Edhe mbi 7,000 vaksina Pfizer/BioNTech arrijnë në Shqipëri
Edhe 7,200 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech arritën në Shqipëri, njoftoi të hënën kryeministri i këtij vendi, Edi Rama. Në një postim në Facebook, Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të arrijnë edhe doza të tjera të kësaj vaksine, si dhe të vaksinave AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca janë zhvilluar nga kompanitë farmaceutike në Perëndim, ndërsa Sinovac dhe Sputnik janë zhvilluar në Kinë, përkatësisht Rusi. “Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë. Читать дальше...