Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 15.06.2018

Italia dhe Franca kërkojnë krijimin e qendrave për migrantë në Afrikë

Evropaelire.org 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të krijojë qendra për të shqyrtuar kërkesat e migrantëve për azil në vendet e tyre, transmeton AFP. Një propozim i tillë është përkrahur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. “Ne duhet të krijojmë qendra evropiane në shtetet e nisjes”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët me Macronin në Paris, duke iu referuar personave me kombësi afrikane. Presidenti francez ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me Romën për krizën e migrantëve... Читать дальше...

Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër

Evropaelire.org 

Hiri i fizikanit britanik, Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër. Mbetjet e Hawking, që ka vdekur në muajin mars në moshën 76 vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, janë vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton. Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit. Një ceremoni private... Читать дальше...

Trump: Obama është fajtor pse Rusia ka aneksuar Krimenë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “është i mundshëm” takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë kësaj vere, derisa ka vazhduar të shtyjë përpara idenë që Moska t’i kthehet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7). Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor, Trump ka fajësuar paraaardhësin e tij në presidencë, Barack Obama, për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë nga Ukraina. Rusia është përjashtuar më 2014 nga ajo që atëherë ishte quajtur G8... Читать дальше...



Trump: Bëra punë të mirë kur shkarkova Comeyn

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premten se ai ka bërë “shërbim të mirë” kur ka shkarkuar James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së, transmeton Reuters. Deklaratat e Trumpit kanë ardhur pas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, lidhur me hetimet e FBI-së për emailet e kandidates demokrate në zgjedhjet e fundit presidenciale, Hillary Clinton. Horowitz ka deklaruar në raportin 500 faqe se Comey ka bërë “gabime serioze në gjykim” kur ka njoftuar se do të rifillojë... Читать дальше...

Opozita e zhurmshme, por pa ide

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që e kanë ashpërsuar dukshëm fjalorin politik dhe retorikën karshi koalicionit qeverisës. Por, njëkohësisht, të tri partitë opozitare, sipas njohësve të zhvillimeve politike, nuk po arrijnë që të dalin përtej kritikës me opsione reale dhe ide që do të ndikonin në vendimmarrje në Kuvend. Përveç gjuhës së ashpër politike dhe interpelancave të shpeshta, opozita, ende po shihet e pakonsoliduar që ta sfidojë me çfarëdo nisme Qeverinë. Analisti Imer... Читать дальше...

Finlanda dënon me burgim të përjetshëm sulmuesin me thikë

Evropaelire.org 

Një gjykatë finlandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm marokenin, Abderrahman Bouanane, pasi ky i fundit vitin e kaluar ka vrarë dy gra në një sulm me thikë dhe ka plagosur tetë të tjera, në atë që është cilësuar si sulmi i parë islamist në shtetin nordik, transmeton Reuters. Bouanane, që atë kohë ka qenë 22 vjeçar, ka nisur sulmin me thikë në një shesh marketesh në qytetin Turku në gusht të vitit të kaluar. Policia ka ndaluar sulmet duke e plagosur Bouanane në këmbë. “Bounane ka synuar të... Читать дальше...

Maqedoni: Kërkohet më shumë tolerancë ndëretnike

Evropaelire.org 

Drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit edhe këtë vit kanë përcjellë mesazhe paqeje dhe tolerance, duke theksuar se toleranca ndërfetare dhe ajo ndëretnike është më se e rëndësishme në një shtet shumetnik dhe me fe të ndryshme, siç është Maqedonia. “Duhet të bëjmë Bajram, duhet t’i shtrijmë dorën vëllait, duhet t’i shtrijmë dorën mikut, duhet të jemi tolerant edhe ndaj armikut dhe duhet të jemi tolerant me gjithë”, ka theksuar kryetari i Bashksisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviq është gjetur i gjallë. “Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviq është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje. Zhdukja e Cvetkoviqit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit. Читать дальше...



Frika nga cilësia e ushqimit 

Evropaelire.org 

Produkte të mishit, të qumështit dhe disa nga produkte të tjera të konsumit janë vetëm disa artikuj që gjatë këtij viti kishin hyrë në tregun e Kosovës, e të cilat ishin ndaluar nga autoritetet për shkak të cilësisë së dyshimtë. Përveç produkteve me cilësi të dyshimtë, të cilat importohen nga vende të ndryshme të botës, në tregun e brendshëm janë shumë produkte të cilat ruhen në temperatura joadekuate. Produkte të cilësisë së dyshimtë dhe të papërdorshme për konsumim, jo rrallë herë bien edhe në duart e qytetarëve. Читать дальше...

Trump vendos tarifa 25 përqind në produktet kineze

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur tarifa 25 përqind në produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale. Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa tjera, nëse Kina hakmerret, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë. Ai ka thënë se ky plan do të “dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera”. Читать дальше...

Egjipti nis lojën pa Salahun

Evropaelire.org 

Egjipti ka nisur garën në Kampionatin e futbollit për Kupën e Botës pa lojtarin Mohamed Salah, pavarësisht se egjiptasit i kanë të gjitha shpresat në futbollistin e Liverpoolit. Në ndeshjen e parë Egjipti është përballur me Uruguajin. Trajneri, Hector Cuper, ka vendosur që të mos rrezikojë Salah, pavarësisht se u ka thënë gazetarëve të enjten se futbollisti i është përgjigjur mirë trajtimit, pasi një lëndimi që ka marrë në krahë muajin e kaluar. Ende nuk është bërë e qartë nëse lojtari do të... Читать дальше...

Kina premton përgjigje të shpejtë ndaj tarifave amerikane

Evropaelire.org 

Kina do të përgjigjet shpejt për të mbrojtur veten nëse Shtetet e bashkuara dëmtojnë interesat e saj me tarifa të reja në tregti, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang. “Nëse SHBA-ja merr masa të njëanshme dhe proteksioniste që dëmtojnë interesat e Kinës, ne do të përgjigjemi menjëherë duke marrë vendime të duhura që ruajnë të drejtat dhe interesat tona legjitime”. Paralajmërimi nga Pekini vjen pasi SHBA-ja është duke përgatitur tarifave të reja në vlerë të 50 miliardë dollarëve në importet kineze. Читать дальше...

Përse Trump përplaset me Evropën?

Evropaelire.org 

Prejse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën më shumë se një vit më parë, marrëdhëniet e Amerikës me Evropën janë në rishqyrtim. Dhe, nuk ka ende një skicë të qartë për marrëveshje, që do të shmangnin përplasjet e mëtejshme transatlantike.

OKB kërkon që porti Hudaydah në Jemen të mbetet i hapur

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara  ka përsëritur thirrjen për të mbajtur të hapur portin Hudayah, e cila kontrollohet nga rebelët huthi në Jemen, pasi ofensivës së nisur nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite. Sidoqoftë Këshilli ka kundërshtuar thirrjen e Suedisë për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Forcat proqeveritare të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një ofensivë pasi rebelët huthi kanë injoruar një ultimatum për t’u larguar nga porti i qytetit. Читать дальше...

Qytetarë të varfër me kryeministra të pasur

Evropaelire.org 

Shtetet e rajonit mund të jenë të varfra, mirëpo disa nga kryeministrat paguhen aq shumë, saqë tejkalojnë gjashtëfishin e pagave mesatare të shteteve të tyre.

Dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë

Evropaelire.org 

Për Shpresa Bucollin nga Prishtina, është hera e 25-të që ajo dhuron gjak. Shpresa është dhuruese e rregullt e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë. Ajo thotë se është një ndjenjë shumë e mirë dhe e veçantë për të.

Koreja J. dhe SHBA diskutojnë të ardhmen e lojërave të luftës

Evropaelire.org 

Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Veriut dhe të Shteteve të Bashkuara diskutuan të ardhmen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ato do të marrin fund. Trump e bëri njoftimin befasues pas takimit të tij me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor. SHBA tha se aleanca saj me Seulin - i cili gjithmonë ka thënë se stërvitjet janë thelbësore - është "e veshur me hekur". Në Korenë e Jugut janë të vendosur rreth 29,000 ushtarë amerikanë... Читать дальше...

Festohet Fitër Bajrami

Evropaelire.org 

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në të gjithë botën, sot po festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Gjermania beson se ka parandaluar një sulm terrorist

Evropaelire.org 

Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar për bërjen e armëve biologjike, me gjasë ka parandaluar një sulm terrorist. Njëzetenëntëvjeçari i identifikuar si Sief Allah H. u arrestua të martën në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës BfV. Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, tha se provat e deritashme tregojnë se është penguar një sulm "shumë i mundshëm" terrorist. Raportohet se i arrestuari... Читать дальше...

Rusia, Arabia Saudite zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e naftës

Evropaelire.org 

Rusia dhe Arabia Saudite thanë se u pajtuan për të zgjeruar bashkëpunimin në çështjet e naftës dhe të gazit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, dhe ministrat e Energjisë të të dyja vendeve arritën marrëveshjen në Moskë. Ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih, dhe homologu i tij rus, Aleksander Novak, thanë në një deklaratë të përbashkët se dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për menaxhimin e tregut... Читать дальше...

Droni amerikan godet shefin e talibanëve; dyshohet të jetë vrarë

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Pentagonit thanë se një dron i Shteteve të Bashkuara ka shënjestruar udhëheqësin e talibanëve pakistanezë në një provincë afgane, pranë kufirit me Pakistanin. Raportet e pakonfirmuara lokale thonë se Mullah Maulana Fazlullah është vrarë. Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se sulmi ka shënjestruar Fazlullahun, shefin e grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i shpallur terrorist, në një sulm me dron në provincën Kunar. Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se statusi... Читать дальше...

Kremtohet Fitër Bajrami

Evropaelire.org 

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë Fitër Bajramin. Pas 30 ditë të agjërimit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit. Në Kosovë, si zakonisht manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke dhënë mesazhin e tij, ka thënë se festat si kjo e Fitër Bajramit janë momente për të prezantuar vlerat të vërteta të fesë tonë para botës. “Festat në islam janë momente reflektimi, momente... Читать дальше...

Comey theu protokollin e FBI-së në rastin Clinton

Evropaelire.org 

Një raport i shumëpritur i Departamentit amerikan të Drejtësisë akuzoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, për sjellje “të paarsyeshme”, por jo politikisht të njëanshme. Inspektori i përgjithshëm, Michael Horowitz, tha se ai nuk ka vepruar me normat e FBI-së gjatë hetimit të emaileve të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Ajo është hetuar për përdorim të emailit privat për punë zyrtare gjatë kohës sa ka qenë sekretare e Shtetit. Clinton e ka fajësuar Comeyn për humbjen e... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

На площадке МВЦ «Казань Экспо» открылся XVIII Российский венчурный форум





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черного моря до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта



Москва

Закрытие 46-го Московского международного кинофестиваля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net