

Evropaelire.org 

Prokuroria Publike e Shkupit po heton rrjedhën e dëshmisë së një të akuzuari në rastin “Reketi”, ndërsa ka dalë me thirrjen drejtuar mediave që të mos raportojnë emra dhe detaje nga rasti se mund të dëmtojnë procesin hetimor. Në fakt, reagimi i Prokurorisë vjen pasi në një portal është publikuar dëshmia e afaristit Orce Kamçev, lidhur me zhvatjen nga ai të 1.5 milion euro nga Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, që ndodhen në paraburgim së bashku me kryeprokuroren Speciale, Katica Janeva, po ashtu e dyshuar lidhur me këtë skandal. Читать дальше...

Trump: India e Pakistani mund ta trajtojnë vetë problemin e Kashmirit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se India dhe Pakistani mund ta trajtojnë vetë mosmarrëveshjen mbi rajonin e Kashmirit, por shtoi se ai është aty nëse dy vendet kanë nevojë për ndërmjetësim. Trump e diskutoi këtë çështje me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, në margjina të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që po i zhvillon punimet në Francë. Ai tha se është i gatshëm të ndihmojë në ndërmjetësim, por shtoi se Modi e ka siguruar se e ka situatën "nën kontroll". Читать дальше...

Indonezia do ta zhvendosë kryeqytetin

Evropaelire.org 

Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo, tha presidenti i këtij vendi Joko Widodo. Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore. Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit. Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende. Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara. Читать дальше...

Thaçi dekretoi shpërndarjen e Kuvendit; pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi të hënën shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. "Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovë, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses", tha Thaçi në një postim në Facebook. Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht... Читать дальше...

David McAllister viziton Serbinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi, ku takoi presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë të shtetit serb. Sipas një komunikate të Qeverisë së Serbisë, McAllister tha se Serbia ka reputacionin e faktorit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi nevojën që ky vend të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit. Ai tha se pret që aktivitetet shtesë të institucioneve serbe... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut dhe Serbia me menaxhim të integruar të kufirit

Evropaelire.org 

Lëvizja e qytetarëve dhe e mallrave nga Maqedonia e Veriut në Serbi dhe anasjelltas nga e hëna po zhvillohet vetëm përmes një pikë kufitare. Kryeministrat e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, përuruan zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit në vendkalimin Tabanoc-Preshevë. Ky akt nga dy krerët e qeverisë u vlerësua si shumë i rëndësishëm, jo vetëm për bashkëpunimin ekonomik, por edhe për bashkëpunimin dhe zhvillimin e rajonit në përgjithësi. “Kontrolli i përbashkët... Читать дальше...

Trump thotë se është "shumë herët" për ta takuar ministrin iranian

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “shumë herët” për ta takuar ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ka bërë një vizitë të papritur gjatë fundjavës në Samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), dhe ka përsëritur se Uashingtoni nuk po kërkon ndryshim të regjimit në Teheran. “Unë jam në kërkim të një Irani të mirë, të fuqishëm, dhe nuk po kërkojmë ndryshim të regjimit. E keni parë si ka funksionuar në 20 vjetët e fundit, nuk ka qenë aq mirë”, ka thënë Trump të hënën... Читать дальше...

Liderët botërorë do t'i ndihmojnë Brazilit në fikjen e zjarreve në Amazonë

Evropaelire.org 

Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara (G7) Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, kanë thënë se janë duke u përgatitur për t’i ndihmuar Brazilit në të përballurit me zjarret në rajonin e Amazonës dhe për të rregulluar dëmet, teksa dhjetëra mijëra ushtarë janë bërë gati për të luftuar flakët që kanë alarmuar planetin. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se liderët e samitit janë afër arritjes së një marrëveshjeje rreth asaj... Читать дальше...

Gjykata izraelite u ndalon garën dy kandidatëve "racistë"

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme në Izrael u ka ndaluar dy anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebreje, që disa e konsiderojnë raciste, pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme që organizohen më 17 shtator. Gjykata ka urdhëruar që kandidatët, Benzi Gopstein dhe Baruch Marzel, nga Partia e Fuqisë Hebreje, nuk mund të garojnë, duke cituar ligjin që ndalon “nxitjen e racizmit” nga ana e garuesve. Anëtarët e kësaj partie janë përcjellës të rabinit racist, Meir Kahane, lëvizja e të cilit ka kërkuar largimin e arabëve nga Izraeli. Читать дальше...

Ministri i Jashtëm iranian merr pjesë papritur në Samitin e G7-ës

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka realizuar një vizitë të papritur në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që është mbajtur në Francë. Zarif ka marrë pjesë në samitin ku po marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump. Në raportime është supozuar se delegacioni amerikan është befasuar nga vizita e tij, e cila vjen në kohën e rritjes së tensioneve të Shteteve të Bashkuara me Iranin. Zarif ka thënë në rrjetin social, Twitter se ai... Читать дальше...

Grupet që përkrahin abortin sfidojnë ligjin e ri në Misuri

Evropaelire.org 

Kundërshtarët e ligjit të ri në Misuri, që ndalon shumicën e aborteve pas javës së tetë të shtatzënisë do t’i kërkojnë gjyqtarit federal të hënën që ky rregull të mos fillojë së zbatuari këtë javë. Grupet që përkrahin abortin kanë nisur padi federale në muajin korrik dhe duan që gjyqtari të mos marrë vendim derisa kërkesa e tyre ligjore të trajtohet nga autoritetet, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Ligji i ri, i nënshkruar nga guvernatori republikan, Mike Parson, që pritet të nisë së zbatuari të mërkurën... Читать дальше...

Shënojnë rënie tregjet aziatike të aksioneve

Evropaelire.org 

Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së. Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë. Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind... Читать дальше...

Marshi në Hong Kong përfshihet sërish nga dhuna

Evropaelire.org 

Protestat kundër qeverisë në Hong Kong janë përfshirë sërish nga dhuna, pasi policia ka përdorur topa uji dhe të paktën një zyrtar policor ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në shenjë paralajmërimi gjatë përleshjes. Gjatë fundjavës janë arrestuar 65 persona në zonën Tsuen Wan, pasi marshi protestues është kthyer në betejë në një park të afërt. Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një 12-vjeçar. Një grup i protestuesve të linjës së ashpër është parë duke sulmuar zyrtarët me shkopinj, teksa... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Легионер "Локомотива" Ньямси: в Москве жизнь дешевле, чем в Париже


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

16-летняя теннисистка Андреева обновила рекорд турниров WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Экологические итоги недели: Миллиарды цикад покроют Америку





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о единых принципах привлечения инвесторов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Кличко не видел Зеленского с начала конфликта с Россией


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Майкл Джексон

Ему сделали 9 операций! Вот Мюрат Джексон



Москва

Индекс МосБиржи на открытии растет, покупают "НОВАТЭК" и "Сургутнефтегаз"

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net