Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Октябрь
2020

Pandemia rrit nivelin e kredive të këqija

0
Pandemia rrit nivelin e kredive të këqija

Në bankat komerciale në Kosovë është rritur niveli i kredive joperformuese. Kjo për arsye se biznese të shumta private, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, nuk kanë arritur që t'i kthejnë këstet e kredisë brenda afatit të përcaktuar në kontratë.

Kur klientët nuk arrijnë t'i kthejnë me kohë këstet e kredive, atëherë ato bëhen problematike dhe nëse ky problem nuk zgjidhet brenda afatit prej 90 ditësh, atëherë kreditë konsiderohen si joperformuese apo siç njihen ndryshe edhe si kredi të këqija.

Sipas të dhënave zyrtare, përqindja e kredive joperformuese në muajin gusht të këtij viti ka arritur në 2.6 për qind nga 1.9 për qind sa ishte në fund të vitit të kaluar.

Kompanitë prodhuese të materialit ndërtimor dhe ato ndërtuese, thonë se muajit e fundit ka rënie të interesimit për blerjen e banesave, çka ka vështirësuar gjendjen e tyre financiare, rrjedhimisht edhe kthimin e kësteve të kredive.

Se ka pasur zvogëlim të investimeve në sektorin e ndërtimit, deri në 12 për qind, thuhet edhe në raportin e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kurse, në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka pasur rënie të Bruto Produktit Vendor prej 9.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rënie më të madhe janë nga sektori i ndërtimi me 47 për qind, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me rreth 25 për qind.

Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës, që funksionon në kuadër të Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se humbjet në këtë sektor nga pandemia, kanë bërë që bizneset ose të shtyjnë afatin e kredive ose të mos i paguajnë fare këstet e fundit.

“Kompanitë e prodhimit të materialit ndërtimor dhe ndërtuesit janë më të goditurit gjatë pandemisë, sepse nuk është sektor ushqimor që blihet çdo ditë. Gjatë kohës së pandemisë, mund të them se deri në 20 për qind kanë falimentuar dhe numër një ka qenë, sepse çdo i dyti ka qenë i ngarkuar me kredi në bankat komerciale”, thekson Selimaj.

Ndryshe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në muajin mars, pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, kishte marrë vendim që bizneseve dhe individëve t’u mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars, 2020 deri më 30 prill, 2020.

Kreditë joperformuese nuk ndikojnë në stabilitetin bankar

Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, vlerëson se pavarësisht rritjes së kredive të këqija, rreziku kreditor në sistemin bankar të Kosovës vazhdon të jetë i ulët.

 

Ai tregon se tkurrja e madhe ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të pandemisë, ndikon që të ketë rritje të nivelit të kredive joperformuese, por aktualisht ky nivel vazhdon të mbetet brenda parametrave të menaxhueshëm.

Megjithatë, ai konsideron se është herët të nxirret një përfundim për pasojat e pandemisë COVID-19 mbi kualitetin e portfolios kreditore edhe pse, si në çdo situatë të vështirësive ekonomike, sipas tij, mund të pritet edhe rritje në këtë aspekt, varësisht nga kapaciteti i ekonomisë së vendit për rimëkëmbje.

Kosova me nivelin më të ulët të kredive të këqija në rajon

 

Sektori bankar në Kosovë vazhdon të ruajë nivelin më të ulët të kredive joperformuese në rajon, thotë Balija. E gjithë kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi politikat e kreditimit në Kosovë, të ushtruara nga bankat komerciale, janë të tilla që nuk e kanë parasysh vetëm rritjen e portfolios së kredive, por mbi të gjitha ruajtjen e cilësisë së aseteve krahas rritjes dhe ofrimit të kredive për ekonominë e vendit.

Edhe sipas Raportit të Bankës Botërore për vitin e kaluar, Kosova qëndron e fundit karshi vendeve të rajonit sa i përket nivelit të kredive joperformuese.

Në Kosovë veprimtarinë e tyre e zhvillojnë dhjetë banka komerciale. Vlera e kredive të përgjithshme në këto institucione financiare ka arritur në 3.1 miliardë euro, me normë të interesit 6.1 për qind.

Pavarësisht situatës me pandemi, Petrit Baliaj shprehet se bankat në Kosovë janë të sigurta dhe stabile në të gjithë indikatorët, por shton se është me rëndësi që të vazhdohet me qasjen të kujdesshme për t'i tejkaluar sfidat, të cilat janë paraqitur gjatë pandemisë.

Njëkohësisht, sipas tij, është shumë me rëndësi që Qeveria e Kosovës dhe parlamenti të arrijnë të aprovojnë masat e nevojshme fiskale, financiare dhe ekonomike për të rritur kërkesën agregate në ekonomi dhe për të rritur qasjen në financa me kushte më të mira.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

«Посмотрите на этих губастых»: Розенбаум разгромил любителей пластики



Москва

Радио Romantika приглашает погрузиться в мир киномузыки

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net