Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Новости за 23.10.2020

Tusk kritikon vizionin e Orbanit për demokraci

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane, Donald Tusk, ka thënë se vizioni i kryeministrit hungarez, Viktor Orban për “demokraci joliberale” në fakt po çon drejt krijimit të një “demokracie të degjeneruar” në këtë shtet. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 23 tetor, Tusk ka përgëzuar lëvizjen paqësore protestuese në Bjellorusi, e cila sipas tij është “afër fitores” kundër Alyaksandr Lukashenkas. Në Hungari, Tusk ka thënë se “përpjekja për të krijuar një ideologji të re, e cila është quajtur nga Viktor Orban ‘demokraci joliberale’... Читать дальше...

PDK: Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave

Evropaelire.org 

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar atë që e ka konsideruar krim të organizuar brenda Ministrisë së Financave, kur ka folur për transferim e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private. “Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë dëshmitar të një prej dështimeve më të mëdha të Qeverisë Hoti, në 20 vjet të jetës së institucioneve të Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit në vetëm pak minuta është krim i madh i organizuar ndërinstitucional”... Читать дальше...

Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin

Evropaelire.org 

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu. Sudani ka qenë në armiqësi me Izraelin prej kur ky i fundit është krijuar më 1948. Ky njoftim vjen disa javë pas hapave të ngjashëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Këto dy vende të Gjirit janë bërë të parat në Lindje të Mesme që kanë njohur Izraelin më 26 vjet. Jordani ka nënshkruar marrëveshje për paqe me Izraelin më 1994, dhe Egjipti më 1979. Читать дальше...



Rivalët e Libisë nënshkruajnë marrëveshje për armëpushim në Gjenevë

Evropaelire.org 

Fraksionet ndërluftuese të Libisë kanë nënshkruar një marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pas pesë ditëve të bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë. Marrëveshja - e arritur në mes të liderëve ushtarakë të Qeverisë së Libisë dhe forcave opozitare të udhëhequra nga Gjenerali, Khalifa Haftar - është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. E dërguara e OKB-së në Libi, Stephanie Williams, e ka quajtur marrëveshjen “shenjë tejet të rëndësishme të shpresës për popullin e Libisë”. Libia është përfshirë nga dhuna... Читать дальше...

Kosova dhe Maqedonia e V. i bashkëngjiten “Rrjetit të pastër” 5G

Evropaelire.org 

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar në Shkup memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të gjeneratës së pestë të komunikimeve, 5G. Memorandumi është nënshkruar ndaras mes zëvendës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Ekonomi, Energji dhe Mjedis, Keith Krach, me kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Avdullah Hoti dhe Zoran Zaev. “Rrjeti i pastër” 5G, sipas Departamentit të Shtetit, “është një rrugë komunikimi që nuk përdor asnjë pajisje transmetimi... Читать дальше...

Njohja dhe Asociacioni, kompromise të dhimbshme

Evropaelire.org 

As Bashkimi Evropian dhe as në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare, formalisht nuk kanë dhënë sinjale dhe as nuk e kanë definuar qartë se çfarë nënkupton “kompromisi i dhimbshëm”, për të cilin flasin kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Naim Rashiti dhe Donika Emini.  Për domosdonë e një “kompromisi të dhimbshëm” për të arritur një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vazhdimësi kanë folur zyrtarë të Bashkimit Evropian... Читать дальше...

MPJD dënon arrestimin e një shtetasi kosovar në Serbi

Evropaelire.org 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka thënë se ministria që drejton ajo dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia. Ajo ka thënë se Gjocaj është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë. “MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza... Читать дальше...

Mustafa: Nëse ballafaqohemi me mandat kushtetues e nuk gjejmë zgjidhje, jemi të përgatitur për zgjedhje

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në takimin e së premtes me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk është diskutuar për pozitën e presidentit të Kosovës. Sipas tij, në takim me partnerët e koalicionit është diskutuar për buxhetin. “Këto tema nuk i kemi diskutuar, çështjen e presidentit, çështjen e koalicioneve, sepse nuk jemi ne ata që mund ta bëjmë atë punë. Unë vlerësoj që kjo çështje... Читать дальше...



Zaev-Hoti: Autostrada Shkup-Bllacë e gatshme për dy vjet

Evropaelire.org 

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti, kanë vlerësuar raportet e deritanishme mes dy shteteve në të gjitha fushat, përfshirë edhe angazhimin e tyre në përballje me pandeminë e koronavirusit. Pas takimit në Shkup, kryeministrat Zaev dhe Hoti janë përqendruar në veçanti në projektet infrastrukturore, rritjen e bashkëpunimit tregtar si dhe përgatitjen për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive për konkretizimin e më shumë marrëveshjeve dypalëshe. Читать дальше...

Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë. Të shtunën, më 24 tetor, skadon afati prej gjashtë muajsh për gjykatësin e procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të konfirmuar ose refuzuar aktakuzën, plotësisht ose pjesërisht. Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana... Читать дальше...

Trump, Biden akuzojnë njëri-tjetrin në debatin e fundit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kandidati i Partisë Demokratike Joe Biden, u përballën më 22 tetor në debatin e tyre përfundimtar përpara zgjedhjeve. Ata shfaqen pikëpamje krejt të ndryshme mbi pandeminë e koronavirusit si dhe akuzuan njëri-tjetrin për ndërhyrje nga vendet e huaja. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Arben Hoti)

Të infektuarit me COVID-19, thonë se i ndjejnë pasojat edhe pas shërimit

Evropaelire.org 

Pjesa më e madhe e të infektuarve nga virusi COVID-19 në Maqedoninë e Veriut edhe pasi kalojnë në kategorinë e pacientëve të shëruar nga ky virus, thonë se iu lë gjurmë në shëndetin e tyre pasi ndjejnë plogështi në trup, herë pas herë përzierje në stomak dhe marramendje.  Fitim Kryeziu me profesion gazetar dhe njëherësh kryetar i Klubit të Basketbollit ‘Albes’ në Shkup, për Radion Evropa e Lirë rrëfen se lufta e tij me koronavirusin ka qenë shumë e vështirë.  Me shfaqjen e simptomave të para në fillim të muajit gusht... Читать дальше...

Kosovë: 169 të infektuar, dy të vdekur me koronavirus

Evropaelire.org 

Kosovës të premten i janë​ shtuar 169 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,119 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 85 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,953. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Drejtori i Thesarit: E kam menduar dorëheqjen

Evropaelire.org 

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se e ka menduar mundësinë e dorëheqjes nga ky post, pas transferit të mbi 2 milionë eurove nga ky institucion në një kompani private. “E kam menduar dhe jam jashtëzakonisht i thyer pas rastit”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se pas zbardhjes së rastit, do ta shqyrtojë qëndrimin e tij në pozitën e udhëheqësit të Thesarit. Më 20 tetor, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda u arrestua, nën dyshimin, se përmes... Читать дальше...

Franca ndalon italianin e dyshuar për 160 dhunime dhe sulme seksuale

Evropaelire.org 

Një italian 52-vjeçar, i cili kërkohet në Gjermani nën dyshimet për kryerje të 160 dhunimeve dhe sulmeve tjera seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar në anën tjetër të kufirit me Francën. Brigada BNRF e Francës, për ndjekje të të arratisurve, ka thënë se ka arrestuar të premten të dyshuarin në Rumersheim-le-Haut afër Mulhouse. Ai është kërkuar për lidhje me sulmet e kryera kryesisht ndaj fëmijëve të partnereve të tij në periudhën 2000-2014. Zyrtarët kanë thënë se 122 dosje... Читать дальше...

Koreja e V.: “Pluhuri i verdhë” nga Kina mund ta sjellë koronavirusin

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut u kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë brenda, për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë”, që fryn nga Kina, mund ta sjellë koronavirusin me vete. Rrugët e kryeqytetit Phenjan raportohet se janë të zbrazëta pas paralajmërimit. Shteti sekret thotë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por që nga janari i ka mbyllur rreptësisht kufijtë dhe ka kufizuar lëvizjen. Tash për tash nuk ka asnjë lidhje të njohur midis “pluhurit të verdhë” dhe koronavirusit. “Pluhuri i verdhë” i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze... Читать дальше...

Disa të arrestuar në protestat kundër ashpërsimit të abortit në Poloni

Evropaelire.org 

Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen të enjten mbrëma, pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit. Qindra demonstrues u mblodhën para zyrave të Partisë në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për t'i shpërndarë. Tribunali Kushtetues i Polonisë konstatoi se abortet në rastet e defekteve fetale janë anti-kushtetuese. Ligjet e abortit në Poloni janë ndër më të rreptat në Evropë, por vendimi i fundit do të thotë ndalim pothuajse total i abortit. Читать дальше...

Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë

Evropaelire.org 

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymula, nëse ai nuk jep dorëheqje për mbajtjen e një takimi në një restorant të mbyllur, nën masat e qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Skandali vjen në kohën kur Qeveria çeke po lufton për të ngadalësuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus - aktualisht më të shpejtën në Evropë. "Kur stafi ynë mjekësor po lufton në vijën e parë për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë, një gjë e tillë është absolutisht e pafalshme"... Читать дальше...

A jeni lodhur nga pandemia?

Evropaelire.org 

Në Evropë dhe më gjerë, koronavirusi është duke sulmuar furishëm. Sikurse në pranverë, zyrtarët po ndërmarrin masa, në përpjekje për t’ia ndalur hovin. Megjithatë, këtë herë është ndryshe.


Музыкальные новости
Певец

Певца Николая Баскова заметили на публике с обручальным кольцом по цене квартиры в Москве





Персональные новости
Александр Шохин

Было бы сесть предложено // Александр Шохин с почестями принял на своем съезде Владимира Путина





Trump dhe Biden në debatin e fundit

Evropaelire.org 

Koronavirusi ka qenë tema kryesore e debatit mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden. Ky ishte debati i fundit para se të mbahen zgjedhjet më 3 nëntor. (Përgatiti: Arben Hoti)

"Jam i pafajshëm", thotë punëtori i Thesarit

Evropaelire.org 

I dyshuari për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës, Labinot Gruda. ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të. "Unë gjithmonë i kam përmbushur detyrimet e mija sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato", ka thënë ai. Kështu deklaroi Labinot Gruda gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas së cilës iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji... Читать дальше...

SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

Evropaelire.org 

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, tha Qeveria e Shteteve të Bashkuara. Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës thanë se aktivitetet e hakerëve të mbështetur nga Rusia, datojnë së paku nga fundi i shtatorit. Agjencitë thanë se, deri më sot, nuk ka asnjë tregues se hakerët kanë çrregulluar aviacionin... Читать дальше...

Hoti viziton Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, qëndron të premten për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe me drejtues të partive politike shqiptare. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se në takimin në Shkup, mes kryeministrave Zaev e Hoti, do të diskutohet "për marrëdhëniet mes dy shteteve në të gjitha fushat, si dhe për gjendjen me pandeminë e koronavirusit dhe masat që po ndërmerren për përballjen sa më efikaese me infektimet”. Читать дальше...

Bild: Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus para fundit të vitit

Evropaelire.org 

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild. Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur, dhe u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, raporton Bild, pa cituar burimet e tij. Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili edhe... Читать дальше...

Evropa shënon mbi 200,000 raste të reja me koronavirus në një ditë

Evropaelire.org 

Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka dyfishuar rastet e reja në dhjetë ditët e fundit. Sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, rajoni ka kaluar 200,000 raste të reja brenda një dite, për herë të parë më 22 tetor. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Evropë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në kontinent aktualisht qëndron në 5.3 milionë, ndërsa numri i viktimave është afër 205,000. Spitalet në të gjithë Evropën janë nën presion, edhe pse pranimet për koronavirus... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Легенда тенниса рассказал, готов ли он опять стать тренером Джоковича


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о формировании взаимовыгодного международного сотрудничества


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Игорь Бутман

Квинтет Игоря Бутмана и певица Фантине впервые выступят на джазовом фестивале в Бахрейне



Москва

Сотрудники Росгвардии задержали мужчину с наркотиками в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net