123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 12.10.2020

Bjellorusia kërcënon se do të përdorë armë vdekjeprurëse kundër protestuesve

Evropaelire.org 

Bjellorusia kërcënoi se do të hapë zjarr kundër protestuesve që dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Zëvendësministri i Brendshëm, Gennady Kazakevich, tha përmes një video-deklarate se autoritetet “do të garantojnë rendin në vend”. “Personeli i zbatimit të ligjit dhe trupat e brendshme do të përdorin pajisje speciale dhe armë vdekjeprurëse nëse është e nevojshme", tha Kazakevich. Deri më tash, forcat e sigurisë kanë pranuar se kanë përdorur topa uji... Читать дальше...

Protesta në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut: Kush e vrau Ivanoviqin?

Evropaelire.org 

Duke ndezur njëmijë qirinj në Beograd, disa qindra qytetarë kërkuan nga autoritetet në Serbi dhe në Kosovë që urgjentisht t’i ndjekin ata që urdhëruan dhe kryen vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Tubimi u mbajt para Kishës së Shën Markut, me ftesë të Opozitës së Bashkuar të Serbisë, saktësisht njëmijë ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, udhëheqës i Nismës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, në Mitrovicën e Veriut. Gordana Petroviq nga Beogradi ishte në mesin e të tubuarve. "Kam ardhur nga revolta e thellë. Читать дальше...

Facebook ndalon mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit

Evropaelire.org 

Rrjeti social Facebook njoftoi se do t’i ndalojë postimet që mohojnë ose shtrembërojnë Holokaustin dhe se do të nisë t’i drejtojë njerëzit në burime autoritare nëse ata kërkojnë informacione për gjenocidin nazist. "Nëse njerëzit kërkojnë për Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t'ju drejtojmë te burime autoritare, për të marrë informacione të sakta", tha të hënën shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Duke njoftuar për masën e re, Zuckerberg tha se ka luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të kufizuar përmbajtjen me urrejtje. Читать дальше...



Maqedonisë së Veriut i kërkohet të ketë administratë moderne dhe efikase

Evropaelire.org 

Reformimi i administratës në Maqedoninë e Veriut, është një nga kriteret kyçe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Por, ekspertët Besa Kadriu dhe Temellko Ristevski, thotë se Shkupi zyrtar do ta ketë të vështirë të reformojë administratën shtetërore, sipas kërkesave të Brukselit, pasi sipas tyre, ky proces kërkon guxim dhe vendosmëri të autoriteteve. Në Raportin e Progresit, të Komisionit Evropian, që u publikua më herët gjatë këtij muaji, u tha se përzgjedhja e të punësuarve në administratën... Читать дальше...

Vazhdojnë luftimet për Nagorno Karabakun, pavarësisht armëpushimit

Evropaelire.org 

Luftime të reja shpërthyen të hënën midis forcave të Armenisë dhe të Azerbajxhanit për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e akuzoi palën armene për mosrespektimin e marrëveshjes humanitare të armëpushimit, të negociuar më 10 tetor në Moskë, duke thënë se ajo "vazhdimisht ka bërë përpjekje t’i sulmojë pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit". Azerbajxhani “tani është duke granatuar frontin jugor”... Читать дальше...

Hoti: Nuk do të zotohemi për asgjë pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në dialogun me Serbinë në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova bisedon ekskluzivisht për elemente të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjellë, e cila marrëveshje, sipas tij, duhet të jetë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obliguese. Hoti i ka bërë këto komente në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, në një interpelancë të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, lidhur me rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë... Читать дальше...

Mospërputhje të mëdha në BE në përgjigjjen ndaj koronavirusit

Evropaelire.org 

Rajonet e Bashkimit Evropian janë goditur ndryshe nga pandemia me koronavirus, bazuar në raportin e ri të publikuar më 12 tetor nga Komiteti Evropian për Rajone. Rajonet më të goditura në aspektin ekonomik, kanë qenë ato që kanë aplikuar më së gjati masa të izolimit – dhe jo domosdo ato me shkallën më të lartë të viktimave apo të numrit të madh të të infektuarve, është thënë në gjetje. Ndërkohë, gati 60 për qind e evropianëve besojnë se më shumë ndikim i autoriteteve lokale në politikëbërje mund... Читать дальше...

Edhe pesë viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 177 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 778 mostrave. Viktimat e fundit janë dy nga qyteti i Koçanit dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Kriva Pallankë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orëshin paraprak, 109 persona janë shëruar nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,130, i viktimave në 797 dhe i të shëruarve në 16,301. Читать дальше...



BE paralajmëron se mund të sanksionojë Lukashenkën

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian paralajmëroi se është i gatshëm të godasë me sanksione Alyaksandr Lukashenkën - udhëheqësin autokratik të Bjellorusisë - në përgjigje të zgjedhjeve “mashtruese” presidenciale dhe shtypjes “së dhunshme” të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij. Gjatë takimit në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së përsëritën se zgjedhjet e gushtit në Bjellorusi “nuk kanë qenë as të lira, as të drejta” dhe se Lukashenka "nuk ka asnjë legjitimitet demokratik". Ministrat gjithashtu theksuan... Читать дальше...

Borrell: Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, çështje muajsh

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha të martën se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por ai u shpreh se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh. Këto komente Borrell i bëri pasi ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan në Luksemburg, takim në të cilin, i dërguari i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raportoi për rrjedhën e këtij procesi dhe vazhdimin e tij. “Ky është... Читать дальше...

Kina do ta testojë gjithë qytetin për COVID-19, për pesë ditë

Evropaelire.org 

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vjen disa ditë pas zbulimit të dhjetëra rasteve me koronavirus, të cilat lidhen me një spital që trajton pacientët që kthehen nga jashtë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të hënën se "i gjithë qyteti do të testohet brenda pesë ditësh". Rreth 114,862 njerëz - përfshirë staf mjekësor dhe pacientë të shtrirë së voni në spitalet e qytetit - kanë dalë tashmë negativë... Читать дальше...

Parada e Krenarisë, në katër rrota

Evropaelire.org 

Parada e Krenarisë që u organizua për herë të katërt në Kosovë, u mbajt me vetura për shkak të pandemisë COVID-19. Ky komunitet ka kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre, duke përfshirë edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Një viktimë dhe 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të hënën 68 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 702 mostrave. Instituti po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 33 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 16,247. Prej tyre, 648 pacientë kanë vdekur dhe 14,368 janë shëruar. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Читать дальше...

Lajçak, të martën në Kosovë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë të martën në Kosovë. Nga Qeveria e Kosovës e konfirmuan lajmin për Radion Evropa e Lirë, por nuk u dhanë detaje rreth agjendës së diplomatit. Lajçak, në ditët në vijim, pritet të vizitojë edhe Beogradin për, siç u tha në Bruksel, "zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe". Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të. Читать дальше...

ASHI konfirmon problemet me e-maile në Kosovë

Evropaelire.org 

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në Kosovë (ASHI) konfirmoi se disa institucione shtetërore në Kosovë po ballafaqohen me probleme teknike në dërgimin e postës elektronike (e-mail). Kjo agjenci menaxhon Infrastrukturën e Teknologjisë Informative në Kosovë për institucionet e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së hënë, nga adresat zyrtare elektronike të institucioneve të Kosovës - përfshirë këtu: Presidencën e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet... Читать дальше...

Në Kosovë, 40 të dënuar për krime lufte

Evropaelire.org 

Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, duke i përfshirë edhe misionet ndërkombëtare, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre, thotë Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. Rreth 40 janë liruar, derisa 28 persona janë arratisur pas ngritjes së aktakuzës, prej tyre 24 serbë. Ata u dënuan nga gjykatat vendore, përfshirë misionet ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX. Mirëpo, që nga data 13 maj 2015, u krijua Departamenti për... Читать дальше...

Rusia dëbon dy diplomatë bullgarë

Evropaelire.org 

Rusia tha se do të dëbojë dy diplomatë bullgarë, gati tri javë pasi dy pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse në Sofje, të akuzuar për spiunim, u është thënë të largohen. Duke e përshkruar veprimin e Bullgarisë si të pabazë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka thirrur ambasadorin bullgar në Moskë, Atanas Krystin, për ta informuar se dy diplomatë, me seli në Moskë, janë shpallur “persona të padëshirueshëm”. Autoritetet bullgare i kanë shpallur dy diplomatët rusë “persona të padëshirueshëm” më 23 shtator... Читать дальше...

Turqia sërish dërgon anije kërkimore në Mesdhe

Evropaelire.org 

Turqia përsëri do të dërgojë anijen e saj kërkimore në Mesdheun lindor, në zonën ku ishte në gusht dhe shtator. Dërgimi i saj kishte shkaktuar tensione të fuqishme me Greqinë. Anija do të jetë në zonë nga 12 deri më 20 tetor dhe do të kryejë aktivitete duke përfshirë jugun e ishullit grek Megisti, sipas një mesazhi të lëshuar nga sistemi paralajmërues detar NAVTEX. Athina e ka quajtur veprimin turk si një "kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen". Në muajin gusht, të dyja vendet zhvilluan stërvitje... Читать дальше...


Музыкальные новости
Рэпер ST

Рэпер ST признался, что не смог написать песню о трагедии в "Крокусе"





Персональные новости
#123ru.net

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Evropaelire.org 

Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan Çmimin Nobel për Ekonomi. Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit. “Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi, duke përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”, shkroi në faqen zyrtare, Komiteti i Çmimit Nobel. Ky është shpërblimi i... Читать дальше...

Evropa në betejë të re me koronavirusin

Evropaelire.org 

Vendet evropiane po vendosin një sërë kufizimesh të reja, derisa vala e dytë e shpërthimit të koronavirusit po godet kontinentin. Në të gjithë Evropën, ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit, pas rihapjes së sektorëve të mëdhenj të ekonomisë si dhe shkollave e universiteteve. Ndërsa numri i të infektuarve e kalon shifrën 100,000 në ditë, ekziston frika se pa veprim të shpejtë për të frenuar përhapjen, në javët e ardhshme spitalet do të mbingarkohen. Deri më tani... Читать дальше...

Javë përfundimtare për rastin “Veteranët”

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë javë pritet të marrë një vendim për rastin e njohur në opinion si 'Veteranët'. Në një përgjigje me shkrim, zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thanë se në rastin ku "të akuzuar janë A.Ç etj, seancat e radhës do të mbahen nga data 12 tetor, 2020 deri me datë 15 tetor, 2020 dhe nëse krijohen kushtet ligjore do të përfundohet i gjithë procesi gjyqësor brenda ditëve të cekura më lartë". Me kërkesë të avokatit, Arianit Koci, që mbron të akuzuarin Shkumbin Demalijaj... Читать дальше...

Miratohet në parim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosova ka miratuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19. Ky projektligj është votuar në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pas gjashtë dështimesh të mëhershme. Projektligjin nuk e kanë votuar partitë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, para votimit të projektligjit... Читать дальше...

Dënohet me 25 vjet burgim personi që dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin, Kujtim Veseli

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar dënim unik prej 25 vjetësh të akuzuarit S.O, për dhunim dhe vrasje të 11-vjeçarit, Kujtim Veselit nga Fushë Kosova. “I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vjetësh për veprat penale 'Vrasje e rëndë dhe Dhunim', në të cilin dënim do t'i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Kujtimi, që i përkiste komunitetit ashkali... Читать дальше...

Komisionari evropian Varhelyi në vetizolim

Evropaelire.org 

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostifikuar me COVID-19, sëmundjen qe e shkakton koronavirusi i ri. “Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi. Gjatë javës së kaluar, Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Kosovë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию





Путин в России и мире
Москва

Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Аранжировка

Аранжировка Песен. Аранжировка Музыки. Создание Аранжировок.



Москва

Фракция КПРФ в Мособлдуме за дополнительные меры поддержки для детей, потерявших родителей в результате теракта в «Крокус Сити Холле»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net