Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 31.03.2020

Në kërkim të një zgjidhjeje kushtetuese

Evropaelire.org 

Kosova duhet të gjejë një zgjidhje kushtetuese pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, është rekomandimi i ambasadorëve të vendeve të Quint-it në lidhje me përpjekjet e nisura nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e një qeverie të re. Ideja e Thaçit është kundërshtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka favorizuar që qeveria e tij të vazhdojë punën në detyrë deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje. Analistët politikë... Читать дальше...

Kurti: Taksa ndaj Serbisë zëvendësohet me reciprocitet

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media thanë se ekzekutivi është mbledhur për të marrë vendim për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Sipas, Kurtit vendimi do të hyjë në fuqi sonte apo pasi të votohet nga ministrat e qeverisë. “Unë i kam ftuar të gjithë anëtarët e kabinetit që ta votojnë... Читать дальше...

Kosovë: Arrin në 112 numri i të infektuarve me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.  “Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, ka thënë Instituti.  Ndërkohë, sipas njoftimit, pesë raste tjera që kanë qenë me koronavirus janë shëruar.  “Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19", thuhet në njoftim. Читать дальше...



Guvernatori i Nju Jorkut: E nënvlerësuam koronavirusin, është i rrezikshëm

Evropaelire.org 

Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, përsëri ka bërë thirrje për më shumë furnizime si dhe një strategji më të mirë kombëtare për të luftuar Covid-19. "Ne e nënvlerësuam këtë virus. Është më i fuqishëm, është më i rrezikshëm nga sa prisnim", theksoi ai. Shteti, i cili mbetet epiqendra e shpërthimit në SHBA, ka nevojë shumë të madhe për pajisje dhe staf. Cuomo bëri thirrje për një strategji mbarëkombëtare përmes së cilës shtetet, së bashku ndihmojnë në zbutjen e pikut të krizës . Читать дальше...

Profesori prodhon maska me printer 3D në luftën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Shaban Buza, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, së bashku me vajzën e tij, Dean, nisën një iniciativë për prodhimin e maskave mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballet me luftën kundër koronavirsuit. Iniciativës së tyre, në Kosovë dhe Shqipëri ju bashkuan shumë të tjerë.

Gjykata Kushtetuese vazhdon pezullimin e Ligjit për paga

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta vazhdojë pezullimin e Ligjit të pagave deri më 30 qershor 2020. Kjo nënkupton se zyrtarët publikë nuk do t’i marrin rrogat e rritura sipas Ligjit të pagave i cili ishte miratuar gjatë vitit 2019. Arsyeja e kësaj shtyerje sipas Gjykatës ka të bëjë me faktin që Gjykata, pas caktimit të masës së përkohshme, ka pranuar një vëllim të konsiderueshëm të dokumenteve dhe të komenteve të dorëzuara nga palë të ndryshme të interesuara, të cilat duhet të trajtohen... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Turqia theksojnë nevojën e armëpushimeve në Siri dhe Libi

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, nënvizuan nevojën për armëpushime në Siri dhe Libi gjatë pandemisë së koronavirusit. Ata biseduan përmes telefonit edhe lidhur me përpjekjet për të "mposhtur virusin dhe forcuar ekonominë globale", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Turqia është e përfshirë në të dyja konfliktet si në Libi ashtu edhe në Siri.  Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata... Читать дальше...



Dy viktima dhe 44 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe dy viktima nga koronavirusi duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve nga COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e reja janë një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçar nga Dibra. Sipas njoftimit të ministrisë, viktima nga Kumanova vuante edhe nga disa sëmundje tjera kronike, si diabeti, tensioni i lartë, obeziteti ndërsa viktima nga Dibra ishte me tension të lartë dhe sëmundje tjera kronike. Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar... Читать дальше...

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm. Gjykata ka konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Vendimi hyn në fuqi më 13 prill. “Gjykata vendosi njëzëri se Vendimi [nr. 01/15] i 23 marsit 2020 i Qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi... Читать дальше...

BE-ja u thotë vendeve anëtare të mos e përdorin pandeminë për të minuar demokracinë

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian i ka dërguar një paralajmërim të ashpër kryeministrit hungarez të krahut të djathtë, Viktor Orban, duke thënë se masat urgjente të miratuara nga shtetet anëtare, për të luftuar krizën e koronavirusit, nuk mund të shërbejnë për të minuar demokracinë. "Është shumë e rëndësishme që masat emergjente të mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore. Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Читать дальше...

Nagavci: Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi

Evropaelire.org 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherë anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kryetari i partisë, Albin Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për konsultim lidhur me krijimin e qeverisë së re. “Tani nuk është koha e takimeve është koha që ne të jemi maksimalisht të fokusuar në respektimin e vendimeve të qeverisë në detyrë dhe në respektimin udhëzimeve të ekspertëve shëndetësor duke ruajtur distancën dhe duke u kujdesur maksimalisht për shëndetin. Читать дальше...

Fjalori i termeve të përdorura në krizën me COVID-19

Evropaelire.org 

Covid-19 Ky është emri i sëmundjes pandemike të koronavirusit që përhapet në të gjithë botën. Ajo është shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit me origjinë nga Vuhani i Kinës. Koronavirusi Një familje e viruseve, përfshirë Sindromën e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV) dhe Sindromën e Frymëmarrjes së Rëndë Akute (SARS-CoV). SARS-CoV-2 Ky është emri shkencor i virusit që e shkakton sëmundjen Covid-19. Ai vlen për sindromën e frymëmarrjes së rëndë akute, koronavirus 2. Distancimi... Читать дальше...

Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim të vendimit qeveritar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherë anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se presidenti me veprimin e tij ka bërë shkelje të aktit më të lartë juridik. ”Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë... Читать дальше...

Policia e Kosovës njofton për rritje të sulmeve kibernetike

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rritur rastet e sulmeve kibernetike.  Situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit SARS-COV-2, sipas policisë, po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme. “Mashtrimi kompjuterik ka të bëjë me kërkesat për pagesa gjoja për shërimin e pacientëve me COVID-19, pastaj marrja e të dhënave personale përmes e-mail-ave të cilët kanë të bashkëngjitur... Читать дальше...

Një punëtor i burgut në Mitrovicën e Veriut infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Një punëtor i burgut në Mitrovicën e Veriut që i përket kombësisë serbe, është infektuar me koronavirusin e ri, dhe shtatë të tjerë kanë simptoma të ngjashme, konfirmoi kryetari i Shtabit të Krizave të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, i cili është edhe president i Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, i cili vepron brenda sistemit serb. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se i infektuari është një punëtor mjekësor në burgun e Mitrovicës së Veriut. "Stafi do të testohet nga ekipi i Prishtinës deri në fund të ditës... Читать дальше...

Filma nga veturat sikur në vitet e 80-ta

Evropaelire.org 

Kur të gjitha institucionet kulturore në Essen të Gjermanisë janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, qytetarët i janë kthyer viteve të 80-ta duke shikuar filma nga veturat e tyre.

Trump dhe Putin diskutojnë për situatën në tregun e naftës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.  Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global.  Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. Читать дальше...

Rritet numri i rasteve të dhunës familjare në Francë

Evropaelire.org 

Franca është vetëm një prej shteteve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje, teksa koronvirusi i ri po detyron njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Numri i rasteve të dhunës është rritur për 32 për qind për një javë, ka thënë Sekretarja Shtetërore për Barazi Gjinore, Marlène Schiappa. Franca planifikon të prezantojë një sistem urgjent të paralajmërimit në dyqane, por edhe online për të gjitha viktimat e këtij lloji të abuzimit. Читать дальше...


Музыкальные новости
Баста

Баста: «Я ходил в компьютерные клубы в Ростове. Любимый боец в MK – Шан Цунг»





Персональные новости
Россия

Настроение в движении. На выставке "Россия" открылась спортплощадка





Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë 

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lenden e parë nga Serbia. Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill, do të nxjerrë vendim për... Читать дальше...

Spanja regjistron rekord të viktimave në 24 orë

Evropaelire.org 

Spanja ka regjistruar një rekord prej 849 vdekjeve të reja të lidhura me koronavirusin e ri, njëherësh shifrën më të lartë brenda 24 orëve, prej kur shtet është përballur me shpërthim të kësaj pandemie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në këtë vend ka arritur 8,189. Aktualisht, Spanja është vendi i prekur më së keqi nga ky virus në Evropë, pas Italisë. Numri total i personave të infektuar në këtë shtet tani ka kaluar Kinën duke arritur në 94,417. Aktualisht... Читать дальше...

Vdes një 12-vjeçare nga koronavirusi në Belgjikë

Evropaelire.org 

Një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika është kthyer në personin më të ri në Evropë, që ka vdekur pas infektimit me koronavirus, transmeton SkyNews. Autoritetet në Belgjikë kanë thënë se fëmija deri më tani është personi më i ri, në mesin e mbi 700 viktimave që janë regjistruar në këtë shtet. Zëdhënësi i qendrës për kriza kombëtare, Emmanuel Andre  ka thënë se ky është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë por edhe pas shqetësimit që ka krijuar në komunitetin mjekësor dhe atë shkencor”. Читать дальше...

Rusi: Duma shtetërore i hap rrugë gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Ligjvënësit rusë kanë miratuar legjislacionin që i lejon kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, teksa ky shtet ka regjistruar rritje prej 27 për qind të rasteve të konfirmuara me koronavirus brenda një dite. Ky projektligj i lejon tani qeverisë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë shtetin dhe të prezantojë zbatim të masave të detyrueshme gjatë kësaj periudhe. Deputetët kanë miratuar edhe dënim me burg deri në pesë vjet për ata persona që... Читать дальше...

Shqipëri: 13 viktima dhe 243 të prekur me COVID-19

Evropaelire.org 

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë ndërrua jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, por kanë pasur edhe sëmundje të tjera. Këtë e ka bërë të ditur Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, gjatë komunikimit të përditshëm lidhur me situatën me koronavirus. Ajo tha se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar... Читать дальше...

Tre në katër amerikanë po përballen me ndonjë formë të izolimit

Evropaelire.org 

Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, teksa më shumë shtete ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin. Merrilland, Virxhinia, Arizona dhe Tenesi janë shtetet e fundit që u kanë kërkuar shtetasve të vet që të qëndrojnë nëpër shtëpi, që nënkupton se 32 nga 50 shtetet amerikane kanë marrë hapa të tillë. Ndërkohë guvernatorët e këtyre vendeve janë duke pasur mospajtime me presidentin amerikan, Donald Trump për qasjen në teste për këtë virus. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Тренер "Динамо" Личка о самой дорогой покупке в Москве: я купил себе самокат


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве





Путин в России и мире
Москва

Дугин в интервью Такеру Карлсону: "Путин — это традиционный лидер"


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Николай Басков

«20-летних я уже не потяну»: Басков раскрыл идеальный возраст избранницы



Москва

Трамп: Байден не сможет добиться освобождения арестованного в России Гершковича

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net