Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 18.06.2018

Protesta të reja në Shkup kundër ndryshimit të emrit

Evropaelire.org 

Protestat kundër marrëveshjes për emrin janë mbajtur edhe mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Maqedonisë, por ato kanë qenë të qeta për dallim nga ato të një nate më parë kur u përshkallëzuan në dhunë me Policinë. Drejtuesit e protestës, ish-politikanë dhe përfaqësues të disa partivetë vogla, si dhe drejtues të tifozëve nacionalist të njohur si “kKmitët”, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, por edhe të deputetëve të opozitës, duke kërkuara nga ta t’i bashkëngjiten... Читать дальше...

Prishtina ia bën të qartë Brukselit se Asociacioni s’mund të ketë kompetenca ezekutive

Evropaelire.org 

Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, i ka kumtuar Bashkimit Evropian se Asociaciacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga ana e delegacionit të Kosovës pas takimit të zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch. “Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë... Читать дальше...

SHBA i kërkon Rusisë të lirojë të burgosurit politikë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që të lirojë dhjetëra njerëz, të cilët nga grupet e të drejtave të njeriut janë identifikuar si të burgosur politikë. Departamenti amerikan i Shtetit tha se mbi 150 njerëz po mbahen në burg, përfshirë regjisorin ukrainas, Oleh Sentsov, dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Oyub Titiyev. "I bëjmë thirrje Rusisë t'i lirojë të gjithë ata që janë identifikuar si të burgosur politikë ose fetarë dhe të ndalojnë së shfrytëzuari sistemin ligjor për të shtypur disidentët dhe praktikat fetare paqësore"... Читать дальше...



Veseli: Presim përkrahjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë, ka thënë se Franca është njëri nga aleatët kryesorë të Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik. "Ne presim përkrahjen e këtij shteti të lirisë dhe pavarësisë", ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook. Veseli ka treguar se është takuar me Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e mbështetjes së Francës për Kosovën... Читать дальше...

Policia e Bosnjës ndalon dhjetëra migrantë

Evropaelire.org 

Policia kufitare e Bosnjës ndaloi dhjetëra migrantë që bënë përpjekje të kalojnë në Kroaci - vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ngjarja në veriperëndim të Bosnjës ndodhi në kohën e rritjes së numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që kërkojnë strehim në Evropën perëndimore. Rreth 100 migrantë janë nisur nga qyteti Vellika Klladusha, ku qindra sish janë duke qëndruar në kampe të improvizuara, për në vendkalimin kufitar Malevac, por policia i ka bllokuar rrugës. Shumica e tyre kanë protestuar duke u ulur në rrugë... Читать дальше...

Kampionati për Kupën e Botës "ndez" Rusinë

Evropaelire.org 

Kampionati i futbollit për Kupën e Botës ka transformuar rrugët e Rusisë në një karnival global të këngëve, vallëzimit dhe veshjeve të çuditshme.

Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t

Evropaelire.org 

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave. Një zëdhënës i Volkswagen-it, i cili posedon Audin, konfirmoi arrestimin e tij. Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat. Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave. Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e Volkswagen-it... Читать дальше...

ASK: Papunësia në Kosovë është 26.5 për qind

Evropaelire.org 

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, është 26.5 për qind. Në të dhënat e publikuara nga ASK-ja thuhet se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune. “Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 për qind, krahasuar me meshkujt me 25.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç, me 54.0 për qind. Sipas rezultateve, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me mbi 60 për qind... Читать дальше...



Diplomacia e vonuar parlamentare

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, por edhe deputetë nga partitë në pushtet dhe opozitë, ditëve të fundit kanë shpeshtuar udhëtimet në vendet e Bashkimit Evropian, siç është thënë, për të lobuar për integrimin evropian të Kosovës. Deputetë nga partitë në pushtet dhe opozitë, kanë mendime të ndryshme nëse në prag të një vendimi të institucioneve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, lobimi në vendet që e kanë njohur Kosovën, por edhe ato që nuk e kanë njohur, është i domosdoshëm ose jo. Читать дальше...

Varësia nga lojërat cilësohet çrregullim i shëndetit mendor

Evropaelire.org 

Shumë prindër mund ta kenë menduar për një kohë të gjatë, mirëpo tani kanë arsye se pse mund të kufizojnë kohën e fëmijëve të tyre “para ekranit”. Varësia nga lojërat kompjuterike është njohur si çrregullim i shëndetit mendor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Reuters. Të dhënat e fundit të kësaj organizate e përshkruajnë varësinë nga këto lojëra si “një model të përsëritjes së vazhdueshme të lojërave” e cila më pas bëhet aq e shprehur sa që “ka përparësi ndaj interesave tjera në jetë”. Читать дальше...

Ende asnjë informacion për rastin e zhdukjes së gazetarit serb

Evropaelire.org 

Prokuroria në Serbi nuk i ka publikuar ende rezultatet e para të hetimeve në lidhje me zhdukjen e gazetarit serb, Stefan Cvetkoviq. "Bëhet fjalë për mbledhjen e të gjitha fakteve relevante. Pastaj priten rezultatet e ekspertizës, pas të cilave do të merren masa të tjera", tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Tihomir Knezheviq, prokuror i Prokurorisë Themelore Publike në qytetin Vërshac. Gazetari Stefan Cvetkoviq u zhduk në natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit në  qytetin Bella Cërkva. Читать дальше...

Brukseli ende nuk e ka caktuar datën për vazhdimin e dialogut

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet takimi i ardhshëm ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i radhës, pritet që të jetë në nivelin teknik, për t’i paraprirë takimit në nivelin politik. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se është duke u punuar për caktimin e një date. "Unë nuk mund ta përmendi ndonjë datë në këtë moment. Në momentin kur ta kemi datën dhe të gjithë pajtohen... Читать дальше...

OKB dënon ndarjen e fëmijëve nga prindërit në kufirin amerikan

Evropaelire.org 

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein, e dënoi, siç u shpreh ai, ndajren "e pafalshme" të fëmijëve migrantë nga prindërit e tyre në kufirin e Shteteve të Bashkuara. Politika "zero tolerancë", e zbatuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime gjithandej, sidomos qysh të dielën, kur SHBA ka shënuar Ditën e Baballarëve. "Ideja që një shtet përpiqet t'i pengojë prindërit duke shkaktuar abuzime të tilla te fëmijët, është e pafalshme"... Читать дальше...

Festivali me goma në Prizren

Evropaelire.org 

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur festivali tradicional Bunarfest. Aktiviteti kryesor ka qenë gara e lëshimit me goma në lumë. Bunarfest është ndër festivalet kryesore që zhvillohen në këtë qytet dhe sjellë mijëra vizitorë. Festivali ka për qëllim vetëdijesimin e njerëzve për ambientin dhe promovimin e bukurive të qytetit të Prizrenit. (Kamera dhe montazhi:Ibrahim Berisha).

OEAK shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) shprehu shqetësim për menaxhimin e parasë publike në Kosovë, veçanërisht për disa vendime që, sipas saj, mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset. Gjatë një takimi që drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilluan me ministrin e Financave, Bedri Hamza, u tha se funksionalizimi i ekonomisë së tregut, si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes. Читать дальше...

Rohani viziton Evropën, pasiguri për marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, planifikon të vizitojë Austrinë dhe Zvicrën, muajin e ardhshëm, në kohën e pasigurive për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore. Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe ka rivënë sanksione ekonomike kundër Iranit. Nënshkrueset e tjera të marrëveshjes: Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë thënë se do të mbeten të përkushtuara ndaj saj, për aq kohë sa e respekton edhe Irani. Читать дальше...

Komisioni hetimor pritet të japë epilogun për dëbimin e shtetasve turq

Evropaelire.org 

Komisioni hetimor parlamentar do të thotë fjalën e fundit lidhur me dëbimin e shtetasve turq, duke sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. Kështu bëri të ditur zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës, Ganimete Musliu, pas takimit ku raportoi drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni. “Ditëve të fundit është themeluar një komision parlamentar hetimor dhe deri në epilogun që do të japë ai komision, nuk mund të themi asgjë. Читать дальше...

Kosova prezanton të arriturat e dialogut me Serbinë para BE-së

Evropaelire.org 

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se delegacioni kosovar do të bëjë sot prezantimin e të arriturave në procesin e dialogut me Serbinë, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai tha se delegacioni i Kosovës do të njoftojë për të arriturat por edhe për ngecjet që pala serbe është duke i shkaktuar procesit. "Ne jemi të përgatitur, do të flasim për angazhimet tona, po njëkohësisht do të flasim edhe për bllokadat që kemi. Читать дальше...

Ministrat evropianë vazhdojnë sanksionet për Krimenë

Evropaelire.org 

Ministrat e bujqësisë në Bashkimin Evropian kanë shtyrë ndalimin e investimeve të bllokut në Krime edhe për një tjetër vit. Ministrat kanë zgjatur masat kufizuese, të cilat janë miratuar për herë të parë më 2014, në përgjigje të vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina. Ambasadorët e BE-së kanë miratuar këto masa më herët gjatë këtij muaji. Kufizimet, të cilat janë zgjatur në baza vjetore përfshijnë ndalim evropian në importet nga Krimea, përveç rasteve kur kanë certifikata ukrainase... Читать дальше...


Музыкальные новости
Джиган

Младшая дочь Оксаны Самойловой и Джигана пошутила, что их сын приемный — как отреагировала звездная мама: «Чисто классика»





Персональные новости
ЛокоТех

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»





Amnesty International njofton për ekzekutimin e një dervishi në Iran

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për vrasjen e tre zyrtarëve policorë gjatë përleshjeve me pjesëtarë të rregullit sufist. “Ne jemi të shokuar dhe të mërzitur teksa njoftojmë se Mohammad (Reza) Salas është ekzekutuar këtë mëngjes”, ka njoftuar grupi me bazë në Britani më 18 qershor. Gjatë përleshjeve në Teheran në muajin shkurt, Salas ka drejtuar një autobus drejt një grupi të policëve, të... Читать дальше...

Gjendje e qetë në Shkup pas protestave të dhunshme

Evropaelire.org 

Gjendja në Shkup sot është e qetë pas protestave të mbrëmshme para Kuvendit kundër marrëveshjes për emrin, që u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve dhe Policisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë përplasjeve mes Policisë dhe protestuesve janë lënduar shtatë pjesëtarë të sigurisë dhe dy protestues, ndërsa janë ndaluar 25 të tjerë. Protestuesit, ndërkohë kanë akuzuar Policinë për brutalitet, ndërsa thonë se protesta e tyre nuk do të ndalet deri në, siç thonë, zhbërjen... Читать дальше...

Ivan Duque, president i i ri i Kolumbisë

Evropaelire.org 

Politikani konservator, Ivan Duque, ka bërë thirrje për bashkim, pasi është zgjedhur president i Kolumbisë. Duque ka fituar 54 përqind të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, duke shënuar përparësi ndaj ish-guerilit, Gustavo Petro. “Me modesti dhe nder, i them popullit kolumbian se me gjithë energjitë e mia do të punoj për të bashkuar shtetin tonë. Jo më ndarje”, u ka thënë ai mbështetësve të tij në kryeqytetin Bogota. Duque po ashtu ka thënë se dëshiron të shohë ndryshime për të prezantuar... Читать дальше...

Tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Japoni

Evropaelire.org 

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka përfshirë qytetin Osaka në perëndim të Japonisë. Agjencia e lajmeve, Kyodo, ka raportuar se në mesin e të vdekurve janë një vajzë nëntëvjeçare dhe dy burra në të 80-at e tyre. Tërmeti ka thyer dritaret dhe ka shkatërruar disa ndërtesa, kanë njoftuar zyrtarët. Agjencia japoneze për Meteorologji ka njoftuar se tërmeti i 18 qershorit ka pasur magnitudë 6.1 shkallë. Tërmeti ka ndodhur... Читать дальше...

Talibanët refuzojnë zgjatjen e armëpushimit në Afganistan

Evropaelire.org 

Talibanët kanë kundërshtuar zgjatjen e armëpushimit përtej mbrëmjes të së dielës, duke zvogëluar shpresat për paqe, pas momenteve të qeta gjatë festës së Bajramit në Afganistan. Ky njoftim ka ardhur pasi një sulm vetëvrasës të dielën ka lënë të vdekur të paktën 18 persona në lindje të shtetit. Zëdhënësi i presidentit afgan, Ashraf Ghani ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se Kabuli ka zgjatur armëpushimin me talibanët për 10 ditë, mirëpo forcat e sigurisë do të mbrojnë veten nëse sulmohen. Читать дальше...

Melania Trump shpreh shqetësim për politikën e migrimit në SHBA

Evropaelire.org 

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e migrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA. Zëdhënësja e saj ka thënë se zonja Trump “urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre” dhe dëshiron të shohë “reforma të suksesshme të imigrimit”. Komentet e saj kanë ardhur pas rritjes së pakënaqësive për politikën “zero-tolerancë” për migrimin të presidentit amerikan, Donald Trump. Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время в пути от Москвы до курортов Черного моря


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Трофимов

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ



Москва

Проект «Парк Победы. Главный патриотический» стартует на Поклонной горе

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net