Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Zyrtarë rusë diskutojnë sanksionet amerikane me diplomatë të lartë të SHBA-së

0
Zyrtarë rusë diskutojnë sanksionet amerikane me diplomatë të lartë të SHBA-së

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, është takuar me homologun e tij amerikan, Rick Perry dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, për të diskutuar çështjet e energjisë dhe sanksionet amerikane ndaj Rusisë.

“Jemi takuar. Kemi diskutuar për çështje të energjisë në mesin e gjërave tjera. Kemi bërë disa pyetje për sanksione”, ka thënë Novak në një konferencë për media në Uashington, pasi takimit me Mnuchin, i cili vitin e kaluar ka nisur sanksione të ashpra ndaj manjatëve rusë, agencive të mbrojtjes dhe atyre të inteligjencës në Rusi.

“Ne nuk mund t’iu shmangemi këtyre pyetjeve të vështira, kështu që natyrisht që i kemi diskutuar edhe ato gjatë takimit”, është shprehur Novak.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS ka thënë se ministri rus ka ngritur çështjen e kërcënimeve të fundit të SHBA-së për të vënë sanksione në projektin rus, Rrjedha Veriore II, e cila pritet të përshkojë Detin Baltik për të arritur në Gjermani.

Në një ligj për sanksionet ruse të miratuar vitin e kaluar nga Kongresi amerikan, Mnuchin është autorizuar për të vendosur sanksione në këtë projekt, i cili është duke u ndërtuar nga gjiganti rus, Gazprom dhe kompani të energjisë së Evropës Perëndimore.

Gazsjellësi, Rjedha Veriore II ka për qëllim të zëvëndësojë pjesërisht tubacionet që kalojnë përmes Ukrainës, të cilat kanë shkaktuar një varg pakënaqësish në mes të Kievit dhe Moskës.

Novak nuk ka treguar se çfarë ai dhe Mnuchin kanë diskutuar për sanksionet, mirëpo agjencia e lajmeve, TASS ka raportuar se ata do të “mbesin në kontakt” për këtë çështje.

Novak ka deklaraur në të kaluarën se Shtetet e Baskuara nuk duhet të lejohen të vendosin sanksione në Rusi pa pasur votën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, organizatë në të cilën Rusia ka të drejtën e vetos, si anëtare e përhershme.

Sanksionet amerikane kanë synuar ndëshkimin e Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014 si dhe për supozimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA më 2016.

Para takimit, Perry u ka thënë gazetarëve se ai, “është i hapur për bisedime për të krijuar marrëdhënie” me Rusinë.

“Unë mendoj se ne kemi mosmarrëveshje me Rusinë, mirëpo besoj se duhet të bisedojme me palët për të punuar së bashku”, është shprehur ai.

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara më shumë kanë garuar sesa bashkëpunuar në fushën e energjisë.

Të dyja shtetet janë në mesin e vendeve kryesore të prodhimit të naftës, derisa tani SHBA-ja ka sfiduar së fundmi Rusinë edhe sa i përket gazit natyror.

Rusia njihet për eksportim të naftës për dallim nga SHBA-ja, e cila konsumon pothuajse të gjithë naftën e prodhuar dhe importon miliona fuqi të kësaj lënde në ditë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы


Спорт в России и мире
Москва

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Путин в России и мире
Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» помогает В.В. Путину улучшить либо отменить налоги в обществе.


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский заявил, что обеспокоен заявлениями республиканцев в США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"



Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net