Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Новости за 29.08.2019

UEFA shpall lojtarin më të mirë të vitit

Evropaelire.org 

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka shpallur qendërmbrojtësin e Liverpulit, holandezin Virgil Van Dijk, si lojtarin më të mirë të Ligës së Kampionëve të Evropës për sezonin 2018-2019.   Van Dijk, ishte kapiten i skuadrës angleze, Liverpul, që fitoi kupën e Ligës së Kampionëve për garat 2018/2019. “Më është dashur të punoj në çdo hap të rrugës sime”, tha Van Dijk, pas marrjes së çmimit. Ai u shpall më i miri në konkurrencë me sulmuesin e Barcelonës, Leo Mesi dhe atë të Juventusit, Christiano Ronaldo. Читать дальше...

Lehtësohet marrja e shtetësisë gjermane

Evropaelire.org 

Të premten, Gjermania do të fillojë zbatimin e dy dekreteve, që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë gjermane, kryesisht për hebrenjtë të cilët ikën nga regjimi nazist, për shkak të persekutimit, si dhe pasardhësve të tyre, njoftoi ministria e Brendshme. Masa pason një fushatë nga pasardhësit e refugjatëve nga Gjermania naziste, të cilët janë të zemëruar që kërkesat e tyre për shtetësi janë refuzuar, pavarësisht nga garancitë kushtetuese. Referendumi i Brexit-it (daljes së Britanisë së... Читать дальше...

Kriza politike në Itali: Conte merr mandatin, Salvini thërret protestë

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte, pranoi një mandat të ri për formimin e qeverisë, një javë pas rrëzimit të qeverisë së tij, të mbizotëruar nga nacionalistët. Ai tha se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, qëndrim ky që paraqet një ndryshim të dukshëm nga politikat e partisë së krahut të djathtë Liga. Drejtuesi i Liga-s, Matteo Salvini, shkaktoi rrëzimin e koalicionit të mëparshëm. Partneri i tij i koalicionit, lëvizja populiste 5 Yje, tani ka arritur një marrëveshje me qendrën e majtë. Читать дальше...



SHBA-ja do të mbajë praninë në Afganistan edhe pas marrëveshjes së paqes

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë prezencën e saj ushtarake në Afganistan, edhe pasi të arrihet një marrëveshje paqeje me talibanët. Duke folur në një intervistë në radio Fox News më 29 gusht, Trump tha se numri i trupave do të bjerë në rreth 8.600. "Ne do të mbajmë një prani atje", tha Trump. Zyrtarët amerikanë dhe talibanët aktualisht janë përfshirë në një rund të nëntë bisedimesh, për të nënshkruar një marrëveshje historike, që do t'i jepte fund konfliktit 18-vjeçar afgan. Читать дальше...

Partitë përgatisin ofertat për zgjedhjet e 6 tetorit

Evropaelire.org 

Zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i subjektivitetit të shtetit, janë pikat kryesore të përbashkëta në platformat e deritashme të prezantuara nga partitë politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, më 6 tetor. Ndonëse prezantimi zyrtar i platformave pritet të ndodhë gjatë fushatës, e cila hapet më 25 shtator, partitë politike thonë se i kanë tashmë pikat kryesore programore, me të cilat konkurrojnë për të marrë besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme të vendit gjatë mandatit katërvjeçar. Читать дальше...

BIK shkarkon imamin që mbrojti Teorinë e Evolucionit

Evropaelire.org 

Imami, Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës - ku ka punuar për dy vjet - me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit. Sipas tij, shkak për këtë shkarkim, është bërë një deklaratë e bërë në muajin qershor të vitit 2018, në televizionin Rrokum ku ai ka thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”, kishte thënë Gashi. Читать дальше...

Cisterna iraniane ndryshon drejtimin

Evropaelire.org 

Një cisternë e naftës me flamur iranian, e cila me javë të tëra po ndiqet nga Shtetet e Bashkuara në Detin Mesdhe, ka ndryshuar drejtimin nga destinacioni i saj në Turqi. Adrian Darya 1, e njohur dikur si Grace 1, ishte konfiskuar në fillim të muajit korrik nga autoritetet e Gjibraltarit, me ndihmën e marinsave britanikë. Ajo u ndalua nën dyshimin se po bënte bartjen e naftës së papërpunuar në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian. Por, më 15 gusht, Gjibraltari e liroi cisternën... Читать дальше...

Manjatët teknologjikë ndeshen për inteligjencën artificiale

Evropaelire.org 

Jack Ma beson se inteligjenca artificiale nuk përbën kërcënim për njerëzimin, mirëpo Elon Musk i ka konsideruar këto deklarata si “fjalët e fundit të famshme”, teksa miliarderët kanë shpërfaqur mospajtimet e tyre në një debat për trendet e së ardhmes në Shangai. Themeluesi i kompanisë kineze, Alibaba, dhe industrialisti mbrapa kompanive Tesla dhe SpaceX i kanë ngritur vetullat disa herë njëri-tjetrit gjatë një konference për inteligjencë artificiale, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. “Kompjuterët mund të jenë të mençur... Читать дальше...



Brazili ndalon për 60 ditë ndezjen e zjarreve në Amazonë

Evropaelire.org 

Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.   Dekreti u nënshkrua nga presidenti, Jair Bolsonaro, i cili u përball me kritika për dështim në mbrojtjen e pyjeve.   Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar krizën. Cili është roli i pyjeve të Amazonës në ndryshimet klimatike? Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ndalesa, pasi ambientalistët thonë se... Читать дальше...

A do të fillojë me kohë viti i ri shkollor?

Evropaelire.org 

Autoritetet kompetente të arsimit në Kosovë, thonë se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor, 2019/2020. Viti i fundit shkollor, ishte karakterizuar me grevën më të gjatë të mbajtur në arsim, që solli si pasojë humbjen e 15 ditëve të rregullta të mësimit për nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm në gjithë Kosovën. Por, edhe më 2 shtator, pavarësisht deklaratave të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit se mësimi do të fillojë pa ndonjë shqetësim të veçantë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit... Читать дальше...

Vuçiq: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhje

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që "të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve". Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”. Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë. Читать дальше...

Nis procedura për shkarkimin e Katica Janevës

Evropaelire.org 

Këshilli i Prokurorëve pas një seance maratonë ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim, si e dyshuar për rastin “Reketi”. Kryetari i Këshillit, Kole Shterjev, tha se raporti do t’i dërgohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe pas shqyrtimit dhe miratimit nga ana e deputetëve, i njëjti do të rikthehet sërish në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe përfundimisht do të konstatohet shkarkimi... Читать дальше...

SHBA-ja mbështet masat anti-korrupsion të Moldavisë

Evropaelire.org 

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, po qëndron në Moldavi, ku zhvilloi bisedime me kryeministren, Maia Sandu. Bolton shprehu mbështetje për masat reja kundër korrupsionit të ndërmarra nga qeveria e Moldavisë. "Unë shpreh dëshirat më të mira për fushatën tuaj anti-korrupsion, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për investitorët e mundshëm amerikanë dhe partnerët e biznesit, sepse ata besojnë në një sistem të fuqishëm të sundimit të ligjit, dhe një mjedis të lirë nga korrupsioni", tha Bolton. Читать дальше...

Akuzave të Kosovës ndaj Vladimir Cizelj u përgjigjet "Instituti Vlatacom"

Evropaelire.org 

Drejtori i Kompanisë “Instituti Vlatacom”, Vladimir Cizelj, këtë vit nuk ka qëndruar në Francë, thuhet në një përgjigje të kësaj kompanie për Radion Evropa e Lirë. Një portal në Republikën e Afrikës Qëndrore ka shkruar se ministria e Jashtme e Serbisë, përmes një ndërmjetësuesi, në Paris gjatë muajit korrik të vitit 2019, i ka ofruar ryshfet ministres së Jashtme të Afrikës Qëndrore, Sylvie Baipo Temon, para vendimit të pretenduar për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës... Читать дальше...

QKSS: Komuniteti serb ka nivel të ulët besimi ndaj Policisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Qëndrimi i komunitetit serb kundrejt Policisë së Kosovës formësohet kryesisht nga politika e përditshme, dhe zhvillimet e përgjithshme politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). “Komuniteti serb i Kosovës ka nivel të ulët besimi kundrejt Policisë së Kosovës. Mungesa e besimit është më e theksuar në Mitrovicën e Veriut kur krahasohet me rajonet e tjera në Kosovë”, thuhet në raport. Për më tepër, raporti potencon se komuniteti... Читать дальше...

DNV-ja u kërkon partive të respektojnë barazinë gjinore në procesin zgjedhor

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave për monitorimin e zgjedhjeve "Demokracia në Veprim (DNV)", ka kërkuar nga subjektet politike, që të respektojnë parimin e barazisë gjinore gjatë nominimit anëtarëve të Komisionieve Komunale Zgjedhore, si dhe në listat zgjedhore. “Subjektet polike e kanë mundësinë që përfundimisht të garantojnë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore duke aplikuar koutën gjinore 50 për qind në listat e tyre zgjedhore, si dhe të sillen konform parimeve bazë të demokracisë”, thuhet në një komunikatë të këtyre organizatave joqeveritare. Читать дальше...

Zemërim në Britani pasi Johnson detyroi pezullimin e Parlamentit

Evropaelire.org 

Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar punën e Parlamentit nxiti reagime të ashpra nga deputetët dhe kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje. Ai po ashtu shkaktoi protesta në gjithë Britaninë dhe një peticion me më shumë se një milion nënshkrime. Mbretëresha Elizabeta II, të mërkurën, e miratoi zyrtarisht kërkesën e Johnsonit për të pezulluar punën e Parlamentit para Brexit-it, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Brexit-i pritet të ndodhë më 31 tetor... Читать дальше...

Fruthi kthehet në katër vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë

Evropaelire.org 

Fruthi është kthyer në katër vende të Evropës që më parë kanë qenë të pastra nga sëmundja, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas saj, sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikën Çeke, Greqi dhe Britani. "Po ecim prapa, jemi në rrugën e gabuar", tha Kate O'Brien nga Departamenti i Imunizimit i OBSH-së. Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe. Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR... Читать дальше...

Kina dërgon trupa të reja në Hong Kong

Evropaelire.org 

Ushtria e Kinës tha se ka dërguar trupa të reja në Hong Hong, në kuadër të një rotacioni rutinor. Megjithatë, qyteti që është qendër financiare e rajonit po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit. Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom. Hong Kongu, ish-koloni britanike... Читать дальше...

Pence do të vizitojë Islandën, shqetësime për "agresionin" rus dhe kinez

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të vizitojë Islandën më 4 shtator për të biseduar rreth sigurisë. Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita zhvillohet pas "inkursioneve" të Rusisë dhe Kinës në Rrethin Arktik. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për sjelljen agresive të Rusisë në Arktik, ku vendet në zonë luftojnë për qasje në minerale, pas shkrirjes së akullit. Veprimet e Kinës atje do të duhet të vëzhgohen po ashtu, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Читать дальше...

Zgjedhjet në SHBA: Gillibrand tërhiqet nga gara

Evropaelire.org 

Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand, i dha fund garës së saj për nominimin nga partia si kandidade për zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020. Gillibrand njoftoi për vendimin e saj në një video online, pasi dështoi të kualifikohej për debatin e tretë të demokratëve që do të mbahet muajin e ardhshëm. "Pas më shumë se tetë muajve të pabesueshëm, unë po e përfundoj fushatën time presidenciale", tha ajo. Gillibrand, 52 vjeçe, ka qenë avokate e zëshme për të drejtat e grave, por fushata e saj nuk arriti të tërhiqte vëmendje të madhe. Читать дальше...

Procedurat burokratike pengesë për votuesit nga diaspora

Evropaelire.org 

Nga data 30 gusht deri më 10 shtator, qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë mundësi që të mbushin formularët e tyre për të figuruar në regjistrin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Të drejtën për tu regjistruar si votues Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi.  Valmir Elezi... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева обыграла Вондроушову в третьем круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ключевой аспект успеха: как построить долгие и хорошие отношения с клиентом





Путин в России и мире
Москва

Пашинян подготовил "подарок" Путину к его инаугурации. Запад будет доволен


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Кличко не видел Зеленского с начала конфликта с Россией


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Москва

Инвестируют в 20 раз больше ЕС в транспортную инфраструктуру: в России анонсирован колоссальный проект стоимостью $100 млрд

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net