123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 21.04.2021

Praga i jep ultimatum Moskës

Evropaelire.org 

Republika e Çekisë i ka dhënë ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Rusia deri në mesditën e datës 22 prill. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jakub Kulhanek, u tha gazetarëve më 21 prill se Rusia ka afat deri "nesër në 12:00 për të lejuar kthimin përsëri në Ambasadën Çeke në Moskë të të gjithë diplomatëve të dëbuar". Në të kundërtën, ai paralajmëroi se Praga mund të dëbojë më shumë diplomatë rusë. "Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do të shkurtoj... Читать дальше...

Facebook thotë se ka ndaluar një fushatë spiunimi të inteligjencës palestineze

Evropaelire.org 

Kompania Facebook tha të mërkurën se ka çaktivizuar llogaritë e përdorura nga organizata e brendshme e inteligjencës palestineze për të spiunuar gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët politikë. Këto operacione të spiunazhit “të motivuara politikisht", sipas Facebook-ut, janë bërë nga krahu kibernetik i Shërbimit të Sigurisë Parandaluese Palestineze (PSS), e cila është besnike ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Operacionet  shënjestruan reporterët... Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 47 të vdekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 47 të vdekur me COVID-19, 627 të infektuar si dhe 765 të shëruar. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë i referohen testimit të 2,865 mostrave. Numri më i madh i viktimave është shënuar në Shkup, gjithsej 22 të vdekur ndërsa numër më të vogël kanë 15 qytete tjera. Mosha e personave të vdekur është mes 44 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 148 mijë persona... Читать дальше...



Ekipet mobile për vaksinim nuk arrijnë aty ku duhet

Evropaelire.org 

Liridon Hoti e ka të pamundur ta dërgojë nënën në qendrën e imunizimit kundër koronavirusit. Nëna e tij nuk mund të lëvizë dhe rrjedhimisht nuk mund të shkojë deri te qendra e imunizimit. “Ajo ka një dëmtim të trurit që e ka pasur në vitin 2008 dhe bën pjesë në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik. Kjo sëmundje i ka pamundësuar lëvizjen e përhershme dhe e ka të pamundur të shkojë deri aty ku jepet vaksina”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Paraplegjikë dhe... Читать дальше...

Politika çeke, e ndarë ndaj Kremlinit

Evropaelire.org 

Zbulimi se dy spiunë rusë - të akuzuar për një sulm me agjent nervor në Britani në vitin 2018 - mund të jenë pas shpërthimit vdekjeprurës në një depo armësh në Republikën Çeke, shkaktoi zemërim në këtë vend. Akuzat e inteligjencës çeke i zhytën marrëdhëniet midis Pragës dhe Moskës në nivelin më të ulët që nga fundi i dominimit sovjetik në Evropën Lindore, më 1989. Praga dëboi 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthim dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni... Читать дальше...

Rusia dëbon 10 punonjës të ambasadës së SHBA-së

Evropaelire.org 

Rusia ka shpallur persona të padëshiruar (non grata) 10 punonjës të ambasadës amerikane në Moskë. Masa merret si hakmarrje ndaj dëbimit të 10 diplomatëve rusë dhe sanksioneve të gjëra ndaj Rusisë të cilat u vendosën nga ana e Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja vendimin e arsyetoi me faktin se Rusia është përgjegjëse për veprimet kundër interesave të SHBA-së, përfshirë një fushatë të sulmeve kibernetike. Ministria e Jashtme në Moskë tha se 10 punonjësit e ambasadës amerikane kanë afat deri në fund të ditës më 21 prill që ta lëshojnë vendin. Читать дальше...

Qeveria ndanë rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm, që kanë pasur humbje nga masat e qeverisë për parandalimin e pandemisë se koronavirusit dhe punonjësve që kanë pasur angazhim të shtuar gjatë përballjes me pandeminë e COVID-19. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria e Kosova ka ndarë 6 milionë euro për bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga masat e fundit të qeverisë, 07-19 prill, të cilët kanë ndaluar apo pezulluar punën. Më këtë shumë do të subvencionohet pagat e punëtorëve dhe 50 për qind e pagesës se qirave.



Berlin: Policia shpërndan protestuesit kundër kufizimeve

Evropaelire.org 

Policia gjermane përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve në Berlin të cilët kundërshtonin kufizimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Protesta u zhvillua para ndërtesës së parlamentit, ku deputetët po shqyrtojnë një ligj mbi shtrëngimin e masave federale kundër pandemisë, raporton AFP. Para përdorimit të gazlotsjellësit policia iu kishte bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen. Sipas raporteve të policisë nga rreth 8,000 demonstrues të mbledhur, vetëm disa prej tyre kishin maska mbrojtëse. Читать дальше...

Pandemia infekton shëndetin mendor

Evropaelire.org 

Pandemia e COVID-19 ka qenë dhe mbetet një faktor stresues që ka shkaktuar traumatizimin e popullatës dhe ka dëmtuar shëndetin e saj mendor në Kosovë, thotë neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për shëndetin mendor në Prishtinë. Personat që kanë kaluar sëmundjen COVID-19, në mjaft raste kanë mbetur me pasoja që manifestohen me frikë dhe drojë, thekson Fahri Drevinja, neuropsikiatër i pensionuar, por që vazhdon punën në një klinikë private në Prishtinë. Psikologu Fitim Uka vlerëson se situata që ka krijuar pandemia... Читать дальше...

Protesta në mbrojtje të Navalnyt, policia arreston aleatët e tij

Evropaelire.org 

Qindra rusë kanë filluar protestat në rajonet lindore të vendit duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlimit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh dhe bashkëpunëtori i kanalit të Navalnyt në Youtube, Lyubov Sobol u arrestuan në Moskë në 21 prill, njoftuan avokatët e tyre. Ndërkohë, Vladimir Ryzhkov, ish-nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus i tha agjencisë së lajmeve TASS se policia e... Читать дальше...

Ëndrra e aktivistes për Shqipëri e Kosovë pa mbeturina

Evropaelire.org 

Adelina Hajzeraj aktualisht jeton në Belgjikë, por herën e fundit që ishte në Kosovë bëri bashkë dhjetëra organizata dhe biznese nga Kosova e Shqipëria për të pastruar Liqenin e ndotur të Komanit, që gjendet në veri të Shqipërisë.

Një i vrarë dhe tre të plagosur në Elbasan

Evropaelire.org 

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Njëri nga të plagosurit është një pjesëtare e Policisë së Shqipërisë. Mësohet se personi i vrarë është Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, ish-zyrtar i Lëvizjes Socialiste në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen “5 maji”, pas një përplasjeje me armë mes të paktën 6 personave, pranë zyrave të Partisë Demokratike në këtë qytet. Sipas raportimeve paraprake, vrasësi i Xhuvanit është Arbër Papleka... Читать дальше...

Libra digjitale e shkolla pa karrige

Evropaelire.org 

Vendimi i Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë së Veriut që në shkollimin fillor dhe të mesëm, procesi arsimor të nisë të zhvillohet me libra digjitalë, ka nxitur reagime të shumta në opinion, për atë nëse sistemi arsimor është i gatshëm ose jo për një projekt të tillë. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, ka thënë se vendimi bazohet në Ligjin për tekste shkollore, që parasheh proces të kombinuar, përkatësisht libra digjitalë dhe libra të shtypur, varësisht zonave ku mund të zbatohet. Ajo ka thënë... Читать дальше...

Mali i Zi arreston kreun e dyshuar të një bande kriminale

Evropaelire.org 

Policia e Malit të Zi ka arrestuar kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën. Arrestimi i Sllobodan Kashçelan ndodhi në qytetin bregdetar të Kotorrit. Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, e përshëndeti arrestimin e tij duke e paraqitur si suksesin më të madh të policisë në 10 vitet e fundit. Kashqelan, 58 vjeç, u arrestua nën dyshimet për organizim të grupit kriminal që ka kryer dhe po planifikonte akte të rënda kriminale... Читать дальше...

Pesë viktima dhe 506 raste të reja me COVID-19, thotë IKSHPK

Evropaelire.org 

Në Kosovë të mërkurën janë regjistruar pesë raste të vdekjes nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.105. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi se nga një rast i vdekjes është shënuar në komunat: Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri dhe Viti. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.084 testime të mostrave të dyshuara dhe në bazë të rezultateve, të infektuar me koronavirusin e ri kanë rezultuar edhe 506 persona. Pra, 16 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë në COVID-19. Читать дальше...

Loeckel: Kosova të fuqizojë mekanizmat mbikëqyrës kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Kosova duhet të fuqizojë mekanizmat e pavarur që do të mbikëqyrnin shpenzimet qeveritare, si pjesë e luftimit të korrupsionit në nivele të larta, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Norman Loeckel, ekspert i organizatës Transparency International në Gjermani. Duke folur për emisionin "Iustitia", që është prodhimi më i ri i Radios Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Betimin për Drejtësi, eksperti gjerman thotë se edhe në Gjermani ka dobësi në ligjet që luftojnë korrupsionin, mirëpo sipas tij... Читать дальше...

Gjermania synon tërheqjen nga Afganistani deri më 4 korrik

Evropaelire.org 

Gjermania është duke shqyrtuar planet për të caktuar një datë të tërheqjes së trupave nga Afganistani, raportojnë mediat. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, ka thënë se ligjvënësit janë informuar për planet dhe se po zhvillohen konsultimet edhe me aleatët e NATO-s. "Po e konsiderojmë datën 4 korrik për tërheqjen e forcave”, i tha agjencisë AFP një zëdhënës i ministrisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të merret nga NATO-ja. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden... Читать дальше...

Do të evitojmë kompromiset në dialogun me Serbinë, thotë Qeveria e Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës thotë se do të punojë në evitimin e kompromiseve që mund të paraqiten në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Ky reagim i qeverisë vjen një ditë pas letrës së e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili thotë se për normalizimin e raporteve me Serbinë, drejt një marrëveshjeje përfundimtare, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira. “Qeveritë e kaluara kanë krijuar një percepcion që Kosovë është e gatshme për kompromise tjera, pas atyre të pakos së Ahtisarit. Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)





Персональные новости
Олимпиада

Кинопоиск показал тизер-трейлер сериала «Игры» об организации Олимпиады-80





Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, të enjten do të vizitojë Prishtinën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin. Një ditë më vonë, Maas do të vizitojë edhe Beogradin. Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve. Читать дальше...

Putin paralajmëron kundër "provokimeve" të huaja

Evropaelire.org 

Presidenti rus Vladimir Putin ka shfrytëzuar adresimin e tij të 17-të para kombit, për të kërcënuar kundër atyre që i ka konsideruar provokime të Perëndimit, dhe është zotuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë të ashpër. Putin ka bërë këto deklarata më 21 prill, vetëm disa orë para se mbështetësit e liderit opozitar Aleksei Navalny të mblidhen për protesta masive, duke kërkuar që kritiku i Kremlinit të ketë qasje në kujdes shëndetësor. Ky adresim televiziv ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve... Читать дальше...

Super Liga Evropiane drejt kolapsit

Evropaelire.org 

Super Liga Evropiane kolapsoi para se të luhej ndeshja e parë në këtë garë evropiane, pasi gjashtë klube angleze dolën nga kjo ligë. Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham, gjatë mbrëmjes të së martës, pas një reagimi të ashpër të mbështetësve të tyre dhe pas paralajmërimeve të Qeverisë britanike se do të mund të prezantojë një legjislacion që do të ndalonte pjesëmarrjen e tyre në këtë ligë, shkruan Associated Press. Super Liga është një projekt që është iniciuar nga presidenti i Real Madridit... Читать дальше...

Rreth 20 mijë persona të vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë

Evropaelire.org 

Koordinatori për vaksinim në sallën '1 Tetori' në Prishtinë Niman Bardhi, ka njoftuar të mërkurën se në nivel vendi janë vaksinuar rreth 20 mijë persona në Kosovë. Në këtë numër përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Sipas koordinatorit të kësaj qendre, aktualisht është duke u bërë vaksinimi i personave mbi moshën 75 vjeç, të shoqëruar me sëmundje kronike. “Nga data 8 prill deri më sot janë vaksinuar mbi 2,930 persona. Nga ky numër mbi 1,311 kanë qenë të sëmurë kronikë... Читать дальше...

Festë në SHBA pas shpalljes së vendimit për rastin Floyd

Evropaelire.org 

Derek Chauvin, ish-polic në Mineapolis të SHBA-së, u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, në maj të vitit 2020. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se më në fund triumfoi drejtësia. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Ibrahim Berisha)

Kurti dhe Vuçiq me vizita të ndara në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që javën e ardhshme, nga 28 deri më 30 prill të realizojë vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se mori drejtimin e ekzekutivit. Kështu kanë konfirmuar burimet e Bashkimit Evropian në Bruksel, duke thënë se janë duke bërë përgatitjet finale për agjendën e takimeve që Kurti do të ketë me përfaqësuesit e lartë të bllokut evropian. Të njëjtën javë, por jo edhe në të njëjtën kohë, në Bruksel pritet të qëndrojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Детский совет по туризму создали в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соперница Арины Соболенко разрыдалась на плече белоруски


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичи обнаружили зайчат на природных территориях столицы





Путин в России и мире
Москва

Путин 22 апреля проведет в Москве переговоры с президентом Азербайджана Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Comedy Club

Турбо из «Слова пацана» раскрыл правду о личной жизни на съёмках Comedy Club



Москва

Семью из села Красная Река занесут в пятый том областной книги

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net