123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 08.08.2019

Venecia ndalon anijet e mëdha në qendrën historike

Evropaelire.org 

Anijet e mëdha të lundrimit do të ndalohen në qendrën historike të Venecias, ka thënë Qeveria Italiane. Anijet që peshojnë më shumë se 1,000 tonë do të dërgohen në drejtime tjera nga muaji shtator. Ky vendim vjen pas një aksidenti që ka ndodhur në muajin korrik, në të cilin një anije është përplasur me strukturën e ankorimit dhe ka plagosur pesë persona. Megjithatë konservatorët kanë thënë se planet e qeverisë janë të pamjaftueshme për të parandaluar erozionin nënujor dhe ndotjen e qytetit. Читать дальше...

Në Rusi raportohet për "rritje të vogël të rrezatimit" pas një shpërthimi

Evropaelire.org 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë. Kjo ministri ka thënë se zjarri ka nisur nga një pajisje teksa janë testuar lëndë kimike. Autoritetet rajonale kanë thënë zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike. Ministria ka thënë se “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme” dhe se “nivelet e rrezatimit janë normale”. Читать дальше...

Policia e Kosovës suspendon gjashtë zyrtarë policorë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka suspenduar gjashtë zyrtarë të Stacionit Policor të Gjakovës, përkatësisht, një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë, derisa ndaj tyre të përfundojnë hetimet penale. Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë përmes një komunikate për media se suspendimi i tyre ka ardhur pasi ky trup ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet se këta zyrtarë kanë tejkaluar autorizimet policore. Përveç kësaj... Читать дальше...



Kryeministri indian mbron vendimin për Kashmirin

Evropaelire.org 

Kryeministri indian, Narendra Modi është paraqitur në median shtetërore për të mbrojtur vendimin e tij kontravers për t’i tërhequr statusin special, pjesës së Kashmirit që administrohet nga India. Modi ka thënë se është duke nisur “epokë e re” për këtë rajon. Kjo zonë është bllokuar nga nata e së dielës, duke përfshirë ndërprerje të linjave telefonike dhe atyre të internetit, si masë parandaluese për ndonjë pëshkallëzim të situatës. Kjo pasi, si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për rajonin e Himalajeve. Читать дальше...

Arrestohet ish-presidenti kirgiz pas bastistjeve

Evropaelire.org 

Forcat speciale të Kirgizisë kanë bastisur rezidencën e ish-presidentit të këtij shteti, Almazbek Atambaev dhe është raportuar ta kenë arrestuar atë, pas një nate me përleshje të dhunshme me mbështetësit e tij, që kanë lënë të vdekur një person dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Mediat lokale, duke përfshirë, Interfax dhe 24.kg, kanë raportuar se Atambaev është marrë nga kryeqyteti Bishkek dhe tani po dërgohet në selinë e ministrisë së Brendshme. Korrespodentët e Radios Evropa e Lirë, që kanë arritur të konfirmojnë vetë arrestimin... Читать дальше...

Lufta në Siri vazhdon t’i ndajë familjet nga Kosova

Evropaelire.org 

Një familje nga Kosova është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia kthejë djalin nga Siria. Ai kishte shkuar atje së bashku me gruan, pasi ishte radikalizuar gjatë kohës sa ishte duke punuar në Sarajevë. Një organizatë joqeveritare nga Kaçaniku ka bërë disa kontakte me shumë kosovarë në Siri dhe planifikon t’i kthejë pesë familje, nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë autoritetet.

Ish-kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra fiton shtetësi serbe

Evropaelire.org 

Ish-kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, e cila në vendin e saj është e dënuar me pesë vjet burgim, por gjendet ne arrati prej kohësh, ka fituar shtetësi serbe.  Vendimi për pranimin e shtetësisë është nënshkruar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 27 qershor, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare më 28 qershor.    Ish-kryeministrja tailandeze ka pranuar shtetësinë serbe "sipas nenit 19 (1) dhe (3) të Ligjit për Shtetësi”. Ky nen parasheh, ndër të tjera edhe dhënien e shtetësisë... Читать дальше...

Ekspertët kërkojnë shuarjen e Prokurorisë Speciale

Evropaelire.org 

Derisa sa partitë politike vazhdojnë përplasjet lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, që në thelb ka zgjidhjen statusit të Prokurorisë Speciale, njohësit e çështjeve juridike, kanë dalë me qëndrimin se kjo prokurori duhet të pushojë së ekzistuari. Shkas për një qëndrim të tillë të disa prej ekspertëve të njohur, është humbja e kredibilitetit të Speciales, pas dyshimeve për përfshirjen e kreut të saj, Katica Janeva, në një skandal korruptiv, zhvatje të afaristëve, njëri prej të cilëve ka dhënë... Читать дальше...



Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Prizren

Evropaelire.org 

Gjykata Thelemore e Prizrenit, përkatësisht, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, B.V nga Prizreni, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në orët e vona të së martës. Vrasja që ka ndodhur në rrugën Hysni Morina, sipas Gjykatës është kryer me pistoletë të tipit Berta. Përmes një komunikate, kjo Gjykatë ka thënë se i dyshuari ka shtënë 15 herë me armë zjarri ndaj viktimës me inicialet, A.A.-V. Pas lajmit për këtë vrasje, kanë reaguar zyrtarë shtetërorë bashkë me shoqërinë civile. Читать дальше...

Forcat speciale hyjnë në ndërtesën e ish-presidentit kirgiz

Evropaelire.org 

Forcat speciale të Kirgizisë kanë bastisur ndërtesën e ish-presidentit të këtij shteti, Almazbek Atambaev, i cili ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes për intervistim, në kuadër të një hetimi të paspecifikuar penal. Këto ngjarje janë transmetuar direkt në Facebook nga gazetari, Mirbek Aitikeev.

Pakistani nuk do konflikt me Indinë, pavarësisht vendimit për Kashmirin

Evropaelire.org 

Pakistani ka hedhur poshtë mundësinë e përgjigjes ushtarake ndaj vendimit të Indisë për t’i hequr statusin special rajonit të Kashmirit, pavarësisht tensioneve në mes të të dyja shteteve. “Ne jemi duke shqyrtuar mundësitë politike, diplomatike dhe ato ligjore. Nuk jemi duke u fokusuar tani në përgjigje ushtarake”, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi, në një konferencë për media në Islamabad. Pjesa e Kashmirit e banuar me shumicë myslimane, që administrohet nga India,... Читать дальше...

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës protestojnë për një orë

Evropaelire.org 

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, kanë protestuar të enjten për një orë, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës. Protesta nuk ka ndikuar në orarin e fluturimeve, mirëpo Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka kërkuar të gjendet zgjidhje rreth kërkesave të punëtorëve. “Protesta e sotme e punëtorëve të aeroportit nuk ka pasur ndikim në operimet normale te aeroportit. Autoriteti i Aviacionit Civil i bënë thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP "Adem Jashari"... Читать дальше...

Komisioni Anti-korrupsion hap lëndë ndaj zyrtarëve në pushtet

Evropaelire.org 

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka ngritur dyshime ndaj tre zyrtarëve aktualë të shtetit për korrupsion, nepotizëm dhe konflikt të interesave. Ekspertët kanë përshëndetur këtë veprim të komisionit në fjalë duke theksuar se me rëndësi është që këto lëndë të vazhdojnë të procedohen edhe në instancat e tjera që në fund të marrin epilog gjyqësor, në të kundërtën theksojnë se puna e këtij Komisioni do të jetë e kotë. Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë... Читать дальше...

Konsumimi i mishit po i kontribuon ngrohjes globale

Evropaelire.org 

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara besojnë se ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, nga produktet e mishit në pemë dhe perime, mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Në një raport të publikuar së fundmi është thënë se konsumimi i madh i mishit dhe produkteve të qumështit në vendet perëndimore, është duke nxitur ngrohjen globale. Megjithatë shkencëtarët nuk kanë kërkuar nga secili që të kthehet në vegjetarian. “Ne nuk po iu themi njerëzve që të mos hanë mish. Në disa vende njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër. Читать дальше...

Dështon bastisja e shtëpisë së ish-presidentit kirgiz

Evropaelire.org 

Një tentim për bastistje të shtëpisë së ish-presidentit të Kirgizisë, Almazbek Atambayev, ka rezultuar i dështuar. Forcat e sigurisë në republikën aziatike kanë hyrë në shtëpinë e ish-presidentit kirgiz, teksa kanë qenë të pajisuar me plumba gome. Ndërkohë mbështetësit e ish-presidentit janë armatosur për ta mbrojtur atë, duke vrarë një zyrtar policor dhe duke kidnapuar gjashtë të tjerë. Ish-presidenti ka thënë se personat e kapur do të lirohen më vonë gjatë ditës së enjte. Atambayev, që... Читать дальше...

A ka para për zgjedhje të parakohshme?

Evropaelire.org 

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që më 22 gusht të mbahet seancë për shpërndarjen e Kuvendit, u ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit. Subjektet politike në Kosovë tashme kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, madje edhe kanë nisur fushatën parazgjedhore pa u caktuar zgjedhjet. Në anën tjetër, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se ende nuk kanë para për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje. Читать дальше...

Zyrtarët për imigrim arrestojnë 700 persona në Misisipi

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë për imigrim kanë arrestuar pothuajse 700 persona, pas një serie të bastisjeve në shtetin e Misisipit. Operacionet e koordinuara kanë shënjestruar punëtorët në impiante të përpunimit bujqësor që dyshohet se nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm. Në disa fotografi, agjentët janë parë duke marrë në pyetje dhe arrestuar disa persona. Disa fëmijë janë dërguar nëpër palestra lokale, pasi prindërit e tyre janë arrestuar. Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin... Читать дальше...

Serbia pret “vjeshtë të vështirë” për çështjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret një "vjeshtë të vështirë" sa i përket çështjes së Kosovës, sepse ai mendon se "Perëndimi do të përpiqet të shpejtojë zgjidhjen e problemit". Vuçiq, megjithatë përsëriti, se zgjidhja nuk do të jetë e mundur nëse Serbia nuk merr asgjë. "Unë nuk e di se cila është ideja. Ajo që kisha si ide u refuzua nga të gjithë. Askush nuk e pëlqeu. Le të shohim se cila është ideja juaj, sepse ende nuk e kam dëgjuar, përveçse pashë më shumë presion mbi mua. Serbia... Читать дальше...


Музыкальные новости
Оззи Осборн

Оззи Осборн во второй раз войдет в Зал славы рок-н-ролла





Персональные новости
#123ru.net

Прояснение причин СВО. План улучшения отношений. И дополнительно: "При чём здесь Ленин?"





Trump viziton Ohajon dhe Teksasin, pritet me protesta

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar dy qytetet ku ndodhën të shtënat në masë, por vizita u shoqërua me protesta dhe grindje me politikanët lokalë. Presidenti Trump bëri thirrje për unitet pas sulmeve në Teksas dhe Ohajo, pasi vizitoi të mbijetuarit e sulmeve dhe zyrtarët e emergjencës. Megjithatë, kritikat për retorikën e tij dhe mungesën e veprimeve për kontrollin e armëve, nuk pushuan. Në El Paso të Teksasit, disa protestues bartnin parulla duke thënë "Racist, shko në shtëpi".... Читать дальше...

Fried: Furnizimi i Serbisë me armatim rus mund të prishë ekuilibrin në rajon

Evropaelire.org 

Ish-diplomati i lartë amerikan, Daniel Fried, tha se një aleancë midis Serbisë dhe Rusisë nuk do të ishte e dobishme për popullin serb. "Unë nuk e di se si do të ishte e dobishme ideja që Serbia të bëhej "varëse" ruse ose të ishte nën kontrollin e Rusisë ose pjesë e sistemit të Putinit", tha Fried për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Sipas mendimit të tij, "çështja themelore është që Serbia të realizojë të ardhmen e saj evropiane”. "Unë nuk po flas që Serbia të bëhet aleate e Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...

Vuçiq: John Bolton nuk do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, nuk do të vizitojë Serbinë, siç është shkruar në mediat serbe. “Boltoni është dashur të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Por, në Prishtinë janë zgjedhjet, me kë mund të flasë atje?”, ka thënë Vuçiq. Mediat serbe kanë raportuar se këshilltari Bolton, do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fund të gushtit ose në fillim të muajit shtator. Presidenti Vuçiq tha se e gjithë administrata... Читать дальше...

Vonesat në TC "Kosova e Re", mund të sjellin penalizime

Evropaelire.org 

Projekti për Termocentralin “Kosova e Re”, mund të përballet me vonesa për shkak të situatës politike, në të cilën po kalon Kosova. Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës që pritet të bëhet më 22 gusht, do të pamundësojë miratimin e pakos financiare që nevojitet si garanci shtetërore për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”. Ministri në dorëheqje i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht ky projekt nuk rrezikohet, por në rast të zvarritjes së krijimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re... Читать дальше...

Në Bregun Perëndimor gjendet i vrarë një ushtar izraelit

Evropaelire.org 

Trupi i një ushtari izraelit, me shenja plage të shkaktuara me thikë, është gjetur në Bregun Perëndimor. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtari është vrarë nga sulmues palestinezë. Bazuar në një komunikatë të ushtrisë, trupi është gjetur nga forcat izraelite derisa po kontrollonin afër një vendbanimi hebre. Zëdhënësi i ushtrisë kolonel, Jonathan Conricus, tha se ushtari nuk ka qenë në uniformë të ushtrisë, dhe as i armatosur. Ushtria nuk e bëri të ditur emrin e tij, përderisa njoftoi se po heton rrethanat e vdekjes.

Vriten dy ushtarë iranianë afër kufirit me Turqinë

Evropaelire.org 

Televizioni shtetëror iranian raportoi se dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit u vranë gjatë një përleshje me militantët e armatosur, në pjesën veriperëndimore të vendit. Incidenti ndodhi në rajonin e Makus, në provincën e Azerbajxhanit perëndimor, në kufi me Turqinë dhe gjithashtu afër rajonit të Kurdistanit irakian. Guvernatori i Makus, Hassan Abbasi tha për mediat iraniane, se dy oficerë të  u vranë dhe një tjetër ushtar u plagos. Në muajt e fundit ka pasur përleshje të shumta në... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Фитнес-эксперт Каневский назвал далеко не новым трендом копирование детьми поведения животных


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективности экологических проектов в России





Путин в России и мире
Москва

Президент Азербайджана Ильхам Алиев прибыл в Москву по приглашению Путина


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Байден заверил Зеленского в скорых поставках новых пакетов помощи


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Валентина Иванова кардинально сменила образ и стала похожа на одну из бывших девушек Тимати: видео



Москва

В Подмосковье заключить договор на оказание ветеринарных услуг можно за 2 дня

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net