123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 01.04.2021

Pfizer: Edhe gjashtë muaj pas imunizimit, vaksina ka efikasitet të lartë

Evropaelire.org 

Kompania amerikan, Pfizer thotë se vaksina që ka prodhuar kundër koronavirusit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane, BioNTech, parandalon 91 për qind të rasteve me koronavirus gjashtë muaj pasi personat imunizohen me këtë vaksinë. Në një studim të ndarë, thuhet se edhe personat 80-90 vjeç prodhojnë nivele të larta të antitrupave, pasi marrin dy dozat e kësaj vaksine. Megjithatë, sipas gjetjeve të këtij studimi, vetëm 63 për qind prej tyre prodhojnë qelizat T, që ndihmojnë që antitrupat e krijuar të qëndrojnë për një kohë të gjatë... Читать дальше...

Çfarë dimë për “mpiksjet e gjakut” nga AstraZeneca?

Evropaelire.org 

Zyrtarët gjermanë kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit te personat nën 60 vjeç. Vendimi është marrë pas raporteve për një mpiksje të rrallë gjaku te një numër i vogël i njerëzve që kanë marrë vaksinën. Në përgjigje, rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian ka përsëritur të mërkurën se “nuk ka prova që mbështesin kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine”. Megjithatë, një ekspert ka pranuar se mpiksjet e gjakut në tru janë raportuar më shumë seç pritej. Читать дальше...

Serbia i dhuron Maqedonisë së V. 20.000 doza të vaksinës, Sputnik V

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë edhe 20.00 doza tjera të prodhuesit rus, po nga Serbia. "Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik Vqë ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Читать дальше...



Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19, Bullgaria lehtëson masat

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Bullgari të enjten lehtësuan kufizimet kundër koronavirusit, pavarësisht se ky shtet së fundmi ka regjistruar rritje të rasteve me COVID-19. Po ashtu, ky vendim vjen tri ditë para se Bullgaria të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. “Në ditët e fundit ne kemi pasur pikun e valës së tretë (të pandemisë), por shkalla e infektimit ka filluar që të bie”, tha ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, transmeton AFP. Ministri Angelov konfirmoi se janë lehtësuar masat, ku përfshihet rihapja e restoranteve... Читать дальше...

Ende pa konsensus për Osmanin për presidente

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj partie, e cila ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që të mos bëjë obstruksione në procesin e zgjedhjes së presidenti të vendit. Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e kuorumit në këtë proces. Читать дальше...

Save the Children: Mbi 40 fëmijë janë vrarë nga ushtria në Mianmar

Evropaelire.org 

Në Mianmar, që prej puçit ushtarak më 1 shkurt, të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga ushtria, tha organizata Save the Children. Ky grup për të drejtat e fëmijëve tha se situata në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – është një “ankth”, ku nga dhuna, viktima më e re ka qenë 7 vjeç. Në Mianmar, që prej puçit ushtarak të shkurtit, po organizohen protesta masive dhe këto protesta po karakterizohen me shtypje të dhunshme nga forcat e rendit. Një grup monitorues lokal tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 536. Читать дальше...

Kosova regjistron rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se janë regjistruar 12 vdekje dhe 975 raste të reja me sëmundjen COVID-19. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)", thuhet në njoftim. Читать дальше...

Vitia nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave të reja

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vlerëson se situata me pandeminë e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese dhe nuk përjashton që autoritetet të ndërmarrin masa shtesë. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që zhvilloi të enjten, më 1 prill, me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Vitia dhe Kosnett, sipas një njoftimi të MSH-së, thuhet se kanë vlerësuar se për shkak të situatës shqetësuese, kërkohet respektimi i masave që janë në fuqi. Ata kanë shtuar se pandemia ka përkeqësuar situatën në rrafshin shëndetësor... Читать дальше...



Ukraina e fajëson Rusinë për përkeqësim të situatës së sigurisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar për “përkeqësim sistematik” të situatës së sigurisë në lindje të vendit dhe në Gadishullin e Krimesë. Kjo deklaratë vjen pas rritjes së dhunës në mes të forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Kievi zyrtar pretendon se separatistët “në mënyrë sistematike po shkelin armëpushimin”, për të cilën palët ishin pajtuar në korrikun e kaluar dhe ka fajësuar Rusinë se po vendos trupa shtesë pranë kufirit në mes të këtyre dy shteteve. Читать дальше...

Shkarkohet zv.ministri taxhik, ngatërroi Korenë e Jugut me atë të Veriut

Evropaelire.org 

Një zëvendësministër i Shëndetësisë në Taxhikistan është shkarkuar, pasi ka ngatërruar Korenë e Jugut me atë të Veriut, si dhe ka harruar emrat e përfaqësuesve të UNICEF-it dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference në Dushanbe. Presidenti taxhik, Emomali Rahmon raportohet se më 31 mars liroi nga detyra Samariddin Alizoda, më pak se dy javë pasi ai i bëri këto gafa në një konferencë për media, që u bën virale në rrjetet sociale. Disa burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë... Читать дальше...

Gjykata Evropiane mbështet gazetaren e REL-it për mbrojtjen e të dhënave telefonike  

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur në favor të gazetares të Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë, e cila ka kundërshtuar që t’ia dorëzojë autoriteteve të dhënat e telefonit të saj. Lidhur me këtë çështje, Gjykata Evropiane tha kjo është thelbësore për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe privatësisë në një shoqëri demokratike.   Gazetarja Natalia Sedletska, që ka fituar çmime për punën e saj hulumtuese në programin televiziv Schemes, qe tri vjet është përballur me procedura... Читать дальше...

Macron shpreson që Kurti do ta vazhdojë dialogun me Serbinë  

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të vazhdojë dialogun politik me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një letër që Macron i ka dërguar Kurtit, për t’ia uruar marrjen e postit të kryeministrit, presidenti francez ka shprehur përkrahjen e tij për procesin e dialogut, që sipas tij, duhet të përfundojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme. “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është një sfidë madhore... Читать дальше...

OBSH-ja kritikon Evropën për fushatën e ngadaltë të vaksinimit

Evropaelire.org 

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë është “e ngadaltë” dhe kjo gjë është e “papranueshme” tha kreu për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime se vonesat në dhënien e vaksinave mund të prolongojnë dhënien fund të pandemisë. Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat, tha drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge. “Shpërndarja e këtyre vaksinave është shumë e ngadaltë”, tha ai në një deklaratë. Читать дальше...

Google ndryshon politikën e punës nga shtëpia

Evropaelire.org 

Gjiganti i teknologjisë Google do të ndryshojë politikën e punës nga shtëpia dhe do t’iu kërkojë më shumë punëtorëve të kthehen në zyrat në SHBA. Politika e tanishme e punës nga shtëpia do të vazhdojë deri më 1 shtator, ndërsa njerëzit do të lejohen të kthehen vullnetarisht në zyra, nisur nga muaji i ardhshëm. Nga shtatori, punonjësit do të pritet të jenë në zyra së paku tre ditë në javë. Nëse edhe pas 1 shtatorit, punonjësit duan të punojnë nga distanca për më shumë se 14 ditë në vit, ata duhet të aplikojnë për diçka të tillë. Читать дальше...

Krasniqi: Situatë e rënduar me COVID-19, mbi 80 për qind e pacientëve me oksigjenoterapi

Evropaelire.org 

Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 dhe rritja e numrit të të hospitalizuarve, kanë krijuar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor. Kapacitetet spitalore, pothuajse janë në limit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi. Ai shton se mbi 80 për qind e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet dhe klinikat e QKUK-së, po trajtohen me oksigjenoterapi. Krasniqi... Читать дальше...

Facebook heq një intervistë me ish-presidentin Trump

Evropaelire.org 

Facebook hoqi një video të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga faqja e nuses së tij, Lara Trump. Gjiganti i mediave sociale e bllokoi Trumpin në janar, pasi mbështetësit e tij sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit në Uashington. Lara Trump, bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh. Ajo më vonë postoi një email që mori nga Facebook, duke e paralajmëruar atë për heqjen e intervistës. Facebook tha se intervista... Читать дальше...

Shtatë aktivistë pro demokracisë dënohen në Hong Kong

Evropaelire.org 

Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, dhe gjashtë ish-ligjvënës u shpallën fajtorë për tubime të paautorizuara. Të pandehurit - përfshirë një 82-vjeçar - u dënuan për përfshirjen e tyre në protestat masive pro demokracisë, në vitin 2019. Të shtatit u deklaruan të pafajshëm, por tani përballen me maksimum pesë vjet burgim. Pas protestave pro demokracisë, Pekini është duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin mbi të drejtat dhe liritë në Hong Kong. Këtë javë, Kina miratoi disa ndryshime në rregullat zgjedhore të Hong Kongut... Читать дальше...

SHBA, e shqetësuar për “agresionin” e vazhdueshëm rus

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për, siç thanë, agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Deklarata vjen pas raporteve se Rusia ka rritur praninë e trupave të saj në kufi me Ukrainën dhe në Krime. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi në telefon me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, bisedoi me udhëheqës të lartë ushtarakë në Rusi dhe Ukrainë, njoftuan Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni. Читать дальше...

Brazili shënon muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, tregojnë shifrat zyrtare. Rreth 66,570 njerëz vdiqën, apo dyfish më shumë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në korrik. Të mërkurën, ky vend regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780. Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë: mbi 552,000. Ekspertët shëndetësorë në Brazil... Читать дальше...

E dërguara e OKB-së paralajmëron luftë të mundshme civile në Mianmar

Evropaelire.org 

E dërguara e Kombeve të Bashkuara në Mianmar, Christine Schraner Burgener, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ky vend përballet me mundësinë e luftës civile, derisa ushtria po intensifikon shtypjen e protestuesve që kundërshtojnë grushtshtetin. Në një takim me dyer të mbyllura, Burgener u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për të parandaluar “katastrofën”, por nuk tha se çfarë saktësisht duhet bërë. Mianmari është “duke rrëshqitur në një shtet të dështuar”, tha ajo, transmetojnë agjencitë e lajmeve. Читать дальше...

Biden zbulon planin masiv të investimeve në infrastrukturë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një plan investimesh prej 2.3 trilionë dollarësh, që synon modernizimin e rrjetit të transportit në SHBA dhe krijimin e miliona vendeve të punës. Biden e krahasoi planin e tij “transformues” me programin hapësinor të SHBA-së të viteve 1960, duke thënë se ai do ta përmirësojë mirëqenien e amerikanëve të klasës së varfër dhe të mesme. Biden tha se plani do të financohet nga rritja e taksave për kompanitë e mëdha dhe të pasurit. “Unë jam duke propozuar një plan për kombin... Читать дальше...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të anulojë regjistrimin

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të mbajë seancë për anulimin e regjistrimit të popullsisë, për ç‘gjë ishin marrë vesh liderët e dy partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Dy të fundit kanë thënë se regjistrimi duhet të shtyhet për shkak të situatës së rënduar me pandeminë e koronavirusit. “Përkundër këmbënguljes sime gjatë ditës së mërkurë për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike, për arritjen e marrëveshjes dhe mbajtjen e dy seancave, në... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Федерация бокса России на ВДНХ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Татьяна Марчук выпустила альбом «Экопесенки» на лейбле Riki Music





Путин в России и мире
Москва

Путин уточнил у Беглова причины снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Джиган

Джиган откровенно рассказал, почему начал худеть, и раскрыл свой максимальный вес



Москва

Директора структурного подразделения «Росатома» Сахарова арестовали за взятку

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net