123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 28.03.2020

Edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus të shtunën në Kosovë, duke e dërguar në 91 numrin e personave të prekur me këtë sëmundje. “Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë. Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë... Читать дальше...

Në mungesë të pajisjeve, stafi mjekësor më i rrezikuari nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Stafi mjekësor, jo vetëm ai në Klinikën Infektive ku trajtohen rastet me koronavirusin e ri, por edhe ai në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, konsiderohet se i nënshtrohet rrezikut më të madh për infeksion me COVID-19. Për shkak të kontakteve me persona të infektuar me koronavirus, stafi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, ai i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë si dhe ai i laboratorit të Biokimisë në Prishtinë, janë detyruar të vetizolohen deri në kryerjen e testeve dhe daljen e rezultateve laboratorike.

Puna vullnetare në karantinë

Evropaelire.org 

Mbi 20 studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë duke punuar si vullnetarë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në karantinë, ata janë duke ofruar shërbime mjekësore për qindra qytetarë që u izoluan, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.



Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali rritet për 889

Evropaelire.org 

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali është rritur për 889, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile të shtunën, duke e dërguar në 10,023 numrin e fataliteteve në këtë shtet. Italia, vendi i prekur më së keqi nga kjo sëmundje, ka regjistruar të premten 919 vdekje nga Covid-19, njëherësh shifrën më të lartë në këtë shtet dhe në botë brenda 24 orëve. Numri total i rasteve të konfirmuara në Itali ka arritur të shtunën në 92,472 persona. Aktualisht vetëm Shtetet e Bashkuara kanë numër... Читать дальше...

Kosovë: 90 persona të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë regjistruar të shtunën edhe dy raste të të infektuarve me koronavirus, të cilat e çojnë në 90 numrin total të të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 38 testimet që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë. “Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi. Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Shqipëria i del në ndihmë Italisë, i dërgon mjekë e infermierë

Evropaelire.org 

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës ndaj Italisë përmes personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, për të përballuar e luftuar pandeminë e koronavirusit. Përmes këtij vendimi, është miratuar një fond prej 11 milionë lekësh për të paguar 30 mjekët dhe infermierët që do të shkojnë të punojnë në Itali për të luftuar sëmundjen COVID-19. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkoi të shtunën në Aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë “Nëna Terezë” për t'i përcjellë ata drejt Italisë. Читать дальше...

Kosovarët në të 20-at më të prekurit nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë. Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare. Sa i përket gjinisë, 53 e meshkujve janë prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, në krahasim gratë që përbëjnë 47 për qind të numrit të të infektuarve. Malisheva është... Читать дальше...

Pse Suedia po i reziston trendit evropian kundër koronavirusit?

Evropaelire.org 

Ndërkohë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë masa të ashpra të karantinës për të luftuar pandeminë me koronavirus, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve kombëtarë, mbylljen e shumë bizneseve dhe prezantimin e masave strikte për distancim shoqëror, është një vend në BE që është duke vepruar ndryshe deri më tani, Suedia. Në Suedi, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare ende shkojnë në shkollë, Dyqanet, restorantet dhe kafiteritë janë të hapura, ndonëse një masë e fundit e prezantuar lidhur... Читать дальше...



Murtezaj: Masat anti-COVID-19 me efekte ekonomike, por në rend të parë është shëndeti

Evropaelire.org 

Ekonomia e Kosovës do afektohet nga sëmundja COVID-19 dhe efektet do jenë të konsiderueshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. Ai thotë se vetëm në ATK, në mungesë apo mosrealizim të te hyrave të pritshme, për muajin mars  të hyrat mund të jenë në vlerë nga 10 deri 14 milionë euro më pak. Kurse, mbi 66 mijë euro administrata ka shqiptuar gjoba për bizneset që kanë keqpërdorur situatën më rritjen e çmimeve të disa produkteve. Читать дальше...

Shkon në katër numri i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavorusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në katër. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Struga. Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, ajo besohet se është infektuar nga një familje në Dibër, ku e ndjera kishte qëndruar pak para se të shpallet gjendja krizës, ndërsa kishte qenë në kontakt edhe me një nga mjekët e infektuar në qytetin e Dibrës. “Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientes, mjeku amë ka rekomanduar... Читать дальше...

Kosova inicion procedurat e furnizimit me 10,000 teste për COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë kanë arritur 7,000 teste të reja për koronavirusin e ri, ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Përmes një postimi në Facebook, Vitia njoftoi se është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10,000 teste të tjera. Ai po ashtu tha se në Kosovë kanë arritur edhe donacione me materiale mbrojtëse mjekësore kundër sëmundjes COVID-19. “Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19. Në ditët... Читать дальше...

OEAK: Sektori bankar i Kosovës, i qëndrueshëm

Evropaelire.org 

Stabiliteti bankar në Kosovë pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit konsiderohet të jetë i qëndrueshëm. Bankat thuhet se kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe mirë të kapitalizuar. Në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK ) me disa nga përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë, u tha se sektori bankar është njëri nga elementet më vitale për përballimin e krizave ekonomike. Sipas OEAK, është shumë pozitiv fakti se ky sektor është i qëndrueshëm në këtë situatë të pazakontë. Читать дальше...

Izolimi nga COVID-19 – bie numri i të arrestuarve

Evropaelire.org 

Vetizolimi si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka ndikuar që në Kosovë të ketë më pak të arrestuar. Kështu të paktën tregojnë statistikat e Policisë së Kosovës. Që nga data 13 mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me COVID-19, Policia e Kosovës ka arrestuar 246 persona. Sipas Policisë së Kosovës, krahasuar me dy muajt paraprak të këtij viti, këtë muaj vërehet një rënie e numrit të të arrestuarve. Statistikat tregojnë se në muajin janar, për vepra të ndryshme penale u arrestuan 822 persona. Читать дальше...

OKB-ja shtyn konferencën për rishikimin e traktatit për armët bërthamore

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se është shtyrë konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rreth 191 shtete ishin paraparë që të merrnin pjesë në konferencën, që pritej të mbahej nga 27 prilli deri më 22 maj, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Pjesëmarrësit takohen çdo pesë vjet për ta rishikuar traktatin, i cili konsiderohet si gurthemel i përpjekjeve globale për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore. Zëdhënësi i OKB-së... Читать дальше...

Koronavirusi fuqizon tregtinë online

Evropaelire.org 

Mënyra tradicionale e shitjes, biznesi më i goditur koronavirus, është zëvendësuar me mundësitë që po ofron tregtia nga interneti. Me zbritje të shumta si dhe me shpërndarjen falas, restorantet dhe dyqanet që ishin të detyruar të mbyllin dyert, po përpiqen të tërheqin blerës, por në të njëjtën kohë të sigurojnë të ardhura për punëtorët dhe kompanitë. Edhe ato biznese që në të kaluarën nuk ofronin shërbime në mënyrë elektronike, tani janë të detyruara të përdorin mënyra alternative për shitjen e... Читать дальше...

Borrell, Pompeo bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, biseduan përmes telefonit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Në një komunikatë të publikuar të shtunën nga BE-ja thuhet se Borrell dhe Pompeo janë pajtuar që ndihma mjekësore për vendet më të rrezikuara duhet të rritet me shpejtësi. “BE-ja dhe SHBA-ja kanë kapacitet për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar pandeminë"... Читать дальше...

Krasniqi: Pacientët me koronavirus janë në gjendje stabile

Evropaelire.org 

Shumica e pacientëve me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që vetëm tetë prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi. “Gjendja në përgjithësi e pacientëve është stabile. Tetë prej tyre janë me oksigjenoterapi. Ajo që është më rëndësi të thuhet që stafi shëndetësor që është testuar dje të cilët kanë... Читать дальше...

Shqipëria shënon 10 viktima nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona duke e çuar në 10 numrin e viktimave nga koronavirusi. Po ashtu, përgjatë kësaj kohe janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për situatën e krijuar. “Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora”, ka thënë ajo. Deri në këto momente janë... Читать дальше...

Pezullimi nga puna në kohë pandemie

Evropaelire.org 

V.K (emër i njohur për redaksinë), është pezulluar nga puna nga punëdhënësi i tij menjëherë pas marrjes së masave nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria e Kosovës këtë masë e ka marrë më 13 mars, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus. Ai thotë se ka punuar në një restorant gjatë tre vjetëve të fundit dhe pezullimi nga puna do t’ia vështirëson edhe më shumë situatën në të cilën gjendet. Читать дальше...


Музыкальные новости
Иоганн Себастьян Бах

Новая программа пианиста Сергея Арцибашева: Бах, Моцарт, Шуберт





Персональные новости
Чемпионат

Чемпионат по зимнему плаванию пройдет в Пскове





Arrestohet një gazetar në Algjeri

Evropaelire.org 

Policianë Algjeri ka arrestuar gazetarin Khaled Drareni dhe autoritetet planifikojnë t’i ngrenë akuzë për “sulm ndaj integritetit të territorit shtetëror”, njoftoi grupi Reporterët pa Kufij. Drareni ka mbuluar protestat e vitit të kaluar në Algjeri, që detyruan presidentin Abdelaziz Bouteflika të japë dorëheqje gjatë prillit të vitit 2019. Ministria e Drejtësisë ende nuk ka njoftuar për arrestimin e gazetarit. Arrestimi i gazetarit Drareni vjen disa ditë pasi u arrestua lideri opozitar, Karim Tabou. Читать дальше...

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan kanë dalë pozitiv me koronavirusin e ri. Kongresisti amerikan, Mike Kelly 71 vjeç (republikan nga Pensilvania) konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, pasi gjatë javës kishte pasur simptomat e parë të sëmundjes COVID-19. Njoftimi i kongresistit Kelly vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, Joe Cunningham tha se është infektuar me koronavirusin e ri. Cunningham tha se është në vetizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë... Читать дальше...

Vuhani fillon të dalë nga izolimi

Evropaelire.org 

Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim. Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin. Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar. Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës. Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme. Читать дальше...

Engel, i shqetësuar me “taktikat” e administratës Trump në Kosovë

Evropaelire.org 

Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, tha se është “thellësisht i shqetësuar me taktikat e administratës (së presidentit të SHBA-së, Donald) Trump me Prishtinën” dhe shtoi se “SHBA-ja i ka kontribuar krizës në Kosovë”. Engel tha se presioni mbi Kosovën, për shkak të taksës 100 për qind që u ka vënë importeve serbe, nuk është i balancuar, dhe se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për lidhjet e saj të sigurisë me Rusinë. Читать дальше...

Qeveria ndryshon orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur qëtë ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00 deri në orës 06:00 si dhe ka ndaluar që qytetarët të qarkullojnë nëpër sheshe të hapura. Më herët qeveria kishte vendosur dy orare për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve... Читать дальше...

SHBA e ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro në luftën kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndarë Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit. Qeveria në largim e Kosovës tha se është informuar në lidhje me vendimin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.  "Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t'u përballur me këtë pandemi", thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Блиц-матч по шахматам между двумя командами провели в павильоне «Спорт для каждого»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Путин в России и мире
Москва

Мособлдума выступила за присвоение Красноармейску высокого звания


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

«Зеленский кричит»: польский генерал рассказал, что творится в Киеве


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Дима Билан

Дима Билан стал «Мистером Х» в проекте “Новая битва экстрасенсов” на ТНТ



Москва

Домклик: средний размер первоначального взноса по ипотеке в Ярославле вырос до 41% в феврале

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net