Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 20.06.2018

Trump nënshkruan urdhrin “për t’i mbajtur familjet të bashkuara”

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara. Urdhri vjen pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan. Me politikën e tillë, autoritetet kanë ndaluar personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA - të rriturit i kanë dërguar nëpër qendra të ndalimit për t’u përballur me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i kanë çuar në qendra të tjera ndalimi... Читать дальше...

Rusia alarmohet nga planet e Trumpit për forcën hapësinore

Evropaelire.org 

Rusia u shpreh e alarmuar nga zotimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se do të ruajë dominimin e SHBA-së në hapësirë dhe se do të krijojë forcën hapësinore si degë të veçantë të ushtrisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shprehu shqetësimin e Rusisë një ditë pasi Trump tha se "Amerika do të jetë gjithmonë e para në hapësirë". "Nuk duam që Kina, Rusia dhe vendet e tjera të na udhëheqin neve", tha po ashtu Trump. Trump i bëri thirrje Pentagonit që të krijojë një forcë të re hapësinore... Читать дальше...

Ndihma për migrantët bëhet vepër penale në Hungari

Evropaelire.org 

Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligji të ri, i cili i kriminalizon avokatët dhe aktivistët që i ndihmojnë azilkërkuesit. Çdokush që "lehtëson imigracionin e paligjshëm" do të përballet me një vit burgim. Qeveria e Viktor Orbanit e emëroi masën "Stop Ligjit Soros", sipas filantropistit miliarder, George Soros, të cilin e akuzon për mbështetje të migrantëve myslimanë. Hungaria thotë se migrantët i kërcënojnë sigurinë kombëtare. Ajo ka ngritur gardhe me tela në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjen e tyre. Читать дальше...



Tymoshenko do të garojë për presidente të Ukrainës

Evropaelire.org 

Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko, tha se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019. Në një video-konferencë në faqen e saj në Facebook, Tymoshenko tha se do të kandidojë "jo për të luajtur një lojë autoritare... por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj". "Zyra presidenciale për mua nuk është PlayStation, por një vend për të prezantuar ndryshimet reale, për të cilat vendi ynë ka nevojë", tha Timoshenko, udhëheqëse e partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu). Ajo... Читать дальше...

Pacolli: Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, i hodhi poshtë pohimet se shteti i Liberisë e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Të mërkurën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën është njoftuar se Liberia "e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës". Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Liberisë, të cilët, sipas tij, kanë thënë se tërheqja e njohjes nuk është e vërtetë. Читать дальше...

Teherani i lejon gratë të ndjekin ndeshjen e Iranit për Kupën e Botës

Evropaelire.org 

Autoritetet në Teheran do t'i lejojnë gratë të ndjekin shikimet publike të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit, së bashku me burrat. Ky është një ndryshim i praktikës afatgjate, e cila ka shkaktuar protesta brenda dhe jashtë Iranit. Këshilli provincial i Teheranit tha se stadiumet e qytetit Azadi dhe Takhti do t'i hapin dyert për gratë, për të parë transmetimin televiziv të ndeshjes së kombëtares iraniane kundër Spanjës, e cila zhvillohet sot në qytetin rus të Kazanit. Ndalimi i shikimeve... Читать дальше...

“Sutherland Global” premton 1,000 vende të reja të punës në Kosovë

Evropaelire.org 

Korporata Amerikane “Sutherland Global”, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi hapjen e 1,000 vendeve të reja të punës në Kosovë, në fushën e teknologjisë informative. Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Kuvendi, Veseli takoi të mërkurën në Prizren përfaqësuesit e korporatës amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznesore. “Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu. Читать дальше...

Zbehje e rolit të Thaçit në dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që më 24 qershor të takojë sërish homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.  Thaçi pritet që të ulet përballë Vuçiqit, ndërkohë që në Prishtinë nuk ka siguruar përkrahjen e kërkuar politike për të vazhduar me rolin e tij prijës në këtë fazë të dialogut me Serbinë. Thirrjeve të tij për një konsensus dhe kompromis të brendshëm politik rreth kësaj faze të dialogut... Читать дальше...



Refugjatët në botë

Evropaelire.org 

Në Prishtinë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve. Sipas raportit të UNHCR-it për vitin 2017, në botë 68.5 milionë njerëz konsiderohen refugjatë. (Video dhe Montazhi: Bujar Tërstena)

Bosnja nuk e njeh pavarësinë, por e lakmon tregun e Kosovës

Evropaelire.org 

Mosnjohja e shtetit të Kosovës dhe aplikimi i regjimit të vizave janë pozicione të pandryshueshme të Bonjë e Hercegovinës në raport me Kosovën. Por, një sjellje krejt ndryshe ndërmjet këtyre dy vendeve kemi atëherë kur bëhet fjalë për interesin dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë dy shtetet e vetme të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë se Kosovës thonë se viteve të fundit është përmirësuar bilanci tregtar ndërmjet këtyre dy shteteve. Читать дальше...

Liberia "anulon" njohjen e Kosovës, thotë Daçiq

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbehzohngar Milton Findley, i dërgoi një notë homologut serb, Ivica Daçiq, me të cilën, siç thuhet, e njoftoi se Liberia "e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës". Daçiq tha se vendimi i Liberisë është shumë i rëndësishëm për Serbinë, sepse tregon se procesi dhe dialogu vazhdojnë ende. Në notë thuhet se ky vendim do të mbetet në fuqi deri në fund të negociatave, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës... Читать дальше...

Bizneset në Kosovë pësojnë humbje nga mungesa e liberalizimit të vizave

Evropaelire.org 

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se mungesa e liberalizimit të vizave po ndikon negativisht në zhvillimin e biznesit në vend. Ata iu bëjnë thirrje ambasadave të Bashkimit Evropian, të akredituara në Kosovë, që të kenë një trajtim të posaçëm për komunitetin e biznesit, sa i përket dhënies së vizave. Në një konferencë për media, përfaqësues të bizneseve thanë se koston e mungesës së liberalizimit të vizave është duke e vuajtur sektori privat. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK)... Читать дальше...

Pesë kosovarë përfundojnë burgun pasi luftuan në Siri dhe Irak

Evropaelire.org 

Personat që kanë vuajtur dënimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja nuk po priten mirë dhe po stigmatizohen nga shoqëria kosovare, tha Lulzim Fushtica, koordinator nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit. Sipas tij, deri tash kanë përfunduar vuajtjen e dënimit 5 persona, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak. “Sipas disa hulumtimeve që janë bërë, një pjesë e madhe e popullatës nuk i pranon dhe nuk i sheh me sy të mirë këta persona që kthehen në shoqëri. Читать дальше...

Pa opozitën, Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për emrin

Evropaelire.org 

Me 69 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Me këtë marrëveshje shteti emërtohet Maqedonia e Veriut, marrëveshje kjo që synon të mbyllë kontestin, i cili zgjat më shumë se dy dekada mes dy vendeve fqinje dhe ka mbajtur të bllokuara proceset integruese për Maqedoninë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pak para se të votohej ratifikimi, tha se dëshiron të ndajë një lajm të gëzueshëm, duke thënë se sapo është njoftuar... Читать дальше...

Opozita kërkon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës

Evropaelire.org 

Në tryezën e radhës së partive politike, e cila është thirrur nga Partia Social-Demokrate (PSD), është propozuar që procesin e dialogut me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës. Ky qëndrim i partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Social-Demokrate është në harmoni me kundwrshtimin e tyre ndaj rolit udhëheqës të presidentit Hashim Thaçi në fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, ka theksuar se dialogu është një proces i rëndësishëm... Читать дальше...

BE nis me tarifa kundër SHBA-së nga e premtja

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do të nisë aplikimin e tarifave hakmarrëse mbi eksportet në SHBA, nisur nga e premtja. Vendimi vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit. Eksporteve në SHBA, të tilla si xhinset, motoçikletat dhe uiskit, do t'iu vihet taksë, tha komisionarja për tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom. Ajo tha se blloku "nuk ka dashur të jetë në këtë pozitë". "Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-së për... Читать дальше...

Thaçi ia dorëzoi flamurin Ekipit Olimpik të Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzoi flamurin e Kosovës Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. “Flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë në ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së këtyre lojërave, kurse uroj që të lartësohet edhe më shumë prej sportistëve tanë si simbol shtetëror i fitoreve të tyre”, tha presidenti Thaçi. Për herë të parë, Kosova në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë përfaqësohet nga 40 sportistë.

Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen me Greqinë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në Maqedoni ratifikuan marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Marrëveshja u mbështet nga 69 ligjvënës anëtarë të koalicionit qeverisës. Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE e bojkotoi seancën. Me marrëveshjen e nënshkruar në fundjavë, Maqedonia u dakordua me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Athina dhe Shkupi kanë qenë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë. ... Читать дальше...

Kanadaja legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit

Evropaelire.org 

Parlamenti i Kanadasë miratoi ligjin që legalizon përdorimin rekreativ të marihuanës në këtë vend. Akti i Kanabisit e kaloi pengesën përfundimtare me 52 vota për dhe 29 kundër. Ligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet droga, shpërndahet dhe shitet. Kanadezët do të mund të blejnë dhe të konsumojnë legalisht kanabis në fillim të këtij shtatori. Kanadaja është vendi i dyti në botë, pas Uruguajit, që legalizon përdorimin rekreativ të drogës.


Музыкальные новости
Концерт

Концерт «Стихи войны и мира. Баллада о своих»





Персональные новости
#123ru.net

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о Всероссийском конкурсе спортивных проектов «Ты в игре»





HRW i kërkon Ukrainës të miratojë Deklaratën e Shkollave të Sigurta

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Ukrainës që të mbështesë Deklaratën e Shkollave të Sigurta - një dokument politik ndërqeveritar që synon mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve në arsim, gjatë kohës së luftës. HRW tha se luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë "efekt shkatërrues" te fëmijët. Sipas Kombeve të Bashkuara, qëkur ka nisur konflikti në prill të vitit 2014, së paku 740 objekte shkollore në rajon janë dëmtuar ose shkatërruar. Читать дальше...

Pas dy rasteve me malarie, Kosova me masa parandaluese

Evropaelire.org 

Në Kosovë këtë vit janë paraqitur dy raste me sëmundjen e malaries. Njëri vazhdon të trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa rasti tjetër, pas trajtimit është lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore. Infektologu Sali Ahmeti i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova është e gatshme të ballafaqohet me sëmundjen e malaries, ndonëse kjo nuk është sëmundje autoktone. Megjithatë, Ahmeti thotë se në vitet e 60-a, Kosova ka qenë vend endemik me malarien, me numër të madh të rasteve dhe vdekshmëri të lartë. Читать дальше...

SHBA-ja largohet nga Këshilli "paragjykues" i OKB-së

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, derisa ambasadorja amerikane, Nikki Haley e ka cilësuar të njëjtin “orgnizatë që nuk përket me emrin e saj”. Ky vendim përbën një tjetër largim të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump nga ndonjë institucion ndërkombëtar. Haley ka thënë të martën se SHBA-ja, i ka dhënë “mundësi pas mundësie” këtij trupi për të bërë ndryshime, transmeton AP. Ajo ka sulmuar Këshillin për “paragjykimin e tij kronik kundër Izraelit”... Читать дальше...

Të paktën 11 ushtarë afganë janë vrarë në një sulm të talibanëve

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 11 ushtarë janë vrarë në sulmin e parë taliban, prej kur militantët kanë përfunduar armëpushimin. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmanish, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nëntë ushtarë afanë janë plagosur në sulmet e natës së mbrëmshme në disktriktin Balamerghab. Drejtuesi i Provincës Badghis, Abdul Qafoor Malikzai ka thënë se talibanët kanë sulmuar dy zona të sigurisë në orët e hershme. Sipas autoriteteve deri në 30 ushtarë mund të jenë vrarë në sulm. Читать дальше...

Thaçi: Ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë

Evropaelire.org 

Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin e Kosovës që të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Jam i bindur që ka ardhur koha që pas bisedimeve, që në një mënyrë apo tjetrën, po zgjasin tash e 20 vjet, që të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi njëshekullore... Читать дальше...

Thaçi paralajmëron shënjimin e kufirit Kosovë - Serbi

Evropaelire.org 

Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin e Kosovës që të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Jam i bindur që ka ardhur koha që pas bisedimeve, që në një mënyrë apo tjetrën, po zgjasin tash e 20 vjet, të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të përfundonte një epokë tragjike mbi njëshekullore... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Теннисист Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку Корнееву


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве





Путин в России и мире
Москва

Президент России Владимир Путин подтвердил проведение XVI Международного военно-музыкального фестиваля «Спасская башня»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Кличко не видел Зеленского с начала конфликта с Россией


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

«Я не джентльмен»: Лепс вновь объяснился за инцидент с телефоном фанатки



Москва

Мизулина попросит СК проверить рэпершу Hofmannita из-за поцелуев с девушками

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net