123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 08.10.2020

Maqedonia e Veriut fiton ndeshjen kundër Kosovës në futboll

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka shënuar të enjten fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen futbollistike kundër ekipit të Kosovës, të zhvilluar në stadiumin “Todor Proevski”, në Shkup. Në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë, për kombëtaren maqedonase golën e ka shënuar Darko Velkosvski ndërsa për kombëtaren e Kosovës, Florent Hadërgjonaj. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të futbollistëve kosovarë deri në minutën e 16-të kur Fidan Aliti shënoi autogol duke e çuar Maqedoninë e Veriut në avantazh 1 me 0. Në pjesën... Читать дальше...

Vuçiq thotë se nderon çdo viktimë, por nuk deklarohet për Batajnicën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi të enjten se në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, ai i nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990. "Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër," tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Radios Evropa e Lirë pas një takimi me Komisionarin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Beograd. Читать дальше...

Rreziku nga COVID-19, “më i vogël në aeroplan sesa në zyrë”

Evropaelire.org 

Udhëtimi me aeroplan mund të jetë më i sigurt sesa të punuarit në zyrë në kohën e pandemisë së koronavirusit, kanë thënë prodhuesit e aeroplanëve, Airbus, Boeing dhe Embraer. Airbus ka prezantuar një model kompjuterik që tregon se pasagjerët të cilët janë të ulur afër njëri-tjetrit dhe kanë maska të vendosura, u ekspozohen përgjysmë më pak stërpikave të pështymës, në krahasim me njerëzit që mbajnë distancë prej 1.8 metrash në zyrë. “Ne kemi të dhëna konkrete që tregojnë se aeroplani është ambient... Читать дальше...



Stoltenberg: Aleatët e NATO-s largohen së bashku nga Afganistani

Evropaelire.org 

Aleanca veri-atlantike ka insistuar të enjten se pjesëtarët e saj do të konsultohen dhe do të vendosin së bashku se kur do të largohen nga Afganistani, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do kthejë trupat amerikane në shtëpi për Festën e Krishtilindjes. Trump ka bërë këtë njoftim përmes një postimi në rrjetin social, Twitter të mërkurën, duke përshpejtuar kohën për përfundim të luftës më të gjatë amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përsëritur... Читать дальше...

Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

Evropaelire.org 

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njëherësh herën e parë që ky shtet ka raportuar mbi 4,000 raste të reja për një ditë, prej mesit të muajit prill. Të enjten është raportuar edhe për 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Italia është shteti i dytë për nga numri i viktimave me koronavirus në kontinentin evropian. Deri më tani autoritetet italiane kanë regjistruar, 36,083 viktima me këtë virus. Falë një prej izolimeve më të rrepta në gjithë botën... Читать дальше...

Pajtimi i heshtur i partive politike për transparencë të ulët financiare

Evropaelire.org 

Çështja e financimit të partive politike, përkatësisht plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike, është një nga çështjet më të rëndësishme që ndërlidhet me transparencën financiare të partive politike, vlerësojnë përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, të cilat mbikëqyrin punën e Kuvendit të Kosovës dhe të partive politike. Sipas tyre, Raporti i Progresit i Komisionit Evropan për Kosovën, i cili është publikuar së fundmi... Читать дальше...

Kandidatët për zëvendëspresident përplasen për pandeminë, politikën e jashtme

Evropaelire.org 

Dy kandidatët për pozitën e zëvendës-presidentit të Shteteve të Bashkuara u përballën në një debat televiziv në Salt Lake City, në Utah, më 7 tetor. Zëvendëspresidenti Mike Pence mbrojti politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi krizën e koronavirusit dhe çështjet ndërkombëtare, ndërsa senatorja Kamala Harris, që kandidon për zëvendëspresidente nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë e quajti "dështim". (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj... Читать дальше...

Madridi në kaos pasi gjykata përmbys vendimin për izolim të pjesshëm

Evropaelire.org 

Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Madrid janë kthyer në kaos, pasi një gjykatë ka përmbysur të enjten vendimin për izolim të pjesshëm 14-ditor. Kjo masë ka nisur së zbatuari gjatë fundjavës për kryeqytetin spanjoll dhe zonat përreth. Ky vendim i gjykatës më të lartë rajonale në Madrid nënkupton që kufizimet e vendosura për rreth 4.5 milionë banorë, nuk mund të zbatohen ligjërisht nga policia. Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka bërë thirrje... Читать дальше...



Nderimi i viktimave shqiptare nga liderët serbë, prapa dyerve të mbyllura

Evropaelire.org 

Ende nuk dihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të pranojë thirrjen e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), për të nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit, ku 19 vjet më parë janë gjetur mbetjet e tyre në një varreze masive. Fondi ia drejtoi këtë kërkesë presidentit serb, Vuçiq, pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare... Читать дальше...

Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

Evropaelire.org 

Qeveria spanjolle ka thënë se dëshiron të ndryshojë ligjin, ashtu që t’iu mundësojë 16 dhe 17-vjeçareve që të kërkojnë abort pa leje prindërore. Ministrja për Barazi, Irene Montero, ka thënë se gratë kanë të drejtë “të vendosin për trupat e tyre”. Më 2015, Partia Popullore, që ka qenë në pushtet, ka ndryshuar ligjet për abortin dhe ka kërkuar leje nga prindërit për vajzat e moshave 16 deri në 18 vjeç. Aborti është proces i ligjshëm në Spanjë në 14 javët e para të shtatzënisë së një gruaje.... Читать дальше...

Në Shkup përballet kombëtarja e Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Pa praninë e tifozëve, mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Todor Proevski”, në Shkup, do të luhet ndeshja e futbollit ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve. Kjo ndeshje pritet me shumë emocione nga tifozët e dy shteteve fqinje, pasi fituesi i kësaj sfide do të luajë me fituesin e takimit Gjeorgji - Bjellorusi, për një vend në Kampionatin Evropian. Përfaqësuesit e kombëtares së Kosovës në Maqedoninë e Veriut kanë arritur një ditë më parë... Читать дальше...

Falen gjobat e vendosura për COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, përmes një akti normativ, ka vendosur që të falen të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e rregullave gjatë pandemisë. Këto gjoba janë dhënë prej periudhës së 17 prillit deri më 7 tetor të vitit 2020, dhe kanë qenë kryesisht për personat që kanë thyer karantinën, apo që nuk u janë përmbajtur rregullave të vendosjes së maskës dhe grumbullimeve në ambiente të mbyllura. “Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë... Читать дальше...

Kosova regjistron 33 raste të reja me koronavirus, nuk ka viktima

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar të enjten për 33 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 711 mostrave. Sipas tij, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka raportuar më 8 tetor për 46 persona që kanë mposhtur virusin. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,971 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre... Читать дальше...

Trump refuzon të marrë pjesë në debat virtual me Bidenin

Evropaelire.org 

Debati i dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, do të mbahet virtualisht, ka njoftuar Komisioni për Debate Presidenciale. Megjithatë presidenti Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një format të tillë debati. “Nuk do të marr pjesë në debat virtual. Nuk do të humb kohën time në debat virtual”, është cituar të ketë thënë ai për Fox Business. Debati i dytë në mes të dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme. Читать дальше...

Louise Gluck fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Evropaelire.org 

Poetja amerikane, Louise Gluck, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Komiteti i Nobelit tha në vendimin e tij se “zëri i saj i pagabueshëm poetik e bën ekzistencën individuale universale". Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh. Vitin e kaluar Çmimi Nobel në Letërsi iu nda shkrimtarit austriak, Peter Handke, por ky vendim kishte ngjallur kritika të shumta.   Handke ishte një mbështetës i njohur i serbëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi... Читать дальше...

Varhelyi: Duhet t’i bindim shtetet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Evropaelire.org 

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot në Prishtinë se duhet bindur shtetet anëtare të BE-së për t’i liberalizuar vizat me Kosovën. Ai i bëri këto komente në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Varhelyi tha se në drejtim të procesit për liberalizimin e vizave, duhet vazhduar përpjekjet për t’i bindur shtetet anëtare që t’u ofrohet liberalizimi qytetarëve të Kosovës. "Vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet, por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë... Читать дальше...

Pence dhe Harris debatojnë për pandeminë

Evropaelire.org 

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe kandidatja demokrate për zëvendëspresidente, Kamala Harris, kanë debatuar për herë të parë të mërkurën - më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në SHBA. Debati ishte më i qetë sesa ai i shefave të tyre, Donald Trump dhe Joe Biden, i cili është mbajtur më 29 shtator.

Hoti: Duhet gjetur forma për tejkalimin e temave të vështira në dialog

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në rast se nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare, atëherë Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë si dy shtete fqinje “që nuk e njohin njëra-tjetrën”. Këto komente Hoti i bëri gjatë një konference për media pas takimit në Prishtinë me komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Megjithatë, Hoti tha se është bërë përparim në dialog dhe se duhet gjetur forma për të tejkaluar temat e vështira për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Читать дальше...

Kuvendi edhe një herë dështon të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, për herë të gjashtë. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, t'iu ndihmojë bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Votimi i këtij projektligji... Читать дальше...


Музыкальные новости
Фрэнк Синатра

Леонардо Ди Каприо в роли Фрэнка Синатры





Персональные новости
Чемпионат

Легендарный вратарь Мануэль Нойер стал амбассадором Hisense на Чемпионате Европы по футболу – УЕФА ЕВРО 2024™





Situatë e tensionuar në rajonin e Nagorno Karabakut

Evropaelire.org 

Situata në rajonin e Nagorno Karabakut vazhdon të jetë e tensionuar pas luftimeve të ashpra më 7 tetor mes forcave armene dhe azerbajxhanase. Ndërkohë janë intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim mes palëve. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se forcat separatiste të mbështetura nga armenët zmbrapsën një sulm herët më 8 tetor, duke shkaktuar viktima nga rradhët e forcave azerbajxhanase. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm ndaj deklaratës nga pala tjetër... Читать дальше...

Trump dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dëshiron tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani deri në Krishtlindje. Ky afat kohor është më i afërt sesa ai që ka propozuar më parë. Mesazhi i Trumpit vjen katër javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, ndërsa ai synon të mbajë premtimin e tij parazgjedhor të vitit 2016, për të përfunduar "luftërat e SHBA-së". Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan filloi 19 vjet më parë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, dhe kjo është bërë lufta më e gjatë amerikane. Читать дальше...

Vendet evropiane po përballen me rritje të rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi një rekord prej 5,335 rastesh të reja me koronavirus, derisa Gjermania shënoi më shumë se 4,058 raste, thanë zyrtarët shëndetësorë qeveritarë në këto dy vende të Bashkimit Evropian. Disa vende tjera evropiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19. Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shpejt të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit. Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë... Читать дальше...

Pence dhe Harris përplasen më qetësisht për pandeminë

Evropaelire.org 

Zëvëndës-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence dhe kandidatja demokrate për këtë post, Kamala Harris u treguan më të përmbajtur në debatin e tyre më 7 tetor. Ata diskutuan për temat që përfshinin pandeminë e koronavirusit dhe kujdesin shëndetësor, ekonominë si dhe politikën e jashtme. Ata shmangën përplasjet të cilat e karakterizuan debatin e javës së kaluar, ndërmjet kandidatëve për president, të nominuarit nga ana e demokratëve, Joe Biden si dhe presidentit, Donald Trump. Kandidatët... Читать дальше...

Kosova e izoluar edhe në internet

Evropaelire.org 

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet prejse Kosova ka shpallur pavarësinë, por ende nuk ka arritur të pajiset me kod shtetëror në internet apo siç njihet ‘domen i nivelit të lartë’. Domen të vetin kanë shumica shteteve të botës si për shembull: Gjermania [.de], Italia [.it], Austria [.at], Shqipëria [.al] e tj. Mungesa e domenit shtetëror paraqet probleme për kompanitë që punojnë në sektorin e IT-së [Teknologjisë së Informacionit], si dhe bizneset. Arbër Bakija është inxhinier softuerësh dhe bashkëthemelues... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сенсорный сад с экотропами появится в Бутырском районе Москвы





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко ограничил выплату дивидендов гражданам недружественных стран




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Байден заверил Зеленского в скорых поставках новых пакетов помощи


Навальный в России и мире
Москва

Патриарх Кирилл запретил в служении священника, проводившего панихиду по Алексею Навальному



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Моргенштерн

Моргенштерну* не нужны деньги? Рэпер рассказал о своем отношении к богатству



Москва

Деньги в метрах

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net