Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Август
2019

A ka para për zgjedhje të parakohshme?

0
A ka para për zgjedhje të parakohshme?

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që më 22 gusht të mbahet seancë për shpërndarjen e Kuvendit, u ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit.

Subjektet politike në Kosovë tashme kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, madje edhe kanë nisur fushatën parazgjedhore pa u caktuar zgjedhjet.

Në anën tjetër, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se ende nuk kanë para për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje.

Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky vit nuk ishte parashikuar si vit zgjedhor dhe prandaj në Ligjin e Buxhetit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Ai thotë se pas shpalljes së zgjedhjeve, KQZ-ja do të bëjë kërkesë në Qeveri për mjetet e nevojshme financiare.

Ndërsa, sa më shpejt që do të miratohej kërkesa për mjete financiare, pas paraqitjes së saj, Elezi thotë se kjo do ta lehtësonte tej mase punën e KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve.

“Mbështetur edhe në praktikat e kaluara, pra kur janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, KQZ-ja bën kërkesë në Qeverinë e Kosovës për mjetet financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilat po ashtu kanë qenë të paplanifikuara, kanë kosto të përgjithshme shumën 4 milionë euro. Por, se sa do të kushtojnë zgjedhjet eventuale, ne nuk mund ta dimë tani. KQZ-ja fillon me përgatitjet intensive të një procesi zgjedhor vetëm pasi të merret vendimi përshpalljen e tij. Prandaj, në këtë drejtim ne ende nuk kemi bërë ndonjë planifikim të buxhetit.” , thotë Elezi.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave, ndërkaq, pohojnë se mjetet financiare për organizimin eventual të zgjedhjeve, ekzistojnë në këtë ministri.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave në Qeverinë e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se pas kërkesës të KQZ-së, ministria do të sigurojë mjetet e nevojshme. 

“Brenda Ministrisë së Financave janë mjetet e nevojshme për arsye se është paraparë një rezervë brenda ministrisë që të jetë në dispozicion. Pra, mjetet janë në dispozicion dhe sipas bazës ligjore, ministri i Financave mbi bazën e kërkesës në këtë rast të KQZ-së, mund të bartë atë shumë të mjeteve për buxhetin e KQZ-së për të organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Rafuna.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se Komisioni është i gatshëm t’i organizojë zgjedhjet kurdo që shpallen ato.

“Ne jemi të gatshëm që t’i organizojmë zgjedhjet kurdo që të shpallen ato. Ne kërkojmë nga sekretariati që të mobilizohet qoftë muajin e ardhshëm, qoftë pas atij, që të jemi gati. Ne jemi gati, e them edhe një herë dhe dua që ta njoftoj edhe opinionin”, ka thënë Daka në një konferencë për media . 

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti, jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe më vonë se dyzetë e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Më 10 maj të vitit 2017 një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë fund koalicionit të atëhershëm qeverisës dhe duke hapur rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në atë kohë, vetëm pesë ditë (15.05.2017) pas shpërbërjes se Kuvendit, Qeveria e Kosovës në krye me ish-kryeministrin Isa Mustafa kishte arritur të ndajë rreth 5 milionë euro për KQZ-në, mjete këto të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve me 11 qershor po të vitit 2017

Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, nuk ka pasur një qeveri të qëndrueshme që ka përfunduar mandatin katër vjeçar.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На Пасху городской транспорт будет работать дольше


Спорт в России и мире
Москва

Полина Гагарина: «Нет, я не ухожу на пенсию»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе над Алькарасом на турнире в Мадриде: мне очень помогла подача


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Зеленое царство – обзор новостроек рядом с «Лосиным островом»





Путин в России и мире
Москва

Больше 4 тысяч ветеранов войны из Новосибирска получат письма от Путина к 9 мая


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Linkin Park

Linkin Park воссоединяются и едут в тур. Место Честера Беннингтона займет неизвестная вокалистка



Москва

Михаил Ежокин покинул пост главы городского округа Домодедово

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net