123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 14.04.2021

Biden: Tërheqja nga Afganistani fillon në maj, përfundon në shtator

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e tyre të fundit nga Afganistani më 1 maj dhe i gjithë procesi do të përmbyllet përpara 11 shtatorit. "Është koha për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës", tha Biden. "Ne nuk do të nxitojmë. Ne do ta bëjmë atë (tërheqjen) me përgjegjësi, në mënyrë të sigurt dhe do ta bëjmë atë në një koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, të cilët aktualisht kanë më shumë trupa sesa ne në Afganistan", shtoi presidenti Biden. Читать дальше...

Turqia liron nga burgu gazetarin, Ahmet Altan

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Turqi urdhëroi të mërkurën lirimin e gazetarit dhe shkrimtarit, Ahmet Altan, i cili qëndroi për më shumë se katër vjet në burg. Ai ishte akuzuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për grusht shtet në vitin 2016-ë. Altan kishte mohuar akuzat.  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) përmes një vendimi të martën kërkoi lirimin e 71-vjeçarit dhe akuzoi Turqinë për shkeljen e të drejtave të tij civile. Avokati i Altan, Figen Calikusu i tha AFP-së se shkrimtari u lirua nga një burg në periferi të Stambollit... Читать дальше...

Punëtorët pa paga presin subvencionimin nga qeveria

Evropaelire.org 

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, kanë lënë pa punë K.G (emër i njohur për redaksinë). Ai është pezulluar nga puna nga punëdhënësi i tij, siç thotë ai, deri në rihapjen e lokalit ku ai punon. “Kjo është katastrofë, me atë rrogë unë jetoj dhe tash unë nuk i kam ato para. Punoj kamerier në një lokal në Fushë Kosovë. Qeveria është dashur të gjejë një mënyrë mos të na lë anash edhe neve. Duhet të kompensohemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Gastronomia... Читать дальше...



Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Evropaelire.org 

Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit. Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrtarët thanë se 2.4 milionë dozat që posedon vendi, do të tërhiqen deri në një njoftim të ri. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur. Danimarka bëhet vendi i parë evropian që e ndalon plotësisht përdorimin e kësaj vaksine. Читать дальше...

Disa të arrestuar për vepra kriminale, njofton Prokuroria Speciale

Evropaelire.org 

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Kosovë janë arrestuar shtatë persona si pjesë e një grupi kriminal. “Personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale: import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Aksioni i kontrollit dhe arrestimit është kryer në disa qytete të Kosovës. Читать дальше...

Qeveria mbron në Kushtetuese vendimin për ndarjen e ministrive

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës vlerëson se në rastin ndarjes së ministrive për përfaqësuesit e pakicës serbe është respektuar Kushtetuta e vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar të mërkurën kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi, një letër përgjigje ndaj kërkesës së parashtruar nga 11 deputetë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës. “Qeveria rithekson se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës janë konsultuar... Читать дальше...

Inteligjenca amerikane paralajmëron për rreziqet nga Kina

Evropaelire.org 

Shefat e agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan për një “rrezik të pashembullt” nga ana e Kinës. Gjatë një dëshmie para Kongresit, ata përmendën si faktor të këtij kërcënimi, agresionin rajonal të Pekinit, aftësitë kibernetike dhe ndikimin ekonomik. “Kina gjithnjë e më shumë është një konkurente që sfidon Shtetet e Bashkuara në shumë fusha, duke bërë presion për rishikimin e normave globale në atë mënyrë që favorizojnë sistemin autoritat kinez”, tha para Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan... Читать дальше...

Paratë e Trustit, në kursime

Evropaelire.org 

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kanë ndihmuar dukshëm ekonominë e vendit. Në rritjen prej 11 për qind të depozitave në bankat e Kosovës gjatë 2020-ës, për 40 për qind besohet se ka ndikuar tërheqja e kursimeve të Trustit, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë, thuhet në një raport të Institutit GAP nga Prishtina, të publikuar në mars të vitit 2021. Sipas këtij raporti, “një numër i madh i kontributpaguesve nuk kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”. Читать дальше...



Brenda fabrikës ku prodhohet vaksina e Pfizer/BioNTech

Evropaelire.org 

Në Gjermani, kompania BionTech ka fabrikën e dytë evropiane, ku prodhohen vaksinat kundër COVID-19. Vaksina, që kjo kompani e ka zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë amerikane, Pfizer, përdorë teknologjinë ARNm, që e mëson trupin se si të përballet me virusin. BioNTech njoftoi në mars se do të prodhojë deri në 2.5 miliardë doza të vaksinës. (Përgatitën: Bujar Tërstena dhe Mimoza Sadiku)

“Like, nice, save” – fjalori i të rinjve

Evropaelire.org 

Mësimi online, përmes pajisjeve teknologjike, ka ndikuar edhe në ndryshimin e shprehjeve gjuhësore që po përdorin nxënësit, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut. Shprehjet si: OK, like, live, delete, nice, gjithnjë e më shumë po zënë vend në komunikimin e përditshëm të të rinjve dhe jo vetëm gjatë komunikimit në mediat sociale. Naser Miftari, profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, që është pjesë e projektit “Shkolla dhe të mësuarit në shekullin XXI”, thotë për Radion Evropa e... Читать дальше...

Fuqitë perëndimore kritikojnë Iranin

Evropaelire.org 

Fuqitë perëndimore e kanë pritur me shqetësim të lartë njoftimin e Iranit se do të fillojë me pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind të pastërtisë. Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania janë palë në një marrëveshje bërthamore me Iranin, e cila ishte arritur në vitin 2015, por nga e cila tre vjet më vonë janë tërhequr Shtetet e Bashkuara. Edhe Rusia dhe Kina janë pjesë e marrëveshjes. "Njoftimi i rrezikshëm i Iranit është në kundërshtim me frymën konstruktive dhe mirëbesimin e përpjekjeve... Читать дальше...

IKSHPK: 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1, Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19. Читать дальше...

Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi thonë se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e arsyeton një veprim të tillë si obligim të qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës. Kryeziu nuk ka... Читать дальше...

Blinken: Është koha të tërhiqemi nga Afganistani

Evropaelire.org 

Uashingtoni do të punojë për së afërmi me aleatët e NATO-s për një tërheqje të koordinuar nga Afganistani, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Së bashku kemi arritur qëllimet dhe tash është kohë për të kthyer forcat tona”, tha Blinken para bisedimeve me partnerët e NATO-s në Bruksel. Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të njoftojë zyrtarisht të mërkurën më vonë se Uashingtoni do të tërheqë 2.500 trupat e tij të mbetura nga Afganistani deri më 11 shtator. Kjo periudhë përkon... Читать дальше...

Gjermania: Rusia po synon të provokojë me prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën

Evropaelire.org 

Gjermania ka akuzuar Rusinë se po synon të provokojë përmes rritjes së prezencës ushtarake në Gadishullin e pushtuar të Krimesë, dhe në pjesën e kufirit me Ukrainën, si dhe ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se është duke iu përgjigjur kërcënimeve nga NATO-ja. “Bindja ime është se pala ruse është duke tentuar gjithçka për të nxitur reagim”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer për televizionin publik ARD. “Bashkë me Ukrainën, ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, ka thënë ajo... Читать дальше...

Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. “Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës... Читать дальше...

SHBA-ja të udhëheqë kauzën për demokraci, thonë tri organizata amerikane

Evropaelire.org 

Stabiliteti botëror, ekonomia amerikane dhe dinjiteti njerëzor janë nën kërcënim nga rritja e autoritarizmit e shoqëruar me gërryerjen e demokracisë. Kështu thuhet në një raport të Grupit Punues për Strategjinë e SHBA-së, për të Mbështetur Demokracinë dhe Kundër Autoritarizmit. Grupi është një nismë e përbashkët e organizatave Freedom House, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) dhe Institutit McCain. “Në 15 vjetët e fundit shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet mbi... Читать дальше...

Azerbajxhani do të nisë kthimin e refugjatëve në Nagorno-Karabak më 2022

Evropaelire.org 

Azerbajxhani ka thënë të mërkurën se do të nisë kthimin e refugjatëve të vet në rajonin e Nagorno-Karabakut, dhe rajoneve tjera të fituara pas konfliktit të vitit të kaluar me Armeninë, më 2022. Rreth 750,000 azerbajxhanas janë shpërnguluar pasi Bakuja ka humbur kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut dhe shtatë rajoneve tjera, në luftën e viteve 1990. Mirëpo konflikti mes këtyre dy vendeve ka shpërthyer sërish në fund të shtatorit të vitit të kaluar, duke rezultuar me 6,000 persona të vdekur. Читать дальше...

SHBA-ja do të analizojë mpiksjet e gjakut pas marrjes së vaksinës Johnson&Johnson

Evropaelire.org 

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të organizojë një takim me një komitet këshillues më 14 prill, për të rishikuar rastet që janë përballur me mpiksje gjaku, pas pranimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson & Johnson (J&J). Takimi i Komitetit Këshillues për Praktika të Imunizimit vjen pasi Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë rekomanduar më 13 prill, një pauzë për përdorim të vaksinës... Читать дальше...


Музыкальные новости
Желдорреммаш

На ЧЭРЗ приступили к реорганизации производственной площадки





Персональные новости
Динамо

Отставка Кудашова и уход Гусева и Уила: кого «Динамо» рискует потерять после вылета из Кубка Гагарина





Në Kosovë nis vaksinimi i të moshuarve në shtëpi kujdesi dhe i pacientëve në dializë

Evropaelire.org 

Të mërkurën në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve që janë nëpër shtëpi të kujdesit dhe për punëtorët socialë, të cilët përkujdesen për ta, në komunat ku ka institucione të tilla. Përveç tyre, në këtë ditë do të vaksinohen edhe pacientët që janë në dializë. Vaksinimi kundër koronavirusit në Prishtinë zhvillohet në Sallën “1 Tetori”, ndërsa në qytetet tjera, nëpër qendra të mjekësisë familjare. Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca... Читать дальше...

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re sfidon statusin e terroristit në gjykatë

Evropaelire.org 

Sulmuesi, i cili pati lënë të vdekur 51 persona në Zelandën e Re më 2019, është duke kërkuar rishikim të kushteve të tij të burgimit dhe të statusit të tij si “entitet terrorist”. Supremacisti i bardhë Brenton Tarrant është dënuar në muajin gusht me burgim të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht, për vrasje të 51 personave dhe tentim-vrasje të 40 të tjerëve, në dy xhami në Kristçërç, më 15 mars të vitit 2019. Ky njëherësh është konsideruar sulmi më i rëndë me të shtëna në historinë e këtij shteti. Читать дальше...

Në Mineapolis protestohet për të tretën natë, pas vrasjes së afrikano-amerikanit

Evropaelire.org 

Nëpër lagjet e qytetit amerikan Mineapolis, zyrtarët policorë kanë shpërndarë qindra protestues, të cilët janë mbledhur për të tretën natë me radhë, për të protestuar kundër të shtënave të policisë, që kanë rezultuar me vrasje të një burri me ngjyrë. Autoritetet në Qendrën Brooklyn kanë urdhëruar protestuesit që të shpërndahen, pasi kanë shpallur këto organizime të paligjshme, ndërkohë që protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë. Policia është përgjigur me plumba gome dhe sprej piperi. Читать дальше...

John Kerry niset drejt Kinës për të diskutuar rreth klimës

Evropaelire.org 

I dërguari amerikan për klimën John Kerry, do të niset drejt Kinës më 14 prill, për të promovuar synime më ambicioze për klimën, para një samiti virtual, të cilin do ta drejtojë presidenti amerikan Joe Biden, javën e ardhshme. Synimet e Kerryt janë për “të diskutuar rritjen e ambicieve për klimën globale”, para samitit të Bidenit për klimën më 22-23 prill, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate. Aty është thënë se Kerry, mes tjerash, do të diskutojë edhe rreth përgatitjeve... Читать дальше...

Studentët rusë paguajnë çmim të shtrenjtë për protestat politike

Evropaelire.org 

Savely Narizhny është 15-vjeçar, ish-anëtar i shkollës së mesme në veriperëndim të qytetit rus Vologda. Më 23 janar, ai është ndalur në qendër të qytetit për pjesëmarrje në një protestë masive, në mbështetje të liderit opozitar Aleksei Navalny, i cili në atë kohë ishte i burgosur dhe përballej me akuza të rënda penale. Narizhny nuk është ndaluar, mirëpo policia ia ka konfiskuar telefonin. Tri ditë më vonë, policia e ka kërkuar në shtëpi. Narizhny e pranon se ka shkruar grafiti, duke e quajtur liderin rus Vladimir Putin “hajn”... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN





Путин в России и мире
Москва

Глава МЧС России Александр Куренков представил начальника московского подразделения ведомства


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Москва

Как в России строят "лёгкие" мосты под ключ

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net