Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 09.06.2018

Trump: Samiti në Singapor, shansi i vetëm për Korenë e Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se samiti i tij me liderin verikorean Kim Jong Un, është shans që ndodh vetëm “një herë” për Korenë e Veriut. Trump dhe Kim pritet të takohen në Singapor më 12 qershor. Këto komente presidenti amerikan i bëri gjatë një konference për media në margjinat e samitit të G7-ës që po mbahet në Kanada, pak kohë para se të nisej drejt Singaporit. Trump gjithashtu tha se ai do ta dijë “brenda një minute” nëse Kim është serioz për të hequr dorë nga armët e tij bërthamore. Читать дальше...

Ecja e ngadaltë e Kosovës me agjendën evropiane

Evropaelire.org 

Institucionet e Kosovës janë duke u vonuar me miratimin e pakos së ligjeve që dalin si nevojë për përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve evropiane, thonë zyrtarë të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile.  Funksionimi i ngadalshëm i Kuvendit të Kosovës, shihet si një prej pengesave më të mëdha në këtë drejtim. Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet po vonojnë me miratimin e ligjeve që ndërlidhen me agjendën për reformë evropiane. Читать дальше...

Delegacioni i Koresë Veriore raportohet se ka arritur në Singapor 

Evropaelire.org 

Një fluturim i radhë direkt nga kryeqyteti verikorean Phenjan ka arritur në Singapor, përpara samitit më 12 qershor, në mes të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Një avion i kompanisë Air China besohet se ka transportuar një pjesë të delegacionit të Koresë së Veriut, që t’i bashkohen një ekipi që po organizon samitin. Lideri verikorean pritet të arrijë në Singapor më 10 qershor. Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të largohet nga samiti G7... Читать дальше...



Putin dhe Poroshenko bisedojnë për shkëmbim të të burgosurve

Evropaelire.org 

Kremlini njofton se presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri ukrainas, Petro Poroshenko kanë biseduar për mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve. “Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjeve humanitare, përfshirë shkëmbimin e njerëzve që mbahen nga të dyja palët”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini sot, pasi dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike. Zyra e presidentit ukrainas, përmes një deklarate tha se dy liderët kanë biseduar sot dhe Poroshenko, në mënyrë specifike ka kërkuar... Читать дальше...

Të dielën ditë zie në nderim të Fadil Vokrrit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të dielën ditë zie, në nderim të Fadil Vokrrit i cili vdiq sot. “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, 57-vjeç, ndërroi jetë sot, pas një sulmi në zemër. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi... Читать дальше...

Liderët perëndimorë kundërshtojnë idenë për rikthimin e Rusisë në G7

Evropaelire.org 

Fuqitë perëndimore kanë hedhur poshtë sugjerimin e presidentit amerikan, Donald Trump për ta ftuar Rusinë sërish në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), teksa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë derisa të ndodhë “progres” në zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës. Shtetet e Bashkimit Evropian, që janë katër nga shtatë anëtarët e këtij grupi, para samitit “janë pajtuar se kthimi i Rusisë në samitet e G7-ës nuk mund të ndodhë derisa... Читать дальше...

Kreditë e shpejta zhysin qytetarët në borxhe 

Evropaelire.org 

Në tregun bankar në Kosovë, përveç bankave komerciale, aktivitetin e tyre e zhvillojnë edhe institucionet mikrofinanciare (IMF), në të cilat qytetarët mund të marrin kredi në vlera të ndryshme. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, norma e interesit për kredi në 21 institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, ka arritur në 22.7 për qind nga 22. 2 për qind sa ishte mesatarja në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.  Pavarësisht normës së interesit, vlera e kredive të lëshuara ka arritur mbi 153 milionë euro. Читать дальше...

Kremlini: Vjena, vend i mundshëm për takimin Putin-Trump

Evropaelire.org 

Kremlini thotë se Vjena është njëra prej qyteteve ku mund të zhvillohet një takim i mundshëm në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se Putin dhe Trump kanë diskutuar për një takim të tyre të mundshëm, gjatë një bisede telefonike në muajin mars dhe kanë biseduar për vendet se ku do të mund të mbahej ky takim. Sipas tij, kryeqyteti austriak është njëri prej opsioneve. Duke folur në qytetin kinez, Qingdoa... Читать дальше...



Dhjetëra forca afgane vriten në sulmet e talibanëve

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thonë se militantët talibanë kanë vrarë mbi 40 forca të sigurisë në sulmet përgjatë vendit. Të paktën 25 zyrtarë policorë u vranë kur militantët sulmuan tri pika të kontrollit në qarkun Qala-e Zal në provincën Kunduz, ka njoftuar Amanddin Qureshi, guvernatori i qarkut fqinj, Sahib. Qureshi tha se tetë militantë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve. Ndërkaq në provincën Herat, të paktën 17 ushtarë afganë janë vrarë kur talibanët kanë sulmuar pikat e kontrollit në qarkun Zawol... Читать дальше...

Macchiato-mania

Evropaelire.org 

Në kafenetë e kryqytetit, macchiato dhe espresso gjejnë përdorim shumë të madh. Mijëra kafe shërbehen gjatë ditës nëpër kafene, duke filluar nga mëngjesi. Banakierët krijojnë edhe figura të ndryshme gjatë përgatitjes së kafesë. Video: Bujar Tërstena

Ambasadori amerikan: BE duhet të vazhdojë të udhëheqë dialogun Prishtinë-Beograd 

Evropaelire.org 

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit do të varet nga “faktorë të tjerë”, tha të shtunën ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. “Dialogu duhet të bëhet me marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës. Bashkimi Evropian e udhëheq atë dialog dhe ne jemi të lumtur me të, mendojmë se duhet të mbetet kështu”, u tha Scott gazetarëve në Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjet se nga cilët faktorë varet përfshirja e SHBA-së në dialog... Читать дальше...

Vdiq Fadil Vokrri

Evropaelire.org 

Ka vdekur kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ademi tha se Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. “Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë. Ka qenë sulm në zemër”, tha ai shkurt për REL. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar për vdekjen e Vokrrit dhe ka thënë se ai ishte frymëzim për shumë breza të sportistëve.  Presidenti i Kosovës... Читать дальше...

Detaje të reja nga tentim-sulmi kundër KFOR-it

Evropaelire.org 

Dy personat e dyshuar se planifikuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it ishin duke bashkëjetuar që një kohë të gjatë, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës që binden gjykatën t’i dërgojnë të dyshuarit në paraburgim për një muaj. I dyshuari me inicialët G.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. Ai ka udhëtuar disa herë muajt e fundit nga Belgjika në Kosovë, ku sipas Prokurorisë edhe ka bërë planifikimet për të kryer sulme ndaj ushtarëve të NATO-s. Prokuroria nuk... Читать дальше...

Rohani dëshiron më shumë bisedime me Rusinë për paktin bërthamor

Evropaelire.org 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha sot se dëshiron të zhvillojë më shumë bisedime me Rusinë, për atë që ai e quajti tërheqje “të paligjshme” të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar se Uashingtoni tërhiqet nga marrëveshje bërthamore dhe se do të rivendosë sanksione ekonomike mbi Iranin. Rohani, ka folur në samitin e sigurisë që udhëhiqet nga Kina dhe Rusia, që po mbahet në Qingdao, tha se... Читать дальше...

Vritet një ushtar amerikan në Somali

Evropaelire.org 

Një ushtar i forcave special të Shteteve të Bashkuara është vrarë gjatë një sulmi të dyshuar të militantëve të grupit al-Shabab në jug të Somalisë, kanë njoftuar zyrtarët. Ushtari amerikan është vrarë gjatë një operacioni ushtarak në afërsi të Mogadishu të premten, ka njoftuar ushtria amerikane. Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët mes forcave të SHBA-së, Somalisë dhe Kenisë, për të larguar militantët e al-Shabab nga ajo zonë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka... Читать дальше...

Bullgaria do të blejë avionë luftarakë nga aleatët e NATO-s

Evropaelire.org 

Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar një plan për të shpenzuar 2 miliardë dollarë për të blerë 150 makina ushtarake dhe 16 avionë të rinj luftarakë, të cilët do të zëvendësojnë avionët e prodhimit sovjetik MiG-29. Ky vendim vjen pas shqetësimeve të pilotëve ushtarakë të vendit, të cilët refuzuan që të fluturonin me avionët sovjetikë, për shkaqe të sigurisë, pasi ata janë të vjetruar, duke përshpejtuar kështu kërkesat për blerjen e avionëve të rinj. Bullgaria i është bashkuar NATO-s më 2004, por... Читать дальше...

Shtohen rastet e sëmundjeve si pasojë e mbipeshës

Evropaelire.org 

Në Maqedoni mbi 60 për qind e pacientëve vdesin si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, që për bazë kanë kequshqyerjen dhe mungesën e aktiviteteve fizike. Mjeku Aleksandar Mitrov thotë se qytetarët e Maqedonisë mbipeshën për fat të keq akoma e konsiderojnë si problem estetik apo kozmetik. “Problem serioz është fakti që numri i pacientëve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare është në rritje. Në Maqedoni në bazë të të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, fajtor kryesor që shkakton vdekjen e mbi 60 për qind të pacientëve... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Генерал-полковник Алексей Воробьев высоко оценил подготовку кинологов Росгвардии к предстоящим соревнованиям по профессиональному многоборью


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Московскую компанию заподозрили в хищении 103 млн рублей при реализации нацпроекта в Орле





Путин в России и мире
Москва

Строители мостов и дорог удостоены государственных наград


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил, что не собирается проводить в Белоруссии мобилизацию




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Татьяна Рязапова

Предложения АИРР поддержала комиссия Госсовета



Москва

Транспортный коридор «Москва – Воркута – Красноярск»: новые возможности для Арктики

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net