Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

BE-ja diskuton për dialogun; Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

0
BE-ja diskuton për dialogun; Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

Këshilli i BE-së, në nivel ministrash, do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky diskutim ndodh për herë të parë prej kur Mirosllav Lajçak është emëruar si i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema e parë e takimit të ministrave evropianë të hënën në Luksemburg.

Pas takimit, javën që vjen, Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Këto i ka konfirmuar të premten, një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i vizitës së Miroslav Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd do të jetë zhbllokimi i temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Në fillim kanë pasur mirëkuptim për disa qëndrime të delegacionit të Kosovës, i cili e ka pasur një situatë të vështirë në Kosovë, por gjithsesi obligimi i krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka së cilës Kosova nuk mund t'i ikë dhe për të duhet të diskutohet dhe kjo duhet edhe të zbatohet”, ka thënë zyrtari i BE-së.

Pikërisht për shkak të temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka ngecur dialogu që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Pala kosovare kishte refuzuar që të diskutohet për këtë temë, ndërsa Beogradi insiston se për këtë duhet të diskutohet dhe kjo duhet edhe të zbatohet.

Edhe BE-ja ka përsëritur se Kosova, me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ka marrë obligim për krijimin e Asociacionit dhe tash i takon Kosovës që të paraqesë propozime se si do të bëhet kjo.

“Liderët ishin pajtuar që në dialog të diskutohet për këtë temë. Më vonë, delegacioni i Kosovës e kishte humbur mandatin që të diskutohet për këtë temë. Situata politike në Kosovë është e ndjeshme dhe ka pasur disa deklarata që e kanë vënë në dyshim se a është Asociacioni në agjendë apo jo. Ne mund të kemi mirëkuptim për këtë situatë për një kohë të caktuar, por bëhet fjalë për temën e cila duhet të jetë në agjendë, pasi ky është një obligim që Kosova e ka marrë mbi vete”, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

I njëjti burim, i pyetur për marrëveshjet që Kosova dhe Serbia i kishin nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tha se “ato as nuk kanë bërë ndonjë dëm, e as nuk kanë ndihmuar shumë”. Sipas tij, vendimet që Kosova dhe Serbia t'i hapin ambasadat e tyre në Izrael, në qytetin e Jerusalemit “nuk janë në përputhje me aspiratat e tyre për integrim në BE”.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në bazë të dokumenteve të nënshkruara, Kosova dhe Serbia janë pajtuar, gjithashtu, t'i normalizojnë marrëdhëniet ekonomike.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Обеспечим ученикам комфортные условия


Спорт в России и мире
Москва

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Без защиты: как Медведев и Хачанов проиграли свои матчи в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об энергоэффективном жилье





Путин в России и мире
Москва

Путин: РФ и КНР наладят более тесное взаимодействие в инновационных отраслях


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Ждём расстрела или отравления Зеленского в ближайшее время – Макгрегор


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Bon Jovi

Гітарист Річі Самбора шкодує, що не пішов із Bon Jovi раніше



Москва

Смарт-офисы SOK открыли одиннадцатую площадку - в Израиле

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net