Kanadaja legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit
Parlamenti i Kanadasë miratoi ligjin që legalizon përdorimin rekreativ të marihuanës në këtë vend.
Akti i Kanabisit e kaloi pengesën përfundimtare me 52 vota për dhe 29 kundër.
Ligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet droga, shpërndahet dhe shitet.
Kanadezët do të mund të blejnë dhe të konsumojnë legalisht kanabis në fillim të këtij shtatori.
Kanadaja është vendi i dyti në botë, pas Uruguajit, që legalizon përdorimin rekreativ të drogës.