Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 25.03.2020

Shefi i OBSH-së: Koronavirusi është “armiku publik numër një”

Evropaelire.org 

Koronavirusi është “armiku publik numër një”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit. “Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për... Читать дальше...

Një diplomat britanik vdes pas diagnostikimit me koronavirus

Evropaelire.org 

Një diplomat britanik ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus. Steven Dick, zëvendësambasador në Budapest, ka qenë 37 vjeç. Dick, i cili ka punuar disa vite në Kabul dhe Riad, ka marrë postin në Hungari vitin e kaluar. Nuk është ende e qartë nëse ai ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore. "Steven ka qenë një diplomat i përkushtuar dhe e ka përfaqësuar vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t'iu mungojë të gjithëve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të", tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab. Читать дальше...

Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë koronavirusin brenda 2-3 javësh

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së koronavirusit brenda dy ose tri javësh. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan po ashtu shfaqi besimin se Turqia do ta tejkalojë koronavirusin “në periudhën më të shkurtër të mundshme dhe me dëmin më të vogël të mundshëm”. Turqia, deri më tash, ka raportuar 44 viktima nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Nga afro 28,000 testet që janë kryer, 1,872 persona kanë dalë pozitivë. Читать дальше...



Papagalli ka një mesazh për koronavirusin

Evropaelire.org 

Një grua nga Izraeli ka trajnuar papagallin e saj Luka që të japë një mesazh, në këtë kohë kur bota është duke kaluar një kohë të vështirë teksa po përballet me koronavirusin.

Një pacient në Kosovë drejt shërimit nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të mërkurën se testi i një pacienti, i identifikuar më herët me koronavirus, ka dalë negativ. “Nevojitet edhe testi kontrollues dhe shpresojmë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të IKSHPK-së. COVID-19 është sëmundja që e shkakton një koronavirus i ri, e cila deri më tash ka shkaktuar vdekjen e mbi 20,000 njerëzve në botë. Kosova, aktualisht, ka 71 persona të prekur me koronavirus... Читать дальше...

Rënie e lehtë e numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali u shënuan 683 viktima nga koronavirusi, njoftuan autoritetet shëndetësore. Shifra paraqet një rënie të ulët në krahasim me 743 viktimat e regjistruara një ditë më parë, por ajo e çon në 7,503 numrin e të vdekurve në këtë vend, si pasojë e sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 5,210 raste të të infektuarve të rinj. Italia, me mbi 74,380 të infektuar në total, ka numrin më të madh të pacientëve pas Kinës - vendit të origjinës së koronavirusit. Читать дальше...

Komiteti për Punë të Jashtme në SHBA kërkon që Kosovës t'i liberalizohen vizat

Evropaelire.org 

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kërkoi që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat me vendet e BE-së. “Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të nisur bisedimet. Edhe në këtë kohë të vështirë është mirë që BE-ja t'i mbajë premtimet e saj për të nisur procesin e anëtarësimit me partnerët tanë në Ballkan”. Читать дальше...

Udhëheqësit italianë nervozohen me qytetarët që nuk qëndrojnë në shtëpi

Evropaelire.org 

Kryetarët e qyteteve dhe regjioneve të ndryshme në Itali janë nervozuar shumë keq me qytetarët që nuk po respektojnë masat e kërkuara nga qeveria për të qëndruar në shtëpi. Italia është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë pasi ka numrin më të madh në botë të personave që kanë vdekur nga koronavirusi.



Shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë. Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri. Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë. Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi. Читать дальше...

Turqia akuzon 20 vetë për vrasjen e Khashoggit

Evropaelire.org 

Turqia akuzoi 20 persona të dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Stamboll, në tetor të vitit 2018. Prokurorët thanë se zëvendësshefi i inteligjencës saudite, Ahmad Asiri, dhe ish-ndihmësi i mbretit saudit, Saud al-Qahtani, janë akuzuar për nxitje të vrasjes. Tetëmbëdhjetë të tjerët u akuzuan për, siç u tha, kryerje të “vrasjes së qëllimshme dhe monstruoze" brenda konsullatës saudite në Stamboll. Agjencitë e inteligjencës në Perëndim besojnë se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës i Arabisë Saudite... Читать дальше...

Regjistrohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Ka arritur në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Alije Mustafa, 66 vjeçe nga fshati Ballancë i Zhupës. Ajo ishte pacientja e parë e cila së bashku me bashkëshortin e saj ishte prekur me COVID-19 në Itali, ndërsa me virusin ishin identifikuar pas kthimit nga shteti italian. “E ndjera një kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq sot ajo ndërroi jetë. Читать дальше...

KE ndan 38 milionë euro për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të ndihmuar sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kohën e pandemisë së sëmundjes COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i ka informuar kryeministrat e të gjashtë vendeve të rajonit për këtë vendim. "Ne ndajmë 38 milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorët e shëndetësisë dhe parashikojmë rishpërndarjen... Читать дальше...

Masat për kufizim të lëvizjes zbrazin Prishtinën

Evropaelire.org 

Pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes si masë e re në luftën kundër koronavirusit, rrugët e Prishtinës janë të zbrazëta. Qytetarët kanë filluar ta zbatojnë këtë vendim që të mos dalin në qytet gjatë orëve kur është e ndaluar.

Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin. Ai tha se votimi, i paraparë të mbahej më 22 prill, do të shtyhet për “një datë të mëvonshme”. Mandati aktual i Putinit - i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar - ka qenë e paraparë të përfundojë në vitin 2024. Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi. Por, me ndryshimet e fundit... Читать дальше...

Shkupi mirëpret hapjen e negociatave me BE-në

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut presin që menjëherë pas normalizimit të gjendjes me koronavirusin, të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare, që shënon edhe fillimin zyrtar të bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Pritjet e këtilla vijnë pasi të martën Këshilli i Çështjeve të Brendshme i Bashkimit Evropian miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Mbledhja e parë ndërqeveritare do të mbahet varësisht zhvillimeve... Читать дальше...

Spanja, vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë - vendin e origjinës së sëmundjes. Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin total të tyre. Për krahasim, Kina ka 3,285 vdekje të raportuara, ndërsa Italia – vendi më i prekur – ka 6,820. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të kërkojë më vonë nga deputetët që të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera. Ligjvënësit pritet të pajtohen për masat e izolimit... Читать дальше...

Kurti: Mocioni i mosbesimit - pasojë e pazareve të Thaçit për shkëmbim territorial me Serbinë

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ky mocion i mosbesimit ka ardhur për për shkak siç thotë ai, pazareve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë. “Jam i bindur që ka marrëveshje praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takim që ishim”, tha Kurti. Читать дальше...

Gashi: Kryeministri me veprimet e tij vendosi për fundin e koalicionit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së në arsyetimin e tij për mocionin e mosbesimit tha se kryeministri Kurti me veprimet e bëra vendosi siç ishte edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendëshme Agim Veliu, t’i jep fund koalicionit qeverisës “Qeveria e Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim... Читать дальше...

Shqipëria shpall gjendje të fatkeqësive natyrore 

Evropaelire.org 

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, duke informuar për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri, ka bërë të ditur se 72 nga të prekurit janë shtruar në spitalin infektiv, shumica prej të cilëve janë në gjendje të stabilizuar. “Katër prej tyre janë në terapi intensive, 3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”... Читать дальше...


Музыкальные новости
Баста

Поклонник Басты сделал предложение девушке на концерте рэпера в Новосибирске





Персональные новости
Россия

Путешествовать по России в майские праздники будут 2,8 миллиона туристов





Vendet e Lindjes së Mesme me masa ndaj koronavirusit

Evropaelire.org 

Në Jordan, ku janë raportuar 153 raste të konfirmuara të Covid-19, qeveria ka lehtësuar masat e izolimit. Ministrat kishin njoftuar se njerëzit nuk do të lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe se komunat do të shpërndanin mallra thelbësore si bukë dhe ujë, raporton BBC. Por, kryeministri, Omar Razzaz, tha se njerëzit tani do të lejohen të dilnin nga shtëpitë gjatë ditës për të shkuar në dyqanet ushqimore lokale, furrat buke dhe farmacitë. Në zhvillime të tjera: Izrael: Qeveria ka aprovuar... Читать дальше...

Qytetarët protestojnë nga ballkonet

Evropaelire.org 

Shumë qytetarë në Prishtinë kanë protestuar nëpër ballkone me anë të krijimit të zhurmave , në kundërshtim të mbajtjes së seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Princi Çarls është infektuar me koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Princi Çarls në Mbretërinë e Bashkuar, 71 vjeç, është infektuar me koronavirusin e ri. Ai po shfaq simptoma të buta "por përndryshe mbetet në shëndet të mirë", tha një zëdhënës. Gruaja e tij Kamilla, gjithashtu është testuar, por nuk ka virus. Princi dhe Dukesha janë izoluar ka thënë zëdhënësi për të shtuar se "nuk ishte e mundur të konstatohej se nga kush është infektuar Princi Çarls.  Angazhimi i fundit në publik i Princit Çarls ishte më 12 mars - në të njëjtën ditë kur pa për herë të fundit me nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth. Читать дальше...

Kurti ballafaqohet me mocionin e mosbesimit në Kuvend

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.  Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së në arsyetimin e tij për mocionin e mosbesimit tha se kryeministri Kurti me veprimet e bëra vendosi siç ishte edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendëshme Agim Veliu, t’i jap fund koalicionit qeverisës. “Qeveria e Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim... Читать дальше...

Vdes aktorja Leze Qena

Evropaelire.org 

Në moshën 85 vjeçare ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Leze Qena. Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, zëdhënësi Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Leze Qena, ka qenë në mjekim intensiv në këtë qendër nga data 6 mars, dhe se ajo ka vdekur më 25 mars rreth orës 9 të mëngjesit.  Leze Qena lindi më 1 mars 1935, në Prizren. Vinte nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për shumë dekada ka qenë... Читать дальше...

Prokuroria e Stambollit përgatit aktakuzë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Evropaelire.org 

Prokuroria e Stambollit njoftoi më 25 mars se ka përgatitur një aktakuzë kundër 20 personave, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raportoi Reuters. Deklarata tha se aktakuza përfshinte ish-zëvendës shefin e Inteligjencës Saudite, Ahmed el Assiri dhe një ish këshilltar të gjykatës mbretërore Saud el-Katani si "nxitës të një vrasje të planifikuar me një qëllim monstruoz". Aktakuza përfshinë edhe 18 persona të tjerë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ига Свёнтек

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В СВАО Москвы реконструируют дорогу и построят мост





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Москва

Мексиканская драма «Стыд» завоевала «Золотого Святого Георгия» на ММКФ

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net