Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 14.06.2018

Trump-Junckerit: Ju jeni vrasës brutal

Evropaelire.org 

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mund të jetë cilësuar në disa mënyra gjatë detyrës së tij në Komisionin Evropian, mirëpo ndoshta asnjëherë "vrasës brutal", siç ka thënë ai të jetë quajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters. Juncker, i cili ka qenë pjesë e takimit të shtatë vendeve më të industrializuara në Kanada javën e kaluar, ka folur të enjten për takimin e tij me Trumpin në një fjalim në Mynih. Trump më ka thënë javën e kaluar: "Jean-Claude, ju jeni vrasës brutal”, është shprehur Juncker. Читать дальше...

Raportohet se BE-ja ka miratuar masat hakmarrëse kundër SHBA-së

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkimit Evropian kanë miratuar tarifat hakmarrëse në uisku dhe motoçikleta, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifave në metalet evropiane, transmeton AFP. “Shtetet anëtare kanë mbështetur sot unanimisht planin e komisionit për të miratuar masat ribalancuese ndaj tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, i ka thënë AFP-së, një burim i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti. Po ky burim ka shtuar se tarifat do të nisin së zbatuari “në ditët në vijim”... Читать дальше...

Nju Jorku padit Fondacionin Trump

Evropaelire.org 

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka njoftuar të enjten se ka paditur Fonadacionin Trump, Donald Trumpin dhe fëmijët e tij, duke ngritur dyshime për shkelje ligjore “të vazhdueshme”. Underwood ka thënë se fondacioni ka qenë pjesë e një “koordinimi politik joligjor”, i dizajnuar për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Padia në fjalë synon të shkrijë fondacionin, ka thënë prokurorja. Në padi janë përmendur edhe emrat e fëmijëve të Trumpit, Ivanka, Erik dhe Donald Trump Junior. Читать дальше...



Në Rusi nis gara për Kupën e Botës

Evropaelire.org 

Në stadiumin Luzhniki në Moskë ka nisur edicioni 21-të i Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, derisa ekipi i Rusisë është përballur me ekipin nga Arabia Saudite, duke shënuar përballjen e parë në këtë organizim. Para se të niste ndeshja në orën 17:00, presidenti rus, Vladimir Putin ka hapur edhe zyrtarisht garën, derisa në këtë ceremoni kanë qenë pjesëmarrës edhe shumë figura tjera botërore. “I përgëzoj të gjithë në këtë fillim të kampionatit më të rëndësishëm në botë”, ka thënë Putin. Читать дальше...

Argjentina në prag të legalizimit të abortit

Evropaelire.org 

Dhoma e ulët e parlamentit të Argjentinës ka mbështetur një legjislacion që kthen abortin në veprim ligjor në 14 javët e para të shtatzënisë. Pas një debati të nxehtë që ka zgjatur më shumë se 22 orë, 129 deputetë kanë votuar në të mirë të legjislacionit në krahasim me 125 kundër dhe një abstenimi. Legjislacioni tani pret miratimin e Senatit. Presidenti, Mauricio Macri ka kundërshtuar ashpër legjislacionin mirëpo ka thënë se nuk do t’i vendosë veto të njëjtit nëse miratohet nga të dy Dhomat. Читать дальше...

Zhduket në Serbi gazetari Stefan Cvetkoviq

Evropaelire.org 

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia gjatë natës ka gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq.  Më pas kanë filluar edhe kërkimet për të. “Në stacionin policor është bërë e ditur që në rrugën e Beogradit në Bela Crkva është gjetur një veturë e parkuar e tipit “Polo” e cila kishte të hapur... Читать дальше...

Shqiptarët në Maqedoni përkrahin marrëveshjen me Greqinë

Evropaelire.org 

Faktori politik shqiptar në Maqedoni thekson se marrëveshja, Maqedoni-Greqi për zgjidhjen e kontestit të emrit i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, megjithëse asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk ka dashur të komentojë brendinë e saj pasi një gjë të tillë sipas tyre do ta bëjnë pasi të konsultohen me ekspertët. Partitë politike shqiptare e kanë dënuar qëndrimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, që të mos e dekretojë marrëveshjen për çështjen e emrit... Читать дальше...

Kompromiset e rrezikshme për ulësen në OKB

Evropaelire.org 

Kosova nuk duhet të bëjë kompromise të reja në finalen e dialogut të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është paralajmëruar të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohë më parë pati theksuar se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, por finalja e dialogut do të jetë proces i vështirë dhe me kompromise. Autoritetet e Kosovës, kanë theksuar se në fund të procesit... Читать дальше...



Rusia reagon ashpër pas vendimit të Norvegjisë për shtim të marinsave amerikanë

Evropaelire.org 

Rusia ka premtuar të enjten se do të hakmerret pas planit të Norvegjisë për të shtuar numrin e marinsave amerikanë në këtë shtet. Oslo ka njoftuar të martën se do t’iu kërkojë Shteteve të Bashkuara, aleatit të NATO-s, të dërgojnë 700 marinsa në Norvegji nga viti 2019. Aktualisht në Norvegji gjenden 330 sish. Oslo ka njoftuar se trupat do të përqendrohen në kufirin me Rusinë. “Kjo e bën Norvegjinë më pak të parashikueshme dhe mund të shkaktojë rritje të tensioneve, mund të nxisë garë ushtarake... Читать дальше...

Hungaria dënon bandën përgjegjëse për 71 migrantët e vdekur në kamion

Evropaelire.org 

Katër burra janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim në Hungari për shkak të 71 migrantëve të vdekur që janë ngufatur në një kamion të mbyllur në gusht të vitit 2015. Policia ka gjetur trupat e viktimave të kamion, i cili ishte regjistruar në Hungari dhe ishte braktisur në një fshat austriak. Ky rast ka ndodhur në kohën e krizës së migrantëve në Evropë. Një afgan i identifikuar si lideri i ekipit është dënuar me 25 vjet burgim, ashtu sikur tre burrat tjerë bullgarë që kanë bashkëpunuar në këtë rast. Читать дальше...

Japonia është e gatshme të mbajë samit me K.Veriore

Evropaelire.org 

Japonia është e gatshme për të mbajtur një samit në mes të kryeministrit, Shinzo Abe dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, ka njoftuar ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono. “Ne dëshirojmë të mbajmë një samit Japoni-Kore Veriore, në të cilin do të diskutohet zgjdhja e çështjes së rrëmbimit”, u ka thënë Kono gazetarëve në Seul, pas një konference të përbashkët me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo dhe atë jugkorean, Kang Kyung Wha. Japonia akuzon Korenë Veriore për rrëmbimin e të paktën 17 qytetarëve japonezë në vitet 1970 dhe 1980. Читать дальше...

Përurohen edhe 11 kilometra të autostradës “Arbën Xhaferi”

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi turko-amerikan, Bektel-Enka kanë përuruar një tjetër pjesë të autostradës, Prishtinë - Hani i Elezit, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gëzimi i sotëm është i përgjysmuar, sepse gëzimin e plotë do ta kemi së shpejti në përfundim të kësaj rruge.  “Investimet në infrastrukturë janë të shtrenjta dhe për buxhetin e Kosovës janë obligim i madh, por edhe efektin e kanë të madh në ekonominë e vendit”, ka thënë Haradinaj. Читать дальше...

Erdogan premton heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar për herë të parë se do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme gati dyvjeçare, në rast se fiton zgjedhjet e këtij muaji, transmeton AFP. Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pesë ditë pas tentimeve të dështura për puç më 15 korrik 2016. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar më shumë se 55,000 persona. Kjo gjendje është kthyer në temë të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që do të mbahen më 24 qershor, pasi partitë opozitare... Читать дальше...

BIK: Të ruhet fryma unifikuese e Ramazanit

Evropaelire.org 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë në Kosovë me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit. Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i bashkimit dhe se kjo frymë duhet të mbretërojë edhe pas Fitër Bajramit. “Filozofia dhe mësimet e muajit të Ramazanit duhet të bëhen udhërrëfyese në drejtim të mënjanimit të problemeve tona shoqërore. Siç kemi qenë bashkë në Ramazan dhe siç jemi bashkë nesër në festën e Fitër Bajramit, duhet të jemi gjithmonë. Читать дальше...

Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, nën mesatare

Evropaelire.org 

Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, me gjithë përmirësimet e bëra viteve të fundit, vazhdon të mbetet nën mesataren dhe larg vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, thonë ekspertët e fushës ekonomike.  Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2017, konsumi i përgjithshëm në Kosovë ishte 2,340 milionë euro, ndërsa për një ekonomi familjare 7,803 euro, si dhe për kokë banori 1,511 euro. Nga rezultatet e dala nga këto të dhëna të ASK-së... Читать дальше...

Kosova hyn në agjendë për anëtarësim në Interpol

Evropaelire.org 

Me shumicë votash, në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Interpolit në Lion të Francës, u vendos që Kosova të jetë sërish në agjendë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas tij, Kosova pret që në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe, të bëhet anëtare e barabartë e organizatës ndërkombëtare të policisë. “Një lajm shumë i mirë për vendin tonë. Kosova rikonfirmohet... Читать дальше...

Akulli në Antarktidë po shkrihet me shpejtësi të madhe

Evropaelire.org 

Antarktida po e humb akullin me shpejtësi gjithnjë e më të madhe. Satelitët që monitorojnë gjendjen në Kontinentin e Bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë tonë akull në vit po humbasin në oqean, si pasojë e shkrirjes. Një gjë e tillë rrit po ashtu nivelet globale të detit për 0.6 milimetra në vit – që do të thotë trefish më shumë nga viti 2012, kur është bërë vlerësimi i fundit i tillë. Shkencëtarët i publikuan të dhënat e reja në revistën shkencore britanike Nature. Ata thanë se qeveritë... Читать дальше...

Sanksionet kundër Koresë V. mbeten “deri në denuklearizimin e plotë”

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut nuk do të shohë lehtësim të sanksioneve ekonomike derisa nuk e dëshmon “denuklearizimin e plotë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Seul, pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, mbajtën një takim historik në Singapor. Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë, duke u zotuar se do të ndërtojnë një marrëdhënie të re. Kim po ashtu premtoi se do të punojë drejt... Читать дальше...

OKB dënon Izraelin për dhunën ndaj palestinezëve

Evropaelire.org 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Izraelin për, siç tha, "përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë" dhe bëri thirrje për një "mekanizëm ndërkombëtar të mbrojtjes" për palestinezët në Rripin e Gazës. Asambleja 193-anëtarëshe votoi me 120 vota për dhe tetë kundër një rezolutë të hartuar nga shtetet arabe, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veto një dokumenti të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dyzetepesë shtete abstenuan nga votimi. Rezoluta e OKB-së... Читать дальше...

Luftime të ashpra në qytetin strategjik të Jemenit

Evropaelire.org 

Luftime të ashpra u raportuan në Jemen, pasi forcat pro-qeveritare, të mbështetura nga një koalicion që udhëheq Arabia Saudite, nisën një ofensivë në qytetin Hudajdah, i cili kontrollohet nga rebelët Huthi. Hudajdah është porti ku arrijnë shumica e ndihmave humanitare. Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se katër ushtarë të saj janë vrarë, ashtu si edhe 22 rebelë Huthi. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot bisedime urgjente për situatën. Është hera e parë që koalicioni... Читать дальше...

Assad thotë se ka nevojë për Iranin dhe Hezbollahun

Evropaelire.org 

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se ka nevojë për ndihmën e forcave të Iranit dhe të Hezbollahut dhe se ato do të qëndrojnë në Siri për aq kohë sa të konsiderohen të nevojshme. Në një intervistë për televizionin al-Alam të Iranit, Assad tha se Republika Islamike nuk ka baza ushtarake në Siri, por nëse ato do të duhen, regjimi “do t’ua sigurojë”. “Irani është një vend aleat, ashtu sikurse Rusia”, tha ai. Assad tha se ka marrë mbështetje të madhe edhe nga luftëtarët e Hezbollahut – lëvizje islamike nga Libani. Читать дальше...

Sot nis Kampionati Botëror i Futbollit

Evropaelire.org 

Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës. Tridhjetedy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme. Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete. Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish. Fituese e Kupës së Botës më 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

“Kujdes!” - nëse udhëtoni në Rusi për Kupën e Botës

Evropaelire.org 

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë. William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve. "Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Анастасия Стоцкая появилась на публике в откровенном наряде



Москва

РБК: педиатра Буянову за фейки про армию России отправили в СИЗО

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net