123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 09.10.2020

Arrestohet kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova

Evropaelire.org 

Të premten në mbrëmje është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë raportuar mediat lokale. "Betimi për Drejtësi" raporton se arrestimin e Rugovës e ka konfirmuar, Valbona Dishaj-Haxhosaj, prokurore në Prokurorinë Themelore në Pejë. “Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut", ka thënë ajo, duke shtuar se bashkë me Rugovën janë arrestuar edhe dy zyrtarë tjerë komunal. Читать дальше...

BE-ja synon ta rregullojë kaosin në udhëtimet brenda bllokut

Evropaelire.org 

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord të premten mbi një politikë të përbashkët të udhëtimit brenda BE-së. Masa synon të rregullojë kaosin e kufizimeve në udhëtime për shkak të pandemisë së COVID-19. Sepse tash, për shembull, Gjermania ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Belgjikën, ndërsa Franca jo. Ndërkohë, Hungaria ka lëshuar një ndalim të përgjithshëm për të gjitha vizitat, me përjashtim të udhëtarëve nga Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së u pajtuan për një listë rekomandimesh... Читать дальше...

Kosova synon shpërblimin Oscar me filmin "EXIL"

Evropaelire.org 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina është propozuar nga ana e Kosovës për garën e çmimeve Oscar. “Në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars”, thuhet në njoftim. Në gusht “Exil” fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës, në kuadër të kategorisë kryesore. Читать дальше...



Katedralja në Nagorno-Karabak dëmtohet nga sulmet

Evropaelire.org 

Një katedrale në Nagorno Karabak, rajon i shkëputur i Azerbajxhanit, është dëmtuar me datë 8 tetor si pasojë e luftimeve. Armenia ka fajësuar Azerbajxhanin, por zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se ata nuk i sulmojnë objektet fetare. Rajone të tjera në Azerbajxhan, po ashtu, janë sulmuar nga pala armene. Konflikti i dhunshëm mes dy vendeve që ka filluar qysh në vitet ’90, u rindez sërish më 27 shtator.

OBSH: Të shmangen izolimet masive

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat "ndëshkuese" të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit. Mbi 338,000 raste u raportuan brenda 24 orëve. "Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë atë... Читать дальше...

Hoti shpreh shqetësim për tërheqjen e Ambasadës së SHBA-së nga monitorimi në KPK

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. Sipas tij Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë... Читать дальше...

Pakistani bllokon aplikacionin TikTok

Evropaelire.org 

Pakistani njoftoi se ka bllokuar aplikacionin TikTok, i cili është në pronësi të Kinës, për shkak të dështimit në filtrimin e përmbajtjes "jo të moralshme dhe të turpshme”. Ndalimi vjen pas "ankesave nga segmente të ndryshme të shoqërisë", tha Autoriteti i Telekomunikacionit në Pakistan (PTA) më 9 tetor. TikTok ishte paralajmëruar më parë që të filtroj një përmbajtje të tillë, por dështoi të respektojë udhëzimet, tha PTA. Rregullatori shtoi se do të rishikonte ndalimin e tij, në raste se TikTok... Читать дальше...

Aeroporti i Gjakovës, me gjithë infrastrukturë, mbeti jashtë funksionit

Evropaelire.org 

Me gjithë deklaratat e krerëve të institucioneve të Kosovës për vite me radhë se Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet, duke u përdorur për shërbime komerciale, ushtarake apo edhe shërbime tjera, ky aeroport vazhdon të mbetet jashtë funksionit. Aeroporti i Gjakovës ishte rindërtuar nga KFOR-i italian dhe që nga paslufta, më 1999, deri në vitin 2013 ishte përdorur me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve ushtarake për aeroplanët e operacioneve të misionit të NATO-s. Në dhjetor të vitit 2013... Читать дальше...



Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga procesi i monitorimit në Këshillin Prokurorial

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel. “Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur në themel. Atyre u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit”... Читать дальше...

BE-ja diskuton për dialogun; Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

Evropaelire.org 

Këshilli i BE-së, në nivel ministrash, do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky diskutim ndodh për herë të parë prej kur Mirosllav Lajçak është emëruar si i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë. Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema e parë e takimit të ministrave evropianë të hënën në Luksemburg. Читать дальше...

Reformat në media, sfidë për euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Reformat e thella në transmetuesin publik të Maqedonisë së Veriut, lufta kundër dezinformatave, si dhe sanksionimi i të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë fizike apo verbale ndaj punonjësve në media, janë këto çështjet e apostrofuara si rekomandime kryesore në raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e mediave. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se në raport janë përmbledhur të gjitha pikat nevralgjike që përbëjnë hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut. Читать дальше...

Në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 të vdekur dhe 386 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 386 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 6 viktima dhe 154 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,267 mostrave, që paraqet shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga dy nga Shkupi të moshës 61 dhe 67 vjeç dhe nga një nga Tetova (72), Manastiri (44), Struga (62) dhe Sveti Nikolla (81). Me këto të dhëna numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 781 persona. Читать дальше...

Merkel: Masa më të ashpra, ose Gjermania e humb kontrollin ndaj pandemisë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë janë pajtuar për të zbatuar masa më të rrepta kundër pandemisë, nëse numri i të infektuarve tejkalon një prag prej 50 rastesh për 100,000 banorë, gjatë një jave. Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, kufizime në tubimet private dhe rregulla më të rrepta për blerjen e alkoolit, tha Merkel, duke shtuar se përparësia e saj kryesore ishte të shmangte mbylljen e ekonomisë dhe shoqërisë, si në pranverë. Читать дальше...

IKSHPK: Tre të vdekur dhe 79 të infektuar nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të premten edhe për tre raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri. Sipas raportit, nga testimi i 764 mostrave, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus edhe 79 persona. Nga sëmundja janë shëruar edhe 61 pacientë, ndërsa aktualisht raste aktive janë 1.159. Rasti i parë në Kosovë me koronavirus është regjistruar më 13 mars. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 16.050  të infektuar... Читать дальше...

FMN-ja kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit, por arsyeton tërheqjen e mjeteve të AKP-së

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), nuk e ka përkrahur iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 përqindëshit të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, por e arsyeton fokusimin e një pjese të mjeteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) te masat zbutëse dhe të rimëkëmbjes në buxhetin e vitit 2021. Kështu thuhet në një deklaratë përmbyllëse të stafit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka zhvilluar një vizitë virtuale në Kosovë nga 23 shtatori deri më 7 tetor. Tërheqja... Читать дальше...

‘Një minutë heshtje’ e Vuçiqit nuk pranohet nga familjet kosovare

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat shqiptare të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 dhe më pas të varrosura në periferi të Beogradit, në vendin e quajtur Batajnicë. Për disa nga shqiptarët e Kosovës që kanë gjetur trupat e familjarëve të tyre në Batajnicë, ky veprim i Vuçiqit është i turpshëm dhe i pamjaftueshëm.

Rusia intensifikon përpjekjet diplomatike për të ndaluar luftimet në Nagorno Karabak

Evropaelire.org 

Ministrat e jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë bisedimet e tyre të para të nivelit të lartë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, pas gati dy javë luftimesh. Zhvillimet e fundit kanë rritur shpresat se një armëpushim mund të ndërmjetësohet në Moskë. Takimi pason një ftesë të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka bërë thirrje për ndaljen e veprimeve ushtarake në Nagorno Karabak. Franca, e cila së bashku me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara janë pjesë... Читать дальше...

Edhe një uragan i fuqishëm pritet të zbarkojë në bregdetin e SHBA-së

Evropaelire.org 

Një uragan i fuqishëm është nisur drejt Bregut të Gjirit të SHBA-së, i cili ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia e fundit e madhe. Uragani Delta pritet të zbarkojë mbrëmjen e së premtes, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Sipas saj, uragani u forcua në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në orë. Zona që u vendos nën paralajmërim për shkak të uraganit, shtrihet në më shumë se 450 kilometra, përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës. Më pak se dy muaj më parë, uragani i kategorisë... Читать дальше...

Hoti raporton para kuvendit për 100 ditëshin e qeverisjes

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një seancë të kuvendit, të premten, ka raportuar për punën prej 100 ditësh të Qeverisë së Kosovës. Në adresimin e tij para deputetëve të Kosovës, kryeministri Hoti ka theksuar se gjatë 100 ditëve të qeverisjes që drejton ai, Qeveria e Kosovës ka punuar shumë për mbrojtjen e lirisë qytetare, të rendit demokratik dhe lirisë së shprehjes, për avansimin e demokracisë së vendit drejt demokracive perëndimore, ka kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve... Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)





Персональные новости
Александр Робак

Сварщик тащит катку! Александр Робак станет «Киберпапой» в новом комедийном сериале ТНТ





Koronavirusi "prin" në fushatën presidenciale

Evropaelire.org 

Një vit zgjedhor, i karakterizuar tashmë me disa kriza, ka rrëshqitur tutje në pasiguri, pas diagnostikimit të presidentit Donald Trump me sëmundjen COVID-19. Si do ta ndikojë kjo fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?

Programi Botëror për Ushqim fiton Çmimin Nobel për Paqe

Evropaelire.org 

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë, ka thënë Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor. Në njoftimin e këtij Komiteti është thënë se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”. Çmimi kap vlerën e 1.1 milion dollarëve. ... Читать дальше...

Bllokimi i vendimmarrjeve në kuvend   

Evropaelire.org 

Vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë problematike si pasojë e mungesës së kuorumit, thonë përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës që bëjnë monitorimin e punës së këtij institucioni. Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të gjashtën herë radhazi të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, u paraqit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, por nuk mori mbështetjen e duhur. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës. Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar afër objektit të AKI-së 

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës arrestoi një person në afërsi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, pasi në veturën e tij u gjet një granatë dore.  Policia e Kosovës tha se rreth orës 6:00 të mëngjesit të së premtes është njoftuar për një person të dyshuar që kishte ndaluar veturën në afërsi të objektit të AKI-së.  “Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Читать дальше...

SHBA fut në listë të zezë gjithë sektorin bankar të Iranit

Evropaelire.org 

Uashingtoni ka futur në listë të zezë të gjithë sektorin financiar të Iranit. Vendimi prek 18 banka iraniane, të cilat, deri më tash, u kanë shpëtuar sanksioneve, të vendosura nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Rrjedhimisht, institucionet e huaja financiare që mund të bëjnë biznese me këto banka, do të ndëshkohen. "Programi ynë i sanksioneve do të vazhdojë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e tij për aktivitetet terroriste dhe t’i japë fund programit të tij bërthamor", tha sekretari amerikan i Thesarit... Читать дальше...

Kryetari i Senatit shmang Shtëpinë e Bardhë për shkak të COVID-19

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin amerikan, Mitch McConnell, tha se nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë qysh në gusht, për shkak të mënyrës se si e ka trajtuar pandeminë COVID-19. McConnell, 78 vjeç, i mbijetuar nga poliomieliti, tha se ka folur shpesh me presidentin Donald Trump përmes telefonit, por nuk ka qenë për vizitë qysh më 6 gusht. Prejse Trump është diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, më 2 tetor, dhjetëra vetë nga rrethi i tij dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë kanë dalë po ashtu pozitivë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN





Путин в России и мире
Москва

«Он боится»: почему Байден позволяет себе оскорбления в адрес Путина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Моргенштерн

Кто из российских звезд перевел миллионы рублей жертвам «Крокуса»: сколько пожертвовали SHAMAN, Моргенштерн*, Бузова, Крид, INSTASAMKA, «Пикник» и другие



Москва

Депутаты обсудили вопрос сокращения отделений почты на селе

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net