Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 22.06.2018

Golat e Xhakës dhe Shaqirit mundin Serbinë

Evropaelire.org 

Zvicra mundi Serbinë në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror të Futbollit. Serbia doli në epërsi në minutën e pestë me golin e Aleksandar Mitroviqit, ndërsa ndeshja u barazua në minutën e 52-të me golin e Granit Xhakës. Goli fitues u shënua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të. Xhaka dhe Shaqiri janë dy nga katër shqiptarët që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, së bashku me Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Ndeshja u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë.

Kryeministri çek: Nuk lejojmë migrantë të paligjshëm në territorin tonë

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës Çeke u takua të premten për të diskutuar një plan krize, nëse Gjermania vendos të nisë mbylljen e kufijve për grupe të caktuara azilkërkuesish. "Nuk mund t'i lejojmë këta migrantë të paligjshëm në territorin tonë, sepse kur ata hyjnë në terrenin tonë, bëhen problemi jonë", tha kryeministri çek, Andrej Babis. Babis, themelues i partisë populiste ANO, tha se policia, doganat dhe ndoshta ushtria do të dërgohen menjëherë në kufi për të bërë kontrolle, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj. Читать дальше...

Putin, Moon: Do të punojmë për denuklearizimin e Gadishullit Korean

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Rusisë dhe të Koresë së Jugut thanë se do t’i mbështesin përpjekjet për “denuklearizimin e plotë” të Gadishullit Korean, ndërsa theksuan se dialogu midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve. Vladimir Putini i Rusisë dhe Moon Jae-in i Koresë së Jugut u takuan të premten në Moskë. Ata thanë se janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri të përhershme në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore. “Kur diskutojmë agjendën ndërkombëtare... Читать дальше...



Salvini i Italisë dyshon nëse BE-ja do të mbijetojë

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Evropian, i ndarë thellë për migracionin dhe çështje të tjera, do t'i mbijetojë ngjarjet e vitit të ardhshëm. "Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Evropë e bashkuar ose jo", tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për javoren gjermane Der Spiegel. "Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë", tha ai. Читать дальше...

Salvini i Italiisë dyshon nëse BE-ja do të mbijetojë

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Evropian, i ndarë thellë për migracionin dhe çështje të tjera, do t'i mbijetojë ngjarjet e vitit të ardhshëm. "Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Evropë e bashkuar ose jo", tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për javoren gjermane Der Spiegel. "Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë", tha ai. Читать дальше...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë sanksionimin e një miliarderi rus

Evropaelire.org 

Dy ligjvënës amerikanë i bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të konsiderojë goditjen me sanksione të miliarderit rus, Vladimir Yevtushenkov, dhe të shqyrtojë nëse ai është përfshirë në korrupsion. Ileana Ros-Lehtinen, anëtare e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Mark Walker, e bënë kërkesën në një letër dërguar sekretarit të Thesarit, Steve Mnuchin, dhe sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Letra u bën thirrje Mnuchinit dhe Pompeos "të ndërmarrin veprime... Читать дальше...

Deputetët e VMRO DPMNE-së do të përgjigjen për dhunën e 27 prillit

Evropaelire.org 

Këshilli i Gjykatës Penale e Shkupit në mbledhjen e saj të premten ka pranuar akuzën për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, duke dhënë dritën e gjelbër që 30 personat e akuzuar për këtë rast, të gjykohen për veprën “terrorizëm dhe kërcënim i rendit kushtetues”, përveç deputetes Zhaklina Peshevska, e cila u lirua nga akuzat në mungesë provash. Me këtë, ngjarjet e dhunshme të 27 prillit pritet të marrin epilog gjyqësor. Lidhur me ngjarjet e dhunshme më 27 prill akuzohen... Читать дальше...

Autoriteti i Erdoganit testohet të dielën

Evropaelire.org 

Turqia, më 24 qershor, do të votojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat mund ta mbajnë presidentin Recep Tayyip Erdogan në pushtet edhe për pesë vjet të tjerë. Analistët presin që Erdogan t’i fitojë presidencialet, por ndoshta jo pa balotazh.(Përgatiti: Valona Tela)



Qeverisë i është dorëzuar raporti rreth hartimit të statutit të Asociacionit

Evropaelire.org 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dorëzuar një raport kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me punën e ekipit menaxhues, i cili është i ngarkuar për hartimin e statutit të Asociacionit apo Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Në një përgjigje me shkrim nga kjo ministri thuhet se ekipi menaxhues ka mbajtur takime të rregullta me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe, po ashtu, i ka dorëzuar ministrisë raportet e punës së ekipit lidhur me detyrat që dalin nga vendimi dhe marrëveshja e Brukselit. Читать дальше...

Talibanët vazhdojnë sulmet vdekjeprurëse në Afganistan

Evropaelire.org 

Tetëmbëdhjetë forca afgane të sigurisë dhe dy civilë u vranë nga sulmet në postblloqet në provincat Badgis dhe Kandahar. Sulmet u kryen nga militantët talibanë, thanë zyrtarët afganë. Së paku 14 ushtarë dhe dy civilë u vranë në provincën Badgis, konfirmuan anëtarë të këshillit provincial për mediat lokale. Në Kandahar, katër policë u vranë gjatë përpjekjeve të tyre për të liruar 32 punëtorë ndërtimi, që mbaheshin peng nga talibanët. Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë... Читать дальше...

"Kujdestari" i Nënë Terezës

Evropaelire.org 

Ka katër vjet që Faik Sefa 76-vjeçar, e pastron sheshin përreth dhe shtatoren e Nënë Terezës në Prishtinë. Këtë punë vullnetare ai thotë se e bën për shkak të respektit që ka për shenjtoren e shpallur nga Vatikani.

Kompetencat e EULEX-it sfidojnë institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Të gjitha kompetencat ekzekutive, të cilat deri më tani Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) i ka ushtruar në Kosovë, që nga data 1 korrik e këtij viti, do t’u kalohen institucioneve vendore. Njohësit e fushës së ligjit dhe të sigurisë në Kosovë, vlerësojnë se misioni EULEX, i cili që nga qershori i vitit 2014, e kishte të kufizuar mandatin dhe merrej vetëm me rastet e jashtëzakonshme penale. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke folur për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

OKB: Forcat e Venezuelës kanë vrarë qindra njerëz

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë kryer qindra vrasje arbitrare nën maskën e luftimit të krimit, thanë Kombet e Bashkuara. Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së tha se ka dëshmi të besueshme se forcat e sigurisë kanë bastisur lagje të varfra dhe se kanë vrarë të rinj, shpeshherë në shtëpitë e tyre. Sundimi i ligjit ishte "pothuajse joekzistent" në këtë vend, tha shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein. Venezuela, në të kaluarën, i ka hedhur poshtë akuzat për të drejtat e njeriut... Читать дальше...

Rusia: Perëndimi fabrikoi prova për sulmet kimike në Siri

Evropaelire.org 

Moska tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë fabrikuar prova për të implikuar forcat e Qeverisë siriane në sulmet me armë kimike kundër civilëve. Zyrtari i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Kirillov, komandant i forcave të rrezatimit, kimike dhe biologjike, tha se sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhon, më 4 prill, ka qenë "provokim i organizuar nga grupi sirian i ndihmës Helmetat e Bardha dhe sponsorët e tyre". Qeveritë perëndimore dhe inspektorët e Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

"Messi është zhdukur. A e keni parë?"

Evropaelire.org 

Pavarësisht se me entuziazmin e Diego Maradonas po mbante fanellën e tij para mijëra tifozëve të Argjentinës në ndeshjen kundër Kroacisë, Lionel Messi është parë duke fërkuar ballin e tij me stres. Ai ka arritur të prekë topin vetëm 20 herë në pjesën e parë, më pak se secili lojtar argjentinas dhe nuk është dukur se ka qenë rehat. Shije edhe më të keqe kishte përcjellja e ndeshjes të enjten në Nizhni Novogorod, derisa Kroacia ka shkatërruar ekipin e Messit me tri gola, çka ka shënuar listimin më të dobët të ekipit në 60 vjet... Читать дальше...

Delawie: Korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se korrupsioni në Kosovë ka rrënjë të thella dhe se nuk mund të pritet që të eliminohet brenda një kohe të shkurtër. “Të gjithë e dimë se korrupsioni ka rrënjë të thella. Ju dhe unë e dimë që ai nuk mund të eliminohet brenda një nate”, tha Delawie, duke folur në një tryezë të organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile, ku u paraqitën të dhëna nga “Java Kundër Korrupsionit 2017”. Diplomati amerikan tha se “vullneti politik dhe përkrahja... Читать дальше...

Liberia riafirmon marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën

Evropaelire.org 

Qeveria e Republikës së Liberisë tha se i hedh poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale që flasin për revokimin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Republikën e Kosovës. Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e këtij vendi, "Liberia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës më 30 maj, 2008, pas shpalljes së pavarësisë së saj, dhe mbetet e përkushtuar ndaj Komunikimit të Përbashkët mbi Themelimin e Marrëdhënieve Diplomatike". "Të dyja vendet... Читать дальше...

A do të futet në kalendar vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës?

Evropaelire.org 

Në pesë muajt e parë të këtij viti, 50 femra janë prekur me kancer të qafës së mitrës. Ndërkaq, gjatë vitit 2017, kanë qenë 130 raste, të cilat janë paraqitur në Institutin onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me këtë sëmundje.  Nga aspektin global, kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që prek rreth 400 mijë gra në vit, kurse 200 mijë të tjera vdesin brenda vitit. Por, profesionistët shëndetësorë thonë se nëse zbulohet me kohë, është 100 për qind e shërueshme. Ekrem Hyseni... Читать дальше...

Mitchell: SHBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit

Evropaelire.org 

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-azisë, Wess Mitchell, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë synim të përbashkët reformimin e Ballkanit në rrugën drejt BE-së. Mitchell, në një fjalim në Institutin Carnegie Europe në Bruksel, tha se pavarësisht disa dallimeve midis SHBA-së dhe BE-së, ka shumë çështje që i bashkojnë aleatët. "Amerika dhe Evropa kanë interes të përbashkët që bota të jetë e lirë, që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Анастасия Волочкова

Нашёлся ещё один пострадавший от криминальных схем бывшего жениха Волочковой





Персональные новости
#123ru.net

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии авиастроения





Haradinaj dhe ministri i Financave me mospajtime rreth rritjes së pagave

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar së voni u sfidua edhe nga ministri i Financave, Bedri Hamza. Kryeministri Ramush Haradinaj e cilësoi të pakuptimtë qëndrimin e ministrit Hamza, i cili refuzon ta pranojë pagën me rritje. “Nëse dëshiron ministri i Financave, Bedri Hamza, të jetë burri më i mirë i Qeverisë dhe Kosovës, le të ndihmojë të përshpejtohet ligji për nivelizimin e pagave, por qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj. Ai theksoi... Читать дальше...

Zviceranët varin shpresat te futbollistët me origjinë nga Kosova

Evropaelire.org 

Kombëtarja e Zvicrës në futboll dhe ajo e Serbisë, janë në tension para ndeshjes të së premtes në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”. Tensioni është rritur sidomos për faktin se në kuadër të kombëtares së Zvicrës luajnë katër shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka nga Kosova, ndërsa Blerim Xhemajli nga Maqedonia. Në Prishtinë dhe Beograd kanë reagime të ndryshme për këtë ndeshje. Armend Pllana nga Prishtina thotë se ndeshja është më shumë se një lojë futbolli. “Presim që shqiptarët... Читать дальше...

Të strehuar, por pa prindër

Evropaelire.org 

Politika e migrimit në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar reagime gjithandej. Është cilësuar si e egër, çnjerëzore, e pamoralshme. Urdhri i presidentit Donald Trump për ndryshimin e saj nuk e adreson çështjen e mijëra fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre.

Irani kundërshton propozimin ruso-saudit për rritje të prodhimit të naftës

Evropaelire.org 

Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, është larguar nga negociatat me prodhuesit e tjerë të mëdhenj të naftës, pas propozimit të Rusisë dhe rivalit të Teheranit, Arabisë Saudite për rritje të prodhimit të kësaj lënde. Largimi i Zanganehit nga takimi në Vjenë ka vënë në pikëpyetje nëse Rusia dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje për rritjen e prodhimit të naftës në 1 milion fuqi në ditë. Kjo njëherësh do të përbënte rritjen e parë të tillë të prodhimit të kësaj lënde... Читать дальше...

Policia britanike arreston personin që pretendonte se kishte bombë

Evropaelire.org 

Policia britanike ka njoftuar të premten se ka arrestuar një person në stacionin hekurudhor, Charing Cross në Londër, pasi ai kishte pretenduar se ka pasur bombë. “Një person që ka pretenduar se ka pasur bombë në stacionin Charing Cross është arrestuar”, ka njoftuar Policia britanike për Transport. “Ne tani jemi duke punuar për të hapur stacionin sa më shpejt që është e mundur”. Pamjet në rrjetet sociale kanë treguar prezencë të madhe të policisë, duke përfshirë zyrtarë të armatosur. Ky stacion... Читать дальше...

Ministrat evropianë pajtohen që Greqia t'i japë fund programit të shpëtimit

Evropaelire.org 

Kombet e Eurozonës janë pajtuar që Greqia t’i japë fund programit tetëvjeçar të shpëtimit, në mënyrë që t’i menaxhojë më mirë borxhet. Ministrat e Financave të 19 kombeve kanë arritur një kompromis në orët e hershme të 22 qershorit, pas negociatave maratonike në Luksemburg. Ministat kanë qenë nën presion për të finalizuar marrëveshjen, e cila do t’i  lejojë Greqisë të dalë e sigurt nga plani i shpëtimit më 20 gusht dhe të përballet me tregun sërish. “Kriza greke përfundon sonte këtu”, ka thënë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Названы победительницы матчей Рыбакиной и Путинцевой за четвертьфинал турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга





Путин в России и мире
Москва

Пашинян подготовил "подарок" Путину к его инаугурации. Запад будет доволен


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Кличко не видел Зеленского с начала конфликта с Россией


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



The Beatles

«Если прищуриться, мы похожи на The Beatles» // Евгений Цыганов о своей карьере музыканта



Москва

РИА «Новости»: матери погибшего в «Крокусе» инвалида направят выплату

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net