123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 14.10.2020

Djali i presidentit Trump, Barron, ka pasur koronavirus

Evropaelire.org 

Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë i infektuar me koronavirus, bëri të ditur nëna e tij - Zonja e Parë - Melania Trump. Lajmi vjen më pak se dy javë pasi presidenti dhe gruaja e tij kanë konfirmuar se kanë virusin. Në një deklaratë në Twitter, zonja Trump tha se Barron ka dalë pozitiv pas testimit të përsëritur. “Për fat të mirë, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë”, tha Trump, për të shtuar se Barron tani është negativ. Читать дальше...

Moska nuk është optimiste për zgjatjen e START-it të Ri

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska nuk sheh ndonjë perspektivë për zgjatjen e traktatit për kontrollin e armëve me Shtetet e Bashkuara - të njohur si START-i i Ri - edhe pse planifikon t’i vazhdojë negociatat për këtë temë. “Unë personalisht nuk shoh perspektiva të tilla. Kolegët e mi, që po punojnë në një format ndërinstitucional dhe po mbajnë takime me delegacionin amerikan, nuk shohin perspektiva të tilla. Megjithatë, ne kurrë nuk do ta përplasim derën dhe t’iu japim fund të gjitha kontakteve”... Читать дальше...

Franca vendos orë policore në nëntë qytete për të frenuar koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njerëzit duhet të qëndrojnë brenda nga ora 21:00 deri në orën 06:00 në Paris dhe në tetë qytete të tjera, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë vend. Ora policore do të hyjë në fuqi nga e shtuna dhe do të zgjasë për së paku katër javë, tha Macron në një fjalim televiziv të mërkurën. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall po ashtu. “Masat do t’i ndalojnë njerëzit të vizitojnë restorante dhe të bëjnë vizita private në shtëpi gjatë mbrëmjes dhe natës”, tha Macron. Читать дальше...



Azerbajxhani sulmon një lokacion brenda Armenisë

Evropaelire.org 

Azerbajxhani konfirmoi se ka sulmuar një lokacion nga ku lëshohen raketat në Armeni. Sipas zyrtarëve në Baku, ky lokacion është përdorur për të sulmuar zonat e civilëve. Armenia dhe Azerbajxhani janë duke zhvilluar luftimet më të ashpra në disa vite për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Qindra civilë dhe ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 27 shtator. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të mërkurën se ka shkatërruar një sistem raketor "në rajonet kufitare të Armenisë, pranë rajonit të okupuar Kalbajar". Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup: gjithsej 249 raste. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,636. Читать дальше...

Buxheti, sfida e ardhshme e Qeverisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Sfida e ardhshme për Qeverinë e Kosovës vlerësohet të jetë miratimi nga deputetët i Projektligjit për buxhetin e vitit 2021, i cili në kuvend duhet të paraqitet pas muajit tetor, thotë Jeta Krasniqi, analiste në Institutin Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Ky projektligj është në përfundim dhe buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.4 miliardë euro. Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit (31 tetor) është koha kur qeveria duhet ta miratojë propozim-buxhetin... Читать дальше...

Lufta për Nagorno-Karabakun kalon edhe në Twitter

Evropaelire.org 

Sapo filluan luftimet vdekjeprurëse rreth rajonit të shkëputur të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, në fund të muajit të kaluar, përdoruesit e Twitter-it, armenë dhe azerbajxhanas, filluan të shkruajnë fuqishëm në shenjë hakmarrjeje. Ta marrim si shembull Anush Ghavalyan. Për përdoruesin e rastësishëm të Twitter-it, ajo është thjesht "një grua nga #Artsakh (#NagornoKarabakh)". Ky mund të jetë një njoftim interesant për ata që e dinë: "Artsakh” është emri zyrtar i Jerevanit zyrtar për Nagorno-Karabakun... Читать дальше...

Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm. “Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në Twitter.   Të martën dhe të mërkurën... Читать дальше...



BE “pajtohet të sanksionojë” zyrtarët rusë për helmimin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë njerëzve dhe një subjekti, për helmimin e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, me agjentin nervor Noviçok. Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë diplomatët të kenë thënë se marrëveshja është arritur në një takim me dyer të mbyllura të ambasadorëve të BE-së, të mërkurën, në Bruksel. Dy ditë më herët, ministrat e Jashtëm të bllokut e mbështetën propozimin për vendosjen e masave ndëshkuese kundër individëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për helmimin e Navalnyt... Читать дальше...

Fondet e arsimit shkojnë për sallon të floktarisë

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur hetimet, për shkak të dyshimeve se një agjenci për arsim, ka ndarë 270 mijë euro për një sallon të floktarisë dhe ondulimit. Ndryshe, këto para janë fonde të Bashkimit Evropian të dedikuara për arsim. Lidija Dimova si drejtoreshë e Agjencisë  Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, është vendosur në fokus të opinionit pas publikimit të hulumtimit të portalit ‘A1on’, ku theksohet se këto mjete, nga programi arsimor ‘Erasmus’ i janë ndarë sallonit të floktarisë dhe ondulimit... Читать дальше...

Vuçiq: Presim që Prishtina t’i përmbushë detyrimet

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por shtoi se pala kosovare “duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar në Bruksel”. “Do të presim, do të tregojmë durim, për të parë se kur do t’i përmbushë detyrimet e saj me marrëveshjen e vitit 2013”, tha Vuçiq për Radio-Televizionin e Serbisë. I pyetur nëse formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një vijë e kuqe për Beogradin, Vuçiq tha se “nuk reagon... Читать дальше...

Polonia regjistron rekord rastesh me koronavirus

Evropaelire.org 

Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus. Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja. Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave. Numri i viktimave të lidhura me koronavirus - 116 - po ashtu theu rekordin e mëparshëm prej 76 viktimash, të regjistruar javën e kaluar. Polonia ka konfirmuar në total 141,804 raste me koronavirus dhe 3,217 viktima, prejse ka nisur pandemia në muajin mars. Numri... Читать дальше...

Për Rinën nuk ka mundësi për mësim online

Evropaelire.org 

Rinës, vajzës 16-vjeçare me nevoja të veçanta, gjatë pandemisë nuk i është lejuar mbajtja e mësimit online në shkollën e mesme profesionale “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë. Me gjithë insistimin e nënës së Rinës, zonjës Fetije Jashari, për t’u kyçur vajza e saj në mësim, në mënyrë që mos ta humbë vitin shkollor, asaj i është mundësuar vetëm disa herë mbajtja e mësimit me nxënësit e tjerë. “Fëmija im është me nevoja të veçanta dhe nuk mund ta ndryshoj. Kam insistuar shumë dhe u kam shkruar gjithë arsimtarëve në grup... Читать дальше...

Kosova me 130 mijë teste për koronavirus

Evropaelire.org 

Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) i dhuroi Kosovës 100,000 teste për koronavirus, të njohura si PCR. Kostoja e tyre është 1.5 milion euro, tha në një postim në Facebook ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj. “Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë, për çka e falënderoj zotin Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), si dhe kryeministrin [e Kosovës] Avdullah Hoti për angazhimin... Читать дальше...

Në Kosovë edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ramadani tha se ditëve të fundit “ka rritje të lehtë të rasteve pozitive”. Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave. Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi. Me shifrat e fundit... Читать дальше...

Holanda mbështet eutanazinë për fëmijët e sëmurë nën 12 vjeç

Evropaelire.org 

Qeveria e Holandës miratoi planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme, të moshës një deri në 12 vjeç. Eutanazia është përshpejtimi i vdekjes së një pacienti, për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme. Ministri i Shëndetësisë i Holandës, Hugo de Jonge, tha se ndryshimi i rregullit do t’i parandalojnë “vuajtjet pa shpresë” të disa fëmijëve. Aktualisht, eutanazia në Holandë është e ligjshme për fëmijët mbi 12 vjeç, me pëlqimin e pacientit dhe të prindërve të tij. Ajo... Читать дальше...

Odalloviq: Hapja e arkivave ndihmon në çështjen e të pagjeturve

Evropaelire.org 

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, e vlerëson si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, nga Kosova dhe Serbia. “Na duhet një shtytje e re, një cilësi e re në atë që bëjmë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që kjo çështje është njohur në Uashington dhe Bruksel", thotë Odalloviq në një interviste për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. ... Читать дальше...

Gjermania ndan mbi gjysmë miliard euro për t'iu ndihmuar të mbijetuarve të Holokaustit

Evropaelire.org 

Gjermania është pajtuar për të ofruar më shumë se gjysmë miliard euro për t’iu ndihmuar të mbijetuarve të Holokaustit, teksa përballen me dëmet që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë organizata që ka negociuar kompensimin me Qeverinë gjermane. Pagesat do të kryen për gati 240,000 të mbijetuar në gjithë botën, duke nisur nga ata në Izrael, Amerikën Veriore, ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Perëndimore, përgjatë dy vjetëve të ardhshëm, ka thënë organizata që merret me pretendimet për hebrenjtë... Читать дальше...

Kremlini "nuk është i gatshëm" të tolerojë trajtimin e BE-së për rastin e Navalnyt

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë të mërkurën se nuk është gati që të tolerojë atë që e ka konsideruar si mënyrë të papranueshme të Bashkimit Evropian teksa ka trajtuar rastin e helmimit të Aleksei Navalnyt. Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar të hënën planin francezo-gjerman që parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve, të cilët dyshohen se kanë helmuar kritikun e Kremlinit me agjent nervor të kategorisë, Noviçok. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të martën se Rusia mund të ngrijë dialogun me BE-në për shkak se sipas tij... Читать дальше...


Музыкальные новости
Стас Пьеха

«В чем угодно, только не в красных стрингах!» Стас Пьеха рассказал о фотосессии на «Фабрике звезд» в шоу «УТРО. ТНТ»





Персональные новости
РПЛ

Итоги дня в РПЛ: «Сочи» вырвал ничью у «Урала», «Спартак» разгромил «Ростов»





"Kërcënimi i papërllogaritur” i Listës Serbe për daljen nga institucionet

Evropaelire.org 

Kërcënimi i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës se do t’i braktisin institucionet qendrore dhe lokale në rast se nuk formohet së shpejti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, shërben si formë presioni dhe shantazhi ndaj Qeverisë së Kosovës, sidomos marrë parasysh brishtësinë që ka kjo e fundit, thotë politologu Ramush Tahiri. Megjithatë, sipas tij, edhe nëse kërcënimet realizohen, serbët nuk do të fitonin asgjë. Natasha Dragojloviq, koordinatore e Konventës kombëtare të Serbisë për Bashkimin Evropian... Читать дальше...

Thaçi: Njohja reciproke të jetë pika e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të vihet në tryezë të diskutimit mundësia e njohjes reciproke. “Të hidhet në tryezë mundësia e diskutimit për njohjen reciproke dhe kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike qe i kemi diskutuar tash e dhjetë vjet në Bruksel”, u shpreh presidenti Thaçi. Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas... Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë hap konkurs për bursë për gazetarë

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë ka hapur konkursin për bursën për gazetarë - “RFE/RL Regional Reporting Fellowship 2020-2021”. Qëllimi i kësaj burse është që të kontribuojë për zhvillimin profesional të gazetarëve në shtetet e BE-së, të Partneritetit Lindor dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur lirinë e medias dhe pavarësinë mediale. Kjo bursë është në linjën e njëjtë të misionit të REL-it, që të ofrojë gazetari të saktë dhe të pavarur në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Читать дальше...

Anija kozmike Soyuz pritet të arrijë për tri orë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Evropaelire.org 

Anija kozmike Soyuz është nisur të mërkurën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës duke bartur dy kozmonautë rusë dhe një astronaute amerikane, të cilët do të qëndrojnë atje në muajt e parë të vitit 2021. Para nisjes nga Kazakistani, ekipi i përbërë nga Sergey Ryzhikov, Sergey Kud-Sverchkov nga Rusia dhe Kate Rubins nga Shtetet e Bashkuara – kanë kaluar më shumë se një muaj në karantinë, si masë parandaluese dhe janë testuar për koronavirus disa herë. “Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është tani vendi më i sigurt”... Читать дальше...

“Asnjë luftë nuk mund të fitohet”: Pengesat për paqen mbi Nagorno-Karabakun

Evropaelire.org 

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën pas shumë shkeljeve të një armëpushimi humanitar të nënshkruar më 10 tetor. Eksperti i Kaukazit Thomas de Waal, një bashkëpunëtor i vjetër i Carnegie Europe dhe Aleksei Malashenko, studiuesi kryesor në institutin Dialog i Qytetërimeve, shpjegojnë se cilat janë pengesat për një paqe të qëndrueshme. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj & Bujar Tërstena)

Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për financim të vaksinave për koronavirus

Evropaelire.org 

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirus, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve. “Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë me koronavirus, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate. Banka... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Cуперфинал Кубка России планируют провести в «Лужниках», сообщил источник


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

«Тебе не понравится»: Solar AURA выявила масштабную сеть вредоносных сайтов с картинками для кражи Telegram-аккаунтов





Путин в России и мире
Москва

Гарантные манеры: Алиев оценил роль Москвы в поддержании мира на Кавказе


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Военный ВСУ рассказал, что готов идти на Киев


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт в КДШИ имени П.И. Чайковского "Народной музыки душа"



Москва

В Подмосковье рассказали, как проводится нотариальная сделка с недвижимостью

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net