123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 22.03.2020

Një senator amerikan infektohet me koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Senatori amerikan, Rand Paul, është infektuar me koronavirusin e ri, njoftoi zyra e tij. Ky është rasti i parë që një ligjvënës nga Dhoma e Senatit amerikan infektohet me koronavirusin e ri. Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve tashmë janë testuar si pozitiv për virusin. Republikani Mario Diaz-Balart dhe demokrati, Ben McAdams njoftuan në fillim të kësaj jave se ishin në vetë-karantinë. Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Merkel në karantinë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vendosur në karantinë pasi u informua se një mjek që e kishte ekzaminuar, është testuar si pozitiv për koronavirusin e ri. Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se Merkel do t’i nënshtrohej "testeve të rregullta" në ditët në vijim dhe se për momentin do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia. Ai shtoi se kancelarja gjermane, e cila është 65 vjeç, u informua për rastin e mjekut, menjëherë pasi mbajti një konferencë shtypi të dielën, ku njoftoi për masa të... Читать дальше...

Konfirmohen edhe dy raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste me sëmundjen Covid19 që shkaktohet nga koronavirusi Sars-Cov-2.  “Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç”, ka njoftua Instituti i Shëndetësisë Publike.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve, tani është ngritur në 33 persona.



Bie numri i vdekjeve në Itali, krahasuar me një ditë më parë

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 651 persona. Ky është numër më i ulët, se një ditë më parë, kur ishin raportuar 793 persona të vdekur. Në aspektin global, Italia ka numrin më të madh të viktimave nga kjo sëmundje: 5,476. Sipas qeverisë, numri i rasteve të konfirmuara si të infektuar me koronavirus është rritur nga 53.578 në 59.138, një rritje prej 10%. Më herë, rajoni italian i Lombardisë ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit. Читать дальше...

Gjermania ndalon tubimet me më shumë se dy persona

Evropaelire.org 

Gjermania forcoi kufizimet e ndërveprimit shoqëror, duke ndaluar takimet publike të më shumë se dy personave, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. "Qëllimi është të fitosh kohë në luftën kundër virusit", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për shtyp. "Të paktën për dy javët e ardhshme, njerëzit nuk do të lejohen të formojnë grupe me më shumë se dy persona në publik, përveç nëse ata jetojnë së bashku në të njëjtën familje ose tubimi është i lidhur me punën", shtoi ajo. Читать дальше...

Më 23 mars fillon mësimi në distancë në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se që nga 23 marsi në Kosovë do të fillojë mësimi në distancë.  “Fillimisht do të kemi mësim në gjuhën shqipe dhe matematikë për klasat e para deri në të pesta. Mësimi do të transmetohet në RTK1 dhe RTK4”, ka thënë Bajrami duke thënë se mësimet do të jenë të disponueshme edhe në dy platforma në internet për të cilat është duke u punuar.  Ditët në vazhdim do të prodhojmë materiale për klasat 6-9 e më vonë do të vazhdojmë edhe më gjimnaze dhe shkolla profesionale. Читать дальше...

PDK-ja kritikon qeverinë për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili njëherësh, ish- ministër i Shëndetësisë, në një konferencë për media, ka kritikuar qeverinë për mos marrjen e masave për të vënë në karantinë personat të cilët kanë hyrë në Kosovë nga shtetet e ndryshme. Ismaili theksoi se mungesa e testimeve të shpeshta, po bën që virusi të përhapet në vende të ndryshme të Kosovës. Ai, theksoi se numri prej 31 personave të infektuar, nuk mund të jetë i saktë, duke ngritur dyshime se ky numër mund të jetë më i madh. Читать дальше...

S’ka marrëveshje për gjendje të jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Nuk ka marrëveshje e as dakordim në parim në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si masë për të përballuar situatën e krijuar me Covid-19. Përderisa presidenti Hashim Thaçi insiston se duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme, një gjë të tillë nuk e mbështetë kryeministri Albin Kurti. Qeveria e Kosovës thotë se insitucionet e vendit janë duke menaxhuar mirë dhe plotësisht gjendjen e krijuar pas përhapjes se koronavirusit edhe në Kosovë. Читать дальше...



Mbi 400 teste për COVID-19 janë kryer në Kosovë

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, i thanë Radios Evropa e Lirë, se deri më tash janë kryer mbi 400 teste për personat e dyshuar me virusin COVID-19.   Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se tashmë në dispozicion janë edhe mbi 900 teste të tjera.   Hoti, ka shpjeguar po ashtu, se Ministria e Shëndetësisë ka porositur edhe 7 mijë teste të tjera të cilat, sipas tij, pritet të arrijnë në Kosovë në javën e ardhshme. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars. Читать дальше...

Regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se bëhet fjalë për një grua 57 vjeçe nga qyteti i Kumanovës, e cila pasi ka ndërruar jetë është diagnostikuar me Covid-19. Ajo sipas ministrit, dy herë më parë kishte rezultuar negativ në analizat e bëra. Viktima javën e fundit është trajtuar në izolim në spitalin e Kumanovës. Ka arritur në 114 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Читать дальше...

Osmani bën thirrje për unitet në luftën ndaj koronavirusit

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosoves ka ftuar akterët politikë që të lënë ndasitë dhe të bëhen bashkë në luftimin e koronavirusit. Osmani, në profilin e saj në Facebook ka shkruar se ‘ne nuk mund të lejojmë që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes dhe jo forca e bashkimit ndaj së keqes'. “E sotmja është kohë e solidarizimit të plotë, jo e ndarjeve; është kohë e betejës ndaj virusit vdekjeprurës, prandaj heshtat tona... Читать дальше...

Gjoba ndaj atyre që shpërndajnë lajme të rreme në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se do të gjobiten të gjithë ata perona që përmes rrjeteve sociale shpërndajnë lajme të rrejshme, përkatësisht lajme të paverifikuara ose gjysmë të vërteta që ndërlidhen me koronavirusin. Dënime parashihen edhe për mediat që do t'i plasojnë këto informacione pa i verifikuar. Përderisa, Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u kanë bërë thirrje mediave të sillen në mënyrë profesionale dhe etike... Читать дальше...

Arrin në 114 numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ka shkuar në 114 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup, gjithsej 19 duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në kryeqytet. Një person vazhdon të jetë në gjendje kritike ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Në Maqedoninë e Veriut prej të dielës hyn në fuqi ora policore e cila nis në orën 21.00 dhe do të zgjasë... Читать дальше...

Mustafa mbështet masat e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se në kohën kur Kosova po përballet me rritjen e rasteve të pandemisë COVID-19 duhet të konsiderohet edhe aplikimi i masave të jashtëzakonshme, ashtu siç kanë bërë edhe vendet fqinje. Mustafa, përmes një postimi në Facebook, theksoi se ideja e tij për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme ishte hedhur poshtë për shkak të matjes së fuqisë mes presidentit dhe kryeministrit të Kosovës. Ai tha se nuk është koha që të tregohet fuqi politike... Читать дальше...

Lëkundje të fuqishme në Zagreb

Evropaelire.org 

Mëngjesin e së dielës Zagrebi është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit. Në këto pamje shihen dëmet që kanë shkaktuar lëkundjet si shembja e disa ndërtesave dhe dëmtimi i veturave. (REUTERS)

Thaçi kërkon gatishmëri për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme. Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes së viktimës së parë nga koronavirusi në Kosovë. Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi. "Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi.

Ministri Vitia kërkon masa shtesë kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë masa shtesë kundër koronavirusit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. “Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin”, tha Vitia në një postim në Facebook. Kosova, javën e kaluar, ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik... Читать дальше...

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmua të dielën viktima e parë nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës. “Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas”. “Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhet në njoftim. Deri më tash... Читать дальше...

Pasojat e tërmetit në Zagreb

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.


Музыкальные новости
Оззи Осборн

Оззи Осборн во второй раз войдет в Зал славы рок-н-ролла





Персональные новости
Желдорреммаш

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли традиционные весенние общезаводские субботники





Kosova solidarizohet me Zagrebin

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e së dielës. Thaçi përmes një postimi në rrejtin social Twitter, tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente. Presidenti i Republikës së Kosovës të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit i uroi shërim sa më të shpejtë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se ofron mbështjete ndaj Kroacisë dhe shpreson se nuk do të ketë viktima. Читать дальше...

Mehmeti: COVID-19 do të ndikojë në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve

Evropaelire.org 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka folur rreth pasojave që do të jenë në ekonominë e Kosovës pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi i ri i cili tanimë ka prekur pothujse të gjitha shtetet e botës. Mehmeti thotë se shpërndarja e virusit COVID-19 ka krijuar një situatë të re në gjithë botën dhe pasojat për ekonominë pa dyshim se do të jenë evidente. Sipas tij, pamundësia e bizneseve për të ushtruar aktivitetin e tyre... Читать дальше...

Lombardia me masa edhe më të ashpra kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Rajoni italian i Lombardisë ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit. Nën rregullat e reja, të shpallura të shtunën vonë, aktivitetet sportive dhe fizike jashtë do të ndalohen, qoftë edhe individualisht. Përdorimi i makinave shitëse po ashtu ndalohet. Lombardia është në izolim qysh më 8 mars. Masat e reja vijnë pasi Italia ka raportuar të shtunën për afro 800 njerëz të vdekur, brenda 24 orësh, nga koronavirusi. Në aspektin global, Italia ka numrin më të madh të viktimave nga kjo sëmundje: 4,825. Читать дальше...

Zagrebi goditet nga një tërmet i fuqishëm

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh. Autoritetet njoftuan se një fëmijë ka pësuar lëndime në kokë pas shembjes së një pullazi derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione.  “Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tash, më i fuqishmi që kam përjetuar”, tha një dëshmitare, raporton Reuters. Читать дальше...

Kosovë: 31 persona të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë. Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 298,393 njerëz të infektuar,12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar. Për të rejat e fundit rreth koronavirusit në botë, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Спорт в России и мире
Москва

Сотрудник ОМОН «Крепость» стал бронзовым призером на соревнованиях Центрального округа Росгвардии по боксу


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин поздравил ветеранов с 50-летием начала строительства Байкало-Амурской магистрали


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

VII Всебелорусское народное собрание: основные заявления Александра Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Запрещено в служении проводившему панихиду по Навальному священнику



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

Певица Кормухина упрекнула Шнурова в цинизме и отсутствии интеллекта



Москва

Янковский-старший отреагировал на череду скандалов с участием Кологривого

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net