Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 23.04.2021

Biden bisedon me Erdoganin, kontakti i parë që nga inaugurimi

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky është komunikimi i parë i drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të dy vendeve aleate të NATO-s, raportet e të cilave janë dobësuar shumë. Telefonata e shumëpritur ndodhi më shumë se tre muaj pas inaugurimit të Bidenit në pozitën e presidentit të SHBA-së, një sinjal se ai nuk do të mbajë kursin e njëjtë ndaj udhëheqësit turk, sikurse paraardhësi i tij, Donald Trump. Читать дальше...

Shqipëria të garantojë zgjedhje demokratike, thonë ligjvënësit amerikanë Meeks dhe McCaul

Evropaelire.org 

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati, Gregory W. Meeks dhe numri dy i këtij Komiteti, republikani, Michael McCaul u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë që të garantojnë zgjedhje demokratike.  Përmes një deklarate të përbashkët ata theksojnë se “derisa Shqipëria po përgatitet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 25 prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare që të garantojnë se votuesit mund të votojnë pa frikë nga shitblerja e votave, dhuna dhe frikësimi”. “Edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme... Читать дальше...

Vaksinat drejt fundit, shpresat te donatorët

Evropaelire.org 

Kosova ende është duke u mbështetur tek donatorët, kur është fjala për furnizim me vaksina kundër COVID-19. Momentalisht, janë duke u administruar dozat e fundit te vaksinës AstraZeneca, të cilat Kosova i pranoi si donacion në fund të marsit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra. Kosova nga ky program fitoi 24 mijë doza. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë thotë se deri më 23 prill me dozën e parë të vaksinës... Читать дальше...



Në qershor Biden viziton Britaninë dhe Belgjikën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, në muajin qershor do të shkojë në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, në vizitën e parë të tij jasht vendit që nga marrja e detyrës më 20 janar. Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë. Udhëtimi synon të pasqyrojë "angazhimin e presidentit amerikan për të punuar ngushtë me aleatët tanë dhe për të rivendosur aleancat si dhe ringjallur marrëdhëniet transatlantike", tha Sekretarja i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Në Kornuall të Britanisë së Madhe ai do të marrë pjesë në takimin e G-7-ës... Читать дальше...

Insekti nga Kosova në lajme botërore

Evropaelire.org 

Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua.

Francë: Vrasja e punonjëses së policisë po hetohet si sulm terrorist

Evropaelire.org 

Një punonjëse e policisë është goditur për vdekje me thikë brenda një stacioni policie afër Parisit. Incidenti ndodhi në një stacion të policisë në Rambuje, në jug-perëndim të Parisit. Oficerja administrative, 48 vjeçare, e paarmatosur, u godit me thikë në qafë. Sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital. Vrasja po hetohet si sulm i mundshëm terrorist nga ana e prokurorëve anti-terror. Sulmuesi e goditi punonjësen... Читать дальше...

Kosova, gati të mbetet pa vaksina

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë përmes një njoftimi ka thënë se në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, pasi janë administruar të gjitha dozat që ka pasur kjo qendër. “Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në njoftim. Читать дальше...

Vizita e Maas-it, vazhdimësi e qëndrimit gjerman kundër ndryshimit të kufijve

Evropaelire.org 

Do të ishte e vështirë të mendohej se mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan pa dhunë dhe gjakderdhje, vlerësojnë Johhana Deimel, analiste për Ballkanin dhe Valeska Esch, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit Gjerman Aspen. Ato mbështesin qëndrimin e ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas, të paraqitur gjatë vizitës së tij në rajon, se idetë e ripërcaktimit të kufijve në Ballkan janë të rrezikshme. Përveç që i quajti joreale dhe të rrezikshme këto ide, Maas gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd më 22 dhe 23 prill... Читать дальше...



Turqia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e biznesmenit, Faruk Fatih Ozer

Evropaelire.org 

Policia turke ka ndaluar 62 persona si pjesë e një hetimi për shkëmbim të kriptovalutave, të cilët po akuzohen për mashtrim të investitorëve, njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve të Turqisë. Arrestimet u bën për lidhjen e tyre me komaninë Thodex, e kryesuar nga biznesmeni i arratisur, Faruk Fatih Ozer, ndaj të cilit autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar. Zyra e kryeprokurorit të Stambollit njoftoi se po e heton kompaninë Thodex pas ankesave nga përdoruesit të cilët nuk mund të qaseshin në pasuritë e tyre. Читать дальше...

BE siguron vaksina për 70% të të rriturve deri në korrik

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian do të sigurojë doza të mjaftueshme për të imunizuar 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut, tha të premten shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më herët ajo kishte përmendur fundin e muajit shtator, por gjatë një vizite në një fabrikë belge për prodhimin e vaksinave, ajo e ndryshoi afatin. "Unë besoj se deri në korrik do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të gjithë të rriturve në BE", tha von der Leyen, në një fabrikë që prodhon vaksinën Pfizer/BioNTech. Читать дальше...

Tetë viktima dhe 356 raste të reja me COVID-19, njofton IKSHPK

Evropaelire.org 

Të premten në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima të reja nga koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se dy viktima janë regjistruar në Kamenicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren. Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar edhe 3.146  mostra të dyshimta, prej të cilave 356 kanë dalë pozitive në koronavirus.  Pra, 11 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë në COVID-19. Читать дальше...

Shqipëria zgjedh rrugën e saj më 25 prill

Evropaelire.org 

Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që do të zhvillohen të dielën, më 25 prill. Përgjatë një muaji fushatë, shpesh e përcjellë me tensione, partitë politike kanë kërkuar nga qytetarët besimin për udhëheqjen e vendit, me premtime për ta dhe akuza ndaj njëra-tjetrës. Në Shqipëri janë regjistruar 46 subjekte politike, që garojnë për marrjen e drejtimit të shtetit, megjithatë, vendi ka dy forca kryesore politike të cilat e kanë udhëhequr atë që nga rënia e komunizmit. Partia... Читать дальше...

Navalny i jep fund grevës së urisë

Evropaelire.org 

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë. Përmes një postimi në Instagram, Navalny tha se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal. Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë, dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak "nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar". Navalny, 44-vjeçar tha se do të duhen 24 ditë për t'u kthyer gradualisht në një rutinë normale të ngrënies. Читать дальше...

Mbi 100 persona të plagosur nga përleshjet në Jerusalemin Lindor

Evropaelire.org 

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj të linjës së djathtë, palestinezëve dhe policisë izraelite. Dhuna ka shpërthyer teksa policia ka tentuar të krijojë distancë në mes të palestinezëve dhe protestuesve hebrenj. Gjysmëhëna e Kuqe në territoret palestineze ka thënë se të paktën 100 palestinezë janë plagosur, derisa policia ka thënë se 20 zyrtarë janë plagosur. Më shumë se 50 persona është raportuar të jenë arrestuar. Këto raportime... Читать дальше...

Presidentja e Kosovës: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë  dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale. Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Edhe ministri maqedonas ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme. Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut... Читать дальше...

A do t'ia dalë Afganistani pa Amerikën?

Evropaelire.org 

Pas 20 vjetësh në Afganistan, forcat amerikane do të largohen. Bashkë me to edhe trupat e tjera të NATO-s. Si do ta ndikojë tërheqja situatën në terren? Një shans i ri për ushtrinë afgane apo militantët talibanë?

Nis vaksinimi i deputetëve në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut të premten ka nisur vaksinimi i deputetëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se deputetët do të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se u ka dorëzuar institucioneve shëndetësore listën me të gjithë 120 deputetët, të cilët janë njoftuar për vendin dhe kohën e vaksinimit dhe se u takon atyre të vendosin nëse do t'i përgjigjen ose jo thirrjes. "Të gjithë ata... Читать дальше...

Vuçiq: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën

Evropaelire.org 

Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi, ka thënë të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd. "Serbia nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje," ka deklaruar Vuçiq. Sipas tij, Beogradi nuk mendon se është mirë të kesh një konflikt të ngrirë sepse njëra palë gjithmonë mund ta shkrijë atë. "Është veçanërisht e rëndësishme për ne që të zbatojmë marrëveshjet e dakorduara... Читать дальше...

Zjarri vret 13 persona në një spital në Indi

Evropaelire.org 

Të paktën 13 pacientë kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në njësitin e kujdesit intensiv në një spital indian, që trajton pacientët me koronavirus, afër Mumbait. Zjarri, i cili ka shpërthyer të premten, është shuar dhe katër të mbijetuarit janë bartur në spitalet tjera në afërsi, kanë thënë autoritetet. Ky incident vjen në kohën e përballjes së Indisë me valën e dytë të pandemisë. Kjo valë e re e infektimeve ka mbingarkuar spitalet, duke krijuar vështirësi në sigurim të oksigjenit, shtretër dhe ventilatorë. Читать дальше...

Republika Çeke dhe Rusia "do të kenë numër të njëjtë të stafit nëpër ambasada"

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek ka thënë të premten se Republika Çeke dhe Rusia do të kenë numër të njëjtë diplomatësh nëpër ambasadat e tyre, ndërkohë që rriten tensionet për rolin e dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo armësh më 2014, në tokën çeke. “Ambasadat e Republikës Çeke dhe Rusisë duhet të kenë nga shtatë diplomatë dhe 25 anëtarë të stafit administrativ dhe teknik”, ka thënë Kulhanek, në një intervistë për të përditshmen çeke Blesk. Sqarimi i tij ka ardhur... Читать дальше...

Qindra persona marrin pjesë në funeralin e Daunte Wright

Evropaelire.org 

Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e të riut  me ngjyrë Daunte Wright, i cili është qëlluar për vdekje nga policia, pas ndalimit të tij në Mineapolis. Wright, 20-vjeçar është qëlluar më 11 prill nga një zyrtare policore, e cila ka thënë ta ketë qëlluar viktimën me armën e gabuar. Policia ka thënë se e ka ndaluar Wright për skadim të regjistrimit të targave të makinës dhe ka tentuar ta arrestojë atë për shkak të një urdhri paraprak për paraqitje në gjykatë me akuzat e grabitjes së armatosur... Читать дальше...

Orban: Hungaria ka vaksinuar gati 40 për qind të popullsisë

Evropaelire.org 

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se Hungaria do të arrijë shkallën 40 për qind të vaksinimit kundër koronavirusit, në mesin e javës së ardhshme. Kjo gjë, sipas tij, përbën pikë kthese, pasi do të mundësojë rihapjen e sektorëve të ndryshëm. Orban, i cili përballet me zgjedhje këtë vit, i ka thënë radios shtetërore më 23 prill, se duke nisur nga java e ardhshme, ata që janë pajisur me certifikata të vaksinimit, do të mund të shkojnë nëpër hotele, brenda nëpër restorante, teatro, kinema, palestra, dhe organizime sportive. Читать дальше...

Rreth 130 persona besohet se kanë vdekur pas përmbytjes së një anijeje në Libi

Evropaelire.org 

Asnjë person nuk është gjetur në një gomone me rreth 130 persona në të, e cila është përmbytur në gjirin e Libisë, ka thënë organizata për ndihma SOS Mediterranee, më 22 prill. Anija e kësaj organizate ka kërkuar zonën ku ka ndodhur incidenti, në verilindje të Tripolit, dhe ka gjetur të paktën 10 trupa. “Prej kur kemi arritur në zonë, ne nuk kemi gjetur të mbijetuar dhe kemi parë të paktën 10 trupa në afërsi të anijes”, ka thënë Luisa Albera, koordinatore në këtë organizatë. Sipas saj, organizata... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

РОСГВАРДИЯ ОБЕСПЕЧИЛА ПРАВОПОРЯДОК ВО ВРЕМЯ ФУТБОЛЬНОГО МАТЧА «ЦСКА» - «СПАРТАК» В МОСКВЕ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певец

Певец Григорий Лепс откроет караоке-бар Leps Bar в Петербурге



Москва

Паркинг на 300 машино-мест появится в ЖК «Новая Щербинка» Подольска

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net