Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 28.06.2018

Disa të vrarë pas një sulmi me të shtëna në Anapolis

Evropaelire.org 

Një sulm me të shtëna në një gazetë në Mariland ka lënë të vdekur pesë persona dhe disa të tjerë të plagosur, kanë njoftuar zyrtarët. Policia ka thënë se ka disa të plagosur dhe se i dyshuari është në mbajtje. Të shtënat kanë ndodhur në ndërtesën e gazetës Capital, në pasditën e së enjtes. Një gazetar ka thënë se sulmuesi ka shtënë drejt  derës së xhamit, në drejtim të "disa punëtorëve", mirëpo policia i ka thënë BBC-së, se nuk ka konfirmuar këto detaje. Disa media amerikane janë duke cituar... Читать дальше...

DASH: Korrupsioni, problematikë për luftimin e trafikimit me njerëz në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosova nuk përmbush plotësisht minimumin e standardeve për eliminim të trafikimit, mirëpo e njëjta është duke bërë përpjekje të theksuara në këtë drejtim. Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, që ka analizuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në shumë vende të botës. Të gjeturat janë prezantuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomepo, i shoqëruar nga Ivanka Trump, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump.   Në raportin e vitit 2018... Читать дальше...

Maroku kundërshton hapjen e qendrave për migrantë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Marokut, Nasser Bourita, ka kundërshtuar të enjten propozimet e Bashkimit Evropian për të hapur qendra të migrantëve në vendin e tij, transmeton AFP. “Maroku kundërshton sikur edhe më parë këto metoda për të menaxhuar çështjen e valës së migrantëve”, ka thënë Bourita, pasi është takuar me homologun e tij spanjoll, Josep Borrell, në Rabat. Ai i ka cilësuar këto masa si “zgjidhje të lehta” dhe “joproduktive”. Së bashku me Tunizinë dhe Shqipërinë, Maroku ka qenë njëri nga... Читать дальше...



Hungaria është "e hapur" për të biseduar me Gjermaninë për migrantët

Evropaelire.org 

Hungaria është e “hapur” për negociata me Gjermaninë, për marrëveshje bilaterale për migrimin, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë hungareze, derisa liderët e Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të biseduar për këtë çështje, e cila kërcënon Qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Reuters. “Në margjina të samitit evropian, Qeverisë hungareze, i është afruar Gjermania për të zhvilluar negociata dypalëshe”, ka thënë ky zëdhënës. “Pozicioni i Hungarisë për migrimin është i qartë... Читать дальше...

Thaçi: Beteja me Serbinë tani zhvillohet në tavolinën e Brukselit

Evropaelire.org 

Me fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, përmbyllen përfundimisht negociatat me një marrëveshje definitive dhe të përhershme dhe jo më të përkohshme, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media të thirrur pikërisht rreth çështjes së dialogut me Serbinë. “Në këtë fazë finale synojmë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin dhe njohje reciproke mes dy shteteve”, tha Thaçi. Читать дальше...

Serbët shënojnë Vidovdanin

Evropaelire.org 

Qindra qytetarë serbë kanë shënuar të enjten në Gazimestan, Ditën e Shën Vidit, të njohur si Vidovdan. Sikurse edhe viteve të kaluara, ceremonia fetare ortodokse, e njohur si rituali i “këngëve të vajit”, është mbajtur pranë monumentit të Betejës së Kosovës.(Video: Bujar Tërstena)

Retorika kërcënuese e Vidovdanit

Evropaelire.org 

Qindra qytetarë serbë kanë shënuar të enjten në Gazimestan, Ditën e Shën Vidit, të njohur si Vidovdan. Sikurse edhe viteve të kaluara, ceremonia fetare ortodokse, e njohur si rituali i “këngëve të vajit”, është mbajtur pranë monumentit të Betejës së Kosovës. Historia serbe, Ditën e Shën Vidit e sheh të pandarë me Betejën e Kosovës, betejë kjo e zhvilluar para 629 vjetësh, si dhe e njeh atë si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht se forcat ballkanike e kishin humbur atë nga forcat e Perandorisë Osmane, ku edhe ishte vrarë princi serb Lazar.

Ambasadorja amerikane i bën thirrje Pakistanit të mos i mbrojë terroristët

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Shtetet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë të enjten se shteti i saj i ka bërë thirrje Pakistanit të mos strehojë terroristë. Ajo ka thënë se Pakistani ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara, mirëpo Uashingtoni nuk mund të pranojë asnjë qeveri që mbron terroristë. “Jemi duke i dërguar këtë mesazh Pakistanit në mënyrë më të theksuar sesa në të kaluarën dhe shpresojmë se do të shohim ndryshime”, ka thënë Haley gjatë vizitës së saj në Indi. Bashkëpunimi me Pakistanin është... Читать дальше...



Kosova, vend i mosndëshkimit

Evropaelire.org 

Në vitin 2008, asokohe drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ishte dënuar me tre vjet heqje lirie për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratave të dëmshme. Ajo ishte arratisur dhe për tre vjet, institucionet e Kosovës nuk dinin gjë për vendndodhjen e saj. Xhema nuk kishte shkuar larg, gjendej Luginë të Preshevës dhe pas parashkrimit të lëndës, në shtator të 2015-s ajo u rikthye sërish në Kosovë. Njësoj sikurse Leme Xhema, veproi edhe ish-kryetari i komunës së Kaçanikut... Читать дальше...

Maqedoni: Paratë e fituara kundërligjshëm t'i kthehen popullit

Evropaelire.org 

“Nuk mjafton që pas grilave të futen ata, të cilët kanë shpërdorur detyrën zyrtare, duke krijuar pasuri marramendëse, por lufta kundër korrupsionit mund të themi se është në binarë të duhur vetëm nëse shteti arrin të krijojë mekanizma efikas që paratë e vjedhura, të kthehen si të mira materiale për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, u tha gjatë prezantimit të rezultateve të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në Maqedoni, për përforcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Читать дальше...

Merkel: Migrimi mund të përcaktojë fatin e BE-së

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se migrimi është sfidë e cila “mund të përcaktojë fatin e Bashkimit Evropian”. Ajo i ka bërë këto deklarata para Dhomës së Ulët të parlamentit gjerman më 28 qershor, pak para nisjes drejt samitit të BE-së, që pritet të ketë në fokus çështjen e migrimit. (Bundestagu përmes Reutersit)

Putin: Rusia ka tërhequr mijëra trupa nga Siria

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se rreth 1,000 anëtarë të personalit ushtarak dhe dhjetëra pjesëtarë tjerë të forcave ajrore janë tërhequr nga Siria në ditët e fundit. Duke folur në një ceremoni për të diplomuarit ushtarakë në Kremlin më 28 qershor, Putin ka thënë se tërheqja është duke vazhduar. “Trembëdhjetë aeroplanë, katërmbëdhjetë helikopterë dhe 1,140 persona anëtarë të stafit janë larguar nga Siria në ditët e fundit”, ka thënë Putin. Rusia ka nisur një fushatë me bomba në Siri në shtator të vitit 2015... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar ka pasur njohuri se SHBA-ja ka "keqtrajtuar të ndaluarit"

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar ka toleruar trajtimin “e pafalshëm” ndaj të ndaluarve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, kanë deklaruar anëtarët e parlamentit britanik. Komiteti për Inteligjencë dhe Siguri ka thënë se të gjeturat tregojnë se ka qenë “përtej dyshimeve” se Mbretëria e Bashkuar ka pasur njohuri për mënyrën sesi i ka trajtuar SHBA-ja të ndaluarit. Në raportin e këtij Komiteti është thënë se Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar të ofrojë të dhëna për aleatët në 232 raste, në... Читать дальше...

Samiti Putin-Trump mbahet më 16 korrik në Helsinki

Evropaelire.org 

Kremlini ka njoftuar se samiti në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin do të mbahet në Helsinki më 16 korrik. Putin dhe Trump do të diskutojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe çështjet ndërkombëtare, ka njoftuar Kremlini sipas agjencisë së lajmeve TASS. Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar  takimin, mirëpo Trump u ka thënë gazetarëve në Uashington më 27 qershor, se takimi ka mundësi të ndodhë pas samitit të NATO-s, që mbahet më 11-12 korrik. Lideri... Читать дальше...

Haziri: Dialogu pa opozitën, do të dështojë

Evropaelire.org 

“Pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pa forcat politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe ky proces i dialogut nuk mund të jetë i suksesshëm”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Radio Evropa e Lirë: Zoti Haziri , të dielën është zhvilluar takimi i radhës mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Si e shihni ju këtë fazë të dialogut, apo siç është quajtur, faza e finale e bisedimeve? Lutfi Haziri: Ishte një rifillim i një procesi të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Mattis: SHBA-ja do të mbajë numrin aktual të trupave ushtarake në K.Jugore

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka siguruar homologun e tij jugkorean, Song Young-moo, se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë numrin aktual të trupave ushtarake në Gadishullin Korean, transmeton AP. Mattis i ka thënë ministrit Young-moo në Seul të enjten se përkushtimi amerikan ndaj Koresë Jugore mbetet i hekurt. SHBA-ja aktualisht ka 28,500 trupa të stacionuar në Korenë Jugore. Mattis është takuar me Songun gjatë një ndalimi të shkurtër në rrugën e tij nga Kina në Japoni. Ndalesa e tij ka bartur mesazh të qartë... Читать дальше...

Dhjetëra persona janë vrarë pas sulmeve të militantëve në Afganistan

Evropaelire.org 

Sulmet e talibanëve në disa zona në provincën veriore të Afganistanit, Takhar, kanë lënë të vdekur të paktën 14 zyrtarë të policisë kufitare, ka deklaruar një zyrtar për Radion Evropa e Lirë më 28 qershor. Gjashtë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur derisa dy persona janë plagosur në sulmet e një nate më parë në distriktin Cha-e-Ab, ka thënë zëdhënësi i provincës, Sunatullah Temor. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas zyrtarëve lokalë, të... Читать дальше...

Hoxha: Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave është çështje ditësh

Evropaelire.org 

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë se gjatë vizitës së saj në Bruksel ka arritur të sigurojë përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një konferencë për media, ministrja Hoxha ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar që këtë proces ta përfundojë para zgjedhjeve që do të mbahen për institucionet e BE-së vitin e ardhshëm. “Të gjithë janë të interesuar që kjo çështje të përfundojë para zgjedhjeve, dhe me këtë rast pra nënkuptohet që... Читать дальше...

Dera për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbetet e mbyllur

Evropaelire.org 

Vendimi i Këshillit të Evropës për të shtyrë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas një viti, u kritikua nga opozita dhe analistë shqiptarë. Qeveria e Shqipërisë e vlerësoi si arritje të suksesshme propozimin për rishikim të hapjes së negociatave në qershor të vitit tjetër. “Data për çeljen e negociatave në Këshillin e shteteve anëtare të BE-së nuk është asnjëherë imediate. Vendosja më në fund e datës në 12 muaj nga sot, si dhe drita jeshile për të nisur përgatitjet për negociatat... Читать дальше...


Музыкальные новости
Певица

Певица Любовь Успенская назвала дурной композицию Пугачевой «Балалайка»





Персональные новости
НОПРИЗ

Подмосковные проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023





Turqia do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik. Turqia ëshë në gjendje të jashtëzakonshme që nga një grushtshtet i dështuar në vitin 2016. Erdogan ka premtuar se do ta shfuqizojë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit. Erdogan fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023. Gazeta pro-qeveritare... Читать дальше...

Serbët po shënojnë Vidovdanin

Evropaelire.org 

Dhjetëra pjesëtar të komunitetit serbë nga Kosova janë mbledhur ne Gazimestan, në periferi të Prishtinës që të shënojnë  Vidovdanin, apo Ditën e Shën Vidit. Në Manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e shenjtë, ndërsa nga orën 13:00, në Gazimestan filloi manifestimi i cili si zakonisht përcillet me një ritual fetar ortodoks serb. Qytetarët e tubuar mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe Rusisë.  Policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan operativ dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Читать дальше...

Serbët shënojnë Vidovdanin, Vulinit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Evropaelire.org 

Serbët e Kosovës shënojnë sot Vidovdanin, apo Ditën e Shën Vidit. Në Manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e shenjtë, ndërsa në orën 13:00 do të nisë manifestimi në Gazimestan, i cili do të përcillet me një ritual tjetër fetar ortodoks serb. Policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan operativ dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Qeveria e Kosovës tha se nuk i ka dhënë leje të hyjë në Kosovë ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin... Читать дальше...

Çështja e migrantëve, në krye të agjendës së samitit të BE-së

Evropaelire.org 

Çështja e migracionit është në krye të agjendës së liderëve të Bashkimit Evropian, që mblidhen sot në Bruksel. “Si të trajtohen migrantët pa dokumente, kryesisht afrikanë, të cilët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në Mesdhe, me shpresën për të filluar një jetë të re në BE?” - do të jetë tema kryesore në këtë samit. Fluksi i migrantëve përfshin refugjatë që ikin nga lufta e Sirisë dhe konflikte të tjera. Kriza nuk është e shkallës që ka qenë në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz kanë hyrë në Evropë. Читать дальше...

Turqia nuk do t’i respektojë sanksionet e SHBA-së kundër Iranit

Evropaelire.org 

Turqia tha se nuk planifikon të respektojë thirrjen e SHBA-së për të gjitha shtetet që të ndalojnë importimin e naftës nga Irani, duke thënë se kërkesa “nuk është e detyrueshme” për Ankaranë. “Do t’i respektojmë nëse janë vendime, sanksione të Kombeve të Bashkuara. Përndryshe, do t'i ndjekim vetëm interesat tanë”, tha ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci. Uashingtoni kërkoi këtë javë nga aleatët që të ndalojnë importet e naftës nga Irani deri më 4 nëntor, në të kundërtën ata do të përballen me ndëshkime... Читать дальше...

OKB: Mbi 10 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur në konflikte

Evropaelire.org 

Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Raporti vjetor "Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur" po ashtu nxjerr në pah se, në vitin 2017, janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çfarë nënkupton një rritje të mprehtë nga viti paraprak, kur janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Хоккейный клуб из Балашихи выиграл Кубок Регионов


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Полина Михайлова

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Экологические итоги недели: Миллиарды цикад покроют Америку





Путин в России и мире
Москва

Пашинян подготовил "подарок" Путину к его инаугурации. Запад будет доволен


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Led Zeppelin

Роберт Плант (Robert Plant) работает над новой версией классической песни Led Zeppelin



Москва

Московское «Динамо» объявило об уходе капитана Миронова

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net