Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2018

Marrëdhëniet Maqedoni-Turqi nuk pritet të ndryshojnë

0
Marrëdhëniet Maqedoni-Turqi nuk pritet të ndryshojnë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë një bisede telefonike e ka uruar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhje.

Të dielën në Turqi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, ndërkaq ka thënë se aleanca e udhëhequr nga Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ka fituar shumicën parlamentare.

Ish-diplomati Dragan Janjatov e sheh si të nxituar urimin e presidentit Ivanov, pa u shpallur ende rezultati i zgjedhjeve në Turqi, duke theksuar se ky veprim është shumë jodiplomatik nga ana e presidentit maqedonas.

Ndërkaq, duke folur për raportet Maqedoni-Turqi pas fitores së Erdoganit dhe partisë së tij, Janjatov vlerëson se ato nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim të dukshëm, qoftë në rrafshin diplomatik, apo në atë ekonomik.

“Nuk pres ndonjë ndryshim të dukshëm në relacionet Maqedoni-Turqi. Recep Tayyip Erdogan do të synojë të shtrijë infuencën e politikave të tij, si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm pas kësaj fitore të thellë”, thotë Janjatov, duke kujtuar se Qeveria e Maqedonisë në vazhdimësi ka promovuar raporte miqësore me Erdoganin edhe kur në pushtet ishte kryeministri Nikolla Gruevski, dhe së fundmi edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe, në disa vendbanime të Shkupit, ku shumica e popullatës është shqiptare, si në Çair dhe Çarshinë e Vjetër, disa qytetarë kanë festuar fitoren e presidentit turk Erdogan, pas shpalljes së rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke.

Qytetarët e tubuar kanë mbajtur flamurin e shtetit të Turqisë, ndërkohë që në Çarshinë e Shkupit janë shpërndarë dhe bakllava për të festuar.

Fitorja e Erdoganit në mbrëmjen e së dielës është festuar dhe në qytetin e Gostivarit.

Sociologu Ali Pajaziti gëzimin e shprehur për fitoren e Erdoganit në Shkup dhe Gostivar e sheh për faktin se Turqia si shtet gjithnjë e më shumë është e pranishme në trojet ballkanike përmes kapitalit turk.

“Si një element shumë i rëndësishëm këtu duhet përmendur është dhe diskursi që ka së fundmi Erdogan, i cili paraqitet si një mburojë e popujve të Ballkanit në veçanti, ndaj popullatës myslimane, duke pas këtu në fokus politikat dhe agjendat që disa i quajnë dhe si neo-otomane ose si neo-osmanizëm që normalisht përfshin trojet e shteteve të ndryshme ballkanike. Këtu përshihen edhe shqiptarët kudo që jetojnë Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri edhe më gjerë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ali Pajaziti.

Ndryshe, gjatë vizitës së zyrtarëve të lartë të Maqedonisë në Ankara gjatë këtij viti, Recep Tayyip Erdogan ka riafirmuar angazhimin që këmbimi vjetor tregtar ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë të rritet në një miliard dollarë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы


Спорт в России и мире
Москва

Футболисты ФК «Динамо Пушкино» заняли второе место в межрегиональном турнире Laffy Cup 2024


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Путин в России и мире
Москва

Глава МИД КНР Ван И заявил, что Пекин ценит позицию Москвы по Тайваню


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский заявил, что обеспокоен заявлениями республиканцев в США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пианист

Пианист Мацуев о Станковиче в "Спартаке": опять тонко, опять иностранец



Москва

Архитектор Алексей Тимофеев заявил, что ИИ помогает в поиске формы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net