Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

Gjuha e urrejtjes në media sociale, nxitëse e dhunës

0
Gjuha e urrejtjes në media sociale, nxitëse e dhunës

Kur një grua u dhunua seksualisht në fund të muajit korrik në qytetin e Gjakovës, një komentues shkroi në media sociale: “Hajt se nuk është dhunuar fare, por ajo ka dashur vet”.

“Mirë ja ka ba qyre niher qysh u ba si dreq”, shkroi një komentues kur u bë virale video e një të riu duke shkelmuar një grua rome në Ferizaj. Para se ajo të sulmohej, disa media lokale raportuan se ajo po rrëmbente fëmijë në disa qytete të Kosovës, por hetimet e policisë treguan se ishte një lajm i rrejshëm se ajo nuk kishte bërë asgjë ilegale që nga koha kur ishte kthyer në Kosovën nga një vend i Bashkimit Evropian.

Gjuha e urrejtjes ndodhet kudo nëpër faqe të internetit, duke filluar nga konfliktet në mes të grupeve të ndryshme e deri tek etiketimi i një grupi të caktuar të njerëzve me fjalë të llojeve të ndryshme fyese. Kjo dukuri negative në shoqëri, sipas psikologëve dhe ekspertëve, vazhdon të jetë e pranishme.

Komentet që nxisin urrejtje fetare, racore dhe gjinore janë të pranishme në shoqërinë kosovare, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Luljeta Aliu, drejtoreshë në organizatën joqeveritare "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-Inject.”

“Gjithsecili mund të jap mendimin e vet. Ndër ata mund të ketë njerëz që thjeshtë janë mizogjen, që i urrejnë gratë që e kanë një mendim tejet diskriminues ndaj grave, por jo vetëm. Aty gjinden të gjitha llojet e njerëzve edhe pastaj kur e sheh së njëri prej tyre reagon edhe të tjerët nxiten të shprehin atë që e mendojnë. Në përgjithësi në shoqërinë tonë nuk kemi arritur që shoqëria të ketë një respekt të mjaftueshëm ndaj grave, por edhe ndaj grupeve të ndryshme tjera të shoqërisë, edhe ndaj pakicave ose grupeve të tjera me tjetër etni ose kulturë ose religjion. Ne jemi njerëz të cilët jemi shumë shumë diskriminues ndaj çdo gjëje që është ndryshe”, thotë Aliu.

Paragjykimi i gruas në Kosovë

Aliu gjithashtu thotë se paragjykimet ndaj grave janë nga më të ndryshmet, kështu duke filluar nga veshja. E gjithë kjo, sipas Aliut është për shkak se “mentaliteti në Kosovë është goxha patriarkal” gjë që shpie deri tek etiketimet e ndryshme ndaj grave.

“Gruaja nuk pranohet si njeri me të njëjta të drejta dhe paragjykohet në bazë të veshjes, në bazë të dukjes sepse mendohet se ajo duhet me qenë siç e parasheh burri”. 

“Mentaliteti mesatar në Kosovë është goxha patriarkal, është shumë maskilist është edhe mizogjen (urrejtje nga grave) dhe kështu që ky mentalitet ty të formëson imazhin të cilin duhet të përgjigjet një grua. Ajo duhet të jetë ashtu siç këta mendojnë se duhet të jetë. Kështu që çdo herë kur ti del jashtë atyre normave, ti nuk je normale, thjeshtë të quajnë si në disa raste të përdalë, me lloj lloj etiketimesh,” është shprehur Aliu.

Këtë javë që po lëmë pas, policia raportoi se një burrë vrau gruan e tij me 15 plumba. Mediat sociale u vërshuan nga komente që fajësonin gruan e ndjerë. “Ndoshta ajo e ka tradhtuar burrin e saj, ka luajtur bisht” kurse një tjetër shkroi: “Askush nuk do t’i jepte 15 plumba nëse nuk ia ke plasur zemrën fort”.

“Gjuha e urrejtjes mund të nxis edhe dhunë”

Mira Gashi Azizi, psikologe, tha për Radion Evropa e Lirë, se gjuha e urrejtjes është prezente në rrjetet sociale në Kosovë dhe faktori kyç që ndikon që personat që komentojnë nëpër rrjetet sociale, duke përdorur gjuhë të urrejtjes është mosbesimi në veten e tyre dhe mos trajtimi psikologjik.

“Gjuha e urrejtjes mund të them që është e shprehur tashmë shumë në rrjetet sociale, duke e ditur se nuk sanksionohen dhe nuk ndëshkohen me ligj secili e shpreh urrejtjen më lirshëm duke targetuar në këtë rast gratë, apo grupe të caktuara shoqërore. Gjuha e urrejtjes mund të nxis edhe dhunë”, thotë psikologja.

Sipas saj, faktori numër një sipas të gjitha analizave që janë bërë, shpesh ngatërrohet të shprehurit e lirë dhe të shprehurit me anë të urrejtjes.

Shoqëria civile ka kritikuar autoritetet se gjuha kërcënuese në media sociale nuk trajtohet njësoj kur ajo është e drejtuar ndaj politikanëve dhe ndaj qytetarëve.

Në janar të këtij viti një person bëri një koment kërcënues kundër kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë: “Do të ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’ldhnilah”. Ndaj të dyshuarit, Prokuroria filloi procedurë me akuzën “përgatitje e veprave terroriste” dhe u dërgua në mbajtje prej 30 ditësh.

Mentor Hoxhaj, ekspert i rrjeteve sociale në organizatën joqeveritare Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, tha për Radion Evropa e Lirë se politikat e rrjetit social Facebook janë strikte.

“Rrjetet sociale nuk kanë kontroll lidhur me komentet, ato janë pjesë qoftë e administratorit të faqes ose edhe të profilit të kujtdo që e përdor drejtpërdrejtë është obligim i çdo kujt i cili poston dhe pastaj lejon fjalët të cilat nuk duhet të përdoreshin në gjuhën e përditshme apo gjuhë të urrejtjes apo çfarëdo lloji tjetër është në përgjegjësi të personit i cili ka bërë postimin qoftë në fanpage qoftë në profilin e tij,” tha Hoxhaj.

Ai gjithashtu përmendi se në nxitje të gjuhës së urrejtjes bëjnë vend profilet e rrejshme të cilat janë të pranishme kudo.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00


Спорт в России и мире
Москва

На площадках «Московских сезонов» работают шесть скейт-парков и роллердром


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

На кураже: Рублёв пробился в финал «Мастерса» в Мадриде, Медведев снялся из-за травмы


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Светильники обновили в переходах и тоннелях Москвы





Путин в России и мире
Москва

Путин посетил пасхальную службу в храме Христа Спасителя в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Цой

Движение «Рок-Петроград» потребовало сохранить поминальную площадку Цоя



Москва

РЕН ТВ: один человек пострадал в результате стрельбы в Калуге

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net