Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Shkupi mirëpret hapjen e negociatave me BE-në

0
Shkupi mirëpret hapjen e negociatave me BE-në

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut presin që menjëherë pas normalizimit të gjendjes me koronavirusin, të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare, që shënon edhe fillimin zyrtar të bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut.

Pritjet e këtilla vijnë pasi të martën Këshilli i Çështjeve të Brendshme i Bashkimit Evropian miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mbledhja e parë ndërqeveritare do të mbahet varësisht zhvillimeve apo normalizimit të gjendjes me koronavirusin. Kjo është diçka që nuk varet nga askush prej nesh. Me rëndësi është që kemi vendim pozitiv dhe besojmë se kjo do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur...Duke marrë parasysh se shumë gjatë jemi në negociatat para-aderuese apo me statusin e shtetit kandidat, pjesën dërrmuese të kohës gjatë mandatit tonë e kemi shpenzuar në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim”, ka deklaruar kryeministri, Oliveri Spasovski.

Kreu i delegacionit të negociatave, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani thotë se pas këtij vendimi shumë të rëndësishëm vendin e pret një punë e gjatë e cila beson se do të kurorëzohet me sukses.

“Mirë është të dimë se në të ardhmen e afërt na presin sfidat e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është një proces që do të thotë progres për vendin, reforma të cilët do të nënkuptojnë ngritje të institucioneve evropiane, nxitje më të madhe për investitorët, më shumë punë për ndërmarrjet, më shumë vende të reja të punës, të ardhura më të larta dhe standard më të lartë jetësor”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Expose: Rruga drejt BE-së, më kërkuese

Vendimi është mirëpritur nga të gjitha partitë politike. Kryetari i LSDM-së, ish kryeministri Zoran Zaev tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut po realizon ëndrrën e saj shumëvjeçare, që të jetë pjesë e familjes evropiane, për të cilën siç tha u bënë sakrifica të mëdha dhe u morën vendim e të guximshme.

“Pa marrëveshjen e Prespës dhe pa marrëveshjes e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, pa reformat dhe ndryshimet kushtetuese, pa ligjin e prokurorisë publike, as që do të mund të paramendohej suksesi që tani kemi arritur. Kjo u bë e mundur falë vendimeve të guximshme që i hap dyer e pritjes thuajse 15 vjeçare të vendit tonë. Datën për nisjen e bisedimeve e kemi marrë pa asnjë kusht, që paraqet konfirmim të punës së bërë”, ka deklaruar ish kryeministri Zoran Zaev.

Edhe opozita ka mirëpritur vendimin, por ka theksuar se kjo e arritur nuk është e vetëm një partie politike, por e të gjitha atyre që kanë dhënë kontribut për integrimin evropian të vendit.

"Ky është një sukses i shkëlqyeshëm për vendin tonë, diçka për të cilën kemi punuar mbi 20 vjet. Ne këtë e vlerësojmë sinqerisht si një sukses kolektiv, jo vetëm të të gjithë brezave politikë që janë marrë me këtë çështje deri më tani, por të të gjithë punonjësve të sektorit publik të cilën gjithë karrierën e tyre ia kanë kushtuar kësaj çështjeje, sektorit civil, individëve që kanë investuar në promovimin e integrimit evropian, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe komunitetit akademik", thuhet në një njoftim me shkrim të VMRO DPMNE-së.

Vendimi i ministrave të BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit duhet të konfirmohet edhe nga shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Samiti i rregullt, i paraparë të mbahet më 26 dhe 27 mars, është shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin, por udhëheqësit do të marrin pjesë në një video-konferencë me ç’rast përveç gjendjes me pandeminë pritet të marrin edhe vendimin final për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин прокомментировал слухи о повышении своих замов


Спорт в России и мире
Москва

Матч ЦСКА - "Рубин" завершился со счетом 2:2


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Кирилл Купченко, Директор по послепродажному обслуживанию ABTOДОМ МКАД рассказал о сервисном обслуживании электромобилей Zeekr





Путин в России и мире
Москва

А броня, как у вертолета: какие автомобили предпочитает Владимир Путин


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пригрозил мгновенным ответом на агрессию против Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Шевчук

Рок-музыкант Шевчук в Дубае рассказал о революции



Москва

Проверка на прочность. Ледокол «Якутия» проходит швартовные испытания

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net