123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 13.10.2020

Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik në parlament, thotë ministrja norvegjeze

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soereide, tha më 13 tetor se Rusia ka qenë prapa një sulmi kibernetik kundër parlamentit norvegjez në muajin gusht. Parlamenti norvegjez tha më 1 shtator se kishte qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe se llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve ishin hakuar. "Bazuar në informacionin në dispozicion është vlerësimi ynë që Rusia qëndroi pas kësaj veprimtarie", tha Ine Eriksen Soereide. Norvegjia ka synuar të ketë një marrëdhënie pragmatike me Rusinë... Читать дальше...

Osmani: Asociacioni vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese  

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe, duhet të themelohet vetëm sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, pas takimit, u tha se Osmani ka kërkuar nga Lajçak që të mos lejohet "bosnjëzimi i Kosovës". Osmani po ashtu ka kërkuar që BE-ja t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në dialog, si dhe t’i ketë... Читать дальше...

iPhone 12 do të funksionojë me 5G

Evropaelire.org 

Kompania Apple ka konfirmuar se telefonat e saj të ri iPhone 12 do të punojnë me rrjetin 5G. "5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër", tha shefi ekzekutiv, Tim Cook. "Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone", shtoi ai. Apple tha se iPhone 12 ka të njëjtën ekran me madhësi 15.5 cm, si paraardhësi i tij iPhone 11, por vetë pajisja është 11% më e hollë, 16% më e lehtë dhe ka korniza më të vogla. Читать дальше...



Merkel e shqetësuar me situatën e pandemisë në Evropë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të martën se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me koronavirus në të gjithë Evropën. "Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze", tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut. "Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime... Читать дальше...

Hoti: Nuk ka formim të Asociacionit pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë. Këto komente, kryeministri Hoti i bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. “Tash, jemi duke e diskutuar marrëveshjen finale, përfundimtare për njohje reciproke. Vlen parimi i dakorduar me partnerët tanë dhe me ndërmjetësit e dialogut se nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Читать дальше...

GRECO: Korrupsioni, pengesë serioze për Shqipërinë

Evropaelire.org 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se pengesa serioze për të arritur qeverisje të mirë në Shqipëri është korrupsioni që, siç tha ajo, ka përfshirë të gjitha shtresat. Këto komente ajo i bëri në një konferencë të nivelit të lartë, që u mbajt për t’i adresuar gjetjet e Raportit të Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës Kundër Korrupsionit, i njohur si GRECO. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë kryeministrin e vendit Edi Rama. Читать дальше...

Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv në koronavirus

Evropaelire.org 

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv për koronavirus, njoftoi të martën Federata e Futbollit e Portugalisë. Ronaldo "është asimptomatik" dhe "nuk do të luajë kundër Suedisë" në ndeshjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kombeve, tha federata në faqen e saj të internetit, raporton AFP.  Sulmuesi 35-vjeçar i Juventusit, i cili është votuar pesë herë lojtari më i mirë në botë, luajti për Portugalinë kundër Francës të dielën. Ronaldo ka shënuar 101 gola për Portugalinë dhe mungesa... Читать дальше...

Fillon ndarja e 60 milionëshit për bizneset

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka ekzekutuar të martën pagesën e parë në përkrahje financiare për bizneset e vendit. Nga 60 milionë euro që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për të ndihmuar bizneset, janë ekzekutuar mbi 37 milionë euro për rreth 17 mijë biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.  Ndërkaq, pjesa tjetër e mjeteve tek bizneset thuhet se do të ndahet në ditët në vijim. Qeveria e Kosovës më... Читать дальше...



Bie numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 80 persona të infektuar me koronavirus dhe 3 viktima, shifër shumë më e ulët në krahasim me ditët e fundit. Të dhënat i referohen testimit të 680 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Shkupi, Struga dhe Strumica, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 800, shumica prej të cilëve nga Shkupi. Kryeqendra maqedonase ka edhe numrin më të madh të të infektuarve në 24 orët e fundit, gjithsej 54 raste. Читать дальше...

TI ngre alarmin për nivelin e ryshfetit që kompanitë bëjnë në tregjet e huaja

Evropaelire.org 

Organizata Transparency International e ka renditur Rusinë, Bullgarinë dhe Hungarinë në mesin e 19 eksportuesve kryesorë globalë që po bëjnë pak ose asgjë, për të zbatuar rregullat që ndalojnë kompanitë të paguajnë ryshfet në tregjet e huaja. Në një raport të lëshuar më 13 tetor, organizata kundër korrupsionit me qendër në Berlin tha se vetëm katër nga 47 eksportuesit kryesorë - Shtetet e Bashkuara, Britania, Zvicra dhe Izraeli - zbatuan në mënyrë aktive legjislacionin kundër ryshfetit të huaj gjatë vitit 2019. Читать дальше...

Spitalet e Parisit afër mbingarkesës

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë paralajmëruar për mbingarkim të spitaleve në Paris, derisa rastet e reja me koronavirusin e ri janë në rritje. Gjatë javës së ardhshme deri në 90 për qind e shtretërve në spitalet e Parisit mund të zihen me pacientë që vuajnë nga sëmundja COVID-19, ka thënë kreu i 39 spitaleve të Parisit, Martin Hirsch, raporton AFP. "Rreth 24 tetorit, do të ketë një minimum prej 800 deri në 1,000 pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv, që përfshinë 70 deri 90 për qind të kapacitetit tonë aktual", tha ai. Читать дальше...

Edhe një i vdekur dhe 98 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, në raportin ditor për situatën epidemiologjike në vend. Bazuar në 685 mostra të testuara, të martën janë konfirmuar edhe 98 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. IKSHPK thotë se nga sëmundja janë shëruar edhe 37 pacientë ndërsa raste aktive janë  1.291.      Që nga muaji mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus... Читать дальше...

Milionat e qeverisë, të pamjaftueshme për të ruajtur vendet e punës

Evropaelire.org 

Nga Oda e Afarizmit në Kosovë thonë se bizneset nuk mund të garantojnë se do të mbajnë në punë të gjithë punëtorët edhe pas ndarjes së 60 milionëshit nga Qeveria e Kosovës, thotë Skender Krasniqi, drejtor i kësaj organizate. Bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë me COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, në bazë të listës së numrit të punëtorëve të regjistruar që kanë kompanitë. Për këto biznese, nga ky Fond, i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro... Читать дальше...

Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta për punën online të kuvendit

Evropaelire.org 

Opozita maqedonase ka kundërshtuar paralajmërimet e shumicës parlamentare dhe të kryeministrit, Zoran Zaev, që për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të mbajë seancat online. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, vlerëson se kjo kërkesë e pushtetit është në kundërshtim me Kushtetutën. “Nga aspekti juridiko-kushtetuese, kuvendi nuk mund të punojë dhe të vendosë përmes aplikacionit online, pasi ka një normë kushtetuese (neni 69)... Читать дальше...

Petkoviq: Nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Nëse Prishtina nuk e zbaton detyrimin nga marrëveshja e Brukselit, atëherë edhe detyrimet e Serbisë nga ai dokument do të pushojnë, ka thënë, Petar Petkoviq, drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të mbajtur në Beograd, Petkoviq paralajmëroi se Serbia do ta konsiderojë edhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës. Serbia po kërkon që Kosova të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Petkoviq nuk iu përgjigj... Читать дальше...

Kombet e Bashkuara kërkojnë sisteme efektive të paralajmërimit të motit ekstrem

Evropaelire.org 

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i rrisë shpejt investimet në sistemet e paralajmërimit të hershëm të motit ekstrem. Raporti paralajmëron për rritje dramatike të katastrofave gjatë dekadave të ardhshme, për shkak të ndryshimit të klimës. I publikuar më 13 tetor, në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat, raporti thotë se një e treta e popullsisë së botës është e mbuluar në mënyrë joadekuate nga sistemet e paralajmërimit... Читать дальше...

Kryeministri i Polonisë futet në karantinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi se është futur në karantinë të detyrueshme, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të martën, Morawiecki tha se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten. Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës - një prakikë kjo e zakonshme në muajt e fundit, tha Morawiecki. Ai po ashtu... Читать дальше...

Armenia dhe Azerbajxhani sfidojnë armëpushimin, vazhdojnë luftimet

Evropaelire.org 

Armenia dhe Azerbajxhani i vazhduan luftimet në dhe përreth rajonit të kontestueshëm të Nagorno Karabakut, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të martën se situata në disa pjesë të zonës së konfliktit ka qenë e tensionuar gjatë natës dhe i akuzoi forcat e armatosura armene për bombardimin e qarkut Tartar, këtë mëngjes. Ministria armene e Mbrojtjes i mohoi akuzat, duke pretenduar... Читать дальше...

Asociacioni, shkas për presion ndaj Kosovës

Evropaelire.org 

Vizita e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe më pas, siç është paralajmëruar edhe në Serbi, tregon interesimin e BE-së që të përshpejtojë dinamikën e dialogut ndërmjet dy vendeve, me përfshirjen më të fuqishme të saj, thonë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Artan Muhaxhiri. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, do të jetë për “zhbllokimin e... Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Брановицкий

Дистрибьюция Музыки. Дистрибьюция Музыки в России. Дистрибьюция музыки в вк. Яндекс музыка дистрибьюция. Цифровая дистрибьюция музыка. Дистрибьюция музыки под ключ.





Персональные новости
Спартак

Московский «Спартак» разгромил «Ростов» со счетом 5:1





Gjermania pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të vitit 2021

Evropaelire.org 

Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn. Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar. Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj ta zhvillojnë vaksinën kundër koronavirusit. Autoritetet planifikojnë të bëjnë fillimisht vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë... Читать дальше...

Evropa përjeton rritje drastike të infeksioneve me COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet në të gjithë Evropën vazhdojnë të shohin shifra rekorde të infeksioneve të reja me COVID-19; një studim tregon se virusi mbetet aktiv në sipërfaqe deri në 28 ditë; studiuesit testojnë një vaksinë tuberkulozi për të parë nëse ofron ndonjë mbrojtje kundër koronavirusit. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)

Gjermania paralajmëron Turqinë kundër "provokimeve" në Mesdheun lindor

Evropaelire.org 

Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’iu japë fund “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për gaz. “Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të martën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian. "Nëse gazi turk vërtet duhet të eksplorohet në zonat më të diskutueshme të Mesdheut lindor, kjo do të thoshte një hap i madh prapa në përpjekjet për shtensionimin [e situatës]”, tha Maas. Читать дальше...

Trump në tubimin e parë pas infektimit me COVID-19: “Ndihem i fuqishëm”

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u rikthye në fushatën zgjedhore për herë të parë që nga kontraktimi i koronavirusit. Tubimi u mbajt në një ambient të jashtëm në Sanford të Floridës, më pak se tri javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Sondazhet e opinionit tregojnë se Trump mbetet pas rivalit demokrat, Joe Biden. Trump e shfrytëzoi tubimin për të lavdëruar mënyrën se si administrata e tij e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa foli edhe për përvojën e tij në luftimin e sëmundjes COVID-19... Читать дальше...

Lajçak në Kosovë, në përpjekje “për të zhbllokuar çështjen e Asociacionit”

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Kosovë. Në Bruksel konfirmuan se Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë, për, siç u tha, "zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe". Kjo çështje duket se ka shkaktuar ngecje në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova thotë se nuk dëshiron të bisedojë më për të, por Serbia insiston në të kundërtën. Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013... Читать дальше...

Johnson & Johnson ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

Evropaelire.org 

Johnson & Johnson tha se ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës në testim. Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë. “E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, tha... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Cуперфинал Кубка России планируют провести в «Лужниках», сообщил источник


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова и Хао-Чин вышли в финал турнира WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

«Тебе не понравится»: Solar AURA выявила масштабную сеть вредоносных сайтов с картинками для кражи Telegram-аккаунтов





Путин в России и мире
Москва

Путин: Нынешний разворот России на восток стал возможен благодаря БАМу


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Губернатор Поморья встретился с президентом Беларуси Александром Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Военный ВСУ рассказал, что готов идти на Киев


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

«Это не предел»: полуголый Тимати показал свою физическую форму



Москва

Московские производители расширяют присутствие в странах СНГ

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net