Delawie: Politika nuk ka vend në Kushtetutë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, kritikoi institucionet e Kosovës për, siç tha, vonesën e zgjedhjes së tre gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie tha se "politika nuk ka vend në Kushtetutë".
"Nuk bën të ketë më vonesa: Kuvendi duhet të emërojë tre gjykatës të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë sundimin e ligjit”, tha Delawie.