123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 06.10.2020

Lufta në Siri: Sulmi me bombë vret 19 civilë në një qytet të kontrolluar nga rebelët

Evropaelire.org 

Të paktën 19 civilë janë vrarë në një sulm me makinë-bombë në një qytet verior sirian të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, raporton BBC. Tetëdhjetë persona të tjerë u plagosën kur automjeti shpërtheu pranë një stacioni autobusi në al-Bab, rreth 40 kilometra në veri-lindje të qytetit Alepo. Ekipet e Shpëtimit nga Helmetat e Bardha thanë se ende janë në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Nuk dihet ende kush qëndron prapa këtij sulmi. Sidoqoftë, ka... Читать дальше...

Rekomandimet e Raportit të Progresit do të adresohen, thonë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë zotuar se do të adresojnë çështjet që janë përmendur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Raporti i është dorëzuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, nga ana e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Kryeministri Hoti, ka vlerësuar se të gjitha të gjeturat e këtij raporti janë probleme me të cilat është duke u ballafaquar Kosova. Ai tha se rekomandimet e dhëna në këtë raport, do të adresohen. Читать дальше...

Kosova ende pa vaksina kundër gripit sezonal

Evropaelire.org 

Në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal. Ndonëse në muajin shtator është thënë se janë siguruar 160 mijë e 500 doza të vaksinës kundër gripit, që janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), ato do të arrijnë në Kosovë në muajin nëntor. Sami Uka, kryeshef i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se janë bërë gjitha përgatitjet për t’i vaksinuar qytetarët, por që vaksinat, siç thotë ai, janë vonuar. Читать дальше...



Trump është "jashtëzakonisht mirë" dhe nuk ka simptoma të COVID-19, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është "jashtëzakonisht mirë" dhe nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, një ditë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, tha mjeku i tij në një deklaratë të martën. Mjeku Sean Conley, një komandant i Marinës, tha se një ekip mjekësh u takuan me presidentin të martën në mëngjes. "Ai kishte një natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot ai nuk ka asnjë simptomë. Shenjat vitale dhe ekzaminimi fizik mbeten të qëndrueshme, me një nivel të oksigjenit prej 95-97%"... Читать дальше...

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon se Navalny u helmua me Noviçok

Evropaelire.org 

Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në një deklaratë më 6 tetor. "Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese", tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike. Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua... Читать дальше...

“Ndryshimi pozitiv” i Thaçit karshi BE-së

Evropaelire.org 

Ndryshimi i qëndrimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, karshi dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, është një zhvillim pozitiv, thonë analistët politikë, Agon Maliqi dhe Fisnik Halimi.  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën, më 5 tetor në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu “nuk ka alternativë” dhe se “Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje përfundimtare”. Читать дальше...

OBSH paralajmëron për "lodhje pandemike" në të gjithë Evropën

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se "lodhja pandemike" po kërcënon aftësinë e Evropës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.  Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha të martën se "sakrificat e mëdha" të bëra nga njerëzit në të gjithë Evropën gjatë pandemisë "kanë shkaktuar një kosto të jashtëzakonshme, e cila na ka lodhur të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë, ose çfarë bëjmë". "Në rrethana të tilla është e natyrshme të ndihesh apatik dhe i demotivuar...të përjetosh lodhje"... Читать дальше...

Shqipëria i dërgon notë verbale Serbisë                         

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin. Rama ka thënë se "nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”. “Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien... Читать дальше...



Xherdan Shaqiri infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Futbollisti, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, tha Federata e Futbollit e Zvicrës, një ditë pasi 28-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar, për herë të parë pas më shumë se një viti. Lojtari i Liverpool-it, i cili u paraqit për herë të fundit për Zvicrën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit të kaluar, kishte mbërritur në hotelin e ekipit të hënën pasdite përpara një loje miqësore me Kroacinë të mërkurën. Federata tha se ai ishte vënë në vetizolim. Dy nga shokët e ekipit të Shaqirit në Liverpool... Читать дальше...

Shtohen përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet në rajonin e Nagorno Karabakut

Evropaelire.org 

Përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut, morën vrull më 6 tetor, pas më shumë se një jave betejash të fuqishme midis forcave armene dhe azerbajxhanase. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Baku, ndërsa kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinian, diskutoi për situatën në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Luftimet që shpërthyen më 27 shtator midis forcave armene dhe azerbajxhanase... Читать дальше...

Korridori 5G mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas praktikave të BE-së  

Evropaelire.org 

Memorandumi i nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e korridorit digjital të rrjetit 5G është i harmonizuar me marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës.   Në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetin e komunikimit. Читать дальше...

Tre të vdekur dhe 34 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar 34 persona. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), pasi ka testuar 483 mostra. Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë shënuar edhe tre raste të vdekjes. Betejën me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri e kanë fituar edhe 122 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.203. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. Që nga ajo kohë janë infektuar gjithsej 15.889 persona... Читать дальше...

Rritja e rasteve me COVID-19 dhe rrugëtimi i ngadaltë drejt vaksinës

Evropaelire.org 

Disa vende evropiane kanë vendosur masa të reja për të parandaluar rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19; një studim i transfuzioneve të plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar jep rezultate zhgënjyese; dhe një trajtim eksperimental i antitrupave merr miratim të special për t'u përdorur për presidentin amerikan.

Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufijtë me Kosovën

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të martën, ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa testin PCR. Testi virologjik me metodën PCR tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti. Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshinë Kosovë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Të hënën Ministria e Shëndetësisë, kishte njoftuar se propozimi i Komisionit për hapjen e kufijve është marrë bazuar në analizat epidemiologjike... Читать дальше...

Gjykata Evropiane hedh poshtë reformat hungareze që prekin universitetin e Sorosit

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që, ligji për universitetet e finacuara nga jashtë, të cilin Hungaria e ka përdorur për të mbyllur një universitet të themeluar nga filantropi miliarder amerikan, George Soros, është joligjor. Sipas legjislacionit të miratuar më 2017, universitetet e financuara nga jashtë nuk mund të veprojnë në Hungari, përveç nëse ofrojnë ligjërata edhe në vendet e tyre të origjinës, dispozitë që Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka thënë se nuk është në përputhje me ligjin e BE-së. Читать дальше...

KE: Pak progres në luftën kundër korrupsionit në rajon

Evropaelire.org 

Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë. Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel. Në të përshkruhet situata politike prej kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të vitit 2019... Читать дальше...

Studiuesit e vrimës së zezë fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Evropaelire.org 

Tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në të kuptuarit e vrimave të zeza. Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti, gjatë një konference për media të mbajtur në Stokholm. Fituesit do të ndajnë shumën e të hollave që vjen me këtë çmim në vlerë të 10 miliona krunave suedeze. Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, ka themeluar këtë çmim më 1895 – një vit para se të vdiste. David Haviland, udhëheqës i Komitetit për Fizikë sa i përket Nobelit... Читать дальше...

Diskursi ofendues ndaj shqiptarëve, paralajmërim i politikës serbe 

Evropaelire.org 

Përdorimi i termeve apo cilësimeve ofenduese ndaj shqiptarëve të Kosovës, në diskursin publik të politikanëve të Serbisë, nuk është asgjë e re dhe është vetëm vazhdimësi e diskursit që publicistika dhe politikanët në Serbi e kanë pasur që nga vitet 80 dhe 90 të shekullit të kaluar, vlerëson publicisti Milazim Krasniqi. Kjo formë e diskursit publik në Serbi, ku ndaj shqiptarëve të Kosovës përdoren terme pezhorative dhe ofenduese, tashmë është shndërruar në “kulturë” apo “normalitet”, e që "nuk është... Читать дальше...

KE: 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi që ka parë Radio Evropa e Lirë. Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian. "Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal... Читать дальше...


Музыкальные новости
Оркестр

Оркестр территориального управления Росгвардии приступил к репетициям парада победы в Челябинске





Персональные новости
Минфин

Минфин РФ: отсутствие интероперабельности - это препятствие к использованию ЦФА в международных расчетах





Kosova ka pasur "progres të kufizuar" në reformat e lidhura me BE-në

Evropaelire.org 

Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë. Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel. Në të përshkruhet situata politike prej kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, e deri te kriimi i Qeverisë së Avdullah Hotit... Читать дальше...

BE-ja do marrëveshje për tregti me Britaninë, por nuk përjashton skenarin pa të

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dëshiron të arrijë marrëveshje për tregti me Britaninë, mirëpo teksa kalon koha pa arritur ndonjë të tillë, blloku evropian nuk përjashton mundësinë që të jetë e pamundshme arritja e një marrëveshjeje para përfundimit të vitit, ka thënë zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç. Duke folur para Parlamentit Evropian, Shefçoviç ka thënë se shefi negociator i Bashkimit Evropian për këtë çështje, Michel Barnier dhe ekipi i tij kanë mbështetje të plotë të BE-së. “Në rast se arrijmë marrëveshje... Читать дальше...

Trump lirohet nga spitali

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë amerikanëve që të mos frikësohen nga koronavirusi, pasi është larguar më 5 tetor nga një spital në Uashington, në të cilin është trajtuar për tri ditë për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Pompeo kritikon “aktivitetin e dëmshëm” të Kinës, teksa takon aleatët aziatikë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar të martën për “aktivitetin e dëmshëm të Pekinit në rajon”, teksa është takuar me aleatët kyçë të Azi-Paqësorit në Tokio, duke prezentuar kështu një front të bashkuar kundër fuqisë në rritje të Kinës. Diplomati i lartë amerikan po takohet të martën me homologun e tij japonez, atë australian dhe indian, gjatë një takimi që është shtyrë pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe një pjesë e stafit të tij janë infektuar me koronavirus. Takimi... Читать дальше...

Trump ende i infektuar, minimizon rrezikun nga koronavirusi  

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë amerikanëve që të mos frikësohen nga koronavirusi, pasi është larguar më 5 tetor nga një spital në Uashington, në të cilin është trajtuar për tri ditë për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos lejojnë që ky virus të dominojë jetët e tyre dhe ka thënë se ky shtet do ta mposhtë atë me “ilaçet më të mira” dhe vaksina. “Unë kam mësuar shumë për koronavirusin, dhe një gjë që është e sigurt, mos e lejoni të dominojë jetën tuaj, mos u frikësoni nga ai. Читать дальше...

Numri i porosive për mallrat gjermane rritet përtej parashikimeve

Evropaelire.org 

Porositë për mallrat e prodhuara në Gjermani janë rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna të martën, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me koronavirus. Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2.6 për qind. Këto të dhëna kanë sugjeruar se kompanitë gjermane janë duke shënuar përparim drejt niveleve para pandemisë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РМОУ презентовал издательский проект «Притяжение Сочи» на форуме «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов объяснил, почему снялся с турнира ATP 500 в Барселоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Дружба» подвело итоги деятельности в сфере экологической безопасности





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о догазификации СНТ  


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певец

Певец Стас Михайлов пригласил на свой юбилейный концерт пенсионерку из Орла



Москва

Жителей Электрогорска приглашают 20 апреля на диспансеризацию

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net