Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 29.06.2018

BE: Thirrja e fundit për Britaninë që të ofrojë plan real për Brexit-in

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Britanisë të ofrojë një plan "real" për procesin e largimit nga blloku, të njohur si Brexit - në të kundërtën, u paralajmërua se mund të dalë nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje. "Ka shumë punë përpara dhe detyrat më të vështira janë ende të pazgjidhura", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për gazetarët në Bruksel, në fund të një samiti të BE-së. "Kjo është thirrja e fundit për t'i nxjerrë letrat në tavolinë", tha Tusk. Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit... Читать дальше...

Tusk shpreh rezerva për marrëveshjen për migrantët

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e mirëpriti me rezerva marrëveshjen e re për migracionin, të arritur në orët e mëngjesit të së premtes, pas bisedimeve maratonë të liderëve evropianë në Bruksel. Tusk u tha gazetarëve se "është shumë herët të flitet për sukses" dhe se bërja e marrëveshjes ka qenë e lehtë "në krahasim me atë që duhet bërë në terren". Me marrëveshjen e re mund të ndërtohen qendra të reja për migrantë në shtetet e BE-së, ku do të përpunoheshin kërkesat e azilit. Migrantët ekonomikë... Читать дальше...

Putin konfirmoi se do të vizitojë Serbinë në vjeshtë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve. Vuçiq u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranuar ftesën për vizitë. Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe. Ai tha se vizita e Putinit... Читать дальше...



Statuti i Asociacionit në proces të përkthimit në shqip

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ende është duke e shqyrtuar raportin e punës së ekipit menaxhues, i cili është i ngarkuar për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Koordinatori i Qeverisë së Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë, se ende Qeveria nuk ka një qëndrim lidhur me atë se çka përmban ai raport i dorëzuar. Ekipi menaxhues, përbëhet vetëm nga pjesëtarë të komunitetit serb, andaj drafti i është dorëzuar Qeverisë në gjuhën serbe, me shkronja dhe alfabet cirilik. Читать дальше...

Agjencia për migrim e OKB-së e refuzon kandidatin e Trumpit

Evropaelire.org 

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara e refuzoi kandidatin për udhëheqës, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ky post është mbajtur nga amerikanët qysh në vitin 1951. Diplomatët që morën pjesë në tri raunde votimi në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim u thanë mediave se Ken Isaacs, nga organizata humanitare e krishterë, Samaritan's Purse, u eliminua dhe se konkursi vazhdon. Gara tani zhvillohet në mes të Antonio Vitorinos, ish-komisionar i Bashkimit Evropian nga Portugalia... Читать дальше...

Pesë akuza për vrasje ndaj sulmuesit të Merillendit

Evropaelire.org 

Një burrë 38 vjeç, i akuzuar për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në redaksinë e një gazete në Merillend të SHBA-së, u ngarkua me pesë aktakuza për vrasje. Jarrod Tamos hapi zjarr pasditen e së enjtes në selinë e gazetës Capital Gazette në Anapolis. Besohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë dhe liderët politikë e dënuan sulmin. Guvernatori i Merillendit, Larry Hogan, tha se ndjehet "absolutisht i shkatërruar". Читать дальше...

Iraku ekzekuton 12 njerëz për vepra terroriste

Evropaelire.org 

Iraku ekzekutoi së paku 12 njerëz të dënuar për vepra terroriste. Ministria e Drejtësisë tha se kryeministri Haider al-Abadi urdhëroi "zbatimin e menjëhershëm" të dënimeve me vdekje kundër terroristëve. Ekzekutimet vijnë një ditë pasi trupat e tetë robërve, të mbajtur nga grupi militant Shteti Islamik, u gjetën në një rrugë në veri Bagdadit. Abadi e ka shpallur fundin e operacioneve kundër Shtetit Islamik në dhjetor, por grupi xhihadist vazhdon të kryejë sulme të stilit gueril në disa pjesë të vendit. Читать дальше...

Disa ministra ia bëjnë ‘bllok’ pagës me rritje

Evropaelire.org 

Disa ministra në Qeverinë e Kosovës, kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po refuzojnë vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave. Rrjedhimisht, disa nga këta ministra kanë deklaruar se nuk do ta marrin pagën me rritje. I pari që kishte sfiduar vendimin e kryeministrit Haradinaj, ishte ministri i Financave, Bedri Hamza. Po ashtu, edhe një ministër tjetër i PDK-së, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se do ta refuzojë pagën me rritje. Kurse... Читать дальше...



Maqedonia larg eliminimit të dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore

Evropaelire.org 

Maqedonia nuk po arrinë të fitojë betejën për eliminimin e tregtisë me qenie njerëzore, ndonëse gjatë vitit të fundit vërehen përpjekje të dukshme për ta çrrënjosur këtë dukuri, thuhet në raportin më të ri të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në raport janë përfshirë 187 shtete, në të cilat janë vlerësuar përpjekjet e qeverive në të gjithë botën për të luftuar trafikimin me njerëz. Në raport theksohet se Qeveria e Maqedonisë së fundmi ka intensifikuar përpjekjet për eliminimin e tregtisë me njerëz... Читать дальше...

NATO "mbështet përpjekjet e Kosovës në procesin e reformës"

Evropaelire.org 

Forca e Sigurisë së Kosovës, e mbështetur nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), i ka arritur kapacitetet operative për transformim në Forcë të Armatosur, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. “E gjithë perspektiva e rajonit tonë është një fjalë. Ashtu sikurse vendet tjera, edhe Kosova në NATO e sheh sigurinë dhe paqen e përjetshme”, tha Haradinaj. Zyrtari i NATO-s, në anën tjetër, theksoi... Читать дальше...

Mësimdhënësit kosovarë me doracak për luftimin e ekstremizmit

Evropaelire.org 

Kosova po mundohet të luftojë ekstremizmin duke filluar nga shkollat fillore dhe të mesme. Kjo gjë po synohet të bëhet përmes doracakut për mësimdhënës, të publikuar nga Ministria e Arsimit, UNDP-ja dhe Ambasada e Italisë. Ky doracak përmban informata se si të identifikohet një nxënës nga mësimdhënësi nëse shfaq shenja të radikalizmit. Sipas këtij manuali, disa nga shenjat e parë me anë të të cilëve mund të identifikohet një nxënës që është radikalizuar, është kur ai refuzon të dëgjojë pikëpamje të ndryshme... Читать дальше...

Ambasadori Scott: Serbia dhe Kosova do të fitojnë atë për të cilën dakordohen

Evropaelire.org 

Serbia dhe Kosova do të fitojnë vetëm atë për të cilën dakordohen në dialog, tha të premten ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott. I pyetur se cili është maksimumi që mund të fitojë Serbia nga bisedimet për zgjidhejn e çështjes së Kosovës, Scott tha se SHBA "vetëm i inkurajon të dyja palët të bëjnë dialog". "Ne i inkurajojmë të dyja palët të vijnë deri te kompromisi, sepse pa të nuk ka marrëveshje", u tha Scott gazetarëve ne Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Читать дальше...

Thaçi fton opozitën të bëhet pjesë e dialogut të Brukselit 

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar sot Qeverinë e Kosovës për takimin e zhvilluar në Bruksel, më 24 qershor, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai përsëriti se procesi i dialogut është në fazën finale, andaj edhe ftoi të gjithë përfaqësuesit politik, përfshi edhe opozitën, që të marrin pjesë në dialog.  “Unë e kam shprehur gatishmërinë të raportoj para kuvendit sa herë të kërkohet nga kryetari apo ndërkombëtarët. Shpresoj se koalicioni parlamentar me pozitë e opozitë të arrij... Читать дальше...

BE-ja në "duar" të migrantëve

Evropaelire.org 

Migrimi është kthyer në krye të agjendës në Evropë. Çështja kërcënon të rrëzojë qeverinë e vendit më të pasur në BE, ndërsa liderët luftojnë për të kapërcyer dallimet.

Stoltenberg: Maqedonia në NATO, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin

Evropaelire.org 

Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-së, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Kreu i Aleancës tha se beson që në samitin e NATO-së më 11 dhe 12 korrik, liderët e vendeve anëtare do t’i bëjnë ftesë Maqedonisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. “Marrëveshja për emrin paraqet shembull për të tjerët për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit. Читать дальше...

Talibanët kanë vrarë komandantin e forcave speciale në Afganistan

Evropaelire.org 

Një komandat i forcave speciale në policinë e Afganistanit është vrarë në Kabul më 28 qershor, derisa ka qenë duke kaluar kohë me familjen e tij në zonën, Makrorayan, ka thënë ministria e Brendshme e Afganistanit. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Najb Danish, ka njoftuar më 29 qershor për vrasjen e Azizullah Karwan, përgjegjës për provinën Paktika. Në të kaluarën ai është thënë të ketë shpëtuar një varg tentim-vrasjesh. Pjesëtarë të forcave policore që kanë punuar me Karwan kanë thënë se vdekja... Читать дальше...

May: BE-ja rrezikon sigurinë e qytetarëve

Evropaelire.org 

Qytetarët mund të jenë më të pak të sigurt, nëse Mbretëria e Bashkur duhet të largohet nga marrëveshjet kyçe policore, pas Brexitit, ka thënë kryeministrja britanike, Theresa May. Britania e Madhe ka thënë se Bashkimi Evropian është duke bllokuar marrëveshjet për ndjekje të terroristëve dhe ndarje të informacionit pasi marsit të vitit 2019. BE-ja në anën tjerër ka deklaruar se në momentin kur Britania e Madhe të bëhet “palë e tretë”, nuk mund të ketë qasje në inciativat policore. Kryeministrja britanike... Читать дальше...

Policia arreston katër persona të dyshuar për terrorizëm

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë  pas hetimeve disamujore ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm. “Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës Prizren dhe Skenderaj për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”. “Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë kundër terrorizmit tre persona të dyshuar (R. Читать дальше...

Policia arreston tre persona të dyshuar për terrorizëm në Kosovë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë  pas hetimeve disamujore ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm. “Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës Prizren dhe Skenderaj për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”. “Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë kundër terrorizmit tre persona të dyshuar (R. Читать дальше...

BE-ja vazhdon sërish sanksionet kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të vazhduar sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë, për ta ndëshkuar këtë të fundit për agresionin e saj në Ukrainë. Drita e gjelbër për sanksione për gjashtë muajt e ardhshëm është dhënë në samitin e BE-së, që po mbahet në Bruksel më 29 qershor. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kanë bërë thirrje liderëve të pajtohen për sanksionet, pasi kanë dhënë detaje sa është zbatuar marrëveshja e Minskut. Pavarësisht... Читать дальше...

Rusia nuk i njeh kompetencat e reja të vëzhguesit për armët kimike

Evropaelire.org 

Moska nuk i njeh kompetencat e reja që i ka dhënë komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit të armëve kimike, për të identifikuar kush është përgjegjës për sulmet joligjore me këto armë, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. “Moska nuk e njeh legjitimitetin e mekanizmit të ri”, i cili është krijuar brenda Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, më 27 qershor, ka thënë Ryabkov në disa komente të transmetuara nga agjenci ruse të lajmeve më 28 qershor. Në një mbledhje speciale të grupit vëzhgues në Hagë më 27 qershor... Читать дальше...

Liderët e BE-së arrijnë marrëveshje për migrantët

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për migrimin, pas gati 10 orësh negociata në një samit në Bruksel. Italia, pika hyrëse për mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, ka kërcënuar me vënie të vetos ndaj të gjitha përfundimeve të grupit, nëse nuk i ofrohet ndihmë për këtë çështje. Bisedimet kanë vazhduar deri në orët e para të së premtes, para se të arrihej një kompromis. Liderët kanë thënë se qendrat e reja për migrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare. Читать дальше...

Fondi i privatizimit në duart e ndërkombëtarëve

Evropaelire.org 

Njohës të zhvillimeve ekonomike kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që të krijojnë një legjislacion adekuat, i cili do të mundësonte që mjetet e Fondit të Privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore të zhbllokohet nga kujdestaria ndërkombëtare dhe të vihen në funksion të zhvillimit të vendit. Janë rreth 700 milionë euro të grumbulluara nga shitja e rreth 1,300 asteve të ndërmarrjeve shoqërore, që nga viti 2002 e deri në fund të vitit të kaluar. Nga rreth 700 milionë euro të grumbulluara në këtë Fond... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о строительстве спортивных объектов


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Азаренко проиграла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Вокруг парка на электромобиле: что будет доступно напрокат в Москве





Путин в России и мире
Москва

Президент России Владимир Путин подтвердил проведение XVI Международного военно-музыкального фестиваля «Спасская башня»


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Мэр Киева Кличко рассказал о попытках встретиться с Зеленским лично


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пол Маккартни

Николаю Фоменко – 62: что связывает артиста с Полом Маккартни и «Формулой-1», и при чем тут гвозди



Москва

Сергей Собянин обнародовал программу развития столичного туризма

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net