123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Новости за 04.04.2021

Osmani, presidentja e re e Kosovës

Evropaelire.org 

Me 71 vota, deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, zgjodhën Vjosa Osmanin në postin e presidentit. Osmani është presidentja e pestë e Kosovës, që prej shpalljes së pavarësisë më 2008. Sipas Kushtetutës, presidenti ka mandat pesëvjeçar.

Kosnett uron Osmanin: SHBA-ja dhe Kosova në partneritet të ngushtë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun për zgjedhjen në këtë pozitë. “SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme paqësore, të drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, thuhet në një postim të ambasadorit Kosnett në rrjetin social Twitter. Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të dielën, Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve. Читать дальше...

Presidentja Osmani: Gratë dhe vajzat të mos e ndalin hapin kurrë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi u zgjodh në këtë pozitë, tha se sot është “ditë e Kosovës dhe demokracisë së saj”, duke shtuar se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe. "Sot është dita kur vullneti juaj (i qytetarëve) i shprehur me 14 shkurt po jetësohet", tha ajo. Në pjesë të fjalimit të saj Osmani-Sadriu, ua kushtoi vajzave dhe grave të Kosovës. “Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë... Читать дальше...



BE-ja uron Osmanin, bën thirrje për reforma e dialog

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në këtë pozitë. “BE-ja mirëpret që të punojë ngushtë me presidenten Osmani dhe me institucioniet e sapo konsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE-në dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në urimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve. Читать дальше...

Kosova për herë të dytë zgjedh një grua për presidente

Evropaelire.org 

Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës pasi pro kandidaturës së saj votuan 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës, në roundin e tretë të votimit. Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga. Osmani-Sadriu kishte kundërkandidat Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme. Në procesin e votimit morën pjesë 82 deputetë. Që të dy ishin propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”... Читать дальше...

Kush është Vjosa Osmani?

Evropaelire.org 

Më 4 prill, ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Osmani, e cila kishte drejtuar me Kuvendin e Kosovës një vit, nga 3 shkurti 2020, deri më 22 mars 2021, tani do të mbajë një nga postet më të larta shtetërore, atë të presidentes së Republikës së Kosovës, me mandat pesëvjeçar. Pas përfundimit të mandatit të parë, presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë. Më herët, pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, duke qenë kryeparlamentare... Читать дальше...

Votimi për presidentin kalon në raundin e tretë

Evropaelire.org 

Dy kandidatët për president të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta, nuk kanë arritur të marrin 80 votat e nevojshme për zgjedhjen në këtë post, as në raundin e dytë të votimit në Kuvendin e Kosovës. Në këtë raund votuan 82 deputetë nga 84 sa ishin të pranishëm në sallë. Vjosa Osmani-Sadriu mori 67 vota ndërsa Nasuf Bejta 4 vota. Të pavlefshme u shpallën 11 vota të deputetëve. Në përsëritjen e votimit në raundin e parë, kishin votuar 81 deputetë, duke i siguruar 69 vota, Vjosa Osmani-Sadriut... Читать дальше...

Gashi: Të ndalet shantazhi ndaj deputetëve të LDK-së

Evropaelire.org 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se duhet të ndalen presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në “veçanti ndaj deputetëve, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu”. Këta tre deputetë të shtunën nuk kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës pavarësisht se ishin të pranishëm në seancë. “Askush dhe në asnjë formë nuk guxon të ushtrojë presion dhe shantazh... Читать дальше...



Kusari-Lila: Kemi siguruar votat për zgjedhjen e presidentit

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Levizjes “Vetëvendosje” i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë siguruar 80 votat e nevojshme të deputetëve për të siguruar kuorumin e votimit për presidentin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë të dielën seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë të shtunën se seanca do t’i vazhdojë punimet më 4 prill në orën 17:00. Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim... Читать дальше...

Sulm pranë bazës ajrore me ushtarë amerikanë në Irak

Evropaelire.org 

Dy raketa goditën të dielën një vend pranë një baze ajrore irakiane që strehon ushtarë amerikanë në veri të Bagdadit. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por SHBA-ja rregullisht fajëson fraksionet irakiane të lidhura me Iranin për sulme të tilla ndaj trupave dhe diplomatëve të saj. Grupet paraushtarake të lidhura me Iranin kanë kërkuar që të gjitha trupat e huaja, duke përfshirë forcat amerikane të largohen nga Iraku, duke e quajtur praninë e tyre një okupim. SHBA-ja mban rreth 2500 trupa në Irak. Читать дальше...

Shkupi pret ndryshim të raporteve pas zgjedhjeve në Bullgari

Evropaelire.org 

Në Bullgari sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, pas të cilave Maqedonia e Veriut pret intensifikim të dialogut për çështjet e hapura që kanë bllokuar integrimin evropian. Nga qeveria në Shkup thonë se mbeten të përkushtuar për vazhdimin e dialogut, por jo edhe për çështjet lidhur me identitetin. Ekspertët ndërkohë nuk presin ndonjë ndryshim të madh në politikën bullgare. Sipas Mersel Bilallit dhe Simonda Kacarskës, presioni ndaj Sofjes do të rritet dhe mund të hiqet vetoja për nisjen e bisedimeve... Читать дальше...

Nëntë viktima dhe 680 raste me COVID-19, njofton IKSHPK

Evropaelire.org 

Në Kosovë të dielën janë regjistruar edhe 9 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Deçan 1, Malishevë 1, Podujevë 1 dhe Viti 1 rast", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Në njoftim bëhet e ditur se janë testuar 4.086 mostra të dyshimta dhe nga analizat laboratorike, pozitivë në koronavirus kanë dalë edhe 680 persona, apo  16.64 për qind e të testuarve.  Të... Читать дальше...

Fillon votimi për presidentin

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh. Në këtë seancë po merr pjesë deputeti goran, Adem Hoxha dhe ai nga komuniteti rom, Fadil Gashi, të cilët në seancën e së shtunës munguan. Ndërkaq... Читать дальше...

“Tradita e tmerrshme” - një barrë mbi nuset e Pakistanit

Evropaelire.org 

Gulalai ka pasur disa oferta për burrë në qytetin e saj në Pakistan, ku martesat e aranzhuara janë një gjë e zakonshme. Por, të gjitha ato kanë rënë në ujë, pasi familjarët e dhëndurëve potencialë kanë kërkuar pajë të majme dhe prindërit e saj nuk kanë mundur ta përballojnë. “Njerëzit shpesh vijnë për të kërkuar dorën time për martesë, por ata nuk kthehen më, pasi kuptojnë se familja ime e varfër nuk mund të blejë pajë të madhe”, thotë Gulalai, e cila vjen nga provinca veriperëndimore Khiber Pakhtunkva. Читать дальше...

Komunat kundërshtojnë izolimin e plotë

Evropaelire.org 

Asociacioni i Komunave të Kosovës është kundër mbylljes dy javore, masë kjo që, siç thuhet, është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. Për të diskutuar masat ndaj pandemisë, gjatë ditës së diel është mbajtur një takim virtual mes disa kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk kanë qenë të ftuar në këtë takim... Читать дальше...

Papa kërkon shpërndarje të vaksinave për vendet e varfra

Evropaelire.org 

Miliona besimtarë katolikë në botë po festojnë të dielën (4 prill) festën e Pashkëve. Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në mesazhin e tij u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, veçanërisht për njerëzit e varfër në botë. Ai i quajti “skandaloze” konfliktet e armatosura dhe shpenzimet ushtarake gjatë pandemisë. Ky është viti i dytë që Mesha e Pashkëve është mbajtur nën masa të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, me prezencë kryesisht të kufizuar të besimtarëve. Читать дальше...

OAK: Asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare

Evropaelire.org 

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), kërkon nga institucionet e Kosovës që asnjë kufizim apo mbyllje totale e bizneseve të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare. Reagimi i OAK, vjen pas paralajmërimit të masave të reja për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë të ditur se pas takimit të së shtunës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia është diskutuar për mbyllje të lokaleve të gastronomisë nga data 06 deri më 18 prill. “Oda e Afarizmit... Читать дальше...

Ish-princi i kurorës së Jordanisë "në arrest shtëpiak"

Evropaelire.org 

Ish-princi i kurorës së Jordanisë thotë se është vendosur në arrest shtëpiak. Ai thotë se masa është marrë si pjesë e një goditjeje ndaj kritikëve. Në një video të dërguar në BBC nga avokati i tij, Princi Hamzah bin Hussein, gjysëm-vëllai i Mbretit Abdullah, akuzon udhëheqësit e vendit për korrupsion dhe paaftësi. Ushtria përmes një deklarate më 3 prill tha se atij i është thënë të ndalojë veprimet që mund të dëmtojnë "sigurinë dhe stabilitetin" në vend, por mohoi se e ka arrestuar. Ushtria tha... Читать дальше...

Rusia e vazhdon bashkëpunimin hapësinor me SHBA-në

Evropaelire.org 

Rusia ka vendosur që të zgjasë bashkëpunimin hapësinor me Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, miratoi dhe nënshkroi paktin, tha qeveria në një deklaratë. Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1992 dhe deri më tani është zgjatur katër herë. Pakti vendosi bazat për bashkëpunim mes dy vendeve në projekte të mëdha në hapësirë përfshirë hulumtimet mes Agjencisë Hapësinore të SHBA-së (NASA) dhe asaj ruse Roskosmos. Të dyja vendet kanë punuar bashkë në kuadër të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës... Читать дальше...

Miliona të krishterë po festojnë Pashkët nën masa izolimi

Evropaelire.org 

Miliona të krishterë në të gjithë botën po festojnë Pashkët nën masa të reja të kufizimeve të cilat janë vendosur nga ana e qeverive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Franca nisi masën e izolimit kombëtar më 3 prill pasi numri i pacientëve në spitale është shtuar. Edhe Italia filloi zbatimin e një bllokimi të rreptë për festën e Pashkëve, duke i vendosur të gjitha rajonet në "zonë e kuqe" përkatësisht me rrezik të lartë gjatë fundjavës së festave. Në Gjermani, qeveria u tërhoq... Читать дальше...

Kërkohet rishikimi i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

Evropaelire.org 

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti, që të rishikoj fondin për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që të ndryshohet mënyra e destinimit të mjeteve. Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, buron nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, që është miratuar më 4 dhjetor 2020 në Kuvendin e Kosovës, dhe që arrin shifrën 222 milionë euro. Ky ligj është paraparë që të sjell favore për bizneset dhe të lehtësoj gjendjen financiare pas humbjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Бадоса из-за травмы снялась с матча против Соболенко и заплакала у сетки


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Дружба» подвело итоги деятельности в сфере экологической безопасности





Путин в России и мире
Москва

Кремль: в Москве 22 апреля состоится встреча Путина с Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певец

Певец Дима Билан показал номер с массажным креслом в челябинском отеле



Москва

Почему Владимир Меньшов снял «Москва слезам не верит»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net