Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 23.03.2020

Ekipi i Britanisë "pritet të largohet nga Lojërat Olimpike"

Evropaelire.org 

Britania e Madhe ka thënë se nuk do të dërgojë ekipin e saj në Lojërat Olimpike në Tokio këtë vit, nëse vazhdon të përhapet me këtë ritëm koronavirusi i ri, ka thënë kryetari i Asociacionit Olimpik të Britanisë, Hugh Robertson. “Ne nuk shohim ndonjë mënyrë si mund të zhvillohet kjo gjë pasi gjërat janë të lidhura”, ka thënë ai. Kanadaja tashmë është larguar nga Lojërat Olimpike, teksa kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau ka thënë se kombet tjera duhet të “ndjekin këtë ritëm”. Australia... Читать дальше...

LDK-ja dhe opozita të vendosura ta votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duhet t’i përmbushë kushtet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në rrethanat e pandemisë së COVID-19. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar mendimin e IKSHPK-së rreth mbajtjes së seancës në ambientet e kuvendit, për shkak se aty deputetët nuk mund ta mbajnë distancën sociale sipas kritereve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)... Читать дальше...

Shtyhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Evropaelire.org 

Ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës janë shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ka thënë trupi udhëheqës në këtë sport, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA). Finalet në këto liga ishte planifikuar të mbaheshin në muajin maj. Ende nuk është e ditur ndonjë datë se kur do të zhvillohen këto ndeshje. Përveç kësaj, është bërë e ditur se është pezulluar edhe sezona e brendshme spanjolle, derisa, siç ka thënë qeveria, të caktohet një datë që nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Читать дальше...



Bie numri i viktimave në Itali për të dytën ditë me radhë

Evropaelire.org 

Italia ka raportuar të hënën për 602 njerëz të vdekur nga koronavirusi. Kjo shifër e çon në 6,078 numrin e viktimave në Itali, por, në të njëjtën kohë, tregon se numri i të vdekurve ka rënë për të dytën ditë me radhë. Të dielën, autoritetet italiane kanë raportuar për 651 të vdekur. Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga koronavirusi, me afro 70,000 njerëz të infektuar. Javën e kaluar, ajo e ka kaluar Kinën – vendin e origjinës së koronavirusit – me numrin e viktimave. Aktualisht, Kina ka 3,153 viktima. Читать дальше...

Vdes vajza që u plagos nga tërmeti në Zagreb

Evropaelire.org 

Në Zagreb të Kroacisë ka vdekur të hënën një vajzë 15 vjeçe, e cila është plagosur rëndë në tërmetin që ka goditur këtë vend, të dielën. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës për Fëmijë në Zagreb, Goran Roiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Zagrebi është goditur nga një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit mëngjesin e së dielës. Njëzeteshtatë persona janë plagosur - 17 prej tyre më rëndë. Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka thënë se, sipas vlerësimeve të Shtabit të Krizës... Читать дальше...

Kujdes i veçantë ndaj fëmijëve gjatë pandemisë

Evropaelire.org 

Profesionistët shëndetësorë për fëmijët këshillojnë prindërit që të jenë të kujdesshëm në atë se si do t’i trajtojnë fëmijët në këtë kohë kur e gjithë bota është përfshirë nga përhapja e koronavirusit të ri që përcillet me sëmundjen, COVID-19. Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit dhe fëmijët po qëndrojnë në shtëpi. Mimoza Shahini, psikiatër për fëmijë, në një bisedë për Radion Evropa... Читать дальше...

Shefi i OBSH-së: Pandemia ka marrë hov

Evropaelire.org 

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të hënën se pandemia e koronavirusit “ka marrë hov”. “Janë dashur 67 ditë nga rasti i parë për të arritur në 100,000 raste; 11 ditë për 100-mijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për 100-mijëshin e tretë”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë. Ai po ashtu ka thënë se do t’iu adresohet krerëve të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, këtë javë, për t’iu kërkuar që të punojnë... Читать дальше...

Sulm fizik ndaj një ekipi gazetarësh në veri

Evropaelire.org 

Një ekip i mediumit kosovar, Gazeta Blic, është sulmuar të hënën në Mitrovicën e Veriut, derisa po realizonte një rrëfim për situatën e krijuar atje pas përhapjes së koronavirusit të ri, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëvendësdrejori rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se pak pas orës 13:00 ka marrë thirrje telefonike përmes të cilës policia është njoftuar për sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic, në kryqëzimin e rrugëve, Ivo Lola Ribar dhe Princi Milosh, në Mitrovicë të Veriut. Читать дальше...



Merkel nuk ka koronavirus

Evropaelire.org 

Testi i kancelares gjermane, Angela Merkel për koronavirus ka rezultuar negativ, ka thënë një zëdhënës i saj, duke shtuar se liderja e Gjermanisë do të vazhdojë të kryejë edhe testime tjera. Merkel, 65-vjeçare, ka hyrë në karantinë të shtunën, pasi ka qenë në kontakt me një doktor të infektuar. Zëvendës-kancelari, Olaf Scholz ka thënë të hënën se Merkel ka shëndet të mirë dhe se është duke punuar nga shtëpia. “Testi ka qenë negativ. Do të kryhen edhe teste tjera”, ka thënë zëdhënësi i saj.... Читать дальше...

Sfidat gjatë kufizimit të lëvizjes

Evropaelire.org 

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe vendosja e orës policore, sipas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk i kufizon të drejtat e qytetarëve, por ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të tyre. Ndërkaq, ekspertët juridikë thonë se kufizimet në lëvizje, të vendosura nga qeveria, duhet të jenë të definuara qartë, me qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre. Nga e diela, për çdo natë nga ora 21:00 aplikohet ora policore, e cila zgjatë deri në orën 6:00. Kjo masë u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri... Читать дальше...

Republika Çeke zgjat masat për kufizim të lëvizjes deri më 1 prill

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamacek ka thënë se miraton vazhdimin e masave për kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mbyllje të dyqaneve deri më 1 prill, me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit të ri. Hamacek ka thënë përmes një konference për media më 23 mars se këto masa nënkuptojnë që edhe restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura derisa të merret vendim tjetër. Me qëllim të zbehjes së dëmeve ekonomike si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, qeveria po ashtu ka miratuar masa lehtësuese për kompanitë... Читать дальше...

SHBA-ja për koronavirusin: Kjo javë do të jetë e rëndë

Evropaelire.org 

Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në botë ka tejkaluar shifrën 15,000, ndërkohë që mbi 350,000 të tjerë janë infektuar. Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata “do të përkeqësohet” këtë javë, teksa pandemia është në përhapje e sipër. Evropa vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit, pasi numri i personave të vdekur po vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia ka numrin më të madh të viktimave... Читать дальше...

Punëtorët në Lombardi paralajmërojnë greva

Evropaelire.org 

Sindikatat në rajonin e Lombardisë kanë njoftuar për organizim të grevave të hënën, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve të tyre, pasi kanë thënë se dekreti qeveritar për mbyllje të bizneseve për shkak të koronavirusit ka lënë shumë hapësirë për interpretim. Italia është përballur me shpërthimin më vdekjeprurës të pandemisë që përcillet me probleme në frymëmarrje. Deri më tani në këtë shtet kanë vdekur të paktën 5,476 persona, shumica prej tyre në Lombardi, rajonin e pasur italian... Читать дальше...

Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se janë konfirmuar edhe dy raste tjera të prekura me koronavirusin e ri. “Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, është thënë në njoftim. Duke përfshirë dy rastet e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë me këtë sëmundje ka arritur në 35. Читать дальше...

Qindra kosovarë në karantinë

Evropaelire.org 

Konviktet e studentëve në Prishtinë janë kthyer në karantinë për qytetarët e Kosovës që kthehen nga vendet perëndimore. Kjo qendër ka 1,700 shtretër të gatshëm për t’u përdorur për izolim të të kthyerve.

KEDS: Mospagesa e faturave rrezikon furnizimin me energji elektrike

Evropaelire.org 

Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Operatori për furnizim me energji elektrike në Kosovë (KESCO) kanë thënë përmes një komunikate se situata e fundit e krijuar pas përhapjes së koronavirusit është duke e rrezikuar edhe funksionalitetin e këtyre trupave, pasi kanë rënë në minimum pagesat e energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e shpenzimeve. “Energjia elektrike është jetike në këto kohë të vështira që po kalon vendi dhe në përballimin e kësaj situate involvimi i të gjithë akterëve është i domosdoshëm. Читать дальше...

Shqipëri: Katër viktima dhe 104 të prekur me COVID-19

Evropaelire.org 

Dy qytetarë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, dhe një tjetër ka pësuar vdekje klinike. Këto shifra të reja, e çojnë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19 në vend. Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve nga 856 raste të dyshuara dhe të testuara. Në komunikimin e përditshëm me gazetarët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi... Читать дальше...

Rumania përballet me rritje të numrit të të infektuarve

Evropaelire.org 

Rumania ka raportuar të hënën një rritje të ndjeshme të numrit të personave që janë infektuar dhe kanë vdekur nga koronavirusi i ri, teksa presidenti, Klaus Iohannis i ka bërë thirrje publikut që të vetizolohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së smëundjes. Grupi Strategjik i Komunikimit në Rumani, trup që është duke u përballur me shpërthimin, ka raportuar për 143 raste të reja, duke e dërguar në total në 576 numrin e të prekurve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit është vërejtur 45 për qind rritje e numrit të të prekurve... Читать дальше...

ATK-ja shqipton gjoba në vlerë të rreth 34 mijë eurove

Evropaelire.org 

Rreth 34 mijë euro është vlera e gjobave  që ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  ndaj bizneseve për të cilat është konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore pas situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj. Autoritetet kanë njoftuar se bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihet dhe mosngritja e çmimeve të produkteve, do të gjobiten nga 125 deri në 1,000 euro. Murtezaj... Читать дальше...


Музыкальные новости
Бато Багдаев

Рады познакомить вас с артистами цирка Бурятии: Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия





Персональные новости
Владимир Потанин

В СПбГУ разработали платформу для покупки цифровых квадратных метров за токены





COVID-19: Pamje me dron nga Prishtina, Praga dhe Sarajeva

Evropaelire.org 

Shumë qytete të Evropës janë zbrazur ditëve të fundit pasi autoritetet kanë kërkuar qëndrimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Daljet janë kufizuar në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri. Në këto pamje të xhiruara disa prej të cilave me dron shihen rrugët e zbazura të Prishtinës, Pragës dhe Sarajevës. (VIDEO:AP)

Kosova porosit 7,000 teste për koronavirus

Evropaelire.org 

Shtatëmijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, thanë zyrtarë të këtij institucioni. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, tha se ofertuese e testeve ëshë një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të. Hoti po ashtu tha se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës. “Brenda pak ditësh... Читать дальше...

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Është regjistruar viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Shkup. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçare nga Dibra. Pacienti ishte shtruar për trajtim mjekësor në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore. “Gjatë natës, gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u vendos në aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti ndërroi jetë. Читать дальше...

Rohani e refuzon ndihmën e SHBA-së për luftimin e koronavirusit

Evropaelire.org 

Irani e refuzoi sërish ofertën e Shteteve të Bashkuara për ndihmë humanitare në betejën kundër koronavirusit. Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Uashingtoni duhet t’i heqë sanksionet kundër Republikës Islamike, nëse do që ta ndihmojë atë. “Udhëheqësit amerikanë po gënjejnë. Nëse duan ta ndihmojnë Iranin, e gjitha që duhet të bëjnë, është të heqin sanksionet. Pastaj, do të mund ta trajtonim shpërthimin e koronavirusit”, tha Rohani në një fjalim televiziv. Irani është vendi i goditur më së keqi nga koronavirusi në Lindjen Mesme. Читать дальше...

Pompeo shkon në Afganistan në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e paqes

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti të hënën në Kabul të Afganistanit, në një vizitë të paparalajmëruar më parë, për të ndihmuar në shpëtimin e një marrëveshjeje historike midis Uashingtonit dhe talibanëve. Pompeo u takua me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe rivalin politik të tij, Abdullah Abdullah, i cili kundërshton rezultatin e votimeve presidenciale të shtatorit, duke rritur mundësinë efunksionimit të dy qeverive paralele. Presidenti Ashraf Ghani, i shpallur zyrtarisht fitues në zgjedhjet presidenciale... Читать дальше...

A i ka dhënë Kina vërtet fund krizës me koronavirus?

Evropaelire.org 

Shprehjet si “drakonike” dhe “kontroll shoqëror i stilit të Mao-s”, janë përdorur për të përshkruar kufizimet e zyrtarëve kinezë në qendër të Kinës, teksa janë përballur me koronavirusin vdekjeprurës. Shumë pak veta nuk do të pajtoheshin, që sapo zyrtarët kinezë kanë pranuar rrezikun që përbën koronavirusi – ndonëse shumë i akuzojnë për fshehje të sëmundjes në Vuhan në muajin janar- ata kanë vendosur në karantinë, kanë izoluar dhe vëzhguar qindra miliona njerëz. Sipas epidemiologëve të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kinë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Фитнес прокачивает онлайн // Благодаря чему растет спрос на видеотренировки


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Энди Роддик

Энди Роддик: «У меня было несколько типов рака кожи с тех пор, как я завершил карьеру»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Крылатчан попросили с пониманием отнестись к спортивному ориентированию





Путин в России и мире
Москва

Си отказал Макрону в просьбе, связанной с Путиным. В Москву прибыл лидер Кубы


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассмотрит заявление об убежище от польского суди Шмидта




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт "Две музы"



Москва

Автобус в Петербурге упал в реку

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net