Kosova bie për tetë pozita në raportin e Reporterëve pa Kufij
Kosova ka rënë sivjet për tetë pozita më poshtë sesa vitin e kaluar, përkatësisht në pozitën e 78, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, sa i takon lirisë së mediave në botë. Vitin e kaluar, ky vend ishte renditur në vendin e 70-të. Kosova hyn në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit. "Mediat në Kosovë, sikur në pothuajse në secilin shtet, vazhdojnë të jenë të ndara në linja etnike. Qasja në informacione shpesh është e kufizuar në një grup të veçantë etnik dhe politik... Читать дальше...