123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 07.10.2020

Ekspertët shëndetësorë i bashkohen nismës kundër izolimit

Evropaelire.org 

Mijëra shkencëtarë dhe ekspertë shëndetësorë i janë bashkuar një lëvizjeje globale që paralajmëron për “shqetësime të thella” rreth politikave të izolimit si shkak i pandemisë së koronavirusit. E njohur si Deklarata Barrington, e njëjta është nënshkruar tashmë nga gati 6,000 shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë në gjithë globin, ashtu sikurse 50,000 pjesëtarë të publikut. Ekspertët kanë thënë se kjo qasje e izolimit është duke pasur ndikim shkatërrues në shëndetin mendor dhe atë fizik, si dhe në shoqëri. Читать дальше...

Pasuria e miliarderëve u rrit për 27 për qind gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Miliarderët kanë përjetuar rritje rekorde të pasurisë së tyre gjatë pandemisë, teksa shefat ekzekutivë të teknologjive kanë fituar më së shumti. Personat më të pasur në botë kanë regjistruar rritje prej 27.5 për qind apo 10.2 trilionë dollarë amerikanë pasuri, nga prilli deri në korrik të këtij viti, bazuar në një raport të bankës zvicerane, UBS. Kjo shifër është rritur nga piku paraprak i 8.9 trilionë dollarëve në fund të vitit 2017, derisa kjo gjë është thënë të ketë ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve. Читать дальше...

Gjermania dhe Franca synojnë sanksionimin e disa individëve rusë për helmimin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Franca kanë thënë se do synojnë sanksione të Bashkimit Evropian për të shënjestruar individë që janë përgjegjës për helmim të Aleksei Navalnyt, pasi një vëzhgues global për lëndë kimike ka konfirmuar se një agjent i ndaluar nervor është përdorur kundër liderit opozitar rus. Navalny është duke u shëruar në Gjermani pasi është helmuar në muajin gusht me agjent nervor të grupit Noviçok. Rusia ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje dhe i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të nisur hetime penale. Читать дальше...



Beatles-at e IS-it akuzohen në SHBA për vdekjet e pengjeve

Evropaelire.org 

Dy ish-britanikë, pjesëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara me akuza për terrorizëm, për shkak të vrasjes së katër pengjeve amerikane. Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh janë akuzuar për pjesëmarrje në një qelizë të IS-it të njohur si "The Beatles", të angazhuar për kidnapime në Irak dhe Siri. Dyshja dyshohet se ka qenë pjesë e kësaj qelize të IS-it, të emëruar sipas grupit britanik pop të viteve 1960, për shkak të theksit britanik. ... Читать дальше...

Koronavirusi pritet të mbizotërojë debatin Pence-Harris për pozitën e zëvendës-presidentit

Evropaelire.org 

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe sfiduesja e tij demokrate, senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, do të zhvillojnë më 7 tetor debatin e tyre të parë për pozitën e zëvendës-presidentit, teksa koronavirusi pritet të jetë në qendër të diskutimit. Me qëllim të rikujtimit të pandemisë, Pence dhe Harris do të qëndrojnë 3.7 metra larg njëri-tjetrit dhe të ndarë me barriera xhami përgjatë debatit 90-minutësh në Utah. Ky debat vjen derisa presidenti amerikan, Donald Trump ka ndaluar aktivitetet e tij për fushatën presidenciale... Читать дальше...

Bashkimi i tregut të punës Kosovë - Shqipëri

Evropaelire.org 

Punëkërkuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, mund të punojnë apo të marrin shërbime në agjencitë përkatëse për punësim në të dy dyja shtetet, pa pasur nevojë për leje pune apo procedura tjera ligjore, thotë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Skender Reçica. Bashkimi i tregut të punës do të realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit për mobilitet për punë, që është nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt më 2 tetor në Tiranë. Читать дальше...

Rusia ka "testuar me sukses" një raketë supersonike në ditëlindjen e Putinit

Evropaelire.org 

Ushtria ruse ka thënë se ka testuar me sukses raketën Tsirkon nga bregu verior i Rusisë, ngjarje të cilën presidenti rus, Vladimir Putin e ka konsideruar si “shumë të madhe” për këtë shtet. Duke folur përmes një video-konference, Shefi i Përgjithshëm i stafit, Valery Gerasimov ka thënë se testimet janë kryer në Detin e Bardhë. Gerasimov ka thënë se raketa supersonike ka fluturuar me shpejtësi tetë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit. “Pajisja e Forcave tona të Armatosura -ushtrisë dhe marinës ... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron katër viktima dhe 317 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 317 raste të reja me koronavirusin e ri nga testimi i 1,990 mostrave. Ky numër njëherësh paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, por edhe numrin më të lartë personave të testuar. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 182 raste, në Shtip (13), Koçani (18), Gostivar (11), Kumanovë (12) ndërsa numër më i vogël në 10 qytete tjera. Читать дальше...



Serbia i kundërpërgjigjet Shqipërisë me notë proteste 

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se e ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’ia dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit. “Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën... Читать дальше...

Irani paralajmëron për "luftë rajonale" pas përleshjeve në Nagorno-Karabak

Evropaelire.org 

Irani ka paralajmëruar se rinisja e luftimeve në mes të fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzohet në luftë  më të madhe rajonale. Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se shpreson në “rikthim të stabilitetit” në rajon gjatë ditëve të ardhshme, pas përleshjeve të ashpra për rajonin e Nagorno-Karabakut. Ky rajon është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo drejtohet nga popullsia etnike armene. Luftimet e fundit konsiderohen më të këqijat në dekada, ndërkohë që të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën. Читать дальше...

QKSS: Diaspora kosovare nuk i shpëtoi radikalizimit 

Evropaelire.org 

Nga rreth 250 kosovarë që i janë bashkuar grupeve ekstremiste në Lindje të Mesme, 47 prej tyre kanë qenë nga diaspora të cilët kanë lindur ose janë shtetas të vendeve të huaja, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).  Sipas këtij raporti, Gjermania ka numrin më të madh të këtyre luftëtareve, gjithsej 14 kurse nga Zvicra ishin 8 persona.    Sipas raportit, disa nga arsyet për këtë radikalizim te diasporës kosovare janë predikuesit fetarë të cilët lirshëm predikojnë... Читать дальше...

Banka Botërore paralajmëron: Varfëria mund të rritet

Evropaelire.org 

Ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të tkurret për 8.8 për qind. Kështu thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Banka Botërore për ekonominë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. “Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit. Qeveria është përgjigjur shpejt duke siguruar përkrahje për firmat dhe punëtorët, megjithatë punësimi pritet të ulet ndërsa varfëria të rritet” thuhet në raport. Më tutje thuhet se, remitencat... Читать дальше...

Mësimi nën qiellin e hapur gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Një shkollë publike në qytetin qendror gjeorgjian Khashuri, po e zhvillon mësimin në natyrë për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së COVID-19. Nxënësit e klasave të ndryshme dalin me radhë jashtë, duke lejuar pastruesit të dezinfektojnë klasat e tyre brenda shkollës. (Përgatitën: Kestrin Kumnova, Bujar Tërstena)

Kosovë: Tre të vdekur, 49 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të mërkurën për 49 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 509 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima, duke e çuar në 638 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 7 tetor për 92 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,157. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars... Читать дальше...

BE-ja prezanton planin për të përmirësuar jetën e komunitetit rom

Evropaelire.org 

Trajtimi që u ka bërë Evropa romëve gjatë dekadës së fundit është “e patolerueshëm”, ka thënë zëvendës-presidentja e Bashkimit Evropian, Vera Jourova, teksa ka prezantuar planin 10-vjeçar për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti. Rreth 6 milionë pjesëtarë të komunitetit rom jetojnë në bllokun me 27 anëtarë, ku sipas Komisionit Evropian rreth 41 për qind e tyre përballen me diskriminim në pesë vjetët e fundit. Sipas këtij Komisionit, rreth 85 për qind e fëmijëve romë përjetojnë rrezikun e varfërisë... Читать дальше...

Çfarë do të financojë BE-ja në Ballkanin Perëndimor?

Evropaelire.org 

Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian synon të investojë deri në 20 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme në këtë rajon. Në një dokument të ndarë, Komisioni ka prezantuar projektet në të cilat synon të investojë deri në fund të mandatit më 2024. Për këto projekte janë ndarë nëntë miliardë euro. Investimet e BE-së janë të orientuara në dhjetë sektorë, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, energjinë, mbrojtjen e ambientit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe digjitalizimin. Читать дальше...

Varhelyi në Shkup: Pa marrëveshje me Bullgarinë, vështirë të ecet para

Evropaelire.org 

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka prezantuar në Shkup raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, që përmban kryesisht vlerësime të mira për punën që ka bërë vendi në drejtim të përmbushjes së reformave, por edhe për atë që duhet bërë për të arritur qëllimin e saj, nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.   Raporti thekson se Maqedonia e Veriut, ka vazhduar përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit,... Читать дальше...

Navalny: BE-ja duhet t’ua ndalojë hyrjen oligarkëve rusë

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë qëndrim më të ashpër ndaj oligarkëve rusë, që janë të afërt me Kremlinin. Navalny, i cili është duke u rikuperuar në Gjermani, pasi është helmuar me një agjent nervor në muajin gusht, tha për gazetën gjermane Bild se sanksionet kundër gjithë vendit nuk funksionojnë. “Gjëja më e rëndësishme është ndalesa e hyrjes [në BE] për ata që përfitojnë nga regjimi dhe ngrirja e pasurisë së tyre”, tha Navalny, duke shtuar se këtu... Читать дальше...

Pasiguri për ekonominë amerikane: Ndërpriten bisedimet për stimujt

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i anuloi bisedimet për stimulimin e ekonomisë, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Pandemia e sëmundjes COVID-19 ka shkaktuar pasiguri në ekonominë amerikane dhe miliona njerëz mbeten të papunë. Në një seri postimesh në Twitter, Trump, republikan, e fajësoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi, për kërkimin e 2.4 trilionë dollarëve, për të shpëtuar, siç tha, “shtetet demokrate, të udhëhequra dobët dhe me krim të lartë”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Певец

Певец Дима Билан показал номер с массажным креслом в челябинском отеле





Персональные новости
Желдорреммаш

Улан-Удэнский ЛВРЗ стал участником Всероссийской ярмарки трудоустройства





Dy shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel për Kimi

Evropaelire.org 

Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR. Fitueset u shpallën të mërkurën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi. Zbulimi është domethënës, tha akademia. Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të "kodit të jetës gjatë disa javësh", shtoi ajo. Читать дальше...

Rritja e rasteve me koronavirus në Çeki, më e shpejta në Evropë

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi të mërkurën për një rekord të ri rastesh me koronavirus, brenda një dite. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan për 4,457 raste të reja, të regjistruara të martën. Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3,794 rastesh dhe e çon në 90,022 numrin e përgjithshëm të të infektuarve qysh në muajin mars. Shifra totale paraqet rritje për katërfish që nga 25 gushti. Në këtë periudhë, shtrimet në spital janë dhjetëfishuar. Numri i përgjithshëm i viktimave është 794. Читать дальше...

A po e pret Kosovën një valë e re e pandemisë?

Evropaelire.org 

Kosova aktualisht është në mesin e shteteve të Evropës me numër të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen e COVID-19. Kështu tha Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, Kosova e ka kaluar valën e dytë gjatë muajve korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje ka shënuar numër rekord. Ndërkaq, me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura... Читать дальше...

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori

Evropaelire.org 

Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus. Ai ishte për 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë. Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore. Copernicus, që është programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, tha se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren. Читать дальше...

Facebook ndalon llogaritë e teorisë konspirative QAnon

Evropaelire.org 

Rrjeti social Facebook i ndaloi të gjitha llogaritë që lidhen me teorinë e konspiracionit QAnon. “Nisur nga sot, ne do t’i heqim faqet në Facebook dhe grupet dhe llogaritë në Instagram”, tha kompania në një deklaratë të lëshuar të martën. QAnon është një teori konspirative e pabazuar, që thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillon një luftë të fshehtë kundër pedofilëve që adhurojnë djallin në qeveri, biznes dhe media. Kjo teori ka nisur të qarkullojë qysh në vitin... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

На окружном полуфинале конкурса «Это у нас семейное» Калмыкию представляют четыре семьи


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Дружба» подвело итоги деятельности в сфере экологической безопасности





Путин в России и мире
Москва

Кремль: в Москве 22 апреля состоится встреча Путина с Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Денис Мацуев

Денис Мацуев представил музыкальный фестиваль в Ставрополе



Москва

В Красногорске открылась площадка «Мегабак»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net